Afrimi i zgjedhjeve i ngjan njė tornadoje tė fortė e cila do tė tundė nga themelet edhe njė herė Shqipėrinė, si nė politikėn e brėndėshme ashtu dhe nė politikėn e jashtme, dhe ashtu si e kemi zakon, do tė ngrejmė sytė dhe do tu kėrkojmė ndėrkombėtarėve tė na zgjidhin problemet tė cilat duhet t`i kishim zgjidhur vetė.
Dy ceshtjet e forta ligjore pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve si:
-Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve i cili pėrbėhet nga katėr pėrfaqėsues nė vėnd tė shtatė pėrfaqėsuesve, pra faktikisht e ka tė pamundur tė marrė vendime tė rėndėsishme zgjedhore, e pėr pasojė zgjedhjet do tė vihen nė kontestim qė nė fillimet e saj.
-Dėshtimi i numurimit elektronik nė Fier i cili sipas mendimit tim ėshtė i qėllimtė, dhe dėshtimi i kontrollit tė kartave tė identitetit me anė tė aparaturave pėrkatėse nė Tiranė i cili gjithashtu ėshtė i qėllimtė.
Tė dyja kėto probleme dėshtuan tė zgjidhen sigurisht pėr konflikte politike tė dy partive tė mėdha argumentat e papajtueshme tė tė cilave shkaktuan mos plotėsimin e shtatė vėndeve nė KQZ., dhe pėr pasojė kėto numra tė cunguar shkaktuan dėshtimin e zbatimit tė tė dy vendimeve pėr tė cilat fola mė sipėr.
Kėto ngjarje tė rėnda tė cilat nė sytė e elektoratit nuk bėjnė shumė pėrshtypje sepse janė mėsuar me parregullsi dhe i presin anomalitė e zgjedhjeve ashtu si i dehuri qė kėnaqet kur thyen gotat dhe pjatat nė njė tryezė lokali tė shtruar pėr aheng.
Kėto ngjarje kanė shkaktuar shumė shqetėsim tek ndėrkombėtarėt sidomos tek amerikanėt , tė cilėt presin tė parėt rotacionin qė sipas tyre duhet tė jetė i domosdoshėm dhe i detyrueshėm.
Mė pak optimistė janė pėrfaqėsuesit europiane tė cilėt mendojnė se rotacioni mund tė jetė i nevojshėm por edhe nėse nuk bėhet nuk duhet tė ketė ndonjė problem.
Le tė kthehemi tek zgjedhjet qė janė nė prag tė derės dhe tė shohim se pėrse kanė ndodhur kėto anomali tė formės sė mos zbatimit tė ligjit tė parlamentit pėrsa i pėrket moszbatimit tė formulės pėrkatėse prej shtatė anėtarėsh.
Nė kėtė rast pavarėsisht se maxhoranca nė fuqi nga ana formale duhet tė ketė kryetarin e KQZ, njė difekt tjetėr ligjor ka nxitur si pa dashje kėtė cregullim: bėhet fjalė pėr mos pasjen e njė neni i cili ndalon largimin e deputetėve nga njė grup parlamentar tek njė tjetėr , gjė qė ka shkaktuar jo pak konflikte dhe crregullime cilėsore tė parlamentit edhe nė tė kaluarėn. Kjo pėr arėsye sepse deputeti nuk ėshtė njė individ i vecantė i cili mund tė bėjė c`tė dojė me mandatitin e tij; ai nė rradhė tė parė ka obligime tė forta ndaj atyre tė cilėt e kanė zgjedhur dhe si i tillė, nuk mund tė shkojė nga njė grup parlamentar nė tjetrin.
Kėshtu ndodhi me tė tre deputetėt socialistė K.Islamin, Dogjanin dhe Kadellin, tė cilėt si pa gjė tė keq, duke u justifikuar me pretekstin se shkonin keq me Kryetarin e P.S., u larguan. Normalisht nėse ligji do tė ishte nė rregull, kėta deputetė duhej tė zėvėndėsoheshin me tė tjerė nė rast mos-marrėveshjesh, dhe jo tė konvertoheshin sipas dėshirės klienteliste nga tė majtė -nė tė djathtė dhe anasjelltas. Ndonjėri mund tė thotė se ėshtė e drejta e Deputetit tė ketė lirinė e tij pėr tė votuar si tė dojė.
Kjo nuk qėndron sipas mendimit tim, sepse pėr rastet e votimeve jo tė rėndėsishme ata mund edhe tė shprehnin opinionin e tyre personal, por nė rastin e vendimeve tė rėndėsishme pėr tu votuar, deputeti ėshtė i detyruar tė votojė sipas Grupit pėrkatės parlamentar, sepse nė kėtė rast shpreh nė mėnyrė identike edhe opinionin e elektoratit.
E parė nė kėtė prizėm maxhoranca aktuale nuk i kishte numrat e nevojshėm pėr tė qeverisur, dhe kjo do tė shkaktonte njė mocion mosbesimi, dhe opsionet e ardhshme tė parlamentit dhe qeverisė shqiptare duhej tė ishin ndryshe: ose do tė bėheshin zgjedhje tė parakohėshme parlamentare ose do tė bėhej njė qeveri teknike.
Sigurisht, kėto crregullime ligjore tė pa rregulluara deri mė sot, duke u bėrė tė pranueshme qė nė kohėn tetė vjecare tė qeverisjes socialiste, por vazhduan edhe nė kėtė periudhė, ku maxhoranca parlamentare ėshtė e djathtė, po japin frytet e tyre negative si kėto dy shkelje tė rėnda dhe mos zbatime ligjesh, tė cilat do tė shkaktojnė menjėherė pas zgjedhjeve, probleme tė rėnda ligjore nė interpretimin e rezultatit tė zgjedhjeve dhe pėr pasojė njė konflikt tė madh ligjor, etik, dhe me pasoja pėr aparencėn e Shqipėrisė nė Europė e botė.
Sė fundmi unė nė nuk mund tė them se kush ėshtė fajtori, por mendoj se njerėz tė arėsyeshėm dhe profesionistė do t`i kishin shmangur kėto gafa ligjore dhe kėtė mos zbatim tė vendimit nga KQZ, e cila do tė mbajė pėrgjegjėsi tė rėndė pėr dėshtimin e votimit elektronik ne Fier, dhe dėshtimin e kontrollit tė kartave tė identitetit nė Tiranė si dhe nė pėrgjithėsi pėr nė gjithė vendin.
Krijoni Kontakt