Dibėr, 7 qershor - Komuna e Dibrės nderoi me mirėnjohje shqiptarin me besimin fetar ortodoks Branko Manojlovski nga fshati Keēenicė i Rekės sė Mavrovės pėr kontributin e tij pėr afirmimin e shqiptarėve ortodoksė nė Maqedoni.
Kryetari i komunės sė Dibrės, Ruzhdi Lata theksoi se Manojlovski si njė ndėr shqiptarėt e rrallė dhe tė harruar e asimiluar nė planin etnik, me guxim burrėror dhe dinjitet publikisht ka shprehur pėrkatėsinė e tij si shqiptarė i pastėr etnik, transmeton INA.
Lata theksoi se Manojlovski me kėtė qėndrim ka pėrgėnjeshtruar tezat slave se banorėt e rajonit tė Rekės nuk janė ata qė janė.
Ai rajon ka qenė gjithmonė rajon i Rekės sė Dibrės, dhe nga ky rajon kanė origjinė patriotėt mė tė mėdhenj shqiptarė, rilindasit siē janė Migjeni, Josif Bageri, etj. Nė kėtė rajon fshatrat janė shqiptare ortodokse dhe myslimane, por tė gjithė jetojnė nė harmoni, pa ndarje dhe zėnka, deklaroi kryetari i komunės sė Dibrės.
Nga ana tjetėr, Manojlovski theksoi se ndjehet krenar qė u nderua me kėtė mirėnjohje. Ai me kėtė rast ka vendosur kurora lulesh nė pėrmendoren e Josif Bagerit qė rrjedh nga fshati Nistorovė
Krijoni Kontakt