Une...
Askush nuk duhet te jete dakord me diskriminimin e kulturave tjera ose menyrave legjitime te bashkejeteses njerezore.
"Nuk ka nevojë Kosova për homoseksualë dhe lezbike" nuk eshte vetem sllogan i thjeshte, por ne fakt kerkese per ndalimin dhe denimin e homoseksualitetit. Arsyet pse nuk thuhet direkt se "duhet te ndalohet homsekualiteti" jane kryesisht frika nga ligji ose denimi dhe nga imazhi i keq publik, per karrieren etj.
Ai qe vertete eshte kunder homoseksualitetit ne Kosove duhet ta kete kurajon te kerkoje "ndalimin dhe ndeshkimin e homoseksualitetit", jo te fshehet prapa formulimeve te tilla qe zakonsisht kane per qellim vetem etiketimin, diskreditimin dhe diskriminimin e personave dhe grupeve gjate debateve dhe diskusioneve te ndryshme publike.
Edhe ne Gjermani p.sh. homoseksualiteti ishte deri ne vitin 1994 (de jure) i denueshem -ne baze te nje ligji qe ka ekzistuar qysh ne vitin 1872. Tani mund te paramendosh vete ndryshimet qe kane ndodhur nga viti 1872 deri ne vitin 2013. Ose edhe prej vitit 1994, kur p.sh. interneti ishte kryesisht dicka per profesionistet, e deri ne vitin 2013.
Sido qe te jete, cfare eshte se pak jokorrekte nese jo qartazi e ndalueshme dhe e denueshme, eshte etiketimi, diskreditimi dhe diskriminimi arbitrar (dhe ne kundershtim me ligjin) i individeve dhe grupeve te pafajshme, jo patjeter deshira per ndalimin dhe pastaj denimin ligjor te sjelljeve dhe veprimeve te caktuar te njerezve si e tille.
As "te semuret mendor" nuk guxon ti fyesh publikisht si " ata jane te semure mendor!""Ata janë të sëmurë mendorë" -nese dikush do duhet te ndihet i fyer nga ky prononcim, ata jane te semuret mendor
Prandaj, ne parim nuk ka rendesi se si e konsideron ti privatisht nje person apo nje grup personash. Me redesi eshte se publikisht nuk ke te drejte ti fyesh si te tille.
Aq me pak kur nje gje e tille ndalohet edhe me kushtetutat dhe ligjet e shumices shteteve demokratike.
Perndryshe, statusi i gjendjes shendetesore te nje personi (apo nje grupi) nuk mund te percaktohet permes mendimit (mbi baza ideologjike, fetare, politike, partiake, personale) te nje apo disa personave inkompetent. Pavaresisht qe nuk ekziston definicion absolutisht i sakte per te qenurit "i semure", megjithate, ekzistojne disa parime orientuese qe perdoren edhe nga sigurimet apo gjykatat e njohura nderkombetare, te cilat si semundje e cilesojne kryesisht "crregullime fizike dhe psiqike qe pamundesojne veprimtarine normale te trupit dhe krijojne pakenaqesi te personit, te cilat mund te sherohen d.m.th. te asgjesohen ose te lehtesohen..."Shembull: Kushtetuta e Kosoves
Neni 23 [Dinjiteti i Njeriut]
Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore
të njeriut.
Neni 24 [Barazia para Ligjit]
...
2.Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,
mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë
komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së
kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
...
Ose LIGJI NR. 2004/ 3 KUNDËR DISKRIMINIMIT
a). Parimin e trajtimit të barabartë që nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj personit, në bazë të gjinisë, moshës, gjendjes martesore, gjuhës, paaftësisë fizike apo mendore, orientimit seksual, kombit, mendimit apo bindjes politike, religjionit apo besimit, përkatësisë etnike apo sociale, racës, pronës, lindjes ose statuseve tjera;
...
Termet
Për qëllimet e nenit 2.a, termet në vijim kanë këto kuptime:
a). Diskriminimi i drejtpërdrejt nënkuptohet kur një person trajtohet, është trajtuar, ose do të trajtohet në mënyrë të pabarabartë në krahasim me tjetrin, duke u bazuar në një apo më shumë nga bazat e përshkruara nën 2 a;
b). Diskriminimi i tërthortë nënkuptohet kur nga bazat e përshkruara nën 2 a, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në shikim të parë e vënë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerë, duke u bazuar në një apo më shumë nga bazat që e ndalojnë diskriminimin, përveç në rastet kur dispozita e tillë, praktika apo kriteri mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim dhe me mjete legjitime, të domosdoshme për arritjen e qëllimit;
Neni 8
Barra e provave
8.1. Kur personat të cilët e konsiderojnë se parimi i trajtimit të barabartë nuk është zbatuar ndaj tyre, paraqesin faktet para organit administrativ apo Gjykatës kompetente, nga të cilat mund të supozohet se ka pasur diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, barra e provës bie mbi palën e paditur, e cila duhet të dëshmojë se nuk ka pasur shkelje të parimit të trajtimit të barabartë.
Ne kete kontekst homoseksualiteti nuk mundet te quhet "semundje".
Bindjet fetare, ideologjike dhe personale, te mbeshtetura edhe ne sjellje dhe veprime (ose jo) qe nga shumca konsiderohen si normale (standarde), nuk jane te mjaftueshme. Jo cdo gje qe nga disa, shume apo shumica trajtohet si "devijim nga norma" eshte njekohesisht edhe "semundje".
Po e perserise edhe nje here, se ata qe jane kunder homoseksualitetit duhet te kene guximin te kerkojne haptazi (p.sh. edhe ne Kuvend) "ndalimin dhe ndeshkimin", jo te fshehen prapa formulimeve qe kane per qellim vetem etiketimin, denigrimin, diskriminimin dhe urrjtjen e njerezve te pafajshme, per perfitime politike, karrieriste etj...
Krijoni Kontakt