Berisha: Rama do të më çojë në pension Punoj 300 minuta më shumë se ai në ditë

SHKODER- Nga Shkodra, kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Partisë Socialiste se ai ka vetëm një preokupim të vetëm pasurimin e tij, anturazhit të tij dhe të miliarderëve të tij. Në 3 muaj tha kreu i qeverisë, Rama nuk ka shqiptuar asnjëherë fjalën integrim, rritje rrogash, pension, etj.

“Ka kërkuar 30 herë të çojë në pension Sali Berishën, që çdo ditë bën 300 minuta punë më shumë se ai.”- theksoi kryeministri.
“Pasagjeri i autobusit mavi nuk flet dot, fjalën integrim se bëri gjithçka fshehtas dhe haptas për të shkelmuar mbi të. Bëri çdo gjë për të bllokuar, por dështoi. Ju që punoni në administartë, në sipërmarrje private, si ka mundësi që shoku mavi nuk ka shqipëruar njëherë të vetme fjalën rritje të rrogave. Pse ai ka përdorur çdo sharje, shpifje, trillim dhe mashtrim por s’ka shqipëruar fjalën rritje rrogash, sepse ai ka vetëm një preokupim, pasurimin e tij, anturazhit të tij, të miliarderëve të tij. Nuk ka shqiptuar asnjëherë fjalën pension, etj.”- the kreu i qeverisë.

Berisha premtoi se Shkodra në katër vitet që vijnë do të ketë autostradë me 4 korsi, drejt Tiranës dhe jugut të Shqipërisë si dhe infrastrukturën më moderne në të katër anët e saj.

Panorama