Google: Amerika mban numrin rekord pėr kėrkesat pėr pėrgjim
Pas skandaleve tė fundit tė pėrgjimeve, ku Agjencia Kombėtare e Sigurisė (NASA) kishte zhvilluar njė program pėr gjurmimin e tė dhėnave private, Google njofton se nė kėto katėr vitet e fundit kėrkesat pėr pėrgjim nga qeveria janė rritur me 120%.
Sipas kompanisė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mbajnė vendin e parė nė rang botėror pėr sa i pėrket kėrkesave pėr pėrgjim tė individėve.
Nė periudhėn qershor-dhjetor tė vitit 2013, 69% e kėrkesave tė qeverisė britanike pėr pėrgjim tė individėve nuk u morėn parasysh. Ndėrsa nė Amerikė Google i ėshtė pėrgjigjur 83% tė kėrkesave.
Pjesė e programit tė pėrgjimit janė tė gjitha tė dhėnat private, si komunikimet me mesazhe elektronike, numrat e telefonit, bisedat nė internet dhe tė dhėna personale.
Ky raport publikohet nė njė kohė kur nė Shtetet e Bashkuara po punohet pėr reformimin e programit tė pėrgjimit. Google i ėshtė bashkuar kompanive tė mėdha si Facebook, Microsoft dhe Twitter pėr tė reformuar tė drejtat e sigurisė dhe ruajtjes sė jetės private tė njerėzve.
(a.n/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt