Shkėlzen Maliqi shpjegon pse kosovarėt e duan Sali Berishėn, e pse jo Edi Ramėn
Pse shumica e kosovarėve e duan Sali Berishėn? – pyet Shkėlzem Maliqi nė njė shkrim tė vetin tė publikuar nė gazetėn Express. Dhe bėn njė listė me arsye. Sė pari, ngaqė “Sali Berisha, pėr dallim nga Edi Rama, ėshtė shumė mė kosovar nė botėkuptimet, gjuhėn qė e flet dhe nė sjelljet e tij…. Nė Kosovė andaj perceptohet si i ‘yni’, kurse Rama, sipas logjikės, del se ėshtė ‘i tyre’”. Dhe me ‘i tyre’, Maliqi ka parasysh Republikėn e Shqipėrisė, poshtė Bjeshkėve tė Nemuna. Sė dyti, ėshtė ideja se merita e tij ėshtė ndėrtimi i rrugės sė kombit, si njė parakusht pėr afrimin dhe bashkimin fizik, por edhe shpirtėror tė shqiptarit tė Kosovės me atė tė Shqipėrisė. Sė treti, ėshtė ideja [e kosovarėve] se ai ka qenė fitues ndaj komunizmit, ndėrkaq qė kosovarėt nė vitet ’90 patėn njė pėrvojė shumė tė keqe me Partinė Socialiste tė Serbisė, dhe nga ajo kohė nuk duan tė dinė pėr asnjė parti apo lėvizje qė ka lidhje me socializėm dhe komunizėm, sado tė moderuara dhe demokratike tė paraqiten. Sė katėrti, “aversioni ndaj PS-sė ėshtė thelluar nė vitet ’90 tė shekullit tė kaluar kur LDK-ja dhe organi i saj “Bota sot” pėr ēdo ditė propagandonin idenė e njė komploti tė madh komunist, ku Tirana socialiste shihej si aleate e “komunizmit ortodoks”, i cili thuhej se po dirigjohej nga tri qendrat: Beogradi, Athina dhe Moska, e ku kjo e fundit ishte aksi i sė keqės tė antishqiptarizmės dhe antikosovarizmit”. Sė3 pesti, “ka kontribuar edhe kritikuesi i tij mė i ashpėr nė Kosovė, akademik Rexhep Qosja, i cili [ka pėrdorur] po atė logjikė ekstreme si ‘Bota sot’, por nė drejtim tė kundėrt,.. Ndėrkaq qė tė sulmohesh nga njė humbės aq i madh politik siē ishte Qosja, nė Kosovė vetėm se ia shtonte namin Berishės.”
Shkėlzen Maliqi e mbyll duke thėnė se “nėse nė Shqipėri fiton koalicioni i majtė me Ramėn nė krye, pėr ēka i ka gjasat e mėdha, ky do tė jetė njė shans qė Rama tė rivlerėsohet nė bazė tė asaj ēka do tė bėjė, dhe jo nė bazė tė paragjykimeve”.
Respublica
Krijoni Kontakt