Ndahet nga jeta ish-trajneri i kombėtares shqiptare Josip Kuzhe
TIRANĖ-Sot mbrėmjes e sė dielės, rreth orės 21:15 minuta ndėrroi jetė, ish-trajneri i kombėtares shqiptare, Josip Kuzhe.
Pas njė sėmundje tė rėndė, trajneri kroat Josip Kuzhe ka ndėrruar jetė nė njė spital tė Zagrebit.
Kuzhe drejtoi pėr 18 muaj kombėtaren shqiptare tė futbollit nė periudhėn 2009-2011, duke e ngritur edhe mė shumė nivelin e kėsaj kombėtareje qė ėshtė sot, kur drejtimin e mori Xhani De Biazi. Kuzheja arriti ta poziciononte Shqipėrinė nė vendin e 50-tė nė renditjen e FIFA-s, duke thyer i pari rekordin deri nė muajin prill tė vitit 2013, kur u thye nga trajneri aktual.
Josip Kuzhe u lind mė 13 nėntor 1952 dhe ndėrroi jetė nė moshėn 62 vjeēare. Edhe gjatė kohės qė ishte trajner i ekipit tonė kombėtar ai ka pėsuar njė atak, ku u shtrua nė spitalin amerikan nė Tiranė, madje duke e ndjekur ekipin nėpėrmjet televizionit. Problemet e tij shėndetėsore vijuan edhe mė pas.
Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjes Kuzhe pėr humbjen e kėtij kolosi tė futbollit kroat dhe jo vetėm.
(d.b/eduardilnica/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt