Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne

    Edward Joseph, diplomat amerikan dhe ish-Zëvendësshef i OSBE'së në Kosovë, i cili ka marrë pjesë në një debat me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin para pak ditësh në "Johns Hopkins School of Advanced International Studies" në Washington, u ka dërguar një letër këtyre dy të fundit ku i ka këshilluar që të heqin dorë nga pozicionet politike të Vetëvendosjes nëse duan bashkëpunimin me SHBA'të. Në letrën e shpërndarë nga Daniel Serwer në Twitter, i cili po ashtu është profesor në "Johns Hopkins", janë adresuar çështjet për të cilat advokon Vetëvendosje! - si referendumi për bashkimin me Shqipërinë dhe kundërshtimi i Marrëveshjes së Prillit për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Serwer ka thënë se do të publikojë edhe qëndrimet e Kurtit dhe të Ahmetit, nëse ata përgjigjen.

    Por çfarë konkretisht u ka shkruar Joseph liderëve të Vetëvendosjes?

    Në memon e tij pesë-pikëshe, ai ka shprehur kënaqësi për debatin e udhëheqësve të VV'së në SAIS, i cili është ndjekur edhe nga përfaqësuesi i Ambasadës së Serbisë në Washington. "Më lejoni të ndaj 5 pika për të cilat shpresoj se do t’i keni në konsideratë", ka shkruar Joseph. Diplomati amerikan ka vazhduar duke thënë se mund të ketë liri të shprehjes, por ajo mund t’i ketë kostot e saj.

    http://www.peacefare.net/?p=15315

    1. Fjala mund të jetë e lirë, por qëndrimet kanë koston e tyre

    Derisa ju jeni të lirë ta thoni zëshëm opinionin tuaj pothuaj për gjithçka - Dështimin e Serbisë për të ndryshuar; Bashkimin me Shqipërinë, psh ju duhet të jeni në dijeni se liria e shprehjes e ka koston e saj. Të flasësh për dështimet e brendshme të Serbisë hap derën më tej që të tjerët të flasin për trafikimin me organe dhe drogë në Kosovë. Ju mund të mos shihni paralele dhe ndoshta edhe mund të mos ketë, por sa më shumë që rrëshqisni në komente për vendet fqinje, aq më shumë do të duket se po arsyetoni akuzat e pafavorshme ndaj Kosovës. Është e drejt e juaja që të ankohen për trajtimin jo të drejtë që Serbia ia bën Kosovës; mirëpo është marrëzi që të çirresh se Serbia duhet të ndryshojë. Le ta gjykojnë të tjerët përshtatjen e Serbisë; por angazhohuni në komentimin e përshtatjes së Kosovës.

    2. Sado të bindur që të jeni në lidhje me vlerat e bashkimit me Shqipërinë, ju po e ekspozoni vetën ndaj një përçmimi të mundshëm politik.

    Washingtoni është një qytet ku pëlqehen dallimet dhe debatet. Fakt se ka gati unanimitet të plotë për refuzimin e insistimit tuaj se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është alarmues.
    Kjo sugjeron se shumë njerëz në Washington që brengosen për Kosovën mendojnë se kjo është një ide e marrë.
    Megjithatë, liria e shprehjes ju lejon që ta shtyni përpara këtë pozicion. Por duke bërë këtë është shumë e vështirë për ju që të prezantoheni si një figurë e përgjegjshme me të cilën SHBA'të do të bashkëpunonin.
    Kjo pikëpamje në fund do të bëhet e qartë për votuesit shqiptarë të Kosovës të cilët do të kuptojnë se unifikimi me Shqipërinë është më pak joshës, sapo të bëhet e qartë se kjo mund të nënkuptojmë dëmtim të marrëdhënies më thelbësore që Kosova ka: atë me SHBA'në.
    Edhe nëse i fitoni zgjedhjet, ju do ta humbisni kredibilitetin atëherë kur propozimi juaj për bashkim nuk do të shkojë askund.

    3. Ndaluni së protestuari për pavarësinë e kufizuar.


    Ju argumentoni se Kosova nuk po lejohet ta realizojë pavarësinë e saj të plotë për shkak se nuk po lejohet ta realizojë bashkimin me Shqipërinë (pasi që shumica shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri e duan këtë). E vërteta është se as Kosova e as cilido shtet tjetër s'mund të bëjë atë që shumica e qytetarëve mund të dëshirojnë. Ka pengesa formale dhe joformale që veprojnë në të gjitha shtetet përfshirë këtu edhe SHBA'të.

    Në këtë rast ju nuk keni asnjë arsye për tu ankuar. Kosova pothuajse gjithë pavarësinë e saj ia ka borxh SHBA've e cila e udhëhoqi gjithë fushatën ajrore të NATO's që rezultoi me përfundimin e kontrollit të Serbisë ndaj Kosovës; dhe Washingtoni ka avancuar këtë pavarësi bashkë me aleatët kryesorë europianë përkundër kundërshtimit të Serbisë dhe Rusisë.

    Për më tepër, deri më sot, Kosova ia ka borxh edhe sigurinë forcave të NATO's. E gjithë kjo krijon një bazë goxha të kuptueshme për Washingtonin dhe të tjerët për të kufizuar ambiciet nacionaliste të Kosovës. Ju duhet ta pranoni këtë si një fakt të thjeshtë jetësor.

    4. SHBA'të shqetësohen shumë për kushtet e komunitetit serb në Kosovë, ashtu siç duhet të shqetësoheni edhe ju.

    SHBA është përfshirë në ish-Jugosllavi pavullnetshëm, pasi Washingtoni ka interesa të kufizuara në rajon.
    Interesi i tij kryesor është stabiliteti. Kërcënimi kryesor i statibilitetit ndërlidhet me pozitën e minoriteteve. Qasja kryesore për të trajtuar këto tensione është zhvillimi i institucioneve demokratike përfshirë politikat demokratike, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e zhvillimit ekonomik - krejt kjo do të rriste respektin për të drejtat e njeriut dhe përmirësimin e marrëdhënieve brenda dhe ndërmjet shteteve.

    Instrumenti kryesor për të zhvilluar këto institucione dhe reforma është tërheqja me anëtarësim në NATO dhe BE.
    Ne besojmë se "integrimi social" fillon me "zhvillimin institucional". Ne besojmë në fakt se dëshmitë nga e gjithë bota e mbështesin këtë.
    Së pari mbrojë të drejtat me anë të ligjit me institucionet e fuqishme; pastaj shiko se si vendoset integrimi social. Është naive të mendohet ndryshe kur kihet parasysh gjakderdhja shekullore ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë (përfshirë shembujt ku të dyja palët kanë bërë krime makabre të dhunës ndaj njëri tjetrit dhe vitet e mosbesimit në dy dekadat e fundit).
    Ndër të tjera, e gjithë kjo nënkupton se ne brengosemi shumë se si serbët trajtohen në Kosovë (dhe se si serbët ne Veri i trajtojnë shqiptarët) se si maqedonasit i trajtojnë shqiptarët ( dhe se shqiptarët i trajtojnë maqedonasit në Tetovë) dhe si serbët i trajtojnë boshnjakët në Republika Srpska. Ne brengosemi se a mund të kthehen serbët në shtëpitë e tyre në Kosovë ose a mund ta bëjnë këtë shqiptarët si Shpendi Ahmeti, bie fjala. Nëse organizatat tona të drejtave të njeriut janë duke e bërë punën e tyre ata nuk do të monitorojnë vetëm kushtet e serbëve në Kosovë por duhet të bëjnë diçka për respektimin e të drejtave të tyre.
    Është e vërtetë e shkëlqyeshme të shohim partinë tuaj duke dënuar vandalizmin e varrezave ortodokse serbe.
    Kjo është diçka e drejtë që duhet bërë dhe diçka që duhet bërë nëse doni të bashkëpunoni me SHBA'të dhe BE'në. Vazhdoni ta bëni. Mos u ankoni rreth rëndësisë së kësaj çështjeje.

    5. Ndaluni së sulmuari marrëveshjen e 19 prillit, shikoni të gjeni rrugë për tu siguruar se po implementohet si duhet.

    Ju mund të mos e pëlqeni Marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar nga Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë. Kjo është e drejta e juaj.Ju mund të vazhdoni të ankoheni ndaj marrëveshjes nëse doni. Ju mund të insistoni se Serbia nuk e ka njohur në asnjë mënyrë Kosovën. ju mund të vazhdoni të angazhoheni për bashkimin me Shqipërinë.

    Por nëse vazhdoni të merreni me këto gjëra, ju do ti ndihmoni atyre që po argumentojnë se Kosova nuk duhet të njihet. dhe duke bërë këtë ju nuk i çoni përpara synimet që i keni për zhvillimin e Kosovës.përkundrazi ju do ti ndihmoni vazhdimit të margjinalizimit të Kosovës.
    Në vend të kësaj, ju duhet të ndryshoni qasjen - menjëherë. ju nuk duhet ta pëlqeni marrëveshjen e 19 prill ose publikisht ta përkrahni atë por duhet të fokusoheni në atë që të implementohet në atë mënyrë që i merr parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Marrëveshja është komplekse dhe ka vend edhe për gabime; ju mund të kontribuoni jashtëzakonisht shumë duke bërë propozime konstruktive - që marrin parasysh shqetësimetlegjitime të serbëve të Kosovës po ashtu.

    Ju faleminderit për konsideratën ndaj këtyre pikave! Çdo të mirë për ju dhe bashkëqytetarët tuaj./Gazeta Express
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne

    kosova dhe shqiperia duhet te bashkohen pa fjale, me vepra. vetem duke u zhvilluar ekonomikisht.
    amerikanet kane politiken e tyre ndersa ne duhet te kemi politiken tone pa i shpall lufte askujt.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne

    Albin Kurti nuk ka pjekurine e duhur qe te kuptoje konsekuencat e qendrimeve te tija, e detyrimisht, ai i ben deme jo vetem karrieres se tij politike qe nuk do te jete e gjate, por i ben dem me te madh Kosoves dhe vete interesave shqiptare. Albin Kurti nuk di dallimin mes fjales se lire te nje qytetari te thjeshte ne rruget e Kosoves, dhe ligjerimit politik te nje politikani qe amplifikohet nga mediat e degjohet nga nje mase e madhe njerezish.

    Sa here qe Albin Kurti e kompani dalin e mbrojne idene e "bashkimit te shqiptareve nen nje shtet", ne veshet e nderkombetareve dhe te gjithe shqiptareve me mend, mesazhi eshte i thjeshte: Kosova si shtet i pavarur ka deshtuar e nuk ka ngelur rruge tjeter vecse bashkimi me Shqiperine! Se si do te marrin fund problemet e Kosoves me bashkimin me Shqiperine apo cfare mund t'iu ofroje Shqiperia me shume qe nuk po ua ofrojne SHBA e BE, kete nje Zot e di!

    Por frika ime e madhe, dhe ajo qe diplomatet amerikane e lene te kuptojne ne menyre indirekte eshte se: ose do te punoni me ne per te ndertuar nje Kosove te pavarur, ose kemi per tu larguar nga Kosova! Ne mendjen e Albin Kurtit e kompani Ballkani e Kosova jane "parajse" qe te gjithe jane vene ne gare per ti dale zot, por ne fakt realiteti eshte krejt ndryshe. Kosova per nderkombetaret eshte nje molle sherri dhe interesi i tyre i vetem eshte stabiliteti dhe sigurimi i nje paqe afatgjate. Me pak fjale, nuk duan qe ne Kosove apo ne Ballkan te kete me lufte ne dekadat e ardhshme. Dhe largimi i amerikaneve nga Kosova do te thosh braktisje te Kosoves, dhe pa mbeshtetjen amerikane situata ne ekonomine dhe politiken kosovare do te binte nga shiu ne bresher.

    Prandaj Albin Kurti e kompani duhet te mbyllin gojen dhe ne vend qe te flasin, duhet te degjojne. Ne vend qe te protestojne neper rruge, duhet te vrasin mendjen per te ndihmuar ne gjetjen e zgjidhjeve dhe permbushjen me sukses te mareveshjeve mes Prishtines e Beogradit. Por vazhduan qe te bejne politiken e rrugacerise se rruges, amerikanet nuk kane per te derguar me karrota ne Prishtine, por ka per ti treguar shkopin. Dhe shkopi del ne skene e godet fort atehere kur amerikanet humbasin durimin me kokeshkretet e politikes shqiptare qe kujtojne se diplomacia amerikane e ka per detyre te merret me ta 24 ore te dites e 365 dite te vitit.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne

    Propagande e paguar nga Thaci.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne

    Ata qe nuk PUNOJNE PER BASHKIM KOMBETAR jane TRADHTAR,ska fuqi qe mundet me pengue BASHKIMIN KOMBETARE te SHQIPETAREVE pra detyre e gjdo shqipetari eshte te punoj per bashkim kombetare,dhe tju tregojme te tjerve se keni humbur arsyen e shendoshe nese e pengoni nje proces te tille pra BASHKIMI KOMBETARE nuk eshte Kercnim por diqka e natyrshme dhe normale diqka qe duhet me ndodhe!!!..
    VENI,VIDI,VICI

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Propagande e paguar nga Thaci.
    Dhe nga Islamiket mos harro
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Dhe nga Islamiket mos harro
    Islamikve s'ua fute kush n'Kosove...
    Ata jane kryesisht palaco me te cilet tallen shumica e fshatrave dhe mahallave te Kosoves.

  8. #8

    Për: Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Edward Joseph, diplomat amerikan dhe ish-Zëvendësshef i OSBE'së në Kosovë, i cili ka marrë pjesë në një debat me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin para pak ditësh në "Johns Hopkins School of Advanced International Studies" në Washington, u ka dërguar një letër këtyre dy të fundit ku i ka këshilluar që të heqin dorë nga pozicionet politike të Vetëvendosjes nëse duan bashkëpunimin me SHBA'të. Në letrën e shpërndarë nga Daniel Serwer në Twitter, i cili po ashtu është profesor në "Johns Hopkins", janë adresuar çështjet për të cilat advokon Vetëvendosje! - si referendumi për bashkimin me Shqipërinë dhe kundërshtimi i Marrëveshjes së Prillit për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Serwer ka thënë se do të publikojë edhe qëndrimet e Kurtit dhe të Ahmetit, nëse ata përgjigjen.

    Por çfarë konkretisht u ka shkruar Joseph liderëve të Vetëvendosjes?

    Në memon e tij pesë-pikëshe, ai ka shprehur kënaqësi për debatin e udhëheqësve të VV'së në SAIS, i cili është ndjekur edhe nga përfaqësuesi i Ambasadës së Serbisë në Washington. "Më lejoni të ndaj 5 pika për të cilat shpresoj se do t’i keni në konsideratë", ka shkruar Joseph. Diplomati amerikan ka vazhduar duke thënë se mund të ketë liri të shprehjes, por ajo mund t’i ketë kostot e saj.

    http://www.peacefare.net/?p=15315

    1. Fjala mund të jetë e lirë, por qëndrimet kanë koston e tyre

    Derisa ju jeni të lirë ta thoni zëshëm opinionin tuaj pothuaj për gjithçka - Dështimin e Serbisë për të ndryshuar; Bashkimin me Shqipërinë, psh ju duhet të jeni në dijeni se liria e shprehjes e ka koston e saj. Të flasësh për dështimet e brendshme të Serbisë hap derën më tej që të tjerët të flasin për trafikimin me organe dhe drogë në Kosovë. Ju mund të mos shihni paralele dhe ndoshta edhe mund të mos ketë, por sa më shumë që rrëshqisni në komente për vendet fqinje, aq më shumë do të duket se po arsyetoni akuzat e pafavorshme ndaj Kosovës. Është e drejt e juaja që të ankohen për trajtimin jo të drejtë që Serbia ia bën Kosovës; mirëpo është marrëzi që të çirresh se Serbia duhet të ndryshojë. Le ta gjykojnë të tjerët përshtatjen e Serbisë; por angazhohuni në komentimin e përshtatjes së Kosovës.

    2. Sado të bindur që të jeni në lidhje me vlerat e bashkimit me Shqipërinë, ju po e ekspozoni vetën ndaj një përçmimi të mundshëm politik.

    Washingtoni është një qytet ku pëlqehen dallimet dhe debatet. Fakt se ka gati unanimitet të plotë për refuzimin e insistimit tuaj se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është alarmues.
    Kjo sugjeron se shumë njerëz në Washington që brengosen për Kosovën mendojnë se kjo është një ide e marrë.
    Megjithatë, liria e shprehjes ju lejon që ta shtyni përpara këtë pozicion. Por duke bërë këtë është shumë e vështirë për ju që të prezantoheni si një figurë e përgjegjshme me të cilën SHBA'të do të bashkëpunonin.
    Kjo pikëpamje në fund do të bëhet e qartë për votuesit shqiptarë të Kosovës të cilët do të kuptojnë se unifikimi me Shqipërinë është më pak joshës, sapo të bëhet e qartë se kjo mund të nënkuptojmë dëmtim të marrëdhënies më thelbësore që Kosova ka: atë me SHBA'në.
    Edhe nëse i fitoni zgjedhjet, ju do ta humbisni kredibilitetin atëherë kur propozimi juaj për bashkim nuk do të shkojë askund.

    3. Ndaluni së protestuari për pavarësinë e kufizuar.


    Ju argumentoni se Kosova nuk po lejohet ta realizojë pavarësinë e saj të plotë për shkak se nuk po lejohet ta realizojë bashkimin me Shqipërinë (pasi që shumica shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri e duan këtë). E vërteta është se as Kosova e as cilido shtet tjetër s'mund të bëjë atë që shumica e qytetarëve mund të dëshirojnë. Ka pengesa formale dhe joformale që veprojnë në të gjitha shtetet përfshirë këtu edhe SHBA'të.

    Në këtë rast ju nuk keni asnjë arsye për tu ankuar. Kosova pothuajse gjithë pavarësinë e saj ia ka borxh SHBA've e cila e udhëhoqi gjithë fushatën ajrore të NATO's që rezultoi me përfundimin e kontrollit të Serbisë ndaj Kosovës; dhe Washingtoni ka avancuar këtë pavarësi bashkë me aleatët kryesorë europianë përkundër kundërshtimit të Serbisë dhe Rusisë.

    Për më tepër, deri më sot, Kosova ia ka borxh edhe sigurinë forcave të NATO's. E gjithë kjo krijon një bazë goxha të kuptueshme për Washingtonin dhe të tjerët për të kufizuar ambiciet nacionaliste të Kosovës. Ju duhet ta pranoni këtë si një fakt të thjeshtë jetësor.

    4. SHBA'të shqetësohen shumë për kushtet e komunitetit serb në Kosovë, ashtu siç duhet të shqetësoheni edhe ju.

    SHBA është përfshirë në ish-Jugosllavi pavullnetshëm, pasi Washingtoni ka interesa të kufizuara në rajon.
    Interesi i tij kryesor është stabiliteti. Kërcënimi kryesor i statibilitetit ndërlidhet me pozitën e minoriteteve. Qasja kryesore për të trajtuar këto tensione është zhvillimi i institucioneve demokratike përfshirë politikat demokratike, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e zhvillimit ekonomik - krejt kjo do të rriste respektin për të drejtat e njeriut dhe përmirësimin e marrëdhënieve brenda dhe ndërmjet shteteve.

    Instrumenti kryesor për të zhvilluar këto institucione dhe reforma është tërheqja me anëtarësim në NATO dhe BE.
    Ne besojmë se "integrimi social" fillon me "zhvillimin institucional". Ne besojmë në fakt se dëshmitë nga e gjithë bota e mbështesin këtë.
    Së pari mbrojë të drejtat me anë të ligjit me institucionet e fuqishme; pastaj shiko se si vendoset integrimi social. Është naive të mendohet ndryshe kur kihet parasysh gjakderdhja shekullore ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë (përfshirë shembujt ku të dyja palët kanë bërë krime makabre të dhunës ndaj njëri tjetrit dhe vitet e mosbesimit në dy dekadat e fundit).
    Ndër të tjera, e gjithë kjo nënkupton se ne brengosemi shumë se si serbët trajtohen në Kosovë (dhe se si serbët ne Veri i trajtojnë shqiptarët) se si maqedonasit i trajtojnë shqiptarët ( dhe se shqiptarët i trajtojnë maqedonasit në Tetovë) dhe si serbët i trajtojnë boshnjakët në Republika Srpska. Ne brengosemi se a mund të kthehen serbët në shtëpitë e tyre në Kosovë ose a mund ta bëjnë këtë shqiptarët si Shpendi Ahmeti, bie fjala. Nëse organizatat tona të drejtave të njeriut janë duke e bërë punën e tyre ata nuk do të monitorojnë vetëm kushtet e serbëve në Kosovë por duhet të bëjnë diçka për respektimin e të drejtave të tyre.
    Është e vërtetë e shkëlqyeshme të shohim partinë tuaj duke dënuar vandalizmin e varrezave ortodokse serbe.
    Kjo është diçka e drejtë që duhet bërë dhe diçka që duhet bërë nëse doni të bashkëpunoni me SHBA'të dhe BE'në. Vazhdoni ta bëni. Mos u ankoni rreth rëndësisë së kësaj çështjeje.

    5. Ndaluni së sulmuari marrëveshjen e 19 prillit, shikoni të gjeni rrugë për tu siguruar se po implementohet si duhet.

    Ju mund të mos e pëlqeni Marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar nga Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë. Kjo është e drejta e juaj.Ju mund të vazhdoni të ankoheni ndaj marrëveshjes nëse doni. Ju mund të insistoni se Serbia nuk e ka njohur në asnjë mënyrë Kosovën. ju mund të vazhdoni të angazhoheni për bashkimin me Shqipërinë.

    Por nëse vazhdoni të merreni me këto gjëra, ju do ti ndihmoni atyre që po argumentojnë se Kosova nuk duhet të njihet. dhe duke bërë këtë ju nuk i çoni përpara synimet që i keni për zhvillimin e Kosovës.përkundrazi ju do ti ndihmoni vazhdimit të margjinalizimit të Kosovës.
    Në vend të kësaj, ju duhet të ndryshoni qasjen - menjëherë. ju nuk duhet ta pëlqeni marrëveshjen e 19 prill ose publikisht ta përkrahni atë por duhet të fokusoheni në atë që të implementohet në atë mënyrë që i merr parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Marrëveshja është komplekse dhe ka vend edhe për gabime; ju mund të kontribuoni jashtëzakonisht shumë duke bërë propozime konstruktive - që marrin parasysh shqetësimetlegjitime të serbëve të Kosovës po ashtu.

    Ju faleminderit për konsideratën ndaj këtyre pikave! Çdo të mirë për ju dhe bashkëqytetarët tuaj./Gazeta Express


    VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph!




    Publikuar: 17.06.2013 - 22:30
    Prishtinë, 17 qershor - Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen.Në letrën e Ahmetit që përmban pesë përgjigje thuhet se ky nuk është qëndrim i SHBA-ve.

    Në letrën e Shepnd Ahmetit thuhet:



    Ju falënderojmë shumë për letrën dhe këshillën tuaj. Kryem një vizitë shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara, në të cilën na u dha rasti të paraqesim pikëpamjet dhe programin tonë ndaj mërgatës, universiteteve, anëtarëve të senatit dhe të kongresit, Departamentit të Shtetit edhe të tjerëve. Debati SAIS ishte një forum shumë interesant dhe i dobishëm për të vënë në sprovë idetë tona. Ne shpresojmë se me siguri debati do të postohet i gjithi online, në mënyrë që sa më shumë njerëz të kenë mundësi ta shohin.

    Si lëvizje, ne jemi të hapur ndaj komenteve, kritikave dhe pyetjeve. Ne besojmë se çdo debat në të cilin marrim pjesë na ndihmon që ta forcojmë programin tonë, konceptet tona dhe lëvizjen tonë në përgjithësi. Më parë në disa raste na kanë ngjitur lloj-lloj etiketash, por rrallë ndodh që të hasim në kritikë që synon të përgjigjet ndaj argumenteve tanë.

    I kemi mbajtur shënim dhe i kemi analizuar me kujdesin e duhur pesë pikat tuaja, të cilat pak a shumë i argumentuat në debatin SAIS. Në këtë shënim unë jam përpjekur të përmbledh edhe argumentet që ne ngritëm gjatë atij debati. Mbetem me shpresë që ky shpjegim sqaron se pse disa nga premisat që ju shtroni, janë të papranueshme për ne.

    Sa për t\'ju informuar, shënimi juaj është paraqitur në disa prej mediave vendore të Kosovës (të afërta me qeverinë), si qëndrim zyrtar i qeverisë së SHBA-ve, gjë që nuk do të mund ta thoshin as nëse do të shprehej vetë ndonjë anëtar i qeverisë.



    1. Ju thoni "Fjala mund të jetë e lirë; por pozicionimet kanë koston e tyre"



    Politika konsiston pikërisht në marrjen e pozicioneve që kanë kosto. Pa kosto, nuk do të kishte ndryshim. Dhe ajo që ne kërkojmë, është ndryshimi. Ne jemi të gatshëm t\'i bartim këto kosto, në mënyrë që populli i Kosovës të mund të jetojë një jetë më të mirë. Mund të sjellim ndërmend shumë prej atyre që përpara nesh morën pozicione që kanë patur kosto të lartë, duke përfshirë edhe jetën e tyre, por kjo është një nga arsyet pse sot gjendemi këtu ku jemi. Jam i sigurt që as SHBA nuk do të ishin aty ku janë sot po të mos qe për politikanët që nuk kanë hezituar të marrin pozicione në mënyrë që të përparonte vetë jeta e amerikanëve.

    Në debat ne kemi përmendur se Serbia dhe Kosova janë dy shtete anormale; Serbia për arsyen se nuk është ballafaquar me të shkuarën e saj; dhe Kosova për shkak të pavarësisë së saj të kufizuar. S\'mund të mos e pohoj sërish se paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon bëhet i mundur vetëm kur bazohet në parime universale, si drejtësia, reciprociteti dhe barazia. Kjo është arsyeja se pse edhe Serbia edhe Kosova duhet të ndryshojnë, edhe pse në mënyra deri diku të ndryshme.



    Parë nga Uashingtoni kjo ndoshta duket jokonsekuente, kur flasim për të kaluarën shoviniste dhe gjysmë-fashiste të Serbisë si dhe për dështimin e saj për t\'u ballafaquar me të shkuarën dhe për të ndryshuar, ama është me interes jetik për Kosovën, si fqinj i saj, që ky ndryshim të ndodhë.

    Për më tepër, është përgjegjësia jonë dhe e çdo aktori ndërkombëtar të interesuar në mbrothtësinë e këtij rajoni, ta lehtësojë këtë proces në çdo rrugë të mundshme. Si pasojë, mendoj se është e logjikshme të thuash se përpjekja për t\'i fshehur këto çështje nën qilim, duke barasvlerësuar dhe duke e shpërndarë fajin për atë që ndodhi në Ballkan në fund të shekullit të shtuar, si dhe të mos qenit në gjendje të fajësosh ata që qartësisht ishin përgjegjës (të cilitdo krah qofshin), është një recetë e sigurt që ajo e shkuar e tmerrshme të na përsëritet.

    Për më tepër, ndërkohë që është e vërtetë se të gjitha shtetet e rajonit duhet të përballen me fakte të rënda, duke qenë se urrejtja etnike, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë fenomene të kudondodhura në këtë rajon, është po ashtu e vërtetë se Kosova nuk përbën ndonjë rast ekstrem në këtë drejtim. Për të mos e zgjatur shumë, mjafton të kujtojmë se në Serbi prej krimit të organizuar ka humbur jetën një kryeministër. Për këtë arsye s\'na mbetet veçse të mos e pranojmë insinuatën që ju keni bërë në letrën tuaj.

    Për më shumë, ndërkohë që të gjithë ne duhet t\'i dënojmë të gjitha llojet e krimeve (përfshi dhe krimet e luftës) që janë kryer në Ballkan, nga kushdo qoftë, nuk mund të mos theksoj se kemi të bëjmë me fenomene të pabashkëmatshme. Nuk mund të ndërtojmë të ardhme duke u nisur prej faktit të rrejshëm se qenkemi të gjithë njësoj fajtorë për atë që ka ndodhur në të shkuarën. Këtë lloj barasvlerësie nuk e mbështesin faktet. Qeveria e Serbisë është angazhuar në një ndërmarrje kolektive qeveritare për të spastruar etnikisht në mënyrë sistematike prej Kosovës të gjithë shqiptarët. Kemi mijëra dëshmi që e provojnë këtë, dhe kemi mijëra viktima që nuk na lënë të harrojmë.

    Siç kemi thënë edhe në debat, kjo nuk i justifikon krimet individuale të kryera prej shqiptarëve ndaj serbëve, dhe marrim përgjegjësi të plotë për këtë, po ky fakt nuk do të duhej të çonte në barasvlerësimin e aktivitetit kriminal të Qeverisë Serbe me përpjekjet çlirimtare të popullit të Kosovës. Shumë gjermanë humbën jetën në duart e popujve evropianë të sapoçliruar pas vitit 1945, por askush nuk mund të vërë shenjën e barazisë mes këtyre krimeve dhe mizorive naziste kryq e tërthor Evropës.

    Kështu që, diskutimi nga ana e gjithsecilit mbi atë që po ndodh në Serbi, në Kosovë, apo kudo në rajon, në vend që të konsiderohet si teprim, duhet të jetë një detyrë për të gjithë ne.



    2. Ju thoni "Sado të bindur qofshi për vlerën që ka bashkimi me Shqipërinë, jeni duke u ekspozuar ndaj një turpërimi politik të mundshëm"

    Është shumë me interes të vëmë re se në 1998, Robert Gelbard, në atë kohë i dërguar special i Clintonit në Ballkan, ndërkohë që dëshmonte para kongresit të SHBA, pohonte prerazi se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin pavarësinë e Kosovës. Ai tha se mbështetja që dëshiron të ofrojë SHBA, në pikën më maksimale, është që Kosova të gëzojë një autonomi substanciale në Serbinë. Në shumicën e takimeve politikanët që kërkonin pavarësinë e Kosovës janë konsideruar si të papërgjegjshëm, si jorealistë, sa i përket kërkesave të tyre për pavarësi.



    E gjithsesi, 15 vjet më vonë, ja ku jemi. Kosova ka deklaruar pavarësinë, edhe pse jo me sovranitet të plotë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Arsyeja kryesore për këtë gjendet tek këmbëngulja e popullit të Kosovës për pavarësi. Nuk mundemi dhe nuk duhet që ne të injorojmë vullnetin dhe dëshirën e shumicës së popullit. Roli jonë si politikanë është që të jemi zëri i popullit ë Kosovës. Qëndrimi ynë është që populli i Kosovës dhe i Shqipërisë të gëzojnë të drejtën që të vendosin, nëse duan, që të bashkohen. Kjo e drejtë do të përdorej në një mënyrë paqësore e demokratike, si një e drejtë që e ka çdo vend demokratik dhe i pavarur. Ne besojmë fuqimisht se është në interesin e Kosovës, Ballkanit dhe Shteteve të Bashkuara që ky bashkim të ndodhë. Natyrisht që do të bëjmë ç\'është e mundur që të bindim gjithë aleatët tanë për këta interesa.

    Korrupsioni, procesi i korruptuar i privatizimit, gjysma e vendit që jeton në varfëri, gjysma e popullit që është e papunë, këto e dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës shumë më shumë se sa dëshira e popullit për bashkim. Ama ju nuk keni përmendur asnjërën prej tyre në shënimin tuaj, qoftë edhe një herë. Këto ne i konsiderojmë si fakte turpëruese për Kosovën, por edhe për Shtetet e Bashkuara që janë aleati ynë më i madh.



    3. Ju thoni "Boll u ankuat për ‘pavarësinë e kufizuar\' të Kosovës"

    Pozicioni "ne ju shpëtuam, pra ne jemi pronarët tuaj" nuk është aspak pozicion amerikan. Nuk është i qeverisjes aktuale, dhe nuk është i asnjë qeverisjeje të SHBA. Duke u bazuar në përvojën time, kur kam banuar e kam punuar në SHBA, mund të them se ky pozicion thjesht nuk është pjesë e frymës amerikane. Liria nuk jepet, liria është një e drejtë.

    Kur shpëton dikë prej përndjekjes dhe dhunës, mendoj se s\'ka padrejtësi më të madhe se sa t\'i thuash po atij personi se të ka borxh jetën, dhe se duhet të të dëgjojë gjer në fund. Kjo, përveçse nuk përbën argument, nuk është as udha e drejtë për të zhvilluar Kosovën apo marrëdhëniet SHBA - Kosovë.

    Kosova për pavarësinë e saj i detyrohet vullnetit dhe sakrificës së popullit të saj. Sigurisht që pa mbështetjen e SHBA nuk do të ndodhte ndërhyrja e NATO-s në 1999, dhe ndoshta pavarësia nuk do të ishte shpallur në 2008. Por megjithatë çlirimi e pavarësia gjithsesi do të ndodhnin, dhe SHBA me shumë gjasa do t\'i mbështesnin ato. Nëse jo nën presidencën Clinton, atëherë nën presidencën Bush, nëse jo nën presidencën Bush atëherë nën presidencën Obama, sepse kjo do të ishte gjëja e drejtë që duhej bërë. Por mbi të gjitha, sepse ky ka qenë vullneti i popullit të Kosovës.

    Ju thoni se e vërteta është se asnjë shtet nuk mund të veprojë sipas dëshirës së shumicës së qytetarëve të tij. Për ne, vullneti i asaj shumice që krijohet demokratikisht përbën përkufizimin e vetë demokracisë. Këtë na e kanë mësuar Shtetet e Bashkuara. Konceptin e vetëvendosjes e kemi mësuar nga Ëoodroë Ëilson. Kështu pra, modeli ynë bazohet në atë të demokracive moderne rreth e rrotull globit.



    4. Ju thoni "SHBA shqetësohet - shumë - për kushtet e komunitetit serb në Kosovë. Kështu duhet të shqetësoheni edhe ju."

    Së pari, ne s\'folëm aspak për "zhvillim" institucional. Ne folëm për dallimin mes integrimit institucional dhe integrimit socio-ekonomik. Integrimi institucional (politika për të cilën insistohet aktualisht) konsiston në garancinë që do të ketë dy ministra serbë në qeveri, një komandant policie serb, një gjykatë apeli më vete etj. Ndërsa integrimi socio-ekonomik ka të bëjë me zhvillimin ekonomik dhe social, ku populli integrohet duke punuar së bashku dhe duke gëzuar shërbime cilësore prej qeverisë. Kuptohet që ne mendojmë se integrimi i llojit të dytë është më i rëndësishëm, meqë ai i llojit të parë ka dështuar në mënyrë të mjerë gjatë 14 viteve të fundit.

    Së dyti, nëse e pranojmë premisën tuaj sa i përket rëndësisë së zhvillimit institucional, që është gjë e mirë, atëherë duhet të themi se situata aktuale nuk mund të konsiderohet bash zhvillim institucional. Nuk zhvillohen institucionet duke i përçarë etnikisht. Nuk zhvillohen as duke i thënë policëve e gjykatësve se nuk mund të kemi besim tek ta, thjesht pse kanë lindur shqiptarë.

    Ne kemi kujdes për gjendjen e serbëve në Kosovë. Po ashtu edhe për romët, turqit, ashkalitë, egjiptasit, shqiptarët dhe gjithë të tjerët, njësoj. Ne nuk i shohim ata thjesht si serbë, po si qytetarë të Kosovës. Edhe ju ashtu do të duhej t\'i shihnit.

    Ju thoni se shqetësoheni edhe për mënyrën si trajtohen shqiptarët në Maqedoni, por po shohim se negociata zhvillohen vetëm për serbët në Kosovë. Shqiptarët në të gjitha vendet fqinjë nuk respektohen, të drejtat e tyre vazhdimisht dhunohen, dhe shumë prej tyre po braktisin shtëpitë (ju dërgoj statistikat nëse jeni i interesuar).

    Nëse vërtet mendoni se marrëveshja e 19 prillit është zgjidhje e mirë, atëherë ju lutemi ta ngrini këtë marrëveshje në nivel parimor dhe ta propozoni si zgjidhje edhe në vendet e tjera.

    Gjakderdhja shekullore mes serbëve dhe shqiptarëve nuk ka ndodhur për shkak të dallimeve etnike de kulturore mes dy palëve. Ajo ka ndodhur si pasojë e aspiratave hegjemonike të Serbisë për të kontrolluar e për të dominuar Ballkanin përkundër vullnetit të popujve të tjerë. Ky ka qenë gjithashtu një nga konkluzionet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi.

    E përsërisim, burimi i krizës nuk qëndron tek pozita e minoriteteve në Kosovë, por tek pozita dhe aspiratat e qeverisë së Serbisë. Qeveria jonë nuk po bisedon me serbët e Kosovës mbi "ankthin e tyre legjitim"; por po bisedon me Daçiqin (ish-zëdhënësin e Milosheviqit) dhe Serbinë, duke futur në ankth gjithë rajonin.



    5. Ju thoni "Boll me kundërshtime ndaj marrëveshjes së 19 prillit; nisni të kërkoni mënyra që të siguroheni se do të zbatohet ashtu siç duhet".

    E si mund të dëshirojmë zbatimin e një marrëveshjeje të cilën mendojmë se është e ligë dhe e dëmshme për Kosovën? Kjo do të ishte jo-logjike dhe sigurisht e pandershme. Në njëfarë mënyre ju nënkuptoni se lëshimet që ne bëjmë do të na sjellin më shumë njohje. Sipas jush Sllovakia, Qipro, Greqia, Rusia, Kina etj. nuk na kanë njohur, kështu që duhet të bëjmë lëshime të tjera ndaj Serbisë, të dorëzojmë sovranitetin tonë në mënyrë që të marrim më shumë njohje. Por kjo gjithsesi është paradoksale. Edhe po të vinin gjithë njohjet që ju nënkuptoni, nuk do të kishte mbetur më shtet e as sovranitet për t\'u njohur.

    Ju gjithashtu nënkuptoni se ne duhet ta themi publikisht se Serbia na ka njohur tashmë, me shpresën që kështu do të mashtrojmë ndonjë prej vendeve që nuk na kanë njohur e do t\'i bëjmë të mendojnë se në fakt Serbia na ka njohur, e pastaj edhe ata të na njohin. Nuk jam i sigurt nëse kjo funksionon. Qëllimi ynë nuk është t\'ia lehtësojmë punën kundërshtarëve tanë, por të rrisim presionin ndaj Serbisë dhe ndaj vendeve të tjera, gjersa të vijë njohja normale.

    Dhe fare në fund, z. Joseph, Kosova ka nevojë të jetë një shtet normal, me fqinjë normalë. Kushtëzimet e vazhdueshme që i imponohen Kosovës i kanë përkeqësuar jetët e qytetarëve të saj, dhe vetë vendin e kanë bërë jo-normal.



    Por për ju e për shumë ndërkombëtarë të tjerë, ne jemi veç njerëz anormalë që jetojmë në një vend anormal. Sipas jush, ne duhet ta pranojmë këtë gjë. Por nëse ne pranojmë gjithçka që ju thoni në shënimin tuaj, atëherë nuk do të ishim ndonjë zë i dallueshëm. Do të ishim pjesë e qeverisë së Thaçit, dhe nuk do të kishte nevojë as që ta shkruanit këtë shënim. Kosova do të vazhdonte të jetonte në një situatë të korruptuar, jo-sovrane, anormale, ku popujt janë të pabarabartë.

    Gjithsesi shpresat dhe ëndrrat tona për vendin tonë janë ca më të larta. Ne nuk e pranojmë pabarazinë dhe anormalitetin. Nëse nuk filloni ta shihni vendin tonë si vend normal, të barabartë me çdo vend tjetër, atëherë nuk do të mbërrini ta kuptoni argumentin e Lëvizjes Vetëvendosje!, thuhet në letrën e Shpend Ahmetit, të transmetuar nga Telegrafi.

    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,149411
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9

    Për: Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Washington Vetëvendosjes: Ndërroni qasjen nëse doni të bashkëpunoni me ne

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Islamikve s'ua fute kush n'Kosove...
    Ata jane kryesisht palaco me te cilet tallen shumica e fshatrave dhe mahallave te Kosoves.
    Nje pordhe leshoi nje hoxhe e ja mbajtet eren ju nje muaj rresht?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •