Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 125
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Në fundjavë (15.06) në Këln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndër të tjera për raportin Shqipëri - Europë - Perandori osmane.

    Bashkëbisedimi me shkrimtarin u fokusua më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preokupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Duke u nisur nga jehona që ka bërë libri më i fundit i tij “Mosmarrëveshja”, pjesë e të cilit u lexuan në sallë shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal më së shumti në temën mjaft delikate të raportit mes Shqipërisë dhe Europës, apo të raportit të Shqipërisë me kohën e pushtimit turk, për të cilën kohët e fundit ka pasur shumë diskutime.

    Sipas Kadaresë, problemi thelbësor mbetet raporti i Shqipërisë me Europën „Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas - ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të Gadishullit pa qenë i lidhur me Europën”.
    Për Kadarenë shqiptarët janë një ndër tri popujt më të rëndësishëm në Ballkan. Pra këta janë: shqiptarët, grekët dhe serbët. Por, sipas tij, ka mbi një shekull që pati lindur një teori që vetëm dy nga këta popuj duhet të qëndrojnë në Europë, ndërsa një duhet zhdukur.

    S'mund të ketë Shqipëri jashtë qytetërimit europian

    “Populli i dëbuar që është populli shqiptar, duhej të dëbohej me forcë, me ndarje, me shpërngulje, me denatyrim, duke provuar të gjitha mënyrat. Madje për parantezë: gjuha shqipe në Europë është e vetmja e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indo-evropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare”.
    Duke u nisur nga këto fakte, sipas Kadaresë shqiptarët megjithatë kanë një lloj përkushtimi disi të habitshëm për Europën, për qytetërimin europian. “Ata e kanë kuptuar se s'mund të ketë Shqipëri jashtë komunitetit europian, jashtë qytetërimit europian”.
    Në librin “Mosmarrëveshja”, Kadare heq një paralele mes shqiptarëve dhe Europës duke theksuar se ngjajnë për nga ashpërsia. Këtë Kadare e konkretizon me faktin se ky kontinent (Europa) ka lindur dy përbindëshat më të rrezikshëm të shekullit të 20 e këtej: Fashizmin dhe bolshevizmin. Por po vetë kjo Europë i ka mbytur ato.

    “Nuk e mbytën fashizmin dhe komunizmin as popujt e Afrikës, as Kina dhe as India apo ndonjë kontinent tjetër. Dhe këtu është forca e qytetërimit europian, që ai edhe kur pjell të keqen di ta mbysë atë. Besoj se tashmë të gjithë e kujtojnë parullën tonë pas rënies së komunizmit: E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

    Një tjetër temë me të cilën u përball shkrimtari Kadare në mbrëmjen letrare në Këln ishte edhe periudha e sundimit osman në Shqipëri, për të cilën pati një sërë pyetjesh nga të pranishmit. Dihet tashmë se në Kosovë, por edhe në Shqipëri është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë së atëhershme dhe pushtimit osman. Shumë debate kanë nisur edhe mbi ndryshimin e teksteve të historisë për periudhën osmane. Ka shumë teza që vënë në diskutim këtë periudhë historike. Kadare me një gjuhë të ashpër u shpreh mjaft kritik ndaj kësaj teme.
    “Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë. Këtë “teori” që ka dalë tashmë në skenën shqiptare Kadare e quajti “filozofi e robërisë”.

    Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Sipas kësaj teorie, “pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh që ishte rreziku sllav”. Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar.
    “Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund”, shtoi Kadare.

    Në fund të takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipërisë lidhur me hapjen e arkivave, me zbardhjen e së kaluarës duke iu referuar shembullit të Gjermanisë e cila e kapërceu këtë akt në mënyrë të shkëlqyer. Për Kadarenë ky problem nuk mund të anashkalohet se paska probleme të tjera në Shqipëri më të rëndësishme se sa ky. Ai i quajti të pajustifikueshme të gjitha zvarritjet që bëhen në këtë drejtim.

    Sipas tij, kjo detyrë morale për hapjen e arkivave të fshehta, të ndërgjegjes së një populli është numër një dhe përsa i përket profecisë se po u hapën arkivat e fshehta do të ndodhi katastrofë, kjo sipas tij nuk është e vërtetë.
    “Përkundrazi asnjë katastrofë nuk i erdhi as Gjermanisë, madje një nga arsyet që eci përpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndërgjegjes”, theksoi Ismail Kadare. /DW/
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Akili-A për postimin:

    Kreksi (14-09-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Në fundjavë (15.06) në Këln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndër të tjera për raportin Shqipëri - Europë - Perandori osmane.
    Bashkëbisedimi me shkrimtarin u fokusua më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preukupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Duke u nisur nga jehona që ka bërë libri më i fundit i tij "Mosmarrëveshja“, pjesë e të cilit u lexuan në sallë shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal më së shumti në temën mjaft delikate të raportit mes Shqipërisë dhe Europës, apo të raportit të Shqipërisë me kohën e pushtimit turk, për të cilën kohët e fundit ka pasur shumë diskutime.
    Sipas Kadaresë, problemi thelbësor mbetet raporti i Shqipërisë me Europën „Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas - ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të Gadishullit pa qenë i lidhur me Europën“. Për Kadarenë shqiptarët janë një ndër tri popujt më të rëndësishëm në Ballkan. Pra këta janë: shqiptarët, grekët dhe serbët. Por, sipas tij, ka mbi një shekull që pati lindur një teori që vetëm dy nga këta popuj duhet të qëndrojnë në Europë, ndërsa një duhet zhdukur.
    S'mund të ketë Shqipëri jashtë qytetërimit europian
    Helena Kadare
    „Populli i dëbuar që është populli shqiptar, duhej të dëbohej me forcë, me ndarje, me shpërngulje, me denatyrim, duke provuar të gjitha mënyrat. Madje për parantezë: gjuha shqipe në Europë është e vetmja e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indo-evropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare“. Duke u nisur nga këto fakte, sipas Kadaresë shqiptarët megjithatë kanë një lloj përkushtimi disi të habitshëm për Europën, për qytetërimin europian. "Ata e kanë kuptuar se s'mund të ketë Shqipëri jashtë komunitetit europian, jashtë qytetërimit europian".
    Në librin "Mosmarrëveshja", Kadare heq një paralele mes shqiptarëve dhe Europës duke theksuar se ngjajnë për nga ashpërsia. Këtë Kadare e konkretizon me faktin se ky kontinent (Europa) ka lindur dy përbindshat më të rrezikshëm të shekulllit të 20 e këtej: Fashizmin dhe bolshevizmin. Por po vetë kjo Europë i ka mbytur ato. "Nuk e mbytën fashizmin dhe komunizmin as popujt e Afrikës, as Kina dhe as India apo ndonjë kontinent tjetër. Dhe këtu është forca e qytetërimit europian, që ai edhe kur pjell të keqen di ta mbysë atë. Besoj se tashmë të gjithë e kujtojnë parrullën tonë pas rënies së komunizmit: E duam Shqipërinë si gjithë Europa“.
    Një tjetër temë me të cilën u përball shkrimtari Kadare në mbrëmjen letrare në Këln ishte edhe periudha e sundimit osman në Shqipëri, për të cilën pati një sërë pyetjesh nga të pranishmit. Dihet tashmë se në Kosovë, por edhe në Shqipëri është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë së atëhershme dhe pushtimit osman. Shumë debate kanë nisur edhe mbi ndryshimin e teksteve të historisë për periudhën osmane. Ka shumë teza që vënë në diskutim këtë periudhë historike. Kadare me një gjuhë të ashpër u shpreh mjaft kritik ndaj kësaj teme. „Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë. Këtë „teori“ që ka dalë tashmë në skenën shqiptare Kadare e quajti "filozofi e robërisë".
    Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët
    Kadare në bisedë me Mimoza Kelmendin
    Sipas kësaj teorie, "pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh që ishte rreziku sllav". Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar. “Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrëfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund“, shtoi Kadare.
    Në fund të takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipërisë lidhur me hapjen e arkivave, me zbardhjen e së kaluarës duke iu referuar shembullit të Gjermanisë e cila e kapërceiu këtë akt në mënyrë të shkëlqyer. Për Kadarenë ky problem nuk mund të anashkalohet se paska probleme të tjera në Shqipëri më të rëndësishme se sa ky. Ai i quajti të pajustifikueshme të gjitha zvarritjet që bëhen në këtë drejtim. Sipas tij, kjo detyrë morale për hapjen e arkivave të fshehta, të ndërgjegjes së një populli është numër një dhe përsa i përket profecisë se po u hapën arkivat e fshehta do të ndodhi katastrofë, kjo sipas tij nuk është e vërtetë. „Përkundrazi asnjë katastrofë nuk i erdhi as Gjermanisë, madje një nga arsyet që eci përpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndërgjegjes“, theksoi Ismail Kadare.
    Autor: Mimoza Cika-Kelmendi
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  4. #3
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Kadare nuk eshte historian, nuk merr ere ne keto sene, prandaj e ka veshtir ta kupton.

  5. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Çfarë ka të vështirë të kuptojë mo vëlla, që Turqit ndihmuan Grekët dhe Sërbët të vrasin Rilindasit Shqiptarë????

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Bravo kadare.

  7. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Te verteten ka thene! S'ka nevoje te jesh historian ta kuptosh, flasin faktet!
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Për: Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Le dévoué Për: Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët
    Kadare nuk eshte historian, nuk merr ere ne keto sene, prandaj e ka veshtir ta kupton.
    Ndersa ti merrke vesh me shum se ai qenke historian ti dhe ke aftesi te komentosh per Ismail Kadaren pyfffffffffffffffffffffff
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Sllavet asimiluan nje pjese te fiseve fine, gjermane, kelte, skandinave nga ku rrjedhin sllavet e evropes qendrore per mos te permendur iliret e kroacise, sllovenise, dalmatet, thrakasit, bullgaret Vetem fiset Turke kipcaket peceneget I detyruan sllavet te braktisin vendet qe kishin zaptuar ne azin e vogel. si tha nje perandor bizantin 'aty ku shkelin sllavet nuk mbin me bari aq shum jan ata'. Kadareja ben sikur nuk I di keto gjera te mos ishte per perandorin osmane shqiptaret do ishin zhdukur ashtu si shum kombe te tjera, sllavet nga ca fise te egra, barbare, te shpifur gjys te zhveshur andej nga bjellorusia sot numerojn 400 million.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ulne : 17-06-2013 më 18:05

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Po me kete doktrine te rreme u mundua turku ti beje shqiptaret per vete, sidomos ata te Kosoves. Ja ka arrit ne fakt.
    Feelings change - memories don't.

  11. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    Sllavet asimiluan nje pjese te fiseve fine, gjermane, kelte, skandinave nga ku rrjedhin sllavet e evropes qendrore per mos te permendur iliret e kroacise, sllovenise, dalmatet, thrakasit, bullgaret Vetem fiset Turke kipcaket peceneget I detyruan sllavet te braktisin vendet qe kishin zaptuar ne azin e vogel. si tha nje perandor bizantin 'aty ku shkelin sllavet nuk mbin me bari aq shum jan ata'. Kadareja ben sikur nuk I di keto gjera te mos ishte per perandorin osmane shqiptaret do ishin zhdukur ashtu si shum kombe te tjera, sllavet nga ca fise te egra, barbare, te shpifur gjys te zhveshur andej nga bjellorusia sot numerojn 400 million.
    A e di ti mo vëlla që Shqiptarët pas vdekjes së SKËNDERBEUT ishin kombi i VËTËM TË CILËVE NUK JU LEJOHEJ TË FLISNIN GJUHËN E TYRE???
    A e di ti mo vëlla që Shqiptarët u MASAKRUAN U ROBËRUAN U PËRDHUNUAN MË SHUMË SE ÇDO POPULL TJETËR NËN SUNDIMIN TURK?? MADJE MADJE TURKU EDHE GREKËVE JUA KISHTE LËNË TË DREJTËN E GJUHËS POR SHQIPTARËVE JO, MADJE U MUNDUAN ME 1000 MËNYRA TA ZHDUKNIN KOMBIN SHQIPTAR NGA FAQJA E DHEUT POR FATMIRËSISHT NUK JA ARRITËN DOT QËLLIMIT

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •