e bukur....Tiparet e saj ishin fshehur copėza-copėza, tė shpėrndara nė tė gjithė njerėzit qė mė kanė dashur. Te dikush ishin flokėt. Te dikush sytė. Te dikush tjetėr ishte buzėqeshja.
E si mund tė mos ndiej mall unė?
Si mund tė mos ndiej mall kur, pas shenjave tė tua, vrapova tėrė jetėn?
Si mund tė mos ndiej mall kur gjithēka nė jetė mė ka pėrgatitur pėr kėtė ditė? Kėtė ditė kur do tė flakja tutje koracėn e padijes dhe do tė hapja krahėt e shpirtit, qė mė nė fund edhe unė tė jetoja?
Gjithēka nė kėtė botė mund tė labėrgohet, tė thyhet e tė copėtohet. Gjithēka mund tė bėhet copė e ēikė dhe mė pas ta marrė me vete ndonjė lumė apo ndonjė erė! Gjithēka mund tė copėtohet, por malli im kurrė!
Sonte, kur mė pėrvėlon mė shumė se kurrė malli nė shpirt!![]()
Je thyer.
Je zhgėnjyer.
Je mėrzitur.
Dhe ēfarė bėn?
I merr kėto ndjenja dhe i ndrydhė.
I degdis korridoreve tė errėta tė shpirtit, duke besuar se me kaq problemi zgjidhet.
Kėshtu deri nė sfidėn e radhės.
Pėrsėri thyesh.
Edhe njė zhgėnjim mė shumė.
Edhe njė mėrzi e re.
Edhe kėto i ndrydhė.
Dhe kėshtu tė ndrydhurat e reja puthiten mbi ato tė vjetrat deri sa mė tė mos ketė vend. Diēka e padurueshme tė ngulfat nga brenda. Diēka qė tė fton tė veprosh.
Edhe sa mėrzi tė tjera do t'i fshehėsh?
Edhe sa mė shumė do ta helmosh shpirtin tėnd?
Edhe ti e din se ky ėshtė ēasti i fundit qė tė veprosh!
Ēka po pret?
(A.R)
Nė njė natė si kjo,
i tėrė universi e humb kuptimin.
E ndien se, edhe sikur ta zotėrosh gjithė botėn,
vlera e vėrtetė e tė jetuarit nuk mund tė pėrmblidhet nė qejfe dhe delirium...
As nė lavdėrime,
as nė vardisjet e atyre qė deri dje nuk tė njihnin.
As nė titujt qė tė vargėzohen pas...
Nė njė natė si kjo, shpirti rebelohet.
E ndien.
Duhet shumė mė shumė...
Ndihesh jashtėtokėsor,
i huaj brenda trupit tėnd.
Sonte, mė shumė se kurrė,
e ndiej sa shumė me mungon mendimi i bukur...
Motivi...
Besimi se mund ta ndryshoj botėn.
Mė mungon e gjitha ...
Ndihem lakuriq pa mendimin tim tė bukur,
mendimin pėr ty.
(A.R)
Ajo ishte e sinqertė. Pėrndryshe nuk mund ta dashuronte kurrė njė rebel si unė. Mė dashuronte, edhe pse tėrė kohėn mė thoshte se isha i papjekur. Por ajo e dashuronte kėtė papjekuri brenda meje. Nėpėr rrugėt e ftohta tė Prishtinės, mė fuste krahun dhe e tėra strukej tek unė, thuajse donte tė bėhej pjesė e qenies sime fizike. Nė njė rast kur na takoi dikush dhe na pyeti se a kishim ftohtė, qė tė dy njėherėsh iu pėrgjigjėm se ishte dashuria ajo qė na ngrohte. Dhe kėtė vėrtet e mendonim, ndonėse qė tė dyve, nga tė ftohtit e madh, na dilte avulli nga goja.
Unė i adhuroj femrat me taka elegante. Eleganca m'i trand themelet e burrėrisė. Ajo e dinte kėtė dhe vetėm pėr hatrin tim, tėrė kohėn mbante taka. I mbathte dhe njėherėsh pėrpiqej tė mė shpjegonte se takat mbathen vetėm nė raste tė veēanta dhe jo tėrė kohėn. Ndėrsa unė i doja tėrė kohėn. Madje edhe nė shtrat. Taka nė shtrat. Ajo edhe kėtė e bėnte. Qė tė gjitha vetėm pėr hatrin tim. Qė tė gjitha vetėm pėr tė mė bėrė mua tė lumtur.
“Dua tė ēmendem pėr ty! Dua tė ēmendem bashkė mė ty!” ofshante ajo, ndėrsa takat e saj ndonjėherė edhe i shqyenin dyshekėt. I shqyenin dhe ne pastaj qeshnim si tė marrė. Ofshama dhe tė qeshura. Ekstazė qė nuk mund tė pėrshkruhet.
Sa herė qė mendja ime e humb ndjenjėn e kohės dhe hapėsirės, mė kujtohet mėnyra se si mė pėrqafonte ajo. Mė kujtohet se si, nė ēdo pėrqafim, mė thoshte se sa shumė mė dashuronte. Mė kujtohet shtrėngimi i saj, qė sikur kishte frikė se do tė mė humbte. Mė kujtohen thonjtė e saj, gėrvishtjet nė shpinė, nė ēastin kur pėrjetonte orgazėm dhe shpėrthente nė ulėrima. Mė kujtohen kafshimet e saj, shenjat qė mė linte nė vendet e dukshme tė qafės. Shenja qė edhe unė i doja dhe nuk i fshihja asnjėherė. I quaja shenja tė pronėsisė. Dėshmi se isha i saji.
Por, pėrkundėr tė gjithave, nė fund unė e zhgėnjeva! Zhgėnjeva tė vetmin njeri qė diti tė mė bėnte tejet tė lumtur.
Sot isha duke menduar pikėrisht pėr kėtė. Isha nė gjendje transi. Dhe nė ēast u zhvendosa nė kohėn kur rrugėt tona u ndanė.
Mjafton vetėm njė xixė,
Qoftė edhe nga larg,
Dhe si i dehur zhvendosem nė njė botė tjetėr,
Nė njė qytet fantazmash, tė pushtuar nga hije kujtimesh,
Aty ku vazhdimisht mė ikėn nėpėr turma,
Aty ku tė ndiej se si mė pėrvidhesh nga reflektimet e xhamave.
Edhe takat e tua i shoh kudo,
Ato qė i mbathje vetėm pėr hatrin tim,
Tak... tak...
Ritėm elegant,
Simfoni e pėrkryer.
Edhe njė mijė vjet tė jetoj, askush nuk mund tė mė ketė ashtu si mė pate ti.
Ti kėtė e di,
E di se kėto fjalė shpėrthejnė nga kthinat e hirta tė zemrės sime,
Ato qė ende janė vetėm tė miat,
Aty ku ndjenjat e mia shtrihen nė pafundėsi,
Aty ku pėrgjithmonė jeton dashuria ime pėr ty,
Ajo qė i mbijeton ēdo furtune dhe tėrmeti,
E vetmja qė do ta marr me vete edhe nė botėn tjetėr.
Nuk ka gjė mė tė keqe se sa kur e zhgėnjen njė njeri qė tė dashuron.
E di se ka shumė nga ata qė nuk mėrziten pėr kėtė. Ka shumė nga ata qė mburren se e kanė zhgėnjyer dikė. E shohin si zotėsi!
Ti mos u bėj e tillė.
Mos u bėj nga ata qė mburren me zemrat qė kanė thyer.
(fragment nga "Ditar dashurie i njė shkrimtari"
Krijoni Kontakt