DOSJA "CAME" PERFUNDON NE HAGE
Tirane - Dosja "Came" perfundon ne Gjykaten e Hages. Selman Sheme, kryetari i shoqates "Cameria", tha dje per gazeten "Koha Jone", se eshte duke u pergatitur materiali dhe shume shpejt ne Gjykaten Nderkombetare me qender ne qytetin hollandez, do te depozitohet padia perkatese. Sipas Shemes, arsyetimi juridik eshte se ndaj popullsise came, ne periudhen 27 qershor 1944 deri ne mars te vitit 1945, eshte kryer krim kunder njerezimit. Per kete do t'i kerkohet kesaj gjykate te marre ne shqyrtim ceshtjen me te diskutuar kohet e fundit. Mbi te gjitha, mesohet se eshte marre edhe nje avokat i njohur anglez, i cili eshte duke grumbulluar materilet me qellimin perfaqesimin e kesaj ceshtje ne kete gjykate. Gjithnje sipas Shemes, kjo padi do te jete krahas asaj ne Gjykaten per te Drejtat e Njeriut ne Strazburg.
Historia e nje procesi
Ne fakt, historia e kerkesave te popullsise came, nis qe me themelimin e shoqates me te njejtin emer. Ishte 10 janari i vitit 1991, kur nje grup intelektualesh dhe pasardhes te cameve te debuar me force nga trojet e tyre, themeluan ne Tirane shoqaten "Cameria". Qe gjate diteve te para e ne vazhdim, qellimi dhe perpjekjet e anetareve dhe perfaqesueseve te saj, ka qene nje: rimarrja e te gjitha te drejtave te hequra padrejtesisht nga qarqet greke gjate Luftes se Dyte Boterore. Simpoziumet, takimet dhe protestat, kane qene shume pak ne krahasim me studimet serioze te nje vargu historianesh dhe juristesh dhe sensibilizimi i faktoreve nderkombetare per te gjithe ate qe ka ndodhur me popullsine prej 35 mije banoresh ne ate kohe.
Procesi i Strazburgut
Sipas ligjit qe operon Gjykata Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut, nje ceshtje merret ne shqyrtim vetem atehere kur ka kaluar me pare ne te gjitha gjykatat e nje shteti. Keshtu, ne rastin konkret, duhej qe dosja "Came" te kishte perfunduar gjykimin ne gjykatat greke dhe vetem pasi te jene dhene vendimet perfundimtare, juristet mund te depozitonin padi ne Strazburg. Per kete qellim, sipas kryetarit te shoqates "Cameria", ne gjykatat e qyteteve Filat, Patra e te tjere. Vetem me pas dosjet do te dergohen ne Gjykaten e Strazburgut. Por, edhe ketu ekziston nje problem. Te gjitha padite, rrjedhimisht te gjithja vendimet duhet te jene personale. Keshtuqe, parashikohet nje kohe mjaft e gjate per te arritur ne perpilimin e padise per ne Strazburg.
Procesi i Hages
Por, surpriza eshte se dosja "Came" nuk do te mjaftohet vetem me rikthimin e pronave. Sipas Shemes, e gjithe ajo qe ndodhi me 35 mije banoret e kesaj zone, ishte akuza e paster: krim kunder njerezimit. Prandaj, Gjykata e Hages, e cila merr ne shqyrtim keto ceshtje, mund te pranoje edhe dosjen "Came". Edhe ne ligjin me te cilin punon kjo gjykate, thuhet s pranohen per gjykim ato ceshtje pavaresisht se ngjarjet kane shume vite qe kane ndodhur. Shoqata ka kontaktuar me nje avokat anglez, emri i te cilit tani per tani nuk behet publik, qe do te perfaqesoje ceshtjen. Sheme shton se per akuzen e ngritur disponohen fakte dokumentare e shkresore dhe mbi te gjitha edhe 5 mije deshmitare, te cilet kane vuajtur deportimin nga shtepite dhe pronat e tyre.
Kerkesat e shoqates "Cameria"
1. Riatdhesimi i popullsise came, e cila llogaritet rreth 250 mije dhe rikthimi ne trojet etnike.
2. Kthimi fizik i pronave pa asnje lloj kompromisi.
3. Kompesim per shfrytezimin 60-vjecar te ketyre pronave dhe te gjitha resurseve.
4. Kompesimi per humbjet njerezore, materiale gjate ushtrimit te genocidit.
5. Respektimi i te drejtave themelore te njeriut si e drejta e punes, arsimit, te fese e te tjera.
Dosja "Came"
Periudha e deportimit: 27 qershor 1944-mars 1945
Numri i personave te debuar: 35 mije vete
Te vrare: 2700 vete
Siperfaqa e tokes qe dispononin: 5 mije kilometra katrore
Numri i popullsise came aktuale ne Shqiperi: 250 mije
Menyrat e zgjidhjes se ceshtjes: Padi ne Gjykaten e Hages dhe ate te Strazburgut
Akuza ne Hage: Krime kunder njerezimit
Kerkesa ne Strazburg: rikthimi i pronave
Perfaqesues: nje avokat nga Anglia
Numri i deshmitareve: 5 mije vete
Po,pra duhet kërkuar të drejtat tona në çdo mënyrë, dhe kjo nënkupton përveç këtyre edhe të drejtat kombëtare për çamët tjerë atje dhe gjithë shqiptarët tjerë në gjithë Greqinë duke përfshirë edhe ata të shkuar në kohët e fundit, të drejta këto të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare.
Përshëndetje
Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Iliria) e Bashkuar dhe
Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
Krijoni Kontakt