Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: A. Moisiu: Priftërinjtë ortodoksë në Shqipëri predikojnë në greqisht

    Bitte
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shko e pyete gjeneralin se cfare mendon per hoxhen kur del e kendon ne arabisht ne minarete e Shqiperise e na thuaj cfare do te te thote. Une besoj se do te te thote: "No comment!" Eshte me e lehte te ofendosh e shpifesh ndaj orthodhokseve te urte, se sa ndaj muslimaneve.

    Albo

    Albo, shkrimi yt drejtuar mua, eshte pak a shume i pakuptueshem. Me quan mua shpifes e ofendues apo me tregon mua ashtu pergjithesisht se eshte leht te shpifet e ofendohet ndaj ortodokseve, se sa myslimaneve...pra ne pergjithesi nga cdokush qe, per arsye te caktuara, e bene ate (ofendimin dhe shpifjen)?
    Shpifje dhe ofendime po behen nga te gjitha anet, i nderuar. Por sa jane te qendrueshme, te arsyeshme apo edhe te argumentara?
    Kur dikush kritikon dikend, une mendoj, se kritikuesi me se paku qe duhet te kete, jane argumentet logjike. Edhe une ne kete rast, reagova, duke kerkuar detaje me te hollesishme lidhur me meshen ne gjuhen greke, se kush e bene kete? Ata shqiptar te minoritarizuar ne grek apo minoritaret e mirefillte grek? Lexo edhe njeher postimin tim.
    Dhe pikerisht ky detaj qe kerkova une do te jipte nje shpjegim me te qart lidhur me deklaraten e Moisiut.
    Eshte veshtire te pergjigjet ndokush ne kete pyetje?

  2. #42
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: A. Moisiu: Priftërinjtë ortodoksë në Shqipëri predikojnë në greqisht

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Marku & Co le te sulmoje kishen dhe kryepeshkopin sa te duan,por nqs se ne jemi ne rregull,asgje nuk ka per ta gjetur kishen,madje me sulmet e tyra aq me shume na afrojne me kishen dhe krypeshkopin,mos harro se ne kemi timonier te varkes sone Zotin dhe Zoti nuk e le kur varken te mbytet...
    Ski vella vet u keni jep material, normal se ju sulmojne se e keni bere kontradikte fene orthodokse. pse spo me sulmojne mua qe 70% i kam kontra feve e ndoshta 2-4 veta me sulmojne e etiketojne (p.sh. ketu ne forum) por te tjeret jo?!
    Kjo logjike nuk shkon i nderuar pasi nuk behet asgje per inati te dikujt tjeter. Kjo cka po thoni ka logjike vetem si otodoks sikur ajo cka thone disa myslimane ka logjike vetem ne islam. Jo vella duhet te shikohen mire gjerat para se te perkrahim a kundershtojme dicka. Pershendetje

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: A. Moisiu: Priftërinjtë ortodoksë në Shqipëri predikojnë në greqisht

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ski vella vet u keni jep material, normal se ju sulmojne se e keni bere kontradikte fene orthodokse. pse spo me sulmojne mua qe 70% i kam kontra feve e ndoshta 2-4 veta me sulmojne e etiketojne (p.sh. ketu ne forum) por te tjeret jo?!
    Kjo logjike nuk shkon i nderuar pasi nuk behet asgje per inati te dikujt tjeter. Kjo cka po thoni ka logjike vetem si otodoks sikur ajo cka thone disa myslimane ka logjike vetem ne islam. Jo vella duhet te shikohen mire gjerat para se te perkrahim a kundershtojme dicka. Pershendetje
    Jo o vella jo,keta qe sulmojne nuk e kane me besimin tone,e kane me politiken dhe ngaterojne qellimisht kishen me ceshtje politike.E lidhin kishen dhe drejtuesin e saj me shtetin nga ai vjen qe ndoshta ndaj nesh nuk eshte edhe aq dashamires.Si mund te jete pengues per nje besimtar nje shtetas qe vetem ka bere mire per kishen ortodokse,ka ndertuar kisha,ka dorezuar mbi 150 prifterinj shqiptare dhe sulmohet vetem sepse eshte grek,po atehere ne nuk duhet ti besojme Krishtit sepse ai nuk ishte shqiptar por ishte hebre??!!!
    Respekte

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: A. Moisiu: Priftërinjtë ortodoksë në Shqipëri predikojnë në greqisht

    Nuk duhet te diskutohet per asgje per cfare thuhet nga artikulli. Gazeta thote se ai thote por nuk permend asnje emer prifti, keshtu qe kjo bie poshte dhe nuk ka vend per diskutime. Ata qe duan te diskutojne me akuze pa emra sna mbetet gje tjeter t'i leme ne meshiren e Perendise.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: A. Moisiu: Priftërinjtë ortodoksë në Shqipëri predikojnë në greqisht

    Kisha Ortodokse: Meshat bëhen shqip, përveç zonave minoritare

    Nuk jepen mesha në gjuhë të huaj në kishat shqiptare, përveç zonave ku ka minoritarë". Kjo ka qenë përgjigjja që i ka dhënë Kisha Ortodokse pyetjes së "Gazeta Shqiptare", pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu dhe Kozara Katit. Këta të fundit, u shprehën javën e kaluar se në disa kisha në jug të vendit, siç është ajo e Labovës së Kryqit në Gjirokastër, mesha mbahet në greqisht. "Ka disa pakujdesi në kisha. Në disa raste, shërbimet fetare mbahen në gjuhën greke, kur duhen mbajtur në gjuhën shqipe. A nuk është Bibla shqip? Unë mendoj se për të kuptuar gjuhën e Zotit, lutjet duhen thënë në gjuhën amtare, që ta kuptojnë të gjithë, sepse nuk di tjetri as arabisht, as rumanisht", - do të shprehej Moisiu. Ndërsa Kozara Kati, deklaroi se kisha e Labovës nuk ka prift dhe për meshën vjen një i tillë nga Gjirokastra. "Ndihem keq kur prifti që vjen i lexon psalmet në gjuhën greke. Ajo nuk është kishë greke, është kishë shqiptare, autoktone. Prifti që vjen është shqiptar, dhe unë ia kam thënë që duhet t'i lexojë psalmet shqip", - theksoi ajo. Teksa e konsideruan këtë të pafalshme, Moisiu dhe Kati kërkuan me ngulm që për këtë problem të gjendej një zgjidhje. Interesimit të "GSH" në KOASH, i është përgjigjur Thoma Dhima, zëdhënës i saj.
    Reagimi
    "Liturgjia hyjnore dhe të gjitha shërbesat në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë bëhen në gjuhën shqipe. Përjashtim bëjnë vetëm kishat që u shërbejnë minoriteteve, ku bëhen sipas gjuhës përkatëse amtare", - ka thënë Dhima. Sipas tij, në zonat minoritare përfshihen ato të Mitropolisë së Korçës: Liqenas dhe Prespë; ato të Mitropolisë së Gjirokastrës: zona e Dropullit - të dyja këto zona të minoriteteve greke, dhe Vraka, që është në afërsi të Shkodrës, ku ka minoritet sllav. "Në të gjitha kishat e tjera, pra dhe në Labovën e Kryqit, shërbesat bëhen në gjuhën shqipe", - ka theksuar Dhima.
    Ndërsa sa i takon liturgjisë në gjuhën shqipe, zëdhënësi i KOASH, tha se pyetja për tekstet orthodokse në gjuhën shqipe duket e çuditshme. "Ungjilli është përkthyer në shqip që në shekullin XIX, dhe versionit mjeshtëror të Konstandin Kristoforidhit, që është Ungjilli i përdorur nga KOASH, i janë bërë herë pas here vetëm përshtatje me standardet e reja gjuhësore. Ai gjendet në botime cilësore, si në kisha, ashtu edhe në shtëpitë e besimtarëve ortodoksë", - deklaroi Dhima. Ai shton se librat kryesorë të shërbesave u përkthyen nga Imzot Theofani (Noli), që një shekull më parë dhe kanë qenë baza për shërbesat në të gjitha kishat.
    "Përkthimi dhe plotësimi i teksteve liturgjike dhe teologjike është bërë në vazhdimësi nga Kisha jonë që nga vitet '20 e deri më sot, si një domosdoshmëri e lidhur me shërbesën e saj. Ky proces është përshpejtuar që nga rifitimi i lirisë fetare dhe që nga viti 1992 Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë mbi 100 botime e ribotime cilësore e luksoze në shqip të Ungjillit, librave të shërbesave, teksteve bazë teologjike, mësimeve fetare për të gjitha moshat etj. Këtë e di çdo besimtar që vjen në kishë", - tha zëdhënësi, në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. "Kishat e arbëreshëve të Italisë, që janë nën juridiksionin e Kishës Katolike dhe ku Liturgjia Hyjnore kryhet në greqisht, shqip dhe italisht, për pjesën në shqip përdorin tekstet e përkthyera ndër vite të Kishës sonë", - përfundoi ai.
    Balkanweb

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2011
    Postime
    30

    Për: A. Moisiu: Priftërinjtë ortodoksë në Shqipëri predikojnë në greqisht

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    I nderuar Sami. Sikur te krishteret ta kishin kete themel qe kane Muslimanet (qe lutjen e bejne vetem ne arabisht) nuk do dilte Moisiu dhe te fliste per gomarlleqe. Muslimanet bejne nje lutje kudoqofshin ne Kine, Mozambik. Arabi apo ne Shqiperi dhe cdokush e kupton se per c'fare behet fjale. Ky eshte unitet dhe jo minoritarizim sic e kupton ti. Imagjino sikur te detyrohesh te shkosh e te jetosh diku ku nuk e flet gjuhen e atij populli. Ata do faleshin dhe ti qe do i shkoje nga mbrapa si robot pa e kuptuar qellimin dhe domethenien e asaj faljeje. Adhurimi ndaj zotit eshte unik dhe i perbashket nderkohe qe ne jeten tende nuk te detyron kush te flasesh arabisht.
    Nje te djele ne kishen tone ishte imzon Andoni . Pas meshes u grumbulluam dhe zhvilluam bisede te lire me pyetje ,pergjigje , verejtje ,sugjerime kujtime etj......Burra e gra vec shqip dinim dhe flisnim . Njera nga pyetjet sugjerim ishte "sikur te mbaheshin edhe meshat ne arabisht" sic ben hoxha ne xhami nuk do na shante kush .?!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •