Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Ju lutem ma shpjegoni pak: ky Sisley eshte artist apo politikan?

    Dhe [Sislej Xhafa: E kuptova se pėrmes artit mund e bahesh shumė i famshėm, shumė lehtė e shumė shpejtė.]

    Shpresoj qe e kishte me shaka k'te shprehje sepse atehere krijoka vetem per lavdi dhe jo pse e ngacmon krruajtja e krijeses.

    C'pune ka artisti te merret me politiken? Te manipuloj mendimet, vlerat dhe paragjykimet. Te influencoj (me qellim) gjendjen e sotcme. Artisti krijon per vec vleren e krijeses dhe s'i duhet arsye tjeter, sidomos ajo politikane, aktiviste.

    Ne qoftese punen e ka per te imponuar dicka ose per te 'persuade', atehere puna s'eshte art. K'te le ta bejne politikanet, sociologet, akademiket e shkencave shoqerore. Nuk ka te hyj aktiviteti shoqeror dhe politik tek arti, por kjo tendence nuk shihet vec ke Sisley por ke te gjithe 'artiste' perendimore bashkohore qe vertet s'jane artist.


    Maintenant, je crois que l'art est mort! Faleminderit per k'te temen. Jam dhe me e qarte tani per gjendjen e artit ne Perendim-------qe ne fakt s'egsiston me. Merci.

    Peoples, s'e besoj dot qe ti of all people here, e vlereson k'te sharlatan. Ca pastaj qe eshte i njohur ne gjithe Europen, ashtu jane the Britney Spears, e Jennifer Lopez por fama e tyre s'do te thote gje vec tharja e shpirtit dhe trrurit ne perendim. Popullariteti nuk eshte standarti qe vlereson artin. Dhe vete Sislej e shikon si nje 'Popularity contest'.

  2. #12
    seni Maska e weqkollari
    Anėtarėsuar
    26-05-2004
    Vendndodhja
    SAUDI MEDINE
    Postime
    37

    seni

    nuk due me zgjat shum vetem dua te them te verteten se ajna bojku shum bukur e kupton artin une them qe nuk ka kush i del per para .
    Jeto ne kete dynja sikur nje u dhetar dhe kalors.

  3. #13
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    arti eshte komunikim, mbi te gjitha. komunikimi eshte pushtet, eshte politike, eshte shoqeri, eshte gjithcka. ti anja ose flet kodra mbas bregut sepse kerkon te kapesh ne ndonje diskutim, ose sepse di te flasesh vetem kodra mbas bregut. arti dhe politika kane qene gjithmone paralel. muralet e kishave te mikelanxhelos, jane ne rradhe te pare art, ne rradhe te dyte politike fetare katolike. pamvaresisht qellimit te artistit dhe deshires "se kulluar" (naive, me mire) te admiruesit te artit, qe arti te jete vetem art, ato murale jane politike, sepse arti eshte shkalla me e larte e provokimit ne komunikim paqesor. kudo, kurdo, arti ka qene, eshte dhe do te jete politike. dhe nje artist qe e perdor njohurine se nje dite arti i tij do te perdoret per qellime pushteti, eshte nje artist i formuar me mire. (vetem te uriturit per fame, do humbisnin ne nje shprehje aq te pafajshme sa ajo e fames e sisley xhafes). shife edhe nje here ate fotografine "again and again" anja. mua me bluan mijra fjale e ide ne koke. ne se nuk je tek mijrat, jam i sigurt qe tek qindat duhet te jesh.


    nuk due me zgjat shum vetem dua te them te verteten se ajna bojku shum bukur e kupton artin une them qe nuk ka kush i del per para . weqkollari.

    edhe pse intonacioni i kesaj te fundit mund te jete ironik, prape ngelet shume i paqarte. si do qe te jete, dua te them se budallalleku dhe injoranca kane gravitet. per kete te fundit, ti anja je nje prove e pakundershtueshme.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Per ty Kulla s'kam tjeter te them vecse faleminderit per 'edukaten' permbi artin. S'i dija ato fakte te mesuara ne shkolle elementare. Again much thanks. Kur mikelanxhelo kishte komision nga kisha (qe e kam thene perpara) beri ate qe donte kisha por i dha dhe nuanca pagane te Greqise klasike. Prap, veproi ate qe donte mes limiteve qe kishte dhe jo per te imponuar ndonje ide ose ideologji por vec per te kenaqur vizionin e tij te jetes dhe natyres, sepse nen shtepine e Lorenxos ishte lene i lire te studionte, te praktikonte dhe te zhvillonte shijen e vete, pa parametra politiko-sociale.

    Dhe arti vetevetiu i jep vrull revolucionit, por ai nuk krijohet per revolucion. Krijimi eshte nga nje motive tjeter, interpretimi nga revolucionaret eshte gje tjeter.

    "dhe nje artist qe e perdor njohurine se nje dite arti i tij do te perdoret per qellime pushteti, eshte nje artist i formuar me mire."

    S'jam dakort fare me ate larte se artisti nuk motivohet nga posteriteti (ai qe kerkon lavdi maybe) por vec nga pikpamja qe e ka te vecante nga njerezit ordiner; nga shikimi i natyres, i jetes me nje dylbi si nje 'Kalaidescope' qe thith nuanca dhe vogelsira te jetes qe syri ordiner nuk i sheh. Ky sensibilitet shume delikate e ben qe syte dhe veshet ti ket me te theksuar se te tjeret dhe kjo veti e shtyen te krijoj, te vej ne faqe ose ne muzike etj., ate qe sheh, qe ndien me nje 'acuteness' qe s'barazohet me tjere. Pra jo per arsye revolucioni o imponimi.
    Kur ai e ben per politike me dashje, nuk quhet artist por propagandist!

    Sa per gjykimin tuaj ndaj mentalitetit tim nuk e fus ne xhep se fundja fundit nuk je dikush qe me njeh o qe ke trreguar tipare ekstraordiner. Ne qoftese une jam injorante, ti je i pagabueshem nje njeri fallco kur mundohesh te trregohesh si nje i madhkuptueshem dhe admirues i nje krijese koti qe as te ben te mendosh e as te ben te ndjesh gje fare. Si Marcel Duchamp qe u tall me gjithe kritiket e asaj kohe, keshtu po tallesh dhe ti nga k'to 'artist' te pa formuar, te gjysmakur, pretendues fallco. Dhe me teper po rren vetveten.

    I assure you weqkollari's comment is not ironical. Po te duash dergoi nje mesazh privat dhe vertetoje.

  5. #15
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    moj vajze e mbare un akoma nuk po kuptoj pse cfare po quan art ti. deri msot vetem fjale po thuajse bosh ke shkruar dhe nuk ke binduar asnje ketu pervec disa fetareve te mbrapc.
    dhe njehere tani po te lutem eh se u be bajat e gjitha kjo
    te lutem hap nje teme e posto imazhe/foto permend emra, kohe, rryma apo kujdi un c'tjeter te asaj qe ti quan art dhe aty bej argumentat qe i ke hedhur lart e poshtderi tani qe dhe te jemi te qarte e mos i biem daulles per vesh shurdh. diku i thoje hipit se eshte gjuha ajo qe po na ndalon te kuptohemi e ndoshta po hajd ti vem fajin po atehere le te perdorim vet artin per te komunikuar meqe me fjale spo ja dalim mbane. lere artin te flas per veten!

    alban ku je se te permenden duchampin e un po te therras si e vdekur prej varri. ngrihu bre burr! se t'kan dal mejdan me duchampin e kjo meriton dyluftim (miqesor, qe te mos kapim armet edhe pse ti anja e ke mprehur shpaten) po mos harro KATANA jam vete ;)
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #16
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Shqiperia do perfaqsohet ne Bienalen e Venecias nga Sisley Xhafa. Shqiperia ktetij viti do ket pavionin e vet. Deri tani detajet e projektit nuk jan publikuar. Stay tunned...
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  7. #17
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Artisti Sislej Xhafa prezanton zyrtarisht nesėr nė Bienalen e Vnenecias “Sistemi Ceremonial i Lotderdhjes”.

    Zbulohet maska lotuese e Xhafės


    E.Demo

    Njė maskė e gjigante e Ku-Klus-Klanit qė qan. 23 x 8 metėr, plastmas i bardhė, e vendosur nė Giardini di Castello, brenda territorit tė ekspozitės sė artit bashkėkohor, nė edicionin 51 tė Bienales sė Venecias. Titullohet “Sistemi Ceremonial i Lotderdhjes”.
    Vepra e aristit kosovar, Sislej Xhafa, qė pėrfaqėson pavijonin shqiptar. Zbulimi i veprės ėshtė lėnė surprizė pėr ditėn e hapjes zyrtare tė Bienales qė do tė jetė nesėr, mė 12 qershor, maratonė qė mbyllet mė 6 nėntor. Kuratorė tė Sislej Xhafės janė Andi Tepelena dhe Cecilia Tirelli.
    Xhafa njihet si njė artist qė e shfrytėzon shumė imazhin e paragjykuar “tė tjetrit”- tė keqin dhe dobėtin, tė ardhurin dhe vagabondin, tė huajin i cili perceptohet si rrezik pėr sigurinė dhe mirėqenien e perėndimorėve. Ashtu si imazhi i emigrantit shqiptar nė Itali dhe Evropėn mbarė, ėshtė paragjykuar si hajdut, pėrdhunues, i prapambetur. Xhafa i pėrdor kėto imazhe paragjykuese pėr tė sfiduar konceptet raciste, pėr tė cilat nuk ėshtė fort e ndėrgjegjshme. Kėshtu ėshtė bėrė me pak fjalė prezantimi i Xhafės nė faqen zyrtare tė Bienales sė Venecias, ku diku paraqitet si pėrfaqėsues i pavijonit shqiptar dhe diku tjetėr si i atij kosovar. Por qysh nė fillim, dy kuratorėt e Xhafės Andi Tepelena dhe Cecilia Tirelli, nė konferencėn pėr shtyp tė mbajtur dy muaj mė parė nė Tiranė,e quajtėn kėtė prezantim tė Shqipėrisė nė Bienalen e Venecias.
    Instalacioni gjigand i Xhafės pėr tė cilin thuhet se ka kushtuar 80 mijė, euro ėshtė quajtur mjaft provokativ deri tani, por rezultati mund tė matet nė ditėt vijuese tė Bienales. “Pjesa mė e madhe e punės sė tij ėshtė ndėrtuar mbi sfidėn ndaj institucioneve, paragjykimeve dhe stereotipeve. Vepra e tij mė e hershme ėshtė e njohur pėr pėrdorimin e stereotipit tė Shqipėrisė si vend i abuzimit, dhunės dhe kriminelėve, ndėrkohė qė mbėshtetet nė mospajtimin e vazhdueshėm tė kulturave. Ai ėshtė njė ndėr rastet mė tipike tė artistėve bashkėkohorė shqiptarė tė cilėt nuk pėrdorin pėr t’u shprehur njė stil ose gjuhė tė njėjėsuar”,- komenton kuratori Edi Muka, i cili ėshtė duke ndjekur nga afėr Bienalen e Venecias dhe paraqitjen e Xhafės atje.
    Edicioni 51 i Bienales sė Venecias pėr herė tė parė nė historinė e saj do tė drejtohet nga dy femra, Maria de Corral dhe Rosa Martinez, historiane arti, kritike dhe kuratore tė pavarura nga Spanja. Ekspozimi ėshtė menduar nė dy hapėsira qė kanė pėr qėllim tė japin njė lexim tė ngjashėm tė artit ndėrkombėtar bashkėkohor prej viteve shtatėdhjetė deri nė ditėt sot, me njė vėshtrim nė tė ardhmen e afėrt. Kėtė vit marrin pjesė 70 vende, paralelisht organizohen 30 ngjarje. Dy projektet ekspozuese janė “Pėrvoja e artit” dhe “Gjithmonė pak mė tepėr”. Projekti i parė qė kurohet nga Maria de Corral, prezatohet nė 34 dhoma tė Pavionit italian nė Kopshtet e Bienales dhe aty paraqiten 42 artistė nga bota. “Gjithmonė pak mė tepėr” i kuruar nga Rosa Martinez, shtrihet nė njė sipėrfaqe 9000 m2 tė Corderie dhe Artiglierie tė Arsenales. Aty prezantohen 49 artistė nga bota. Pikėrisht nė kėtė projekt ėshtė pėrfshirė dhe artisti shqiptar Ardian Paci qė jeton dhe krijon nė Milano.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Baci
    Nga ~Geri~ nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-09-2011, 04:54
  2. Artisti qė zbuloi ngjyrat tek kulloste bagėtinė
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 09:13
  3. Arti dhe Besimi
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-11-2006, 16:56
  4. Artisti - Adrian Paci
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 11:13
  5. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-07-2003, 10:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •