Duke u plakur, njeriu jo domosdoshmėrisht bėhet mė i menēur por, nė ēdo kohė, kupton vetėm kėtė: gjėrat e bukura, ato tė sinqertat, qė burojnė nga loēka e zemrės, i bėjmė vetėm pse kėtė e kėrkon shpirti ynė dhe jo domosdo pse ato i do bota! Vetėm kėshtu mund ta bėjmė botėn mė tė mirė!
Mos prano tė bėhesh si gjithė tė tjerėt. Tė pajtohesh me ato qė sheh dhe t’ia mbushėsh mendjen vetes se asgjė nuk mund tė ndryshojė.
Mos u bėj si ata qė thonė: "Tė gjithė njerėzit janė bėrė tė kėqij sot. Tė tjerėt janė tė kėqij me mua, prandaj dhe unė tani jam i mirė vetėm me veten time."
Mos u bėj as si disa tė tjerė, qė thonė: "Ti je sjellė keq me mua dhe tani unė do tė sillem keq me ty."
Kėso mendimesh, dhe tė ngjashme me to, kam dėgjuar shumė kėto ditė. Dhe kjo pėr mua ka vetėm njė kuptim: e tėra ėshtė vetėm dhimbje. Njė ndjenjė kolektive e njė zhgėnjimi tė vazhdueshėm.
Nė pamundėsi pėr tė ndryshuar diēka, ēdo ditė po mbyllemi mė shumė e mė shumė nė vetvete. Po bėhemi si ato macet e lėnduara, qė tė grithin sa herė i mbėshtet pėr muri.
Kjo ėshtė vazhdimėsi e sė keqes qė tė tjerėt bėjnė mbi ne.
Kjo ėshtė e keqja e pafund.
(A.R)
* fragment nga "Ditar dashurie i njė shkrimtari"
Nuk mund tė rri indiferent. Askush nuk mundet. Jo pėrballė njė sfide tė tillė. Jo pėrballė saj.
Njė vrull i madh vlon brenda meje. Ngjizet me shpejtėsi dhe shpėrthen.
I them vetes: "Ndal!"
Ėshtė e kotė. Njė vrull i ri merr hov pėrsėri. Kėsaj here ngjizet edhe mė shpejt. Dhe pėrsėri shpėrthen. Dhe pėrsėri, dhe pėrsėri, deri sa gjithēka ndahet copė e grimė. Shemben tė gjitha muret. Njė dhimbje therėse ma pėrshkon gjithė shpirtin. Dhimbje e trazuar me njė lumturi dehėse. Po e ndiej. Dėshira po e synon lirinė. Jam i pafuqishėm. Nuk mund ta ndal. Nuk dua ta ndal.
E shoh veten tė ndarė nė dysh. Njė njeri tjetėr, njė pėrfytyrim nga ėndrrat e zjarrta, po udhėheq brenda meje. Sado qė mendja, ajo pak qė ka ngelur nga unė, dikton kujdes, dora vazhdon tė shtyjė pėrpara. Shtyn dhe e gjen rrugėn e vet. I shpėrthen barrierat njė nga njė.
Dhe ajo nuk po mė pengon. Luan me dorėn time. Shmanget. Por nuk mė ndalon.
Diēka brenda meje, me gjysmė zėri, klith: "Ndalomė! Mos lejo tė pėrmbytem nė kėtė tundim."
I hap sytė. Dua qė ajo tė jetė e mllefosur nė mua. Dua qė ajo tė mė shikojė me inat. Por jo! Sytė e saj shkėlqejnė nė errėsirė. Janė mė tė gjallė se kurrė. Si dy toptha zjarri, qė konsumojnė gjithēka. Edhe ajo po vlonte. Po drithėronte si thupėr.
Dua tė flas, por ajo mė merr fjalėt nga goja.
"Ēfarė po ndodhė kėshtu me mua?", pėshpėriti ajo.
*fragment nga “Edith”, libėr i ri nga Albatros Rexhaj
Dua tė jem aty, kur ty tė merr gjumi. Me ty, kur ti trembesh natėn. Kur ti del nė shopping. Dua tė jem ai, qė tė ndihmon ta zgjedhėsh fustanin pėr ditėn e parė nė punėn e re. Ai, kujt i tregon pėr tė gjithė meshkujt, qė tė vardisen atėherė kur ti del me shoqe nė pub.
Ah, e dashur! Dua tė jem ai, qė tė pret kur ti del nga dushi. Ai, qė tė mbėshtjellė me peshqir. I vetmi, qė ti di tė gjitha nishanet nė trup.
Pse tė shtirem se nuk tė dėshiroj?
Tė dėshiroj afėr. Bashkė! Si njė trup i vetėm! E puthitur me mua nė ēdo cep. Harmoni ritmike! Si ēelėsi dhe dryni magjik, qė i hapen vetėm njėri tjetrit. Dua t'i mėsoj tė gjitha dihatjet e tua. Dua tė jem ai, qė e liron pafundėsinė brenda teje. Ai, para kujt nuk turpėrohesh pėr macen e egėr, qė tinėzisht grith nė dėlir. I vetmi, kujt ti ia beson tė gjithė ēmendurinė tėnde.
Mos kėrko nga unė mos tė tė dashurojė!
Mos! Sepse nuk dua ta fikė kėtė etje tė pashtershme, qė e ndiej pėr ty.
Me ty, unė jam shumė mė shumė. Andaj edhe dua tė plakem me ty. Tė ndihem i ri. I ri, deri nė frymėn e fundit.
Mos prit tė tė them: Mė fal e dashur! Mė fal pse tė dashurojė kaq shumė!
Pėr dashurinė nuk kėrkohet falje.
Si tė kėrkoj falje pėr faktin se ti mė mbush me jetė?
(A.R)
Rėndom presim qė tė kėqijat tė na vijnė nga njerėz tė huaj. E vėrteta ėshtė se njerėzit tanė, ata qė tėrė kohėn i mbajmė afėr dhe u besojmė, dinė tė na lėndojnė shumė mė poshtėrsisht. Lėndimi ėshtė edhe mė i madh kur e kupton se ata nuk ndiejnė as pikėn mė tė vogėl tė fajit apo keqardhjes.
Sonte, ndėrsa shkruaj pėr kėto gjėra, ndiej se diēka nuk ėshtė nė rregull me ty.
Ndiej luftėn tėnde jo vetėm me veten, por edhe me botėn qė nuk tė lejon as edhe tė mėrzitesh me dinjitet.
Tė gjithė tė thonė se nuk duhet tė mėrzitesh. Ndėrsa ti habitesh se si mund tė ta thonė kėtė.
Ti ke tė drejtė! Besomė se ke tė drejtė. Ngaqė tė tjerėt janė nė njė mendje, kjo nuk do tė thotė se ata dinė diēka mė shumė. Nuk mund tė dinė, sepse ata nuk janė nė lėkurėn tėnde.
Ajo pėr ēka ti je mėrzitur, tė ka pėrgjunjur. Madje tė nxjerr edhe lot.
Ēdo gjė qė tė sjell deri nė atė gjendje, aq sa tė nxjerrėsh edhe lot, ėshtė njė arsye e mjaftueshme pėr t'u mėrzitur.
Mos e fshih mėrzinė tėnde. Mos ik prej saj. Ndieje dhe, nėse ėshtė nevoja, preke edhe fundin. E kur ta prekėsh fundin, atėherė shiko anash. Aty do ta kuptosh se, edhe sikur tė duash, mė poshtė nuk mund tė shkosh. E vetmja rrugė e mbetur ėshtė kthimi lart.
Tani tregoje veten. Trego se je mė i mirė se ata qė tė sollėn deri aty.
Mjaft vajtove, sepse nė atė humnerė as vaji nuk ka mė kuptim. Ti e di se askush nuk mund t'i ndihmojė ata qė nuk arrijnė tė ndihmojnė veten.
Pėrmblidhu.
Dhimbja jote le tė jetė ajo qė do tė tė ngrejė mė kėmbė.
(A.R)
Jashtė bėn dimėr, por nė shpirtin tim rri ndezur njė flakė!
Dita i ka lėnė vend natės e nata shpejt do t’i lėrė vendin prapė ditės, por sėrish flaka do tė rrijė ndezur. Do tė rrijė ndezuri drita e kandilit, sepse nė vend tė vajit, ushqehet me shpirtin tim. Dhe kjo mė mėrzit! Mė mėrzit ngaqė e di se shpirti ėshtė i pavdekshėm e kėshtu flaka nuk do tė fiket as nė pafundėsi.
Si ėshtė e mundur qė nė kėtė botė ende ekziston dikush si ti? Dikush qė tė njeh vetėm duke ndjerė sinjalet e shpirtit? Dikush qė i bėn tė gjitha duke mos bėrė asgjė? Qė ta dhuron botėn edhe pa e kėrkuar atė?
Si ėshtė e mundur qė ti ekziston?
Si nuk nxitova dhe nuk tė gjeta mė herėt?
Pse ta ēoja dėm kėtė pjesė tė jetės qė kam jetuar deri tani?
Si jam sjellė aty pėrreth teje, por tėrė kohėn kam qenė i verbėr?
O Zot! Pse m’i dhe sytė, kur nuk mė mėsove qė tė shihja?
Sonte gjithė qenien time pėrshkon njė mall qė mund tė mbėshtjellė edhe vetė botėn. Njė mall pėr atė qė nuk e pata kurrė, por qė ēdo atom i shpirtit tim e ndien se ajo nė tė vėrtetė ka qenė gjithė kohėn kėtu.
Tiparet e saj ishin fshehur copėza-copėza, tė shpėrndara nė tė gjithė njerėzit qė mė kanė dashur. Te dikush ishin flokėt. Te dikush sytė. Te dikush tjetėr ishte buzėqeshja.
E si mund tė mos ndiej mall unė?
Si mund tė mos ndiej mall kur, pas shenjave tė tua, vrapova tėrė jetėn?
Si mund tė mos ndiej mall kur gjithēka nė jetė mė ka pėrgatitur pėr kėtė ditė? Kėtė ditė kur do tė flakja tutje koracėn e padijes dhe do tė hapja krahėt e shpirtit, qė mė nė fund edhe unė tė jetoja?
Gjithēka nė kėtė botė mund tė labėrgohet, tė thyhet e tė copėtohet. Gjithēka mund tė bėhet copė e ēikė dhe mė pas ta marrė me vete ndonjė lumė apo ndonjė erė! Gjithēka mund tė copėtohet, por malli im kurrė!
Sonte, kur mė pėrvėlon mė shumė se kurrė malli nė shpirt!
Sonte, kur aty, si nė njė betejė apokaliptike, pėrplasen gėzimi dhe mėrzia. Gėzimi qė mė nė fund tė gjeta dhe mėrzia e madhe pse u vonova!
Do tė doja qė, vetėm sonte, malli pėr ty tė ishte i thurur nga fjolla bore, sepse atėherė do tė shkrihej posa ta prekja me dorė!
Do tė shkrihej e ndoshta pastaj unė mund tė flija.
(A.R)
* fragment nga "Ditar dashurie i njė shkrimtari" - Albatros Rexhaj, Botimet DUDAJ, tani i ribotuar
Ajo mė mėsoi se tė qenit femėr ėshtė ndjenjė. Me shumė kujdes mė udhėhoqi nė botėn e fshehtė tė ėndrrave tė saj. Aty ku e zbulova se bukuria e vėrtetė nuk ėshtė vetėm imazh. Mbi tė gjitha ėshtė ndjesi. Njė sekret i fshehur, njė eliksir magjik, qė i zbulohet vetėm atij qė ėshtė i denjė..
Vetėm kur ajo ndihej e lumtur, unė mund ta shijoja bukurinė e saj. Nga njė imazh i kėndshėm, njė ngacmim i bukur pėr sytė, si me magji, ajo shndėrrohej nė njė ushqim pėr shpirtin.
Vetėm kur ajo ndihej e lumtur, unė mund tė tretesha nė sharmin magjepsės, tė fshehur nė ēdo cep tė shikimit tė saj.
Pėr njė ēast kudo kishte aromė tė njė ēmendurie tė shkallėzuar; nga ato qė vetėm adoleshentėt mund ta ndiejnė. Pasion i vrazhdė! Forcė e pastėr e natyrės nga koha kur njeriu nuk turpėrohej nga natyrshmėria e vet. Pasion qė mė pas mbillte guxim. Dhe kur kėto tė dyja ngjizeshin brenda meje atėherė isha i pamposhtur. I gatshėm pėr ēdo pėrballje. I denjė qė tė pėrmbytesha nė sensualitetin e saj.
... sensualiteti i saj!
Kjo ishte ajo pėr tė cilėn unė kisha etje. Hija e rėndė e saj, qė dehte ēdo shqisė timen. Bukuria e saj e vėrtetė, qė unė mund ta shijoja vetėm kur ajo ndihej e lumtur.
(A.R)
Albatros Rexhaj
"Ditar dashurie i njė shkrimtari"
Botime DUDAJ
***
Ribotimin e librit mund ta gjeni;
Nė Tiranė: Adrioni, Libri Universitar, TEG, Libraria ALBANIA ...
Nė Prishtinė: BUZUKU, te sheshi pėrballė caffe "Corner", Libraria TOENA te Instituti
Nė Gjakovė: Librari Tomorri
mua me duken shume vari lesht theniet e tij "filozofike", fjale boshe ne ajer pa substance qe u hidhen turmave idiote qe i presin me llapen jashte si nje qen hidhet per te kapur ate koren e bukes qe i jep i zoti.
Krijoni Kontakt