-
Hapet tuneli i Krrabės
Hapet tuneli i Krrabės, Berisha: Pres Blushin nė PD deputeti i PS: Mė parė shkon ai nė hėnė
TIRANĖ Ashtu siē kishte paralajmėruar nė faqen e tij nė Facebook, kryeministri Sali Berisha inauguroi dje hapjen e tunelit tė Kėrrabės, segmenti mė i rėndėsishėm i autostradės Tiranė-Elbasan. Kjo rrugė e cilėsuar si arteria kryesore e Korridorit, 8 kap njė vlerė investimi prej 204 milionė dollarėsh. Rruga ka njė gjatėsi 27 kilometra, 4 korsi, me njė tunel 2.5 kilometra tė gjatė, 7 mbikalime dhe 4 nėnkalime. Autostrada pėrbėhet nga tri segmente: Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabės, gjatėsia 13 km) Segmenti II (Tuneli i Krrabės, gjatėsia 2.5 km ), Segmenti III (Tuneli i Krrabės Elbasan, gjatėsia 11.5 km).

Tuneli i Kėrrabės u realizua nė njė kohė rekord prej 13 muajsh. Punimet pėr ndėrtimin e tij nisėn nė muajin maj tė vitit 2011, dhe pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera tė segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Fillimisht, kryeministri Berisha u prit nė hyrjen e tunelit nga ana e Tiranės, nga deputetė tė qarkut tė Tiranės dhe kryetarė tė komunave pėrreth, bashkė me tė cilėt pėrshkroi tunelin deri nė daljen e Elbasanit, ku u prit nga deputetė tė Elbasanit, punonjės tė firmės AKTOR.SA, si dhe qytetarė tė shumtė. Gjatė fjalės sė mbajtur me kėtė rast, kryeministri Berisha deklaroi se hapja e tunelit ėshtė dėshmi e fjalės sė dhėnė nga kjo qeveri. Ne mbajmė fjalėn tonė dhe inaugurimi i sotėm ėshtė dėshmi e njė fjale tė dhėnė, e njė fjale tė mbajtur para jush, qytetarė tė Elbasanit, para mbarė shqiptarėve. Nė kėtė ceremoni ishte i ftuar kryetari i Bashkisė sė Elbasanit, pasi donim qė ai tė pėrfaqėsonte qytetarėt. Pėr arsye partiake ai nuk erdhi, por i garantoj elbasanasit tė djathtė, tė majtė, tė paparti, se kjo ėshtė vepra e tyre, ta gėzojnė ata dhe mbarė shqiptarėt, tha ai. Berisha i kujtoi sėrish Ben Blushit deklaratėn e kėtij tė fundit se do tė merrte teserėn e PD-sė nė rast se rruga do tė bėhej. Gjithė kėto ditė kam menduar pėr zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj nė selinė e PD dhe ti dorėzoj dokumentin e PD-sė vetėm e vetėm pėr ti dhėnė atij mundėsinė njė herė nė jetė pėr tė mbajtur fjalėn e tij. Ndaj dhe e pres nė seli qė ti dorėzoj atė dokument, se ne tunelin e ndėrtuam, tha ai. Kryeministri iu drejtua edhe kryetarit tė opozitės.
Atė
e ka kapur sindromi i moshės sime. Dėgjojeni vėllezėr se ēfarė ėshtė ky sindrom. Duke patur vite rinie, pa rini, shoku i autobusit ka ardhur tek tė 50-at me ide boshe nė kokėn e tij dhe tani, meqenėse nuk kap dot vizionin tonė, nuk kap dot rrugėt, autostradat dhe integrimin europian, gėrmon dhe gėrmon nė tė shkuarėn e tij dhe nxjerr ide tė sė shkuarės pėr tua servirur shqiptarėve, mashtrime, mallkime dhe gjėra tėrėsisht tė pavlera, por kjo nuk ėshtė pėrgjegjėsia ime. Ai u rrit zvarranik nė bunkerė, ndėrsa unė u rrita zog malesh dhe ja ku jam si zogjtė qė fluturojnė,- tha ai duke ftuar demokratė e socialistė qė tė votojnė pėr numrin 44, pėr Partinė Demokratike.
Autostrada Tiranė- Elbasan ka filluar nė muajin maj tė vitit 2011 me punimet nė tunelin e Krrabės.
Rruga ka njė gjatėsi 27 kilometra, 4 korsi, me njė tunel 2.5 kilometra tė gjatė, 7 mbikalime dhe 4 nėnkalime. Autostrada pėrbėhet nga tri segmente:
Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabės, gjatėsia 13 km)
Segmenti II (Tuneli i Krrabės, gjatėsia 2.5 km )
Segmenti III (Tuneli i Krrabės Elbasan, gjatėsia 11.5 km)
Blushi: Mė kollaj shkon Berisha prapa diellit sesa unė nė PD
Nga tubimi elektoral pėrmbyllės i mbajtur dje nė qytetin e Elbasanit, deputeti socialist Ben Blushi i ka kthyer pėrgjigje Berishės pėr ftesėn qė ky i fundit i ka bėrė atij pėr tė marrė teserėn e PD-sė, meqė qeveria e djathtė arriti tė mbajė premtimin dhe tė vėrė nė punė brenda afateve tė caktuara rrugėn e re Tiranė-Elbasan. Nė fjalėn e mbajtur nė kėtė takim, Blushi ka theksuar se mė lehtė mund tė shkonte Berisha nė hėnė me not, sesa ai vetė tė shkonte nė PD. Edhe 7 ditė pėr tė arritur njė Shqipėri mė tė jetueshme. E keni parė besoj Saliun qė vjen vėrdallė nėpėr Elbasan. Dhe sot e patė, besoj. Kam dėshirė ti them disa fjalė nga kjo tribunė e Elbasanit. Ka njė 1 muaj qė mė lutet mua tė shkoj nė PD apo jo? E para, e dini pse mė lutet? Sepse nė PD nuk ka mė asnjė njeri. PD-ja nuk ka mė njerėz, nuk ka mė listė deputetėsh, nuk ka mė vota, nuk ka mbėshtetės. Mė kollaj shkon Saliu nė hėnė me not, sesa shkoj unė nė PD. Mė kollaj shkon Saliu me vrap deri nė Kinė dhe kthehet, sesa shkoj unė nė PD. Mė kollaj bėhet Saliu eskimez, sesa unė nė PD. Dhe mė kollaj shkon Saliu prapa diellit nė 23 qershor, sesa shkoj unė nė PD, tha Blushi nė fjalėn e vet. E nė fund ai ėshtė shprehur i sigurt se PD dhe kryeministri Berisha do humbasin mė 23 qershor. Padyshim qė nė 23 qershor Saliu do shkojė prapa diellit. Nė kėto 8 vite Saliu i hoqi kėtij vendi shpresėn, u shpreh Blushi.
MAPO
-
-
Pėr: Hapet tuneli i Krrabės
Elbasan-Tiranė pa kthesa, tuneli si rrugė dhe si pjesė e fushatės
Vladimir Karaj
Nė stacionin e furgonėve tė linjės Tiranė-Elbasan, pasagjerėt duan tė dinė nėse mikrobusi do tė kalojė apo jo nga tuneli, shoferi i garanton tė gjithė me njė fije buzėqeshje ndėrsa tenton tė mbledhė sa mė shumė dhe mė shpejt pasagjerė. Njė pjesė e mirė e kanė tė vėshtirė edhe ta besojnė qė (ai) ėshtė ndėrtuar. Ideja deri para disa vitesh ka qenė nė listėn e “fantazive” dhe nėse dikush e pėrmendte seriozisht, njė pjesė do tė qeshnin me siguri. Kėrraba deri dje dukej shumė e madhe pėr t’u ēarė mė dysh, por pasi kryeministri Sali Berisha preu shiritin, ata qė udhėtuan nga Elbasani nė Tiranė apo anasjelltas, patėn pėr herė tė parė shansin ta shihnin tė realizuar fantazinė. Mjaft janė tė emocionuar prej kėsaj. Njė vajzė te tė 30-at filmoi me celular thuajse gjithė udhėtimin nga mikrobusi me tė cilin u nisėm edhe ne, duke qėndruar gjysmė e ulur pėr tė pasur njė pamje mė tė mirė drejt xhamit tė parė. Nuk ėshtė e vėshtirė tė dallosh udhėtimin e djeshėm nga hera e fundit qė shkuam nga Tirana nė Elbasan.
Pa kthesa
Makina thuajse nuk duhet tė marrė asnjė kthesė dhe kjo e bėn tė vėshtirė tė besosh qė po udhėton nė kėtė drejtim, pa u lėkundur majtas dhe djathtas, apo pa ndjerė atė bllokimin nė veshė qė ndodh kur je ngjitur lart nė Krrabėn e kthesave. Nė fakt, hera e fundit qė duket dhjetėra vite larg ishte tė shtunėn nė mėngjes dhe mund tė ketė qenė edhe si hera e fundit (nė mos u nisshim pėr nostalgji) qė e shihnim qytetin nga lartėsitė e Krrabės dhe qė bėnim tė njėjtėn rrugė qė kemi bėrė prej vitesh. Mungesa pėrtej dritares e kodrave dhe peizazheve me rezervuare, fshatra e lloj e lloj ngjyrash, poshtė nė greminėn e Krrabės na bėn edhe nostalgjikė. Por rruga e vjetėr do jetė aty pėr tė gjithė ata qė do kenė durimin ta shohin si njė prej mė panoramikeve.
“Tuneli ėshtė monument madhėshtor i njė modeli i cili ka vetėm njė qėllim, pėrmirėsimin e jetės suaj. Ne mbajmė fjalėn tonė. Inaugurimi i sotėm ėshtė dėshmi e njė fjale tė dhėnė, e njė fjale tė mbajtur para jush, qytetarė tė Elbasanit, para jush, shqiptarė”, tha kryeministri Berisha dje ndėrsa preu shiritin para mbėshtetėsve tė tij qė kishin ardhur nga tė dy krahėt e tunelit pėr tė parė inaugurimin. Ndėrkohė, disa orė mė vonė ndėrsa bėjmė tė njėjtėn rrugė, bashkudhėtarėt tanė duan tė dinė nėse ka mbaruar e gjitha, nėse do ketė njė shtresė tjetėr asfalti. Shoferi sqaron se rruga nė fakt nuk ishte mbaruar, duke shpjeguar edhe pse tek-tuk nė ndonjė pjesė tė saj lėkundeshe si tė ishte me gropa. Kur shfaqet tuneli, vajza e entuziazmuar dhe nja dy fėmijė ngrihen nė kėmbė brenda mikrobusit pėr tė parė mė mirė pėrpara. Ajo thotė disa batuta dhe qesh njėsoj si dikush qė i jepet njė dhuratė. Kur makina rrėshqet nė brendėsi tė njėrės prej hyrjeve, thuajse tė gjithė po shohin para ose anash nė muret monotone e gri qė kalojnė ndanė xhamave.
Nė tunel
Investimi nė tunelin e Krrabės kap shifrėn e rreth 100 milionė dollarėve, ndėrsa e gjithė autostrada kushton rreth 293 milionė dollarė. Por, megjithėse ky ėshtė njė investim i kushtueshėm, pėr kryeministrin Berisha autostrada Tiranė-Elbasan, me tunelin dhe urat e saj, qė llogariten tė ndėrtohen nė 1.2 kilometra gjatėsi, ky ėshtė njė investim i paēmueshėm.
Sigurisht nuk ka asgjė tė atillė si loja e mjegullės me kodrat e Dumresė, por nga ana tjetėr askėnd nuk po e zė makina dhe as bezdisesh nga lėvizja sa nė njė krah nė tjetrin. Pas 3 minutash (dikush e mati kohėn e udhėtimit) jemi jashtė. “Vetėm kaq”, thotė vajza sikur e zhgėnjyer qė udhėtimi nė tunel nuk do tė vazhdonte edhe mė gjatė. Pėr 20 minuta ishim mbi Bėrzhitė dhe makina kalon nė rrugėn e vjetėr. (Pak pasi kishim qenė dėshmitarė tė vonuar tė aksidentit tė parė nė rrugėn e re, njė makine qė kishte rėnė nė njė nga kanalet anėsore. 2 tė plagosur. Shpejtėsia? Duhet thėnė, Krraba e vjetėr ishte njė nga rrugėt mė tė rrezikshme nė vend me humnera tė mėdha, por aksidentet andej janė tė rralla, e kjo mė shumė sepse shoferėt nuk do guxonin t’i jepnin gazit nė kthesa. Rruga e re duket si njė ftesė pėr tė bėrė tė kundėrtėn pėr fat tė keq.) Ndėrkohė qė faturino mbledh paratė, shoferi (ne krijuam dyshimin se e bėri me dashje pėr tė justifikuar faktin qė ēmimi i biletės nuk kishte ndryshuar) nuk u rikthye mė nė autostradė duke na e zgjatur edhe nja 25 minuta ekstra udhėtimin. Kur e pyetėn faturinon, ai mblodhi supet duket thėnė se nuk kishte rrugė tjetėr edhe pse prej aty i shihnim makinat qė kalonin nė autostradė paralel vetėm pak metra mė tutje. Ishte njė mashtrim sidoqoftė ja shumė i rėndė pėrderisa ndėrkohė Tirana ishte shumė afėr.
Tuneli i Krrabės, me gjatėsi 2.4 kilometra nė secilin prej tubave tė tij, ndodhet 13 kilometra larg Tiranės dhe rreth 10 kilometra larg Elbasanit, duke pėrgjysmuar pothuajse distancėn mes dy qyteteve dhe duke u shndėrruar nė njė nga nyjet nevralgjike tė sistemit rrugor shqiptar.
Fushata me tunel
“Mbaj anėn e djathtė”, shkruhet nė tabelat qė tė drejtojnė pėr tė hyrė nė tunel. Janė thjeshtė shenja rrugore, por nė pak ditė para datės sė zgjedhjeve, duket sikur edhe ato janė tė qėllimshme ashtu si posterat dhe flamujt e PD qė ndryshe nga rrugėt e tjera tė vendit kėtu nuk pėrzihen me asnjė ngjyrė tjetėr. Nė Elbasanin qė lamė pas njerėzit flasin pėr tunelin, por jo pėr veprėn, por nėse ajo do i detyronte ata tė votonin apo jo kryeministrin Berisha. Nėse tuneli ishte i mjaftueshėm apo nėse pas kėsaj nuk kishin ē’tė kėrkonin mė. Tė majtėt duke edhe mė tė inatosur ( si tė zėnė ngushtė) me Berishėn pas kėsaj, ndėrsa tė djathtėt sigurisht shpresojnė se kjo do tė ndryshojė situatėn nė qarkun qė edhe pse nuk jep asnjėherė mbėshtetje absolute ka votuar gjithmonė majtas. Berisha vetė ashtu si 4 vjet mė parė (edhe pse atėherė mitingu ishte mė i madh dhe nė tė ishte i pranishėm edhe kryeministri Turk Erdogan) nė Kukės i vė shenjėn fushatės sė tij me inaugurimin e njė tuneli dhe tė njė rruge qė siē thotė edhe vetė ishte njė ėndėrr. Ai dje i ftoi shqiptarėt tė bashkohen me Partinė Demokratike, dhe nuk pėrjashtoi as deputetin socialist Ben Blushi, tė cilin e ftoi tė marrė teserėn e demokratėve, sipas premtimit tė bėrė ende pa nisur ndėrtimi i autostradės: “Pėr t’i dhėnė atij mundėsinė njė herė nė jetė tė mbajė fjalėn e tij, ndaj dhe e pres nė seli kur tė dojė t’ia dorėzoj teserėn sepse ne tunelin e ndėrtuam,” tha Berisha. Socialistėt u pėrgjigjėn nė mbrėmje, kur nė njė miting “madhėshtor” sipas kreut tė tyre, Ben Blushi iu pėrgjigj ironikisht Berishės se “mė shpejt do tė notonte ai (kryeministri) nga toka nė hėnė se sa ai (Blushi) t’i afrohej PD”. Blushi ndėrkohė nuk e pėrmendi tunelin edhe pse dukej sikur e kishte nė majė tė gjuhės. Edi Rama pėrkundrazi. “Shfaqje tė shėmtuar tė tunelit dha nė mes tė fushatės, Sali Berisha. Saliu u shfaq sot nė njė tunel duke pasur shpresėn se do tėrheqė popullin nė atė tunel. E vėrteta ėshtė se rruga bėhet me paratė e popullit dhe varfėria luftohet me politika, papunėsia luftohet me politika, arsimi e shėndetėsia luftohet me politika”, tha Rama duke sulmuar kryeministrin. Duket se tuneli do tė jetė ndėrkohė edhe motivi i fushatės qė do tė bėhet nė Elbasan nė ditėt e mbetura, edhe pse ende askush nuk mund tė thotė sa do tė ndikojė ai nė rezultat.
MAPO
-
-
Pėr: Hapet tuneli i Krrabės
Rama: Berisha tė pėrgjigjet pėr tunelin e korrupsionit
“Shfaqje tė shėmtuar tė tunelit dha nė mes tė fushatės Sali Berisha. Nuk mund t’i thotė Elbasanit shikoni sa i bukur ėshtė tuneli qė u ndėrtua me paratė e popullit, por tė pėrgjigjet pėr tunelin mė tė gjatė tė papunėsisė qė ka hapur pėr kėtė qark. Pėr tunelin e varfėrisė, pėr tunelin mė tė gjatė tė korrupsionit. Mė 23 qershor Saliu do ndėshkohet masivisht. Mė 23 qershor do dalim nga tuneli i braktisur i Saliut. Kujtoi katragjyshi se duke hapur tunelin, shqiptarėt do harronin gjithė kėto tunele tė tjera qė Saliu i mban peng”. Kjo ishte pėrgjigja e kreut tė PS-sė dje nė mitingun pėrmbyllės tė fushatės nė Elbasan, nė tė njėjtėn ditė qė u inaugurua dhe tuneli i autostradės Tiranė-Elbasan dhe qė shihet nga demokratėt si njė mundėsi pėr tė shtuar votat nė 23 qershor.
Sipas kreut tė PS, Berisha nė kuptim figurativ ndėrtoi dhjetėra tunele ku ka futur shqiptarėt. “Saliu u shfaq sot nė njė tunel, duke pasur shpresėn se do tėrheqė popullin nė atė tunel. E vėrteta ėshtė se rruga bėhet me paratė e popullit dhe varfėria luftohet me politika, papunėsia luftohet me politika, pėr arsimin e shėndetėsinė luftohet me politika.
Saliu ka shpenzuar aq shumė para pėr tė shtruar kėto rrugė qė kanė mbetur rrugėve dhe pėr tė hapur kėtė tunel, sa do kishin mjaftuar, siē thoshte Sami Frashėri, pėr t’i shtruar tė gjitha rrugėt me flori. Dhe arsyeja pse shqiptarėt do e ndėshkojnė Saliun ėshtė pikėrisht se paratė e tyre i humbėn rrugėve, ndėrkohė qė shqiptarėt sot kanė mė pak para pėr tė blerė ushqimin e tyre, mė pak para pėr tė arsimuar bijtė e tyre”.
MAPO
-
-
Pėr: Hapet tuneli i Krrabės
Hapja e tunelit tė rrugėsTirane – Elbasan. 11 mijė automjete kalojnė vetėm nė 24 orė
24 ore nga inagurimi, ne tunelin e Krrabes kane kaluar te pakten 11 mije automjete.
“Kjo eshte sallla e kontrollit te tunelit te Krrabes ku pervec, funksioneve baze te monitorimit te tunelit regjistron dhe numrin e automjeteve.
Nepermjet nje sistemi te posacem regjsitrohet numri i mjeteve qe kalojne ne tunel si dhe lloji iI automjetit qe kalon sipas madhesise. Kjo tregon se ne tunelin nga Elbasani drejt Tiranes kane levizur afro 5500 mjete ndersa nga Tirana ne Elbasan afro 5 mije mjete. 500 mjete me shume kane ardhur ne Tirane.
Qarkullimi i mjeteve ne tunel nuk pushom ne asnje sekonde.
Te shumte jane dhe ata qe ndalojne per te bere foto
Monitorimi i tunelit kryhet nepermjet nje teknologjie te larte e njejte ne vendet e BE.
TV Klan
-
-
Pėr: Hapet tuneli i Krrabės
Ta gezojme gjithe shqiptaret brenda dhe jashte vendit!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt