Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Benitto Musolini

    Pasion, dashuri dhe luftė

    9 Qershor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Benito_Mussolini_Roman_SaluteShtėpia botuese “Saras” ka hedhur nė treg romanin historik “Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes” shkruar nga historiani Roberto Ciai. Tė gjitha tė fshehtat e regjimit tė Benitto Musolini-t, vijnė pėrmes jetės sė kolonelit tė tij tė besuar… Intrigat, zhgėnjimet, hakmarrja shoqėrojnė luftėn qė po shkatėrron Mesdheun

    Alda Bardhyl

    E pėrfytyroi tė ecte pėrgjatė korridorit duke fshirė lotėt nga fytyra, tė pėrshkonte parkun dhe tė largohej si protagonistja e njė filmi idiot dashurie qė ka mbėrritur nė skenėn e fundit, pak para se nė ekran tė rrėshqasin titrat e mbylljes. Psherėtiu. Nė gojė kishte shijen e zakonshme tė vrerit. I mori erė aromės sė letrės. Mendja i punoi mirė. Ndjeu aromėn e saj dhe e solli ndėrmend. “Sigurisht qė mė kujtohesh. Eva. Mendja ime shkatėrron vetėm kujtimet e afėrta, si njė fije bari nėn njė thjerrėze. Por nė kokėn time kujtimet e largėta mbeten tė gjalla dhe marrin frymė ende. Ėshtė mė mirė qė ti tė mos i dish. Ē’vlerė do tė kishte? Mė kujtohen, por do tė varros gjithēka. Di gjėra qė do t’i marr me vete nė varr, qė kanė tė bėjnė me njerėz tė afėrt me ty, qė nuk ia kam treguar kurrė askujt. Sepse ėshtė koha qė tė gjithė tė kenė mė nė fund pak qetėsi…” Kolonel Lorenco Maioli sillte nė mendje kėto fjali teksa gruaja qė e kishte dashur vetėm me njė puthje, i la njė zarf tė bardhė dhe iku duke tėrhequr pas derėn e atij spitali psikiatrik e duke shtrėnguar nėn qepalla lotėt. “I dashur Lorenco. Nėse mė sheh ndonjėherė nė mendime, do tė doja tė isha e bukur. Por e di mirė sesa e brishtė dhe e shkurtėr ėshtė kjo, aq sa dyshoj se nė mendjen tėnde nuk mbijeton mė asgjė, nga ajo mbrėmje qershori e vitit 1932. E megjithatė mua mė kujtohet ende shumė mirė. Ajri ishte i vakėt. Nė njė film amerikan do tė ishte dėgjuar kėnga e bulkthave dhe do tė ishin pėrfytyruar xixėllonjat duke lėvizur nė njė vallėzim pėrreth vezullimit tė pishtarėve…” Rrėfimi i Evės ishte mė i dhembshėm se plagėt e luftės pėr kolonel Maiolin. Ēdo fjalė tė asaj letre ai e kishte ndier teksa endej nė Romėn qė sapo kishte pėrqafuar fashizmin. I kishte ndier dhe kur turmat e pafundme tė njerėzve thėrrisnin “Rroftė Duēja!”, apo kur shihte vdekjen tė vallėzonte aq pranė tij nė fushėn e luftės. Ajo kishte qenė “mburoja e tij”, “mendimi i bukur” pas sė cilit ishte kapur fort pėr t’i shpėtuar vdekjes… Nė luftė dashuria dhe vdekja janė kaq pranė njėra-tjetrės dhe vetėm nėse kapesh fort pas njėrės mund t’i shpėtosh tjetrės. Dhe kolonel Maioli kishte pėrqafuar vėshtrimin e Evės, portretin e saj me flokėt qė i binin mbi supe, dhe sytė tėrėsisht tė trishtuar… Jemi nė Italinė e pas viteve ‘20, ku regjimi i Benito Musolinit sapo ka nisur tė vėrė nė jetė filozofinė e tij, filozofi e cila do tė frymėzonte mė pas diktatorė tė tjerė tė ngjashėm si Hitleri, apo Francisco Fraco, gjenerali spanjoll qė drejtoi Partinė Nacionaliste nė Spanjė gjatė luftės civile, duke korrur fitore dhe e drejtoi Spanjėn me njė regjim ushtarak diktatorial pėr rreth 50 vjet. Jemi nė kohėn kur lufta sapo ka filluar dhe dėshira e Duēes pėr tė bėrė tė njohur fuqinė e tij ka nisur tė bėhet mė e zjarrtė… Nė kėto vite jo tė qeta, jo vetėm pėr vendin fqinj Italinė, por pėr gjithė Mesdheun, historiani i njohur italian Roberto Ciai ka marrė subjektin e romanit “Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes”, i cili ka vetėm pak kohė qė ka ardhur nė gjuhėn shqipe nėn pėrkthimin e Adrian Beshaj nga shtėpia botuese “Saras”. Njė roman i shkruar plot stil, pėr tė na e sjellė luftėn tė gjallė pėrpara fletėve tė njė libri, e duke e ndier veten, ndėrsa e lexojmė, si protagonistė tė saj. Romanėt e frymėzuar nga lufta apo regjimet totalitare janė mė tė vėshtirat pėr shkrimtarėt. Kėtė dyzim duket se e ka ndier dhe Ciai, ndėrsa vendosi ta kthente nė letėrsi hulumtimin e tij prej dy vitesh nė arkiva, apo nė rrėfimet e protagonistėve tė kohės. Ai duhet tė zgjidhte midis njė libri historik dhe njė romani, dhe si njė njohės i mirė i historisė ai e ndjeu se lufta mund tė tregohet mė mirė nėse futesh brenda shpirtit tė saj. Roberto Ciai gjithnjė kishte qenė i joshur nga fashizmi, nga ajo siluetė gati-gati e pazbėrthyeshme qė kjo filozofi qė lindi si ideologji nga fillimi i shekullit XX, por evoluoi si ideologji dhe pati zbatim nė praktikė, ndėrmjet shfaqjes sė regjimeve tė ndryshme, gjatė dhe mbas Luftės sė Dytė Botėrore, mbarte. Shumė historianė, italianė apo tė huaj i janė afruar pėr tė zbėrthyer kohėn qė i dha njė kuptim tjetėr fjalės “tmerr”, revolucionit kundėr modernitetit, fjalės sė lirė dhe kundėr idealeve politike tė promovuara sė pari nga revolucioni francez, kundėr idealit tė lirisė dhe barazisė, vlera qė ishin tė papranueshme pėr fashistėt, pasi ata besonin vetėm tek urdhri, tek autoriteti, te drejtėsia e besimi dhe mbrojtja e kėtyre cilėsive ishte dhe burimi qė i shtynte fashistėt tė luftonin karakteristikat e sanksionuara si tė rėndėsishme nė revolucionin francez. Kundėrshtarėt politikė pėr fashizmin kishin vetėm njė alternativė sjellje, qė ishte eliminimi fizik. Tė kthesh nė letėrsi njė periudhė tė tillė tė historisė, ėshtė njė sfidė pėr ēdo shkrimtar. Por Roberto Ciai duket se ka qenė i sigurt nė rrugėtimin e tij, pėr ta sjellė kėtė epokė nė njė libėr. Ndoshta se ai u besonte personazheve qė kishte zgjedhur tė vendoste nė kėtė libėr, u besonte historive tė tyre, dhe vuante bashkė me ta. Kėshtu ai zgjodhi kolonel Lorenco Maiolin, njė kolonel si dhjetėra tė tillė qė vuajtėn mė pas nė burgjet dhe spitalet psikiatrike fashiste pėr ta bėrė protagonist tė kėtij rrėfimi. Historia e tij, ėshtė historia e vetė fashizmit, ėshtė historia e Italisė sė pas viteve ‘30, dhe pasojave qė solli njė regjim gati-gati totalitar. Njė rrėfim i bėrė nė pjesėn mė tė madhe tė romanit pėrmes letrave, njė gjetje e autorit, pėr t’i zbėrthyer deri nė fijet mė tė holla tė mendimeve personazhet e tij, pasi nė letra ne shprehemi mė gjatė, e duket sikur mendimet qė po hedhim nė tė nuk mbarojnė… Romani nis me njė letėr tė kolonelit nga Ogadeni nė dhjetor tė vitit 1934, ku menjėherė futemi nė atmosferėn e luftės, ndėrsa personazhi ndodhet kaq pranė shkretėtirės dhe Zotit. “Zoti dhe shkretėtira. Sipas meje, kėtė s’e luan topi. Qė tė dy janė tė pakufishėm dhe tė gjithėpushtetshėm. Pa atė simetri artificiale qė njerėzit u japin atyre nėpėrmjet gjeografisė dhe fesė. Qė tė dy i sundojnė gjėrat, natyrėn, lutjet, dėshpėrimet e njeriut. Dhe i shpėrblejnė me thėrrimet”, nis letra e Maiolit. Dhe as fuqia e shkretėtirės nuk mund tė ndalė dot pasojat e luftės. Ushtarėt e Duēes do tė pėrfshihen nė njė sulm, ku koloneli humb dhe tė dashurėn somaleze. Nė luftė nuk ka mėshirė. “Ajo mė vėshtronte pa qarė. Sytė e saj ishin roja tė pamėshirshme tė shpirtit. Kore rėre, mbeteshin tė mbyllura nė qerpikėt e saj. Nė qafė i njoha varėsen qė i kisha dhuruar. Mbi tė kisha gdhendur njė ‘Tė dua’ naive. Luftoja pėr tė mbajtur lotėt. Mė kujtohet qė e doja shumė. Kisha thurur ėndrra tė mėdha dhe brenda tyre ishte gjithnjė ajo. Kishte vdekur ndėrkaq. Prandaj edhe sot s’arrij tė gjej qetėsi dhe tė gjitha netėt e mia janė pėr tė. M’u desh ta braktisja. E tradhtova. Dhe pėr pak e vrava edhe unė. Qė e doja aq shumė…”. Ajo ēfarė e bėn ndryshe rrėfimin e Ciait ėshtė ndjeshmėria e shkrimit tė tij. Ai ėshtė i ndjeshėm jo vetėm kur shkruan pėr ndjenjat dashurore, por dhe kur pėrshkruan atmosferėn e njė lufte, intrigat, zhgėnjimet dhe ndjenjat e hakmarrjes. Nėse ka njė ndjenjė nga e cila nuk shkėputen dot tė gjithė ata qė provojnė tmerret ėshtė hakmarrja. Kolonel Maoioli, njeriu qė rastėsisht i shpėtoi jetėn Duēes nga njė atentat, njeriu qė gjithė jetėn e tij ia kushtoi liderit tė tij, si njė italian qė do tė bėnte gjithēka pėr atdheun, vret veten nė spitalin psikiatrik ku pėrfundon pas luftės. Pas lajmit tė vetėvrasjes sė tij, Eva, gruaja qė e deshi aq shumė, ka tė njėjtin fund. Por vdekja asnjėherė nuk ėshtė fundi, pėr sa kohė nuk kanė dalė nė pah arsyet e saj. Ciai vendos nė libėr njė tjetėr personazh, Italon, vėllain e kolonel Maolit, i cili vjen pėr tė zbuluar tė gjitha tradhtitė e njė beteje jo tė ndershme nė emėr tė atdhedashurisė. Italo vjen nė kėtė roman, pėr tė bėrė njė udhėtim bashkė me hakmarrjen si motivi qė pėrshkon luftėn. Te “Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes”, Ciai na kthen pas nė vite, duke na e sjellė luftėn pėrmes jetėve tė njerėzve qė e bėnė atė. Roma apo Venecia e viteve ‘20-‘30, vjen e zhveshur nga shkėlqimi i sė tashmes, pėrmes paradave apo brohoritjeve “Rroftė fashizmi”, me njerėz qė vrapojnė vetėm pėr tė dėgjuar nga afėr njė fjali tė Musolinit. Ciai nuk do ta gjykojė historinė, por ta sjellė atė para lexuesit ashtu siē e ka gjetur nė arkivat e kohės. Ndryshe nga librat e tjerė tė shkruar mbi atė periudhė, ky roman e zbėrthen tė shkuarėn pėrmes jetėve njerėzore, pėrmes rrugėtimit tė pėrditshėm tė njerėzve qė e bėnė atė periudhė. Italia e pas viteve ‘20, vjen e gjallė nė kėtė libėr, si pėr tė na kujtuar se historia nuk mund tė kthehet, por copėzat e kujtimeve tė mbetura prej saj, janė njė leksion i madh pėr tė tashmen, e cila duhet tė lexojė pėrmes gjurmėve tė sė shkuarės.

    Pasionet e Duēes

    Ciai shkon tej nė hulumtimin qė i bėn fashizmit, duke pėrshkruar portretin e njeriut qė e krijoi atė. Benito Mussolini vjen si personazh nė romanin “Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes”, duke u shfaqur para lexuesit me anėt e tij tė panjohura. Duēja shfaqet si njeriu qė adhuron kinemanė, njeh mirė muzikėn dhe qė mund tė kalojė orė duke i rėnė violinės. “Duēja nuk e shikon kurrė deri nė fund njė film. Pa u mbushur mirė njė orė ēohet dhe ikėn. I pėrpiktė si sahat”. I veshur me njė pulovėr tė kaltėr dhe ēizmet qė i pėrdorte kur dilte me kalė nė Nomentana, Musolini shfaqet nė sallonin ku e pret tė takohet kolonel Maoili. Ndėrsa koloneli priste t’i fliste pėr luftėn, ai i flet pėr kinemanė. “Tani qė kemi dhe ne filmin me zė, si amerikanėt, pres gjėra tė mėdha nga kinemaja”, i thotė ai. Mė pas vazhdon t’i thotė se “ishte duke dėgjuar ‘Kėngėn e dashurisė’ pranė Pittalunga-s. Njė dramė e madhe sentimentale pa shumė vlerė, pėrveē asaj qė ėshtė filmi i parė italian me zė”. Dhe ndėrsa Maoili pret qė t’i kthehet bisedės mbi ēėshtjen qė e kishte ēuar nė pallatin e tij, ai i thotė maxhordomit t’i sjellė violinėn. E akordon dhe fillon tė luajė njė Largo tė Corelli-t. Pastaj ekzekutoi valsin e “Vejushės sė gėzuar”. Nė fund zuri tė shėtiste nėpėr dhomė duke luajtur nė instrument dhe duke kėnduar “Tannhauser”-in.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...uri-dhe-lufte/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Pėr: Benitto Musolini

    Nė kėrkim tė gjurmėve tė fashizmit
    9 Qershor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Benito-Mussolini (1)Autori Roberto Ciai tregon dy vitet pėr tė shkruar romanin “Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes”. Nga Roma nė Afrikė, udhėtimi pėr tė gjetur dokumentet historike, pėr tė sjellė tė plotė tablonė e Italisė fashiste

    Nė Ostia, qytetin me rrugė tė ngushta, Roberto Ciai dhe miku i tij Marco Lazzeri, kanė kafenė e tyre tė preferuar, ku ulen shpesh pėr tė ndarė bisedat mbi historinė. Ishte vera e vitit 2008, dhe teksa perėndimi i diellit shtrihej qetė, qetė mbi det, dy miqtė u pėrfshinė nė biseda mbi Italinė e viteve ‘30-‘40. Sapo kishin pėrfunduar sė shkruari librin “1494-Hija e inkuizitorit”, njė libėr qė kishte sjellė njė vėshtrim ndryshe mbi kėtė periudhė tė historisė, ku ideja pėr tė shkruar njė tjetėr libėr i kishte grishur sėrish. Marco gjithnjė kishte qenė i tėrhequr nga fashizmi. Si njohės i mirė i historisė, ai e dinte se periudhat e errėta mbartin nė vete njė mister, qė nėse i afrohesh mund tė nxjerrėsh prej tij thesare qė rrinė aty prej vitesh. Kėshtu, ai i propozon mikut dhe bashkėpunėtorit tė tij Ciai tė shkruajnė njė roman pėr njėzetvjeēarin fashist. “Mendova pėr dy vėllezėr, njėri hero dhe tjetri njė njeri ēfarėdo. Dėgjo ē’kam nė kokė…”, fliste Lazzeri. Teksa Marco vazhdonte tė rrėfente subjektin qė prej kohėsh i rrinte nė mendje, Ciai e gjeti veten tė pėrfshirė nė kėtė histori. Atė pasdite lindi shkėndija e parė e romanit “Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes”, i cili do tė kthehej nė njė nga librat mė tė mirė tė shkruar mbi njė prej periudhat mė tė rėndėsishme tė historisė sė vendit fqinj. Njė libėr qė lindi nga mendja e dy njerėzve qė e duan historinė dhe qė besojnė se pavarėsisht gabimeve tė kohės, e vėrteta vjen gjithnjė, qoftė dhe nė formėn e njė libri. Ata donin tė ndėrtonin njė histori tė ndryshme nga modeli i zakonshėm me tė cilin ishte paraqitur ajo periudhė nė mediat, apo nė librat e historisė. Njė libėr qė nuk do t’i bėnte jehonė regjimit, as autoriteteve tė korruptuara e servile. Dhe teksa kafetė ishin ftohur, ata u ngritėn pėr tė nisur kėshtu njė nga aventurat mė tė bukura tė karrierės sė tyre. “Filluam tė punonim rreth kėsaj historie. Kėrkuam dokumente tė kohės, fotografi, dėshmi. I studiuam me themel spitalet psikiatrike dhe jetėn e tmerrshme qė zhvillohej nė ato mjedise aq klaustrofobike. Lexuam dhjetėra tekste mbi atė qė ishte Italia nė vitet njėzet dhe tridhjetė. Hymė nė zakonet e njerėzve. Ndoqėm pas markat e pijeve freskuese, sapunėt, dyqanet e veshjeve, udhėtimet turistike me anije dhe ēdo hollėsi tjetėr tė dobishme pėr tė krijuar njė imazh sa mė besnik tė ishte e mundur ndaj tė vėrtetės”, tregon Ciai. Por tė gjitha kėto hulumtime nuk do tė ishin tė mjaftueshme pa prekur vendet nė tė cilat ndodhi lufta. Teksa shikonte gjithė materialet e mbledhura mbi tryezėn e punės, Ciai e ndiente se pėr tė shkruar librin i duhej tė merrte njė tjetėr hap. Kėshtu, rrėmbeu ēantėn me bagazhet e nevojshme pėr njė udhėtim pune dhe u nis pėr nė Afrikė… “Tripoli ka ndryshuar thellėsisht qė atėherė: duhej mėsuar diēka pėr ndėrtesat, rrugėt, ngjyrat, erėrat qė nuk ishin mė. Duheshin gjetur dokumente tė besueshme dhe tė plota”, tregon ai. Nė njė dyqan librash atij i ra nė dorė njė 2785313B6C6A8C650BBC5F2E9A7BE_h498_w598_m2vėllim i mrekullueshėm i 1934-s, “Peizazhe libiane”, i gjeneralit Domenico Siciliani, i mbushur plot e pėrplot me referime e fotografike, mbi zonat e pėrfshira nė roman. Ishte pikėrisht ajo qė i duhej. “Shumė tė dobishėm qenė edhe librat e bukur tė Luigi Romersa-s dhe Paolo Caccia Domenioni-t mbi luftimet nė Afrikėn e Veriut, tė pėrshkruara me pasion tė pazakontė”, thotė Ciai. Por teksa dukej sikur jeta e tyre ishte kthyer pas nė kohė, dhe ata po jetonin nė kohėn kur Italia nuk kishte shkėlqimin e tanishėm, por ankthin e njė lufte, e cila nuk dihej si do tė pėrfundonte, Marcos iu desh tė hiqte dorė nga kjo ėndėrr, dhe ta linte mikun e tij Ciai tė ēonte i vetėm nė fund aventurėn e nisur. “Fatmirėsisht ndodhesha nė njė fazė shumė tė mirė. Kisha imazhe dhe tekste qė i pėrkisnin asaj periudhe, incizime tė vjetra dhe dėshmi tė drejtpėrdrejta tė atyre qė ato ditė i kishin pėrjetuar vėrtet. Kisha edhe disa doracė tė vegjėl turistikė mbi Romėn e viteve ‘30, qė tregonin hollėsisht linja tramvajesh dhe autobusėsh me itineraret dhe stacionet pėrkatėse. Nė Bibliotekėn Kombėtare gjeta gazeta qė pėrshkruanin ditėt e tmerrshme tė shiut tė 1937-s. Praktikisht Roma ishte pėrmbytur. Dhe pastaj, mania e zakonshme e teksteve tė errėta. Ishte ky botim i jashtėzakonshėm i Daemonologia Sacra-s, njė libėr i vjetėr puritan sa magjepsės, aq i mistershėm. Si mund ta lija tė mė shpėtonte?”, tregon Ciai. Pėr gati dy vjet e gjysmė ai do ta kalonte kohėn nė kėrkim tė gjurmėve tė teksteve tė vjetra tė mbetura nga Italia e atyre viteve. Ciai ėshtė kujdesur dhe pėr detajet mė tė vogla pėr tė bėrė njė tablo tė vėrtetė tė luftės dhe pasojave qė ajo solli te njerėzit. Deri te motoēiklizmi, mėnyra sesi funksiononte nė atė periudhė. “Im vėlla Luca, ėshtė njė njohės i mirė i motoēiklizmit dhe i automobilizmit tė kohės dhe ndihmoi me njė sasi tė papėrfytyrueshme dokumentesh dhe informacionesh mbi ēdo mekanizėm me dy dhe katėr rrota qė ėshtė pėrfshirė nė roman: ‘Guzzi’, ‘Norton’, ‘Lancia’ dhe ‘Alfa Romeo’ janė protagonistėt e vėrtetė tė historisė”, tregon Ciai. Italia e viteve ku ai ishte ndalur, vazhdonte ta joshte me tė fshehtat qė mbarte, dhe Ciai ndiente se ato nuk kishin fund. Rrėfimet e dėgjuara e shtynin tė pėrfytyronte personazhet me tė cilat ai do tė ndėrtonte librin, pėr t’u ndalur tek ata qė do ta mbanin linjėn e romanit. Ishte njė periudhė e vėshtirė tė zgjidhje mes mijėra historive, historinė pėrfaqėsuese tė njė kohe. Dhe njė mbrėmje, teksa dritat e shtėpive shuheshin njė nga njė nė Ostia, ai e ndieu se mjaftonte tė merrte njė histori dhe tė ulej ta shkruante, pasi nė luftė tė gjitha historitė kanė tė njėjtin fillim e fund… Ēdo personazh qė ai do tė zgjidhte do tė kalonte nė tė njėjtat rrugė qė kalojnė personazhet qė ai krijoi, mes atdhedashurisė, dashurisė, zhgėnjimeve, urrejtjes, frikės dhe hakmarrjes. Nė luftė, nė trupin e njeriut kalojnė tė gjitha ndjenjat dhe Ciai nisi tė shkruante njė libėr duke mos shmangur asnjėrėn prej tyre, dhe pėr tė sjellė para lexuesit pasojat fatale tė njė epoke. Dhe pse besonte te momentet e bukura, nė libėr Ciai i afrohet dhe u largohet atyre pa dashur t’u japė personazheve njė fund qė nuk ėshtė i vėrtetė… Ciai ka ndėrtuar njė roman, nėn fletėt e pafundme tė marra nga arkivat qė ruajnė tė vėrtetat, qė edhe pse tė zverdhura nga vitet, mbartin copėza jete tė njė periudhe dhe tashmė qė libri ka pėrfunduar, ka lėnė ende gjurmė brenda tij. “Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes”, ėshtė njė libėr i ndėrtuar mbi rrėfime jetėsh, dhe kjo e bėn si botimin mė tėrheqės e tė vlerėsuar mbi fashizmin…

    a.b.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...-te-fashizmit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Pėr: Benitto Musolini

    Joshja qė vjen prej historisė
    9 Qershor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    PhotoMussoliniVEIIILibrat historikė prej vitesh po dominojnė tregun e librit nė botė. Pavarėsisht regjimeve tė tyre tė ashpra, e tė dėnueshme, dhjetėra libra janė shkruar e vazhdojnė tė shkruhen pėr Hitlerin, Stalinin, Musolinin, Leninin, Bonapartin, Titon… “Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes” ėshtė njė prej tyre, i frymėzuar prej arkivave tė panjohur tė Musolinit

    Alda Bardhyli

    “Gjykimi mė i mirė i historisė janė librat”. Historiani i njohur amerikan, Carter G. Woodson, do ta thoshte kėtė fjali mė shumė se njė dekadė mė parė, teksa pėrpiqej t’i jepte jetė historisė afro-amerikane. Nė shekullin XXI historia vijon tė jetė frymėzuese pėr shumė autorė, duke u kthyer nė njė nga fushat me mė shumė botime. Rrėfimet sentimentale qė i mbanin gratė me sytė nga libraria pėr tė blerė librin e radhės, qė do t’u ndryshonte jetėn dashurore, tashmė janė zėvendėsuar me rrėfime mbi luftėrat, epokat, shtetet, apo personazhe tė ndryshme historike. Koha e romancave, e librave mbi seksin, apo revolucionet feministe, nuk e joshin mė lexuesin si vite mė parė. Historia, kjo fushė disi nė hije deri njė shekull mė parė, ėshtė rikthyer nė tregun e librit duke e dominuar atė. Luftėrat botėrore, rėnia e Gjermanisė Lindore, vitet e ethshme tė komunizmit, nė vendet qė e jetuan atė si Polonia, Rumania, Rusia, Ēekia apo Shqipėria, luftėrat e reja tė SHBA-sė, Iraku, Palestina etj., janė kthyer nė tema pėr tė cilat lexuesi do tė mėsojė vazhdimisht. Kriza ekonomike, pėrplasjet e reja fetare, kanė sjellė njė lloj pasigurie, e cila shoqėrohet me kureshtjen pėr tė mėsuar mė tepėr mbi kėto ēėshtje. Nėse sheh botimet e fundit tė shtėpive tė mėdha botuese nė botė, pjesėn mė tė madhe e kanė pushtuar botimet historike. Pavarėsisht regjimeve tė tyre tė ashpra, e tė dėnueshme, dhjetėra libra janė shkruar e vazhdojnė tė shkruhen pėr Hitlerin, Stalinin, Musolinin, Leninin, Bonapartin, Titon… Nga Londra nė Moskė historianė tė rinj udhėtojnė pėr tė zbuluar tė fshehtat e mbetura nė arkiva, pėr t’i thėnė botės tė tjera tė vėrteta. Turqia vijon tė mbetet njė vend qė ruan misterin qė vjen prej joshjes nga Lindja… Arkivat janė kthyer kėto vite nė “vende tė shenjta”, prej nga ku gėrmohet vazhdimisht pėr tė nxjerrė minerale tė ēmueshme. Bota duket sikur ka shumė nevojė tė dijė tė reja pėr tė shkuarėn, duke harruar kaosin e sė tashmes. Nė joshjen e re drejt shkrimit tė historisė, nuk kanė mbetur vetėm historianėt, por dhe shkrimtarėt. Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, ka qenė objekt i disa shkrimtarėve pėr librat e tyre. Ai ka ardhur nė kėta libra jo vetėm si njė kalorės, por dhe si njė dashnor i zjarrtė… Roberto Ciai hyn tek ata shkrimtarė qė e shohin historinė si njė produkt pėr krijimet e tyre letrare. Libri i tij i ardhur nė shqip nga shtėpia botuese “Saras” nuk ėshtė i vetmi i shkruar kėto vite mbi regjimin e Benito Musolinit. Janė tė pafund librat e shkruar jo vetėm nga autorėt italianė, mbi ideologjinė fashiste, apo mbi njeriun qė e krijoi kėtė ideologji. Janė botuar libra biografikė pėr Musolinin, libra mbi marrėdhėnien e tij me Hitlerin, pasionin e tij pėr gratė, janė botuar letrat qė e dashura e tij Claretta Petaccie ia shkruante nė Veronėn e vitit 1944, kur ai ishte nė ditėt e fundit tė pushtetit, por sėrish kėto nuk kanė mjaftuar pėr tė zbuluar fashizmin. Italianėt, por jo vetėm ata, duan tė dinė mė tepėr rreth kėsaj periudhe tė errėt nė historinė e tyre. Ata duan tė vėnė nė vend shpirtin e atyre qindra ushtarėve qė u pėrfshinė nė kėtė luftė… Historia duket se ngre grackėn e saj, ku bie ēdo kush qė guxon t’i afrohet. Nė kėtė grackė ka rėnė edhe Roberto Ciai, i cili zgjodhi letėrsinė, zhanrin mė tė vėshtirė pėr tė zbėrthyer Duēen… Italia e viteve ‘20-‘30 vjen nė rrėfimin e tij, pėrmes jetėve tė njerėzve qė besuan nė thėnien “Rroftė Duēja!”, si njė moral i madh pėr besimin. Rrėfimi i Ciait tė emocionon prej dhembjes, dhe nė fund tė leximit ti ndien pse historia vazhdon tė jetė grishėse ende sot. Ēdo kohė ka heronjtė e saj tė padukshėm dhe ky libėr ėshtė njė homazh pikėrisht pėr kėta heronj… Personazhet e krijuara prej tij, na duken tė gjallė, sikur kanė dalė prej fletėve tė dorėshkrimeve tė mbetura nė arkiva, ku ai i ka gjetur tė paprekur nga koha, pėr tė thėnė tė vėrtetėn e tyre. Rrėfimi i Ciait, tė bėn tė besosh pse historia vazhdon tė mbetet terreni ende i preferuar i studiuesve dhe shkrimtarėve, ndoshta se njė pjesė e kėtij terreni ende ka mbetur i pazbuluar… “Sa mė shumė libra mbi historinė, aq mė shumė i afrohemi tė vėrtetės”, shprehej Carter G. Woodson njė dekadė mė parė.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...rej-historise/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •