
Postuar më parë nga
halla mine
Po "orientimi seksual" nuk dihet çka eshte.. dhe shume lehte mund te ndryshoj kuptimin varesisht prej lobimit. Sepse shkencetarisht ende nuk egziston nje shpjegim i qarte pse egziston ky "orientim" drejt seksit qe i perket. Kalon prej bazes gjenetike, moszhvillimit adekuat seksual e emocional, ndikimit te ambientit... etj. Tentativat per te arrite nje definicion te knaqshem edhe per vet homseksualet, ende s'kane patur sukses.
Ne fakt kjo terminologji "orientim seksual" eshte shpikje gjuhesore, e nevojshme per ta futur ne legjistratur, per parandalim te krimeve e sulmeve fizike qe kane ndodhur ndaj homoseksualve. Dhe une jam dakord se duhet ta mbrojme çdo individ ne menyre me te mire te mundshme pavaresisht prej veqantise qe shpreh , mirepo jo edhe te me shitet çdo gje per normale. Dhe normale ne kuptimin jo pse pranohet nga nje shumice dermuese, por per mosmundesine e egsistimit te dy normaliteteve. Normalja i takon njeres, tjetra pavaresisht cila eshte, duhet modeomos te jete e ngarkuar me diçka.. me çkadoqofte.. ndryshe kalojme ne shpjegime paradoksale e absurde qe s'i kap logjika dhe thjeshte te paspjegueshme.
E jo jaran, me nje lobim adekuat edhe poligamia mund te shpallet orientim seksual.. e veqanerisht mund te hyje ne kategorine e "statusit tjeter". Madje ndoshta mund te hyje edhe ne diskriminim fetar, sepse feja e lejon.. qe nenkuptohet kufizim i mundesive dhe lirise se plote fetare. Ndersa edhe pse s'eshte formalisht e ndaluar, "kundershtia e hapur" dhe "mosnevoja" as qe vjen ne konsiderate.
Neni 24 [Barazia para Ligjit]
...
2.Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,
mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë
komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së
kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Nuk e kisha fjalen vetem per kategorin e "orientimit seksual", ka te tjere me te pambrojtur dhe te diskriminuar..
A e din psh rastin e zvicres per minaret e xhamive qe e kan vendos me referendum, ose ka patur sa e sa here edhe protesta te prira nga politikan "kunder" ndertimit te xhamive ne rajone te ndryshme te evropes. Mos te flasem per deklarata ne media "kunder" nje feje ose prejardhje.. çdo dite panderprere, nuk di ku po jeton.. vetem ne mars eshte e mundshme..
Krijoni Kontakt