27 Ministrat e Tregtisė nė BE, hapėn rrugėn pėr negociata me SHBA-tė mbi njė marrėveshje transatlantike tė tregtisė sė lirė, raporton “Deutsche Welle”.

Vendet e BE-sė ranė dakord pas mosmarrėveshjesh tė ndryshme dhe diskutimesh tė forta, qė vazhduan pėr 11 orė me radhė, pėr pėrmbajtjen e bisedimeve tė planifikuara me SHBA-tė mbi krijimin e zonės mė tė madhe tė tregtisė sė lirė nė botė.

Franca arriti nė bisedimet nė fjalė qė tė pranohej kėrkesa e saj pėr tė pėrjashtuar nga mandati negociues i Komisionit Evropian pėr kėtė marrėveshje sektorin e industrisė audiovizuale, pra atė tė filmit, tė muzikės dhe mediave tė tjera.
Franca e kishte kushtėzuar miratimin e saj pėr kėtė marrėveshje nga pėrjashtimi i kėtij sektori sepse ka frikė se kjo mund tė ketė disavantazhe pėr mbėshtetjen e sektorit tė kulturės si p.sh. pėrmes subvencionimit tė filmave.

Shumica e anėtarėve tė tjerė tė BE-sė, pėrfshirė Gjermaninė dhe Mbretėrinė e Bashkuar, arritėn nga ana tjetėr qė Komisioni Evropian tė mund tė propozojė pėrsėri gjatė negociatave qė ky sektor kulturor tė pėrfshihet sėrish nė to.
Njė gjė e tillė do tė jetė e mundur vetėm nė rast se vendimi merret unanim. Ministri irlandez i Ekonomisė Richard Bruton njoftoi nė njė konferencė pėr shtyp nė lidhje me marrėveshjen e arritur nėn drejtimin e tij si kryetar i radhės i Kėshillit.
Ministrja franceze e Tregtisė Nicole Bric tha se tani ėshtė shkruar e zezė nė tė bardhė qė sektori audiovizual, si filmat, televizioni, interneti dhe mediat do tė pėrjashtohet nga negociatat.

"Ne jemi tė kėnaqur, por unė nuk dua tė flas pėr njė fitore," tha ajo. Ajo tha se gjatė bisedimeve kishte pasur pėrshtypjen se disa palė kishin negociuar direkt me SHBA.