Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Donald Rumsfeld në Tiranë, dekorohet sot nga Nishani

    TIRANË Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, mbërriti dje në Tiranë për të zhvilluar një vizitë të organizuar nga ministri Fatmir Mediu. Vizita e tij do të fillojë sot me një ceremoni dekorimi në Presidencë dhe më tej është parashikuar një bashkëbisedim për NATO-n dhe sfidat e saj, takim që do të zhvillohet bashkë me kryeministrin Berisha, ministrin Mediu dhe të tjerë të ftuar. Pasditen e sotme Ramsfeld do të marrë pjesë në ceremoninë e promovimit të librit të tij, të botuar në shqip. Ramsfeld është një prej mbështetësve kryesorë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe një prej miqve të shumtë të Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare.

    Emri:  download-216.jpg

Shikime: 466

Madhësia:  7.5 KB

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Donald Ramsfeld në Tiranë, dekorohet sot nga Nishani

    Shqipëria nderon me medalje ish-Sekretarin Rumsfeld


    Në Tiranë sot presidenti Bujar Nishani nderoi me medaljen më të lartë të shtetit Urdhëri i Flamurit ish sekretarin amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i cili ka mbajtuar këtë detyrë nga viti 2001 deri në vitin 2006

    Emri:  AA96CF0E-788E-4BF3-B7DC-97C25F447E81_w268_r1_cx0_cy5_cw0.png

Shikime: 232

Madhësia:  107.1 KB

    Nderimi për ish sekretarin amerikan të Mbrojtjes u bë “Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, për kontributin e jashtëzakonshëm, si dhe për mbështetjen e fuqishme që Ai dhe Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për reformimin, fuqizimin dhe modernizimin e Ushtrisë Shqiptare dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, shkruhej në motivacion që shoqëron medaljen. Presidenti Nishani duke vlerësuar rolin e madh që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në përkrahjen e Shqipërisë e cilësoi zotin Rumsfeld si një mik të madh të shqiptarëve.
    Sot pasdite në Tiranë zoti Rumsfled mori pjesë edhe në promovimin e botimit në shqip të librit të tij me kujtime.
    Vizita e tij në Tiranë koincidon me kulmin e fushatës për zgjedhjet e së dielës së ardhshme. Zoti Rumsfeld nuk i kurseu vlerësimet dhe mbështetjen publike për kryeministrin Sali Berisha ndërsa mori pjesë në një takim kushtuar rolit të Natos.

    Zeri i Amerikes

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Donald Ramsfeld në Tiranë, dekorohet sot nga Nishani

    Rumsfeld-Berishës: Uroj që SHBA të marrë shembullin tuaj për taksën e sheshtë

    TIRANË-Kryeministri Berisha priti sot në një takim ish sekretarin e mbrojtjes së SHBA-ve, Donald Rumsfeld. Në njoftimin e publikuar për mediat në faqen e Kryeministrisë bëhet me dije se ish-sekretari Rumsfeld i shprehu kryeministrit Berisha urimet më të ngrohta për arritjet që qeveria shqiptare ka shënuar në këto vite, duke i uruar gjithashtu suksese në të ardhmen.

    Sipas ish-zyrtarit amerikan, taksa e sheshte 10% ishte një ndër arritjet me te rëndësishme të 'qeverisë Berisha', duke u shprehur se "uronte që edhe SHBA të merrnin shembull dhe të vendosnin edhe në Amerikë taksën e sheshte prej 10%".

    Ish-sekretari amerikan Rumsefeld, u shpreh i impresionuar nga pjesëmarrja aktive dhe e gjerë e qytetarëve shqiptarë në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti dhe i shprehu kryeministri Berisha vlerësimet e tij më të larta për modelin e fushatës, shume aktive, në kontakt me qytetarin.

    "Jam jashtëzakonisht i impresionuar me dëshirën e qytetareve shqiptare për ta përshëndetur, për ta takuar, për ti dhënë dorën kryeministrit Berisha, por edhe për pjesëmarrjen masive te tyre ne evenimentet elektorale te PD. Presidentet amerikane do te ëndërronin te kishin nëpër evenimentet e tyre elektorale pjesëmarrjen qe ju keni ne takimet tuaja elektorale" - i theksoi zoti Rumsfeld kryeministrit Berisha.

    Nga ana e tij kryeministri shqiptar shfrytëzoi rastin t'i shprehë edhe njëherë mikut amerikan mirënjohjen e tij më të thellë dhe të qeverisë shqiptare për të gjithë mbështetjen që ai personalisht dhe qeveria e SHBA-ve, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, në veçanti për mbështetjen e jashtëzakonshme për anëtarësimin në NATO.

    Në fund të takimit Zoti Rumsfeld i dhuroi kryeministrit Berisha një kopje te librit te tij të fundit “Të njohurat dhe të panjohurat”, ndërsa kryeministri Berisha shtroi për nder të mikut amerikan dhe të stafit që e shoqëronte një drekë.


    (e.m/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Donald Ramsfeld në Tiranë, dekorohet sot nga Nishani

    Promovohet libri "Të njohurat dhe të panjohurat e Donald Rumsfeld”

    Basha i dorëzoi titullin mirënjohje e qytetit të Tiranës

    Te njohurat dhe të panjohurat e ish-sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld

    Janë prezantuar në librin e kujtimeve që u promovua në Tiranë .



    “Fotografia ime është bërë në vendin ku unë jetoj, në Nju Meksiko, dukem shumë i ri aty. Isha shumë i ri për të shkruar një libër dhe kur arrita 70 nuk mund të thoja se isha i ri për të shkruar. Mu deshën 4 vite”.

    Sipas autorit, i cili jo shpesh ndodhet kur vepra prezantohet rrëfimi i bën mirë shpirtit.
    Ish- zyrtari amerikan theksoi se Evropa që shohim sot është ndryshe nga ajo e viteve 50-60 dhe se ajo bashkë me Kombet e Bashkuara kanë përfituar shumë nga anëtarësimi i vendeve te tjera.

    “Jam kaq mirënjohjes të dija që libri është botuar dhe në Shqipëri. Kemi një miqësi të veçantë. Dëgjova fjalë të këndshme për Amerikën, duhet të shohim dhe anën tjetër, kjo është marrëdhënia e shoqërisë me SHBA dhe ajo cka i ka sjellë popullit shqiptar perëndimi”

    Gjatë promovimit të libri "Të njohurat dhe të Panjohurat", Mediu organizator I vizites se ish sekratrit amerikan ne Shqiperi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ish-zyrtari i lartë amerikan dha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

    Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i dorëzoi titullin e “Mirënjohjes së qytetit të Tiranës, si dhe simbolin e kryequtetit, “Kullën e Sahatit”, ish-sekretarit amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfel.

    Në aktivitet morën pjesë personalitete të shumta nga politika histori arti dhe kultura.

    ABCNews
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Donald Ramsfeld në Tiranë, dekorohet sot nga Nishani

    Rumsfeld: Berisha, një mik i fortë i SHBA. Shqipëria e meritoi anëtarësimin në NATO

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane patur një kontribut të madh në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nje fakt ky i pamohueshem. Por Shqipëria e ka merituar plotësisht të jetë pjesë e Aleances Veriatlantike, sic thote ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, qe ne kohen e antaresimit ishte ne krye te Pentagonit. Dhe jo vetem, kaq. Por i ka sjelle aleances energji te reja.

    Rumsfeld: Vendi ka bërë progres të konsiderueshëm, është një partner i mirë në NATO dhe unë mendoj se ka sjellë energji dhe perspektiva të reja për Traktatin e Atlantikut të Veriut gjë që është e vlefshme”.

    Pra Shqipëria e meritoi anëtarësimin ne NATO?

    Rumsfeld: Absolutisht po. Nuk do të ishte ftuar të ishte pjesë e NATO-s nëse nuk do të kishte merituar anëtarësimin. Ka qënë një gjë e mirë për Shqipërinë, por edhe dicka tjetër që nuk e them vetëm unë, është pozitive edhe për NATO-n që Shqipëria është pjesë e saj si aleate dhe mike”.

    Donald Ramsfelld rikthehet ne Shqiperi pas 7 vjetesh. Nga viti 2006 ai thote se vendi ka ndryshuar shume.

    Rumsfeld: Ka pothuajse 10 vjet që vizitoj shqipërinë, dhe sa herë që vij, impresionohem me progresin që ka bërë vendi. Është vend i bukur, vend i këndshëm dhe unë jam i kënaqur që jam kthyer sërish.

    Rumsfeld: Më pëlqejnë njerëzit, energjia e tyre, aktiviteti, zhvillimet industriale, më pëlqen të jem me njërëz të tillë dhe respektoj progresin që ata kanë bërë...

    Dhe vleresimet per keto ndryshime ne vend ai ia dedikun kryeministrit Berisha, per te cilin thote se eshte nje aleat i forte i Shteteve te Bashkuara te Amerike.

    Rumsfeld: Në fakt ai është një aleat i fortë. Ai është një burrë me energji të mëdha, dhe ka dhënë një kontribut të madh për popullin shqiptar, dhe sigurisht ka kontribuar edhe në NATO. Unë personalisht e konsideroj një mik.

    Për ju personalisht, po për SHBA?

    Rumsfeld: Gjithashtu.


    TV KLAN

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Donald Ramsfeld në Tiranë, dekorohet sot nga Nishani

    Fushate elektorale...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Donald Ramsfeld në Tiranë, dekorohet sot nga Nishani

    Kokalari i shkruan Ramsfeld: Sa u paguat për të lavdëruar kriminelë si Berisha e Mediu?

    18 Qershor, 2013

    Aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, i shkruan ish- Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, pas vizitës në Tiranë



    I dashur zoti Ramsfeld:

    Referuar vizitës suaj në Shqipëri, ishte shumë shqetësuese të shihje përpjekjet tuaja për të mbështetur një diktator të korruptuar si Sali Berisha dhe një kriminel si Fatmir Mediu.

    Por shoh se ka njëfarë logjike në veprimet tuaja. Mbi të gjitha, ishte iniciativa juaj, kur ju shërbenit si Sekretar i Mbrojtjes, që solli projektin e demontimit të municionit në Gërdec. Po ashtu ishte dhe një nga iniciativat tuaja si Sekretar të Mbrojtjes që bëri që kompania AEY të shiste 300 milion dollarë armatim të vjetër kinez nga depot shqiptare për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

    Për informacionin tuaj, kushtet e rrezikshme në Gërdec, që ishin rezultat direkt i neglizhencës së qeverisë Berisha dhe Mediut si Ministër i Mbrojtjes, sollën shpërthimin gjigand në mars të vitit 2008, që vrau 26 njerëz, përfshi fëmijë, që nuk duhej të ishin duke punuar aty.

    Sa i përket kompanisë AEY, unë isha personi përgjegjës që ekspozoi këtë skandal në faqen e parë të “The New York Times” po në mars të vitit 2008 dhe që solli dënimin e katër amerikanëve në rolin e tyre për mashtrimin e qeverisë amerikane. Pavarësisht se Berisha dhe Mediu ishin përfshirë ngushtësisht në orkestrimin e Gërdecit dhe AEY, asnjëri prej tyre nuk është hetuar për këto skandale dhe janë mbrojtur nga drejtësia. A keni ju të bëni me këto mbulime? Dhe a mund të më thoni ju lutem se sa jeni paguar ju, ose fondacioni juaj, që të shkoni në Shqipëri në përpjekje për të zbardhur këta kriminelë?

    Sipas meje, për shkak se politikat tuaja në Departamentin e Mbrojtjes rezultuan në Gërdecin dhe AEY-në, së bashku me Berishën dhe Mediun ju duhet të ndani edhe fajin- nëse jo ligjërisht, të paktën moralisht.

    Dhe patjetër që ju duhet të keni pjesën e luanit në fajin e madh në Irak, që solli edhe humbje jetësh dhe pasurie në shkallë të madhe gjatë menaxhimit katastrofik të periudhës pas pushtimit fillestar.

    Herën tjetër kur të shihni mikun tuaj Mediu, duhet ta pyesni se si përfundoi ai i arrestuar në Itali së bashku me “kolegun” e tij Gazmend Mahmutaj, që përfundoi në burg në Itali me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.

    Fakti që ju miqësoheni dhe tentoni të glorifikoni krijesa të tilla të ulëta si Berisha dhe Mediu, ma bën më të lehtë që të kuptoj se përse senatori Xhon MekKein ju ka quajtur ju “Sekretari i Mbrojtjes më i keq në historinë e SHBA”.

    http://www.gazetatema.net/web/2013/0...risha-e-mediu/
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Donald Ramsfeld në Tiranë, dekorohet sot nga Nishani

    Po Gary Q. Kokpalary sa paguhet nga pasardhesit e Dulles dhe shpures se tij per te bere propagande antishqiptare ???

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Gazetaret shqiptar e plackisin ministrin amerikan


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Gazetaret shqiptar e plaqkisin ministrin amerikan

    haha, njehere me xhorxh bush, tashi prap, lereni se kemi lene namin kudo...Ka frike bota te na afrohet!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •