Mentaliteti yt eshte mentaliteti i atij femijes qe kur zihet dhe e kercenojne shoket me te medhenj ne moshe, kerkon ndihmen e vellezerve apo kusherinjve me te medhenj ne moshe qe ta mbrojne. Kur femija rritet e behet burre, ai e kupton qe duhet t'i dale vete zot vetes, nuk mund te mbeshtetet me tek ndihma e te tjereve. Edhe pse festuam 100 vjet pavaresi si shtet, mentaliteti qe ata shqiptaret ne Maqedoni apo ti ne forum deshmoni, eshte mentaliteti i vasalitetit, varesise. Si mund te ekzistojme ne si popull pa Turqine? Ashtu sic kemi ekzistuar per 100 vjet. Pavaresine e saj Shqiperia nuk ia ka borxh asnje populli apo shteti ne bote. Ashtu sic askujt nuk i behet vone per interesat shqiptare ashtu sic u behet shqiptareve. Sa me pare ta mesoni kete gje, aq me mire per ju, aq me mire edhe per vendin ku jetoni, Shqiperine. Shqiperia eshte e pavarur kur ne te jetojne njerez te lire, jo njerez qe akoma jetojne me mentalitetin e vasalit te Sulltanit.
Gjeja tjeter qe ti ben te qarte me ate fjaline qe ke shkruar me lart eshte se per ty, Erdogani eshte shteti turk dhe Turqia. Turqi = Erdogan. Turqia eshte Republike parlamentare, ka nje shtet, nje president, ka edhe qytetare qe dalin e votojne e protestojne. Kane me shume se dy jave qe protestojne ne rruget e Ankarase se nuk duan qe Turqia te kthehet nga nje republike parlamentare ne nje republike Islamike e te Madherishmit Erdogan qe fle e shikon enderra me sulltane. Turqit ne rruget e Ankarase mbrojne lirite dhe te drejtat e tyre duke mos lejuar qe te neperkemben nga diktati i dhunshem i nje njeriu qe po mundohet ti imponoje nje populli te tere mentalitetin e vete islamik. Kurse shqiptaret muslimane te Maqedonise, qe dalin e protestojne ne mbeshtetje te Erdoganit, bejne te njejten gje qe bene shqiptaret muslimane te Kosoves ne 1911 me Sulltan Abdyl Hamidin. Kur pushtetit te Sulltanit po i vinte fundi dhe forcat "reformatore" te turqve te rinj po merrnin pushtetin, ai shkoi ne Kosove mes idhtareve te tij qe i bene nje pritje madheshtore, qe nuk ia benin banoret e Stambollit. Kjo ishte menyra e tij per ti treguar gjithe kundershtareve te tij politike ne Stamboll: une mund te mos kem shume mbeshtetje e pushtet ne Stamboll, por kam mbeshtetje e pushtet mbi shqiptaret e mi besnike!
100 vjet me pas, shqiptaret jane po aq te asimiluar me kulturen osmane si 100 vjet me pare. Nuk gjejme kohe qe te dalim te nderojme vendosjen e bustit te Nene Terezes ne Shkup, por gjejme kohe te mbeshtesim Sulltanin e Madherishem Erdogan!
Albo
Krijoni Kontakt