Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Molossia, shteti amerikan me himnin tonë kombëtar

    Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët, mes Molossise dhe Shqipërisë,pervec, himnit.
    Gjithsesi, këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977, ai që e krijoi – Kevin Baugh. Në këtë vit ai shpalli mikrokombin e tij "Shtet sovran", një zone të vogël prej 14.3 hektar (143.000 m2) të shtetit amerikan, të cilin e quajti më vonë Republika e Molosëve
    .

    Me burime të limituara informatike, Kevin Baugh qeveris duke përdorur si monedha xhetonat e pokerit të cilat quhen Valora. Ajo që të bën më shumë çudi është fakti se Melossia përdorë si himn të Republikës së tij, një version të përpunuar të himnit tonë kombëtar, dëgjo në faqen e internetit .Presidenti aktual Kevin Baugh drejton vendin me vetëm 11 banorë, është i martuar ka dy djem dhe Zonjën e Parë, dy mace e tre qenë dhe një kalë. Njëkohësisht ai kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm.Republika e Moloseve, ka një Deklaratë ku thuhet se ajo është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli, pra me 18 shkurt.Ndërsa se çfarë lidhje ka Melosia, emri i saj dhe himni i saj me Shqipërinë u ngelet, studiuesve, historianëve tanë për t'a zbuluar në të ardhmen.Republika e Molossias është një nga më minikombet (micronation) më të vjetër dhe është i vendosur në shkretëtirat e Dejton – Las Vegas në Nevada.Kjo minirepublik ka vetëm njëmbëdhjetë shtetas, njëri prej të cilëve, është Kevin Baugh, i cili aktualisht është president. Molossia ka, një kalë, dy qenë dhe tre mace.

    Emri Molossia
    Molossia është një emër i 'vjedhur' i fjalës spanjolle 'morro', që do tëthotë gur i vogël ose kodër e vogël, prapashtesë 'ssia; është njëprapashtesë standarde për 'vend'.Emri rrjedh nga trashëgimia spanjolle e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës por mund t'i referohet edhe emrit të një tipi helikopteri osendoshta ka lidhje me kodrat që janë vetëm pak metra jashtë 'kufijve' tëMolossias moderne.Nje version tjeter, jo me pak i besueshem, eshte qeemri rrjedh nga nje ish-familje qe mbante mbiemrin Molosachi.

    Molossia: sipërfaqja 14,3 hektar (58.000 m2)

    Anëtarësimi (popullsia): 11 veta

    Data e themelimit: 3 shtator 1999

    Udhëheqja: Presidenti Kevin Baugh

    Struktura organizative: republika (de facto diktaturë)

    Gjuha: angleze

    Monedha e supozuar: Valora

    Kryeqyteti: shpresohet

    Flamuri: i bardhë e jeshil

    Himni kombëtar: pothuajse i njëjtë me Himnin Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Molossia, shteti amerikan me himnin tonë kombëtar

    Eshte serioze kjo, a eshte ne OKB kjo republike familje, duket gallate
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •