Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pse kosovaret e duan Berishen?

    Shkėlzen Maliqi shpjegon pse kosovarėt e duan Sali Berishėn, e pse jo Edi Ramėn

    Pse shumica e kosovarėve e duan Sali Berishėn? – pyet Shkėlzem Maliqi nė njė shkrim tė vetin tė publikuar nė gazetėn Express. Dhe bėn njė listė me arsye. Sė pari, ngaqė “Sali Berisha, pėr dallim nga Edi Rama, ėshtė shumė mė kosovar nė botėkuptimet, gjuhėn qė e flet dhe nė sjelljet e tij…. Nė Kosovė andaj perceptohet si i ‘yni’, kurse Rama, sipas logjikės, del se ėshtė ‘i tyre’”. Dhe me ‘i tyre’, Maliqi ka parasysh Republikėn e Shqipėrisė, poshtė Bjeshkėve tė Nemuna. Sė dyti, ėshtė ideja se merita e tij ėshtė ndėrtimi i rrugės sė kombit, si njė parakusht pėr afrimin dhe bashkimin fizik, por edhe shpirtėror tė shqiptarit tė Kosovės me atė tė Shqipėrisė. Sė treti, ėshtė ideja [e kosovarėve] se ai ka qenė fitues ndaj komunizmit, ndėrkaq qė kosovarėt nė vitet ’90 patėn njė pėrvojė shumė tė keqe me Partinė Socialiste tė Serbisė, dhe nga ajo kohė nuk duan tė dinė pėr asnjė parti apo lėvizje qė ka lidhje me socializėm dhe komunizėm, sado tė moderuara dhe demokratike tė paraqiten. Sė katėrti, “aversioni ndaj PS-sė ėshtė thelluar nė vitet ’90 tė shekullit tė kaluar kur LDK-ja dhe organi i saj “Bota sot” pėr ēdo ditė propagandonin idenė e njė komploti tė madh komunist, ku Tirana socialiste shihej si aleate e “komunizmit ortodoks”, i cili thuhej se po dirigjohej nga tri qendrat: Beogradi, Athina dhe Moska, e ku kjo e fundit ishte aksi i sė keqės tė antishqiptarizmės dhe antikosovarizmit”. Sė3 pesti, “ka kontribuar edhe kritikuesi i tij mė i ashpėr nė Kosovė, akademik Rexhep Qosja, i cili [ka pėrdorur] po atė logjikė ekstreme si ‘Bota sot’, por nė drejtim tė kundėrt,.. Ndėrkaq qė tė sulmohesh nga njė humbės aq i madh politik siē ishte Qosja, nė Kosovė vetėm se ia shtonte namin Berishės.”

    Shkėlzen Maliqi e mbyll duke thėnė se “nėse nė Shqipėri fiton koalicioni i majtė me Ramėn nė krye, pėr ēka i ka gjasat e mėdha, ky do tė jetė njė shans qė Rama tė rivlerėsohet nė bazė tė asaj ēka do tė bėjė, dhe jo nė bazė tė paragjykimeve”.


    Respublica

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pse kosovaret e duan Berishen?

    Shkrimi i plote(http://gazetaexpress.com/?cid=1,75,114487)

    Nėse nė Shqipėri fiton koalicioni i majtė me Ramėn nė krye, pėr ēka i ka gjasat e mėdha, ky do tė jetė njė shans qė Rama tė rivlerėsohet nė bazė tė asaj ēka do tė bėjė, dhe jo nė bazė tė paragjykimeve.

    Voajerizmi politik nė Kosovė ėshtė sport i ri shumė i popullarizuar. Tė kapur prej kohėsh nga mediat depėrtuese tė Shqipėrisė (DigitAlb, Top Channel, Klan etj.), kosovarėt me emocione tė ndara pėrcjellin garėn elektorale nė mėmėdhe, duke anuar me njė shumicė bindėse pėr Sali Berishėn, ose edhe Kreshnik Spahiun nė vendin e dytė, kurse Edi Rama gėzon pėrkrahje margjinale.

    Por, kuptohet, kėto anime kosovare nuk do tė kenė aspak ndikim nė verdiktin e elektoratit shqiptar. Fansat e Berishės dhe tė “kuqezinjėve”, edhe pse e dėshirojnė dhe prognozojnė fitoren, nė tė vėrtetė janė mjaft tė brengosur me mundėsinė qė idoli i tyre kėsaj here do tė humbė garėn, pasi qė disponimet politike nė Shqipėri nuk janė tė pėrputhshme me ato nė Kosovė. Ata e dinė se gara do tė jetė e ngushtė, mbasė sėrish si nė vitin 2009 edhe nė zgjedhjet e Tiranės mė 2011, do tė mund tė vendoset nė “fotofinish”, ose nė tavolinė!

    Pse shumica e kosovarėve e duan Sali Berishėn ėshtė njė tregim nė vete i kushtėzuar nga disa procese historike, por edhe nga paragjykimet dhe sterotipat e vlerėsimeve tė ndėrsjella nga dy anėt e Alpeve Shqiptare qė dikur i quanim Bjeshkėt e Nemuna. Po ndalem nė disa prej tyre pa pretendime qė tė jap shpjegime tė plota e as tė sistematizuara sipas rėndėsisė.

    Shpjegimi i parė qė shumicės i bie nė mend ėshtė se, pėr dallim nga Edi Rama, Sali Berisha ėshtė shumė mė kosovar nė botėkuptimet, gjuhėn qė e flet dhe nė sjelljet e tij. Madje vetė fakti se Berisha ėshtė me prejardhje nga Tropoja, trevė kjo qė si gjeografi po edhe nė histori mė shumė lidhet me Kosovėn, e nxjerr atė si “kosovar”. Nė Kosovė andaj perceptohet si i “yni”, kurse Rama, sipas logjikės, del se ėshtė “i tyre”. Nė Shqipėri, sidomos nė jug, Berisha edhe paragjykohet si “kosovar”, i cili ka sjell nė Shqipėri frymėn dhe nacionalizmin tjetėrfare nga ai qė do tė duhej tė mbizotėronte nė politikėn dhe kulturėn e kėtij shteti.

    Njė tjetėr element qė Berishėn e bėn kampion tė kosovarėve ėshtė ideja se merita e tij ėshtė ndėrtimi i rrugės sė kombit, si njė parakusht pėr afrimin dhe bashkimin fizik, por edhe shpirtėror tė shqiptarit tė Kosovės me atė tė Shqipėrisė. Njė gjakovar po mė thoshte kėto ditė se nė anėn e Dukagjinit tė gjithė shpresojnė se Berisha do tė fitojė edhe njė mandat sepse presin qė tė ndėrtojė rrugėn Gjakovė - Shkodėr nėpėr Tropojė, qė do tė afronte edhe mė shumė dy krahėt e Bjeshkėve tė Nemuna me ato bukuri pėrrallore tė lumit Valbona dhe maleve pėrreth… Gjakovari ma pohonte kėtė duke komentuar antireklamėn e PS-sė nė tė cilėn Sali Berisha nė ēdo pyetje ēka ka bėrė pėrgjigjet me pėrsėritjen e njė fjale “Rrugėt! …Rrugėt! …Rrugėt…!”. Por unė animin e tij e lidha me njė interes pragmatik tė gjakovarėve qė kohėve tė fundit e kanė gjetur njė “det tė vetin” nė Velipojė, dhe rruga qė do t’ua shkurtonte kohėn dhe shpenzimet e daljes matanė, ėshtė nė pėrputhje me mentalitetin e pėrfolur kursimtar tė tyre.

    Njė tjetėr moment, shumė i rėndėsishėm pėr dashurinė e kosovarit ndaj Berishės, ėshtė ideja se ai ka qenė fitues ndaj komunizmit, ndėrkaq qė kosovarėt nė vitet ’90 patėn njė pėrvojė shumė tė keqe me Partinė Socialiste tė Serbisė, dhe nga ajo kohė nuk duan tė dinė pėr asnjė parti apo lėvizje qė ka lidhje me socializėm dhe komunizėm, sado tė moderuara dhe demokratike tė paraqiten. Kjo ėshtė arsyeja pse nė Kosovė nuk ka asnjė subjekt serioz qė do tė vetėcilėsohej si socialiste ose e majtė. Madje edhe ato qė i kemi kujtuar si tė tilla janė kthyer nga e djathta. Andaj edhe Partia Socialiste e Shqipėrisė nuk pėlqehet nga shumica e kosovarėve.

    Pėr mė shumė, averzioni ndaj PS-sė ėshtė thelluar nė vitet ’90 tė shekullit tė kaluar kur LDK-ja dhe organi i saj “Bota sot” pėr ēdo ditė propagandonin idenė e njė komploti tė madh komunist, ku Tirana socialiste shihej si aleate e “komunizmit ortodoks”, i cili thuhej se po dirigjohej nga tri qendrat: Beogradi, Athina dhe Moska, e ku kjo e fundit ishte aksi i sė keqės tė antishqiptarizmės dhe antikosovarizmit.

    “Bota sot” ka bėrė aq shumė zhurmė rreth njė takimi tė Fatos Nanos me Sllobodan Millosheviqin nė Kretė, sikur ky tė ishte akt i thadhėtisė mė tė madhe kombėtare. Por, kur pak mė vonė edhe Ibrahim Rugova u takua me Millosheviqin, i kėshilluar nga fuqitė Perėndimore, nė kėto qarqe ekstreme antisocialiste, nuk pati reagime tė njėjta, ashtu sikur qė edhe Berishės do t’i falen bizneset dhe koketimet politike me Beogradin dhe Athinėn.

    Pėr popullarizimin e Berishės nė Kosovė ka kontribuuar edhe kritikuesi i tij mė i ashpėr nė Kosovė, akademik Rexhep Qosja, i cili me po atė logjikė ekstreme si “Bota sot”, por nė drejtim tė kundėrt, e akuzonte Berishėn si tradhėtar tė kombit pėr ēdo veprim pragmatist qė ky ishte i detyruar ta bėnte nėn presionin e diplomatėve perėndimorė, apo ngase Shqipėria e varfėruar ekonomikisht dhe pa fuqi politike dhe ushtarake, objektivisht nuk kishte hapėsirė manovruese pėr tė ndjekur politika ofensive kombėtare. Ndėrkaq qė tė sulmohesh nga njė humbės aq i madh politik siē ishte Qosja, nė Kosovė vetėm se ia shtonte namin Berishės.

    Kuptohet, e thashė edhe nė fillim, nė zgjedhjet aktuale nė Shqipėri qėndrimi i kosovarėve nuk ka asnjė relevancė. Ėshtė vetėm fenomen i voajerizmit tė gabueshėm, dhe asgjė mė shumė. Nė Shqipėri, sovranė janė votuesit shqiptarė, dhe nėse ndėr ta ka edhe kosovarė qė e kanė marrė shtetėsinė shqiptare, numri i tyre nuk ėshtė aq i madh qė tė bėjnė diferencėn sado pak ndikuese nė rezultat.

    Megjithatė, ėshtė njė aspekt i kėtij voajerizmit qė nuk ėshtė kotėsi, por ndikon nė edukimin demokratik tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Votuesit nė Kosovė, sikundėr edhe ata nė Shqipėri, duhet tė tejkalojnė paragjykimet dhe teoritė e komplotit, qė njė lider e bėnė idhull, kurse tjetri kriminalizohet. Nėse nė Shqipėri fiton koalicioni i majtė me Ramėn nė krye, pėr ēka i ka gjasat e mėdha, ky do tė jetė njė shans qė Rama tė rivlerėsohet nė bazė tė asaj ēka do tė bėjė, dhe jo nė bazė tė paragjykimeve. Rama edhe gjatė mandateve tė tija tė para si Kryebashkiak i Tiranės fitoi shumė simpati nė Kosovė pėr punėn qė bėri nė transformimin dhe ringjalljen e kryeqytetit shqiptar. Ēdo hap tutje nė tejkalimin e ndasive artificiale dhe pargjykimeve ndėr shqiptarėt, ēdo koalicion pragmatik mes forcave politike qė deri dje janė sharrė dhe urrejtur mes veti, ēon nė emancipimin e pėrgjithsėm tė politikės shqiptare. Kjo mundėsi qė na jepet tė shikojmė garėn politike edhe pėrtej gardhit, voajerizmin tonė e bėn tė angazhuar. Ky voajerizėm na krijon edhenjė mundėsi mė shumė dhe mė tė shpeshtė, pėr mėsimin e rregullave tė demokracisė, se si duhet t’i kontrollojmė emocionet dhe gjejmė interesinė e pėrbashkėt mbipartiak, mbi animet dhe mbi interesat e veēanta partiake.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Pse kosovaret e duan Berishen?

    PDK pro Ramės, LDK dhe AAK pro Berishės





    Politikanėt kosovarė nuk janė mė indiferentė pėr zgjedhjet parlamentare tė Shqipėrisė, tash kur gara atje ka hyrė nė javėn vendimtare.

    Kėtė tė diel, mė 23 qershor, shqiptarėt do tė pėrcaktohen nėse do t’ia vazhdojnė mandatin Partisė Demokratike tė Sali Berishės apo do tė pėrcaktohen qė nė katėr vitet e ardhshme tė udhėhiqen nga Edi Rama i Partisė Socialiste.

    Gazeta Express ka kontaktuar deputetėt e grupeve kryesore parlamentare nė Kosovė dhe shumė prej tyre nuk kanė hezituar t’i shfaqin preferencat e tyre.

    Kėshtu, Berat Buzhala i PDK-sė uron qė zgjedhjet t’i fitojė Edi Rama, Arben Gashi i LDK-sė dhe Burim Ramadani i AAK-sė preferojnė Sali Berishėn, kurse tė matur shfaqen Nait Hasani i PDK-sė, Alma Lama e Vetėvendosjes dhe Myzejene Selmani e AKR-sė.

    Duke ēmuar lartė kontributin e Sali Berishės nė ndėrtimin e Rrugės sė Kombit, megjithatė konsideroj se nė interesin e Shqipėrisė do tė ishte njė rotacion i pushtetit. Pėr ketė arsye, jam i bindur dhe do tė dėshiroja qė zgjedhjet e 23 qershorit t’i fitonte Edi Rama”, ka thėnė Buzhala pėr Express, tė hėnėn.

    Kolegu i tij partiak, Nait Hasani, ndėrkaq, jep njė pėrgjigje klishe kur pyetet pėr atė se kush dėshiron t’i fitojė zgjedhjet nė Tiranė.

    Unė e favorizoj Shqipėrinė”, tha ai.

    Mendoj qė partitė qė kanė konkurruar kanė gjasė qė sikurse nė zgjedhjet e kaluara tė kenė afėrsisht numrin e njėjtė tė deputetėve”, konstaton Hasani.

    Besoj qė kjo do tė ndikojė qė edhe partitė e vogla tė krijojnė koalicionin”.

    Arben Gashi i LDK-sė konsideron se rezultati i zgjedhjeve nė Shqipėri do tė jetė i ngushtė.

    Atje me sa duket partitė janė tė barabarta, do tė jetė rezultati shumė i ngushtė pėr mendimin tim. Por presim qė partia e djathtė tė fitojė”, tha Gashi.

    Mund tė them qė besoj se Partia Demokratike do tė vazhdojė qeverisjen nė Shqipėri me Kryeministrin Sali Berisha”, shprehet ndėrkaq Burim Ramadani i AAK-sė.

    Mė pak tė interesuar pėr zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri u treguan zyrtarė tė Vetėvendosjes sė Albin Kurtit, e cila proklamon bashkimin kombėtar nė programin e saj.

    Deputetja Alma Lama tha vetėm se mund tė urojė qė nė Shqipėri tė mbahen zgjedhje te lira dhe te ndershme.

    Dhe te respektohet vullneti i sovranit”.

    Ndėrsa pėr Myzejene Selmanin e AKR-sė cilado parti qė vjen nė pushtet nė Shqipėri nė raport me Kosovėn mbetet e njėjtė.

    “Mbetet nė tė ardhmen tė shihen se cilat janė raportet me shtetin shqiptar sepse deri tani kemi pasur pengesa sidomos nė fushėn e doganave por po shpresoj qė nė tė ardhmen do tė ndryshojė nė tė ardhmen”, tha Selmani. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/pdk-p...s-2-33207.html

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Pse kosovaret e duan Berishen?

    Dhe mua me ka habit ky fakt. Une propozoj ta marrin ne Kosove, po humbi kete radhe.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Pse kosovaret e duan Berishen?

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Dhe mua me ka habit ky fakt. Une propozoj ta marrin ne Kosove, po humbi kete radhe.
    Ta marrin , me ulje cmimi e afrojme , pa dogane dhe pa TVSH !
    Madje ne si Lagje e vjeter e Tirones , mund te afrojme edhe 200.000 euro dhurate bleresit me te pare !

    S'kemi ku e mbajme ! Kopshtin Zoologjik qe kishim e prishi vete me te gjitha ! Nuk mund t'i shikonte vellezerit dhe motrat ne kangjella hekuri ...........

  6. #6
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Pėr: Pse kosovaret e duan Berishen?

    E duan se deri ne nje kohe te shkurter Rama s'eshte munduar te bej ndonje gje per kosovaret , ndonje perkrahje morale etj .
    Dhe per kosovaret eshte e papranueshme ftesa qe i eshte bere ish presidentit serb Tadiq nga Partia Socialiste , plus nje afri me grekerit e bejne Ramen jopopullor ne Kosove .

    Rama duhet me ndrru qasjen ndaj Kosoves .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •