Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur Gjergj Kastriot Skënderbeun “hero të katolikëve” dhe jo hero kombëtar.
Kelmendi, e argumentoi këtë se në shekullin 15, në kohën kur ka vepruar Skënderbeu, nuk kanë ekzistuar kombet.
“Katolikët e kanë heroin e tyre – Skënderbeun. Në shekullin 15 nuk kanë ekzistuar kombet dhe luftërat janë bërë për çështje fetare”, tha deputeti Kelmendi, në një Show Televiziv.
Ai gjithashtu ka dyshime në prejardhjen e heroit kombëtar për shkak të nënës së tij dhe ekzistencës së shumë kombeve në Shqipërinë e asaj kohe.
Kelmendi, gjithashtu tha se pajtohet që të ndërrohet historia shqiptare duhet të ndërrohet.
Ai ka thënë se pajtohet se Turqia nuk ka qenë okupator i Shqipërisë, por vetëm ka sunduar me këtë vend dhe si e tillë duhet trajtuar si vend mik.
“Ne kemi bashkësunduar me Turqinë dhe për këtë duhet të ndryshohet historia. Edhe ashtu historia që mësohet në shkolla nuk është shumë e vërtetë”, tha deputeti Kelmendi. /Gazeta Express/
Krijoni Kontakt