-
22-vjetori i PS, Nano: Për Ramën kjo është festa e fundit në parti.
22-vjetori i PS, Nano: Për Ramën kjo është festa e fundit në parti. Rama: Festojmë pas 23 qershorit
Për shkak të fushatës zgjedhore, Partia Socialiste nuk do të organizojë një festë me rastin e 22-vjetorit të themelimit të saj. Vetë kryesocialisti Rama do të kujtojë themelimin e PS-së nga qyteti i Dibrës ku do të zhvillojë një takim elektoral. Ndërsa ish-lideri historik i PS-së, Fatos Nano, në një mesazh për gazetën “Panorama” ka thënë se kjo do të jetë festa e fundit e Ramës në krye të Parisë Socialiste.
“Nuk ka asnjë marrëdhënie midis meje dhe Ramës, por kjo është ‘festa’ e fundit e Ramës në PS!” –është shprehur Nano.
Edhe pse kishte premtuar se do të ishte aktiv në fushatën zgjedhore, në krahë të Arben Malajt, Fatos Nano nuk është shfaqur më publikisht.
Kryetari i PS, Edi Rama ka postuar në faqen e tij në “facebook” një urim për 22 vjetorin e partisë, duke deklaruar se festa do të bëhet pas fitores së 23 qershorit.
“Gëzuar miq e shokë, vajza, djem, gra e burra, pa dallim krahine e feje, që i jepni përditë jetë dhe energji kësaj familjeje të madhe!Festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjmë pas fitores së madhe të PS dhe “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, në zgjedhjet e 23 qershorit! Deri atëherë le të luftojmë për çdo votë, shtëpi më shtëpi, zemër më zemër, në çdo cep të Shqipërisë që duam të rilindim!”- shkruan Rama në “facebook”.
MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt