Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Lightbulb Kongresmeni i SHBA Dana Rohrabacher: Ligji u shkel, foto është mashtrim.

    Gazeta amerikane “New York News” i bën jehonë letrës së Rohrabacher.Biznesmeni shqiptar: Obama të kthejë paratë e Ramës.

    Dyshimet e ngritura nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher dhe kërkesa e tij për hetimin e fotografisë midis Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve Barak Obama, ka bërë jehonë dhe në mediat amerikane.
    Gazeta e përditshme “New York News” i ka kushtuar një artikull shkresës së dërguar nga kongresmeni Rohrabacher për prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder dhe Komisionin Federal të Zgjedhjeve, ku kërkohet hetimi mbi një komplot të mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet amerikane. .(http:// news-new-york-news.com/ socialist-leader-edi-rama-hasillegally- contribute-money-topresident- obama/). Për gazetën e New Yorkut ka folur edhe presidenti i kompanisë “Albanian Minerals”, Sahit Muja, i cili ka kërkuar nga Presidenti Obama që të kthejë mbrapsht kontributin e paligjshëm të fushatës nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

    Biznesmeni shqiptar ka thënë për gazetën se shefi i opozitës ka mashtruar ligjet amerikane, duke financuar fushatën e Presidentit amerikan. “Unë ftoj Presidentin Obama të kthejë kontributin e pali-gjshëm nga Edi Rama. Kjo është nëpërkëmbje dhe mashtrim nga Edi Rama, si dhe shkelje e ligjeve amerikane të financave të fushatës”. Muja tha se populli shqiptar do të votojë duke marrë parasysh kualifikimet e lidershipit dhe jo nga një foto me Presidentin Obama.

    SHKRESA

    Gazeta e “New York News” ka shkruar dhe për qëndrimin e mbajtur nga kongresmeni Dana Rohrabacher në Dhomën e Përfaqësuesve, teksa është shprehur se ligjet mund të jenë shkelur dhe se shqiptarëve sipas tij po u tregohet një foto e gënjeshtërt. “Ligjet e fushatës në të dyja vendet tona, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri, mund të jetë shkelur. Të paktën, popullit shqiptar po i tregohet një foto që në thelb është një gënjeshtër. Duke nënkuptuar një marrëdhënie me Presidentin Obama, kjo përbën mashtrim. Nëse është marrë një burim të hollash nga të huaj Dyshimet e ngritura nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher dhe kërkesa e tij për hetimin e fotografisë midis Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve Barak Obama, ka bërë jehonë dhe në mediat amerikane. për të marrë foto, tregon se ligjet në SHBA janë shkelur.

    Nëse fotografia rezulton se është duke u përdorur për të sugjeruar një marrëdhënie të vazhdueshme, po kryhet një mashtrim mbi popullin e Shqipërisë”, është shprehur kongresmeni republikan. Ai ka paraqitur dhe ngjarjen ku sipas tij është shkelur ligji amerikan. “Këto bileta janë blerë nga Bilal Shehu, një shofer limuzine shqiptar dhe gruaja e tij. Gruaja nuk mori pjesë në këtë ngjarje. Në vend të saj, bileta u përdor nga Edi Rama, kreu i PS”, është shprehur Rohrabacher.


    Fation Binjaku/PANORAMA

  2. #2
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Kongresmeni i SHBA Dana Rohrabacher: Ligji u shkel, foto është mashtrim.


  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Kongresmeni i SHBA Dana Rohrabacher: Ligji u shkel, foto është mashtrim.

    "Miku" i madh i Amerikes tregon "dashurine" e tij per SHBA-TE !!

    Ne sekonden 50 e qan me lot,skizofreni...


  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Kongresmeni i SHBA Dana Rohrabacher: Ligji u shkel, foto është mashtrim.

    ahhahahh shkoj ne vend te gruas te bleresit te biletes, s'ka me ulje. Rendesi ka qe beri foto lol :P
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kongresmeni i SHBA Dana Rohrabacher: Ligji u shkel, foto është mashtrim.

    eshte nje sozi i obames qe ka zyre ne new york dhe ben foto me njerez te ndryhem. 70 dollare paguan dhe dukesh sikur je me obamen dhe me mishellen.
    edhe edi rama kete gje mund te kete bere.

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Kongresmeni i SHBA Dana Rohrabacher: Ligji u shkel, foto është mashtrim.

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    eshte nje sozi i obames qe ka zyre ne new york dhe ben foto me njerez te ndryhem. 70 dollare paguan dhe dukesh sikur je me obamen dhe me mishellen.
    edhe edi rama kete gje mund te kete bere.
    Foto nuk eshte me sozi sepse po te ishte nuk kishte perse te ankohej kongresmeni. Mua me ben per te qeshur fakti qe nuk e ka blere bileten ne emrin e vet. Ka pas halle se nuk e pranonin lol. Keshtu politikane kemi ne, servila! Pret populli qe keta te rregullojne vendin.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Kongresmeni i SHBA Dana Rohrabacher: Ligji u shkel, foto është mashtrim.

    Padyshim qe nje shofer limuzine te paguaj aq para eshte goxha e dysshimte ne usa. Por S Muja dhe banda e Sali ram Berishes po mundohen me e ul nje kryetar partie pa u vertetuar akuza. Kta kan kerkuar te hetohen parate qe jan paguar pasi nuk lejohet te financohet fushata presidenciale me para te huaja dmth zyrtarish nuk eshte vertetuar asgje.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Kongresmeni i SHBA Dana Rohrabacher: Ligji u shkel, foto është mashtrim.

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Padyshim qe nje shofer limuzine te paguaj aq para eshte goxha e dysshimte ne usa. Por S Muja dhe banda e Sali ram Berishes po mundohen me e ul nje kryetar partie pa u vertetuar akuza. Kta kan kerkuar te hetohen parate qe jan paguar pasi nuk lejohet te financohet fushata presidenciale me para te huaja dmth zyrtarish nuk eshte vertetuar asgje.
    Pervec kesaj kongresmeni po hedh dyshime qe fotoja po perdoret per te mashtruar popullin shqiptar gjate fushates elektorale.

    http://rohrabacher.house.gov/press-r...ian-politician

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •