Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Evropa ka mbi 137 milionë muslimanë

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Edhe Krishterimi po ritet ne zona ku nuk ka qene me pare si ne Afrike psh.Nuk meret si prove pranimi i nje feje nga nje numer i caktuar besimtaresh.Psh sot ne bote jane mbi 1 miljarde hindu,nuk eshte kjo prove se qenka fe e vertete.Edhe budizmi po praktikohet nga shume Europiane sot,as kjo nuk eshte deshmi vertetesie.
    Po eshte e vertete qe Krishterimi rritet ne vendet e kolonizuara te saj ne Afriken e Jugut ! Pse nuk po rritet ne vendin ku kane filluar fete ??? ! Vendet ku e kane BAZEN kryesore fete eshte ISLAMI i pranishem me shekuj , dhe konvertimi ne keto vende qe jane me rendesi fetare , Krishterizmi spo pa rritje hmmm ! Por vetem ne vende te varfera si Afrika Jugore . Kurse Islami ka filluar perhapjen ne Qender te Vatikanit ne Itali me 2 milion simbas statistikave te CIA-se , kurse ne pergjethesi ne Evrop simbas Antiproanti qe i llogariti pa Turqin dhe pa Russin aty dikund me 15 - 20 milione evropian . Kur qytetaret e Evropes e pranojn ISLAMIN nuk ka cka te diskutojm me Korca 123 ! Feja e Krishtere ne vedet Islame spo mundet te kete me miliona konvertime si Islami !? te tregon ky fakt ndonje gje ty ??? Edhe ne ato vende ku ka konvertime Krishterizmi si ne Afrike apo ne Kine , me prezentimin e ISLAMIT , ne ato vende , serishe do te kete konvertime sepse ISLAMI eshte E VERTETA .

    Sot ne 2013 , jetojn ne Bote 1.6 miliard musliman , s'mund ta mohoj askush kete fakt . Sepse Krishterimi eshte para Islamit 700 vite , para se te paraqitet Islami .

    Ti i permendi Hindut , po ata te nje fisi jane ore djale heheheh , ata te gjithe kusheri jane ndermjet vete ! E muslimanet e perhapur ne 4 anet e Botes i bashkon vetem Feja . Luan rol shume edhe numri i besimtareve , sepse po te ishte Fe e rreme ISLAMI si shkruan ne Bibel per Fene tone , kaq shume besimtar sot ne shek.21 nuk do te kishte !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Evropa ka mbi 137 milionë muslimanë

    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Une momentalisht prej Kosove po shkruj. 90% e praktikuseve jane te rinje? papapa more mos ke ngaterru me fshatin tend, mbase ashtu gjithe qenkeni. Une ketu afer qytetit kam 2 xhami dhe vetem 90% pleq shoh ndersa aty perreth jane mbi 10 kafiteri dhe te mbushur me te rinje qe as tavolina te lire nuk gjen dot.
    Mos flit per nje vend dhe ti pergjithesojsh te gjitha qytetet e Kosoves . Ne Qyetetin ku jam une , para lufte ska patur Xhami fare , e tani mbas lufte xhematin spo e nxen Xhamia , eshte zgjeruar edhe njehere Xhamia por prap eshte e vogel per Xhematlit e Qyetetit tim . Ky fkat tregon se njerezit ja kane filluar ta praktikojne fene e tyre tradicionale si po e quan ti !

    Vetem shko ne Prishtine dhe shiko kusha jane ata qe falen sot ne Xhamia dhe e kupton realitetin ?

    .
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Ore ki edhe plot musliman qe jane konvertu ne katolik e ortodoks ose ndonje fe tjeter. Thjeshte e kane gjetur aty veten me perrallat qe kane lexuar dhe asgje tjeter.
    Fol me fakte , lere plote e paket ! Askush spo e mohon qe konvertohen ne cdo fe besimtaret . Por , ne Evrop ke me miliona Evropian , e kurse ne Arabi ku eshte Qabja dhe ku jane vendet Arabe nuk eshte njejta gje si ne Evrop .
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin

    Eshte e kunderta, para lufte sa njeri bente namaz, njoh une shume prej tyre qe sot nuk bejne namaz. Por dallimi nga lufta eshte, se ne Kosove nje element i vogel i huaj nga arabia qe po e felliiqin fene tradicionale islame shqiptare. Kete e thote edhe vet kryemuftiu i Kosoves.
    Paramendo ne shkollat e Kosoves nuk lejohen shamite, para luftes kete problem se keni pasur, ti ende po enderron qe islami po fuqizohet. Nuk je kerka me realitetin. Ti nuk po e din si jetohet ne Kosove e po pretendon per Evrope.
    ISLAMI eshte Nje . Nuk ka fe tradicionale e moderne , po eshte mire psh te mesojm dicka per fene tone qe jem si besimtar .

    Nuk e di prej ciles ane te Kosoves je , vetem nga rrethina nga vie une qyeteti Xhami nuk ka pasur fare para luftes , vetem kishe ka pasur . Mbas lufte eshte ndertaura Xhamia , dhe po e njejta Xhami eshte dashur te zgjerohet per here te dyte , por prap nuk po i nxen Xhematin sa jane ne numer . Ashtu edhe ne Fshatin tim , para lufte vetem Xhumaja eshte falur . Tani 5 namazet falen aty .

    Ti vetem shko ne Qyetet te medhaja dhe e kupton realitetin i nderuar .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Evropa ka mbi 137 milionë muslimanë

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Antiproanti , Mbrenda 100 viteve (dhe s'besoj qe do te shkon aq gjate ..) Evropa do te jete ISLAME ne Pergjethesi ! Edhe pse Islamofobeve nuk i pelqen ky fakt , por kjo eshte vetem per te miren e tyre . Sepse a ka me mire se njerezit ti besojn Zotit te vete te gjithe dhe te bejne jeten ne Harmoni me Ligjin e Zotit !
    2011 ne Evrope jetonin rreth 45 milione musliman apo rreth 6%. Ne vitin 2030 llogaritet te kete diku rreth 58 milione musliman ne Evrope apo 8% ...

    Dhe edhe muslimanet qe jetojne ne Evrope, sidomos gjeneratat e ardhshme, nuk rriten sikur gjeneratat e kaluara. Shumica ju pershtaten kushteve socio-ekonomike te shteteve ku jetojne dhe punojen. Prandaj, nje musliman i cili ne Pakistan do ti kishte 5-15 femije, ne Gjermani, Belgjike, Austri etj. te viteve 2020, 2030, 2040... do ti kete mesatarisht (me se shumti) 2-3.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Evropa ka mbi 137 milionë muslimanë

    te gjithe myslimanet e evropes rrojne ne mizerje te plote
    u shtofshin myslimanet qe ti shtohet pasuria kristianeve.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Evropa ka mbi 137 milionë muslimanë

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Po eshte e vertete qe Krishterimi rritet ne vendet e kolonizuara te saj ne Afriken e Jugut ! Pse nuk po rritet ne vendin ku kane filluar fete ??? ! Vendet ku e kane BAZEN kryesore fete eshte ISLAMI i pranishem me shekuj , dhe konvertimi ne keto vende qe jane me rendesi fetare , Krishterizmi spo pa rritje hmmm ! Por vetem ne vende te varfera si Afrika Jugore . Kurse Islami ka filluar perhapjen ne Qender te Vatikanit ne Itali me 2 milion simbas statistikave te CIA-se , kurse ne pergjethesi ne Evrop simbas Antiproanti qe i llogariti pa Turqin dhe pa Russin aty dikund me 15 - 20 milione evropian . Kur qytetaret e Evropes e pranojn ISLAMIN nuk ka cka te diskutojm me Korca 123 ! Feja e Krishtere ne vedet Islame spo mundet te kete me miliona konvertime si Islami !? te tregon ky fakt ndonje gje ty ??? Edhe ne ato vende ku ka konvertime Krishterizmi si ne Afrike apo ne Kine , me prezentimin e ISLAMIT , ne ato vende , serishe do te kete konvertime sepse ISLAMI eshte E VERTETA .

    Sot ne 2013 , jetojn ne Bote 1.6 miliard musliman , s'mund ta mohoj askush kete fakt . Sepse Krishterimi eshte para Islamit 700 vite , para se te paraqitet Islami .

    Ti i permendi Hindut , po ata te nje fisi jane ore djale heheheh , ata te gjithe kusheri jane ndermjet vete ! E muslimanet e perhapur ne 4 anet e Botes i bashkon vetem Feja . Luan rol shume edhe numri i besimtareve , sepse po te ishte Fe e rreme ISLAMI si shkruan ne Bibel per Fene tone , kaq shume besimtar sot ne shek.21 nuk do te kishte !
    Krishterimi ka 20 shekuj qe eshte feja me e madhe dhe me e perhapur ne bote,por nuk thote njeri se kjo eshte deshmi vertetesie.
    Nqs se ata qe jane bere muslimane,behen njerez me te mire,atehere hallall ju qofte,nqs perhapin paqe,miresi,dashuri,bravo ju qofte.Keshtu behet krahasimi.
    Ne bibel thuhet,"do ti dalloni nga frytet se kush vjen nga perendia",keshtu mendoj edhe une,ai qe ben vepra te mira,paqe,ndihme per nevojtaret ai eshte nga Perendia.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Evropa ka mbi 137 milionë muslimanë

    Po mire Greqise pse i bijen kaq pak myslimane kur vetem shqiptaret qe jetojne atje jan mbi 500.000?

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Evropa ka mbi 137 milionë muslimanë

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Po mire Greqise pse i bijen kaq pak myslimane kur vetem shqiptaret qe jetojne atje jan mbi 500.000?
    Nuk mund te jene 100 % te sakta shifrat TilVolioR . Se nese vetem Shqiptar jane 500.000 , po Greket , po Turqit po te tjeret ........
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Evropa ka mbi 137 milionë muslimanë


    Përhapja e Islamit në Evropë dhe Amerikë


    Autor: Mr. Ajni Sinani


    “Por Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket. Dhe mjerë për ju, për atë që ia përshkruani (Allahut).” (El Enbija: 18)


    "Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë një krahinë e Islamit, një koloni e Islamit." - ka deklaruar Oriana Fallaci në librin e saj: “La Forza della Ragione”, ose "Forca e Arsyes." Dhe sipas Daniel Pipes, gazetarja e njohur italiane ka të drejtë, sepse: Krishterizmi në kështjellën e tij të lashtë në Evropës është duke i hapur shpejt udhë Islamit. Pipes vlerëson se dy faktorë kryesisht kontribuojnë në këtë ndryshim që mund ta tronditin botën:

    1. Mplakja e krishterizmit
    Evropa si një shoqëri post-krishtere, po e pakëson gjithnjë e më shumë lidhjen me traditën dhe vlerat e saj historike. Numri i besimtarëve të krishterë të devotshëm është ulur në dy gjeneratat e fundit deri në atë pikë sa që disa vëzhgues e kanë quajtur Evropën "Kontinenti i errët." Tashmë, analistët vlerësojnë se xhamitë çdo javë në Britani kanë më shumë besimtarë se Kisha e Anglisë.

    2. Rënia e numrit të lindjeve
    Pakësimi i popullatës indogjene evropiane. Sipas statistikave të Bashkimit Evropian, përqindja e nevojshme për të ruajtur popullsia e tanishme në Evropë kërkon një normë prej 2,1 lindje për grua, ndërsa raporti aktual është 1,5 dhe ky është në rënie.
    Studimi tregon se popullsia e Evropës do të bjerë prej 375 milionë në 275 në vitin 2075 nëse nuk vazhdojnë migrimet në vendet evropiane. Si rrjedhim BE-ja ka nevojë për 1.6 milionë emigrantë në vit për të mbajtur një ekuilibër mes qytetarëve të punësuar dhe pensionistëve. Por tani, ajo ka nevojë për 13 milion e pesëqind mijë emigrantë për të zgjidhur mungesën gjatë viteve të shkuara.
    Prandaj, Islami dhe muslimanët vijnë për të mbushur këtë boshllëk. Ndërsa Krishterizmi po lëkundet, Islami është i fuqishëm, i sigurt dhe çan përpara.
    Ndërkohë që po bie numri i evropianëve për shkak të moshës së vjetër, po shtohet numri i muslimanëve që martohen në moshë të re. Pesë për qind të BE-së, ose rreth 20 milionë njerëz, e konsiderojnë veten muslimanë, dhe nëse gjërat vazhdojnë siç janë përqindja do të arrijë 10 për qind në vitin 2020.
    Në qoftë se jo-muslimanët largohen, ka gjasa që Kontinenti Evropian gjatë dekadave të bëhet me shumicë muslimane.
    Shih: http://www.danielpipes.org/1796/muslim-europe

    Fushata denigruese
    Statistikat e kohëve të fundit konfirmojnë se përpjekjet për të shtrembëruar përfytyrimin e Islamit dhe muslimanëve dhe ndërtimin e një imazhi të keq kanë dështuar, sepse Islami është feja që ka përhapjen më të madhe në Evropë dhe Amerikë.
    Një sondazhi i kryer nga qendra e anketave, Instituti Gallup në vitin 2008 për hulumtimin e opinionit publik në Amerikë, tregon se Islami nuk nënkupton ekstremizmin dhe as anti-amerikanizmin. Ky studim, që ka zgjatur 6 vjet dhe ka përfshirë 40 vende, ka provuar se 93% e muslimanëve të botës janë të moderuar dhe vetëm 7% prej tyre janë militantë.
    Një studim tjetër që ka bërë Gallup tregon se shumica e muslimanëve në të tre vendet më të mëdha evropiane: Britani, Francë dhe Gjermani e konsiderojnë veten se i përkasin vendeve përkatëse dhe angazhohen gjithnjë e më shumë për t’u integruar duke i konsideruar ato si shtete primare të tyre. Sipas këtij studimi numri i muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më shumë se gjashtë milionë (2.5%) dhe Islami është një prej pesë feve të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Shih: http://www.moheet.com/show_files.aspx?fid=207514

    Çdo vit, në SHBA, Islamin e pranojnë 19.000 deri në 20.000 vetë.
    Shih: http://www.hadielislam.com/arabic/in...ticle&id=29611
    Studimi nënvizon se popullsia e muslimanëve në botë është bërë 20% dhe pritet dyfishimi i numrit të muslimanëve deri në vitin 2015, kurse numri i jomuslimanëve do të pakësohet me 3 dhe 5%. Imzot Vittorio Formenti, i cili ka hartuar vjetarin e statistikave të Vatikanit për 2008, ka thënë se muslimanët përbëjnë 19,2 për qind te popullsisë së botës, kurse katolikët 17,4 për qind. Formenti, në një intervistë për gazetën e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, është shprehur se: "Për herë të parë në historinë e re nuk jemi më në pjesën e sipërme”, duke thënë se të dhënat i referohen vitit 2006.
    Shih: Muslims more numerous than Catholics: http://uk.reuters.com/article/idUKL3068682420080330.

    Franca
    Në një studim të përgatitur nga Ministria e Brendshme Franceze thuhet se 3600 persona në vit konvertohen në Islam. Ky studim konfirmon se muslimanët francezë janë të rregullt dhe janë të rralla krimet në mesin e tyre. Statistikat tregojnë se në Francë ka 2300 xhami dhe 7 milionë muslimanë. Islami është feja e dytë pas Krishterizmit. Pritet që në vitin 2025 muslimanët të përfaqësojnë një të katërtën e popullsisë së Francës. Sipas këtyre pritjeve, muslimanët do të përbëjnë 20% të popullsisë të Evropës në vitin 2050.

    Belgjika
    Gazeta franceze "La Figaro" citon Olef Sarfin, profesorin e sociologjisë, në universitetin Katolik në Loven, të ketë thënë: "Një e treta e banorëve të Brukselit momentalisht janë muslimanë, kurse, sipas parashikimeve, muslimanët në këtë vend brenda pesëmbëdhjetë deri njëzet vitesh do të bëhen shumicë për shkak të lindshmërisë së madhe që kanë". Sipas studimit të gazetës "La Libre Belgique" një e treta e popullsisë së Brukselit tani janë muslimanë. Brenda njëzet viteve të ardhshme feja islame do të bëhet feja e parë në kryeqytetin belg, Bruksel, kurse emri Muhamed është në majë të listës së emrave më të regjistruar që nga viti 2001.
    shih: http://www.forumivirtual.com/.../932...rë-në-Bruksel?

    Danimarka dhe Holanda
    Në Danimarkë, që nga 13 shkurti 2008 kur u botuan karikatura blasfemuese kundër të Dërguarit të Zotit, Muhammedit a.s., gazeta daneze "Politiken" shkruan se numri i danezëve që konvertohet në Islam po rritet ditë pas dite. Nuk ka ditë që nuk ka të konvertuar në Islam. Sipas kësaj gazete, numri i personave të cilët e kanë pranuar Islamin, që nga publikimi i karikaturave, i tejkalon pesë mijë danezë.
    Pas publikimit të karikaturave në bibliotekat e Amsterdamit ka pasur një pjesëmarrje të madhe në blerjen e Kur’anit të përkthyer në gjuhën holandeze dhe kjo ka çuar në sosjen e tyre në tregjet lokale. Në anën tjetër janë thyer shpresat e deputetit holandez Wilders Gert të filmit “Fitna”, sepse pas shfaqjes së filmit të tij brenda një jave tre holandezë kanë pranuar Islamin.

    Britania
    Britania e ka larguar nga përdorimi termin ‘terrorizëm islamik’, duke përdorur vetëm fjalën terrorizëm. Sheriati Islamik ka filluar të tërheqë shumë britanikë, prandaj Kryepeshkopi i Kantëbërit, Rowan Williams ka thënë për BBC se besonte se kishte vend për një adoptim konstruktiv të disa aspekteve të ligjit musliman, siç janë ato që kanë të bëjnë me çështjet financiare dhe ato që lidhen me martesat. Shih: http://www.voanews.com
    Madje ai i ka falënderuar muslimanët britanikë për shkak të kthimit të religjionit dhe të etikës në jetën publike. Sondazhet tregojnë se 82% e muslimanëve në Britani i besojnë qeverisë dhe i përkasin Britanisë.
    Gjithashtu "Daily Telegraph" ka zbuluar se në mars 2008 numri i besimtarëve që shkojnë në xhamitë e Britanisë e tejkalon numrin e atyre që shkojnë në kishat e Anglisë dhe Uellsit. Ajo thekson se nëse vazhdojnë këto trende, deri në vitin 2020, numri i të krishterëve që do të marrë pjesë në lutjet e së dielës do të bjerë në 678.000, ndërkaq numri i muslimanëve që falin namazin e të premtes në vitin 2020 do të rritet në 683.000.

    Gjermania
    Gazeta e përditshme gjermane, "Die Welt", thotë se Islami po përhapet në Gjermani gjithnjë e më shumë. Sipas informacioneve të sigurta ajo thekson se ekziston një plan për të ndërtuar 120 xhami shtese në Gjermani. Statistikat e fundit tregojnë se popullsia muslimane në Gjermani është në rritje. Por nuk ka statistika zyrtare për këtë.
    Sipas statistikave të qeverisë gjermane në Gjermani ka 206 xhami. Ndërsa Qendra islamike në Gjermani ka thënë se janë ndërtuar vetëm 180 xhami me leje zyrtare nga Qeveria Gjermane. Por ka shumë mesxhide që i përdorin muslimanët për namaz, në katet e poshtme të ndërtesave, në restorante dhe dyqane private.

    Suedia
    Në një konferencë shtypi në Institutin Suedez në Aleksandri, në një goditje për anti-muslimanët, delegacioni i muslimanëve të Rinisë të Suedisë ka njoftuar se 15.000 suedezë, mes moshës 20 dhe 40 vjeçare, kanë pranuar fenë islame pas krizës së karikaturave blasfemuese të 2008-tës ndaj Muhammedit a.s.
    Një raport i përgatitur nga Qendra Islamike në kryeqytetin suedez, Stokholm, njofton gjithashtu se Islami është bërë feja e dytë në Suedi pas besimit të krishterë dhe kjo është arsyeja pse qeveria suedeze e ka njohur Islamin dhe ka vendosur që ai të mësohet në shkollat publike.
    Numri i muslimanëve tani në Suedi është më shumë se 120.000 muslimanë dhe Islami përhapet pavarësisht nga mungesa e publicitetit dhe propagandës së mjaftueshme të tij nga ana e muslimanëve. Islami po përhapet në veçanti në mesin e grave akademike dhe universitare. Kjo dëshmon respektin që tregon Islami për gratë dhe statusin e denjë dhe të natyrshëm që ai ia njeh femrës.

    Spanjë
    Në Spanjë, kryetari i Shoqatës Islame në territorin e "Katalonias", një ndër rajonet më të pasura të Spanjës veri-lindore, sipas revistës, "Akideti - besimi im", thotë se "konvertimet në Islam bëhen përkundër fushatave negative ndaj Islamit që zhvillohen në gazetat dhe mediat perëndimore."
    Ky konvertim vazhdon pa marrë parasysh ndikimin e këtyre fushatave: “Edhe pse është e dukshme se është më lehtë për tu kthyer në budizëm, katalonasit zgjedhin Islamin." Shoqata Islame vlerëson se në Islam kanë kaluar 3 mijë deri në 4 mijë katalonas.
    Por, gjithashtu, vlerësohet se: "Këto shifra nuk reflektojnë realitetin. Numri i vërtetë mund të jetë më i madh se sa reklamohet." Numri i muslimanëve në Spanjë është më shumë se një milion e gjysmë, sipas statistikave gjysmëzyrtare. Kurse qeveria spanjolle vlerëson se numri i muslimanëve është nga 800.000 deri në një milion.
    Të dhënat janë marrë nga shkrimi, Ihsaat Garbie: Intisharul Islam fi Evrupa ve Amerika ragme hamelat et teshvih. Shih: http://www.moheet.com/show_files.aspx?fid=207514
    Sipas disave, përhapja e Islamit në Evropë ka arritur në një shkallë që sfidon identitetin e krishterë të Evropës, e cila e sheh veten si bastion të krishterizmit. Kishat në Evropë, po braktisen dhe po ofrohen për shitje. Shumica e kishave që shiten blihen nga muslimanët dhe shndërrohen në xhami, duke nxitur alarmimin e klerikëve të krishterë.
    Prandaj nuk është rastësi gjithë ajo fushatë fyese ndaj Islamit dhe Pejgamberit (paqja e Zotit qoftë mbi të), duke përfshirë karikaturat në Danimarkë dhe në shumë vende të tjera në Evropë, si edhe fjalët e Papës se Islami është përhapur me dhunë.
    Por a do të ndikojë ky sulm mbi përhapjen e Islamit? Përgjigja është ‘po’, sepse sulmi mbi Islamin po i nxit evropianët që ta njohin dhe të mësojnë për Islamin. Si rrjedhim, shitja e librave islame ka parë një rritje të madhe gjatë viteve të fundit. Dhe, në këtë mënyrë, armiqtë e Islamit kontribuojnë në përhapjen e tij.
    Shumë miliarda dollarë që shpenzon Kisha në fushatat e saj kristianizuese rreth botës nuk kanë sukses. Kisha është përqendruar në vendet e varfra duke u munduar të shfrytëzojë mjerimin dhe skamjen e njerëzve për të përhapur krishterizmin, pasi që ai po dështon në vetë truallin e Evropës, sepse atë nuk mund ta pranojë mendja veçse përmes joshjeve materiale.
    Agjencitë e lajmeve kanë dhënë lajmin e vetëvrasjes së një prifti gjerman. Në manastirin e Augustinit, në qytetin lindor Erfurt, ku Martin Luteri kishte kaluar gjashtë vjet si një murg në fillim të shekullit të 16-të, prifti gjerman Roland Weisselberg, 73 vjeçar, ka djegur veten, më 1 nëntor 2006, si protestë ndaj përhapjes së Islamit dhe “Islamizimit të Evropës”. Një ditë më vonë ai ka ndërruar jetë.
    Shih: Priest burns himself to death over Islam
    http://www.timesonline.co.uk/tol/new...icle623634.ece.

    E gjithë kjo dëshmon se Islami është feja që po marshon me hapa të sigurt në Evropë dhe Amerikë.

    Mesazhi/com
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Evropa ka mbi 137 milionë muslimanë

    Muslimanet nuk jane komb...!



    Shembull Gjermania:
    Prejardhja regjionale e muslimaneve




    2009 ne Gjermani jetonin reth 4,3 milione muslimane.
    - 2,5 milione me prejardhje nga Turqia (turqe, kurde etj)
    - 550.000 nga Evropa Juglindore (shqipetare, boshnjake, ruse etj.)
    - 330.000 nga Lindja e Mesme
    - 45% apo 1,8 milione e kishin nenshtetesine gjermane, 2,2 milione nenshtetesine e vendeve tjera ose te vendeve te prejardhjes se tyre.

    - reth 33% (apo reth 1,4 milione) jetojne ne landin me numrin me te madh te banoreve ne Gjermani, Nordrhein-Westfalen (17,5 milione banore). Tjeret jetone ne Baden Württemberg, Bayern, Berlin, Hessen, Hamburg, Niedersachsen... Ne landet e ish RDGJ-se jetojne me pak se 2% e muslimaneve.

    http://www.deutsche-islam-konferenz....-mld-node.html


    Ne vitin 1964 numri (rekord) i lindjeve ne Gjermani ka qene 1, 4 milione, nderkohe qe numri i banoreve ishte dukshem me i vogel se sot. Musliman kishte, krahasuar me sot, fare pak.
    - Ne vitin 2010 numri i lindjeve ishte 678.000 (15% apo 101.700 ne ish RDGJ).
    - Prej vitit 2000 deri ne vitin 2010 numri i pergjithshem i lindjeve ka pesuar renje - 12%, ndersa numri i gjermaneve -10%
    - Nataliteti i grave gjermane ishte 1,3, ndersa i grave me kombesi te huaj 1,6
    - Grate lindin ne moshe me te vjeter
    - Rreth 50% e nenave kane 2 femije
    -15% te femrave prej 16-75 vjet lane lindur jashte dhe emigruar ne Gjermani. Nataliteti i tyre dhe i gjermaneve eshte pothuajse i njejte.
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 15-06-2013 më 12:45

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2013
    Postime
    28

    Për: Evropa ka mbi 137 milionë muslimanë

    KISHA KATOLIKE DHE NGRITJA E ISLAMIT

    Kisha Katolike e Romës, me qendër në Qytetin e Vatikanit, është njëri prej institucioneve që përcjell rrjedhat e konvertimit. Njëra prej temave kryesore gjatë takimit të Tetorit të vitit 1999 të sinodit të Evropës, në të cili morën pjesë gati i tërë kleri Katolik, ishte pozita e Kishës në mijëvjeçarin e ri. Tema kryesore e konferencës ishte rritja e shpejtë e Islamit në Evropë. The National Catholic Reporter raportoi se disa individë radikal pohuan se e vetmja mënyrë për të ndaluar Muslimanët që të bëhen të fuqishëm në Evropë ishte që t'i japet fund tolerimit të Muslimanëve dhe Islamit; individë të tjerë më objektiv dhe më të arsyeshëm nënvizuan faktin se pasiqë dy religjionet besojnë në një Zot, nuk do të duhej të kishte vend për çfarëdo konflikti apo lufte në mes tyre. Në një seancë, Kryepeshkopi Karl Lehmann i Gjermanisë theksoi se ka më shumë pluralizëm të brendshëm brenda Islamit se që shumë të Krishterë mund të përfytyrojnë dhe se pohimet e radikalëve për Islamin nuk kishin bazë në të vërtetën. (1) Marrja parasysh e pozitës së Muslimanëve duke e ditur pozitën e Kishës në mijëvjeçarin e ri ishte mjaft me vend, sepse një analizë e vitit 1999 e KB-së tregonte se në mes të viteve 1989 dhe 1998, popullata Muslimane e Evropës u rrit për më shumë se 100 përqind. Raportohet se ka rreth 13 milion Muslimanë që jetojnë në Evropë: 3.2 milion në Gjermani, 2 milion në Britani të Madhe, 4 - 5 milion në Francë dhe të tjerët të shpërndarë nëpër tërë Evropën, në veçanti në Ballkan. Ky numër përfaqëson më shumë se 2% të popullsisë së përgjithshme të Evropës. (2)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •