Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

    Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes


    Emri:  257-300x200.jpg

Shikime: 877

Madhësia:  21.4 KB

    Mediat sllovake kanë kritikuar sot bashkëshortin e presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi që në samitin e presidentëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore ka ardhur pa veshje serioze dhe kravatë, duke shkelur protokollin shtetëror sa i përket kodit të veshjes.
    Tabllodi sllovak Topky.sk në sajtin e vet ka vendosur një fotografi ta Jahjagës me burrin e saj pa kravatë, me këmishë të thjeshtë dhe një xhemper të mbështjellë rreth dorës.
    “Kjo mund të merret edhe si mos respektim ndaj shtetit sllovak si nikoqir i samitit pasi që Bratislava zyrtare nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkruan në artikull.
    “Bashkëshorti i presidentes është pjesë e delegacionit zyrtar dhe duhet ra respektoj protokollin. Ai nuk po shkon të luaj golf. Ky është samit zyrtar dhe duhet ta di këtë. Edhe presidentja është dashur ta dijë”, ka thënë për Topky.sk ekspertja për protokoll, Olga Perushkova.
    Sipas saj, ky është mos respektim për Sllovakinë si vend nikoqir.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005

    Për: Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

    budalle

    veshja sipas kodit eshte abeceda e kontakteve ndershtetrore.

    hmm

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

    Citim Postuar më parë nga teta Lexo Postimin
    budalle

    veshja sipas kodit eshte abeceda e kontakteve ndershtetrore.

    hmm

    Teta mos ia ze per t'modhe,
    se ndoshta ka qene me heret coban me profesion e nuk i njeh kodet diplomatike.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  4. #4
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

    Per te madhe qe cke me te.Dhe jo vetem atij po komplet presidences!
    Ai edhe mund te kete qene coban po ishalla jo gjithe te tjetert te ken qene cobana.Sa pal mend duhet te kesh amon qe ta dish si duhet te veshesh sipas protokollit!

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

    Citim Postuar më parë nga teta Lexo Postimin
    budalle

    veshja sipas kodit eshte abeceda e kontakteve ndershtetrore.

    hmm
    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Per te madhe qe cke me te.Dhe jo vetem atij po komplet presidences!
    Ai edhe mund te kete qene coban po ishalla jo gjithe te tjetert te ken qene cobana.Sa pal mend duhet te kesh amon qe ta dish si duhet te veshesh sipas protokollit!
    perralla. ja keto dy "cobanet" me poshte.
    Emri:  obama-monti.jpg

Shikime: 286

Madhësia:  53.9 KB
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

    @admiral!

    Jo me kot e theksova "...sipas protokollit"

    Jo te gjitha takimet dhe vizitat behet me protokoll,dhe jo ne te gjitha je i detyruar te mbash kollare apo i veshur me meng te gjata si ne ato sipas protokollit !

  7. #7
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    @admiral!

    Jo me kot e theksova "...sipas protokollit"

    Jo te gjitha takimet dhe vizitat behet me protokoll,dhe jo ne te gjitha je i detyruar te mbash kollare apo i veshur me meng te gjata si ne ato sipas protokollit !
    nuk ke asnje protokoll ku TE GJITHE MESHKUJT jane te detyruar te mbajne kollare.

    sergio marchionne psh nuk ve gadi kurre kollare. me kedo te takohet. edhe nese te tjeret jane te gjithe me kollare, ai nuk e ve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 13-06-2013 më 07:16
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Per te madhe qe cke me te.Dhe jo vetem atij po komplet presidences!
    Ai edhe mund te kete qene coban po ishalla jo gjithe te tjetert te ken qene cobana.Sa pal mend duhet te kesh amon qe ta dish si duhet te veshesh sipas protokollit!

    Problemi eshte se shumica dermuese jane cobane dhe nje njeri me vlera dhe vizione me te medha, e ka te veshtire te qendroje ne mesin e cobaneve, sepse me qendrimet e tij jocobanore u rrezikon integritetin cobanesk dhe nese nuk integrohet me sjelltjet dhe mendimet e tij ne qarqet cobaneske do te shtyhet te largohet nga ai rreth.

    Ne kete rastin me larte, prezentuesit e shtetit tu Kosoves si nje lypsar i njohjeve dhe integrimeve internacionale, e mu ne Sllovaki ku nuk eshte njohur deri me tani, te tregoj kodin e moralit diplomatik dhe nje diplomati te matur, te shtyeje kete shtet te njohe pavaresine ne menyre te urte dinjitoze dhe diplomatike e jo me keto gjeste cobaneske tu jape pretekst qarqeve diplomatike Sllovake, se prezentuesit e shtetit te Kosoves injorojne apo nuk e perfillin kodin diplomatik ne kete shtet, se Sllovakia edhe nese eshte nje republike banane nuk ka nevoje per asnje gjo per Kosoven, por Kosova ka nevoje per njohjen e Sllovakise.

    Sa per kete Admiralin e ndritur, qe na sjell trajektore te Obames me bashkeshortin e Jahjages. Situata te cilen nuk arrin te kuptosh eshte se, Obama ka nje kaliber tjeter sepse shteti i Amerikes nuk ka nevoje per njohje dhe nuk ka nevoje per mbeshtetjen nga nje vend si Sllovakia dhe mund te shkoje edhe nudo ne Bratisllave, pa rrezikuar ndonje interes politik apo ekonomik nga Sllovakia.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  9. #9
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Sa per kete Admiralin e ndritur, qe na sjell trajektore te Obames me bashkeshortin e Jahjages. Situata te cilen nuk arrin te kuptosh eshte se, Obama ka nje kaliber tjeter sepse shteti i Amerikes nuk ka nevoje per njohje dhe nuk ka nevoje per mbeshtetjen nga nje vend si Sllovakia dhe mund te shkoje edhe nudo ne Bratisllave, pa rrezikuar ndonje interes politik apo ekonomik nga Sllovakia.
    une shkruajta per ata qe flasin per "protokoll".
    nuk e gjykova si te drejte rastin e atij personit te cilin nuk e njoh fare. per mua mund te jete coban ose nje intelektual i shkelqyer.
    thjeshte thash qe nuk ekziston nje protokoll i cili detyron te gjithe meshkujt te vene kollare. kaq.
    shiko sauditin dhe indianin ne mbledhjet e G20-es. thyejne protokollin ata qe nuk vene kollare?
    ka bere mire, apo ka bere keq eshte ceshtje te cilen nuk e permenda fare.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Bashkeshorti i Jahjages: Skandal në Bratislavë, shkel kodin e veshjes

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    une shkruajta per ata qe flasin per "protokoll".
    nuk e gjykova si te drejte rastin e atij personit te cilin nuk e njoh fare. per mua mund te jete coban ose nje intelektual i shkelqyer.
    thjeshte thash qe nuk ekziston nje protokoll i cili detyron te gjithe meshkujt te vene kollare. kaq.
    shiko sauditin dhe indianin ne mbledhjet e G20-es. thyejne protokollin ata qe nuk vene kollare?
    ka bere mire, apo ka bere keq eshte ceshtje te cilen nuk e permenda fare.


    Ja per shembull nje udhezim nga nje republike X qe i udhezon diplomatet e saj se si te veprojne kur perfaqesojne vendin e tyre jashte vendit.

    ...

    Per cfare duhet te kem kujdes ne nje konference?

    Per nje konference vlen, qe ju te udhetoni si diplomate te vendit tuaj, te visheni dhe te veproni ne perputhje me rrethanat. Kjo do te thote per shembull, tu drejtoheni tjereve formalisht dhe te mundoheni per nje gjuhe sa me te ngritur. Gjate takimeve, te respektohen rregullat e procedures. Pervec kesaj, kodi i veshjes kerkon prej jush nje veshje te duhur, dmth. burrat kemishe, kostum dhe kravate, si dhe per grate sipas rrahje zemre, kostum apo veshje tjeter elegante...

    ...

    Nuk do te thote se ekziston nje protokoll se si duhet te vishet nje diplomat per nje konference te caktuar, por kodi diplomat i nje vendi detyron diplomatet e tij, te veprojne ne menyren me te mire per te perfaqesuar vendin e tyre ne perputhje me rrethanat diplomatike.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •