Historiku i Alban-King-Kongut
KosovA tek AlbEmigrant

Kongu i quejtun Xhin Xhis Khan (1162 – 1227), themeloi perandorine e vet nė Mongolģ. Perandoria e kongut mongol tė Xhin Xhis Khanit u perhap nė Kinė, ne Azinė Qendrore, nė Rusi, nė Persģ-Iran, nė Arabi Saudite, nė Lindjen e Mesme, nė Azinė e Vogel dhe deri nė Europen Lindore.

Dihet historikisht se disa kongė mongol tė Xhin Xhis Khanit ngulen rrajė nė Azinė e Vogel, nė vendin qė sot quhet Turkģ. Njeni prej tyne, i quejtun Osman-Kong, pushtoi tokat e albanve nė vitin 1479 dhe qendroi aty deri nė vitin 1912. Gjate asajė periudhe pushtimi tė gjate pesė shekullor Osman-Kongu solli nė keto toka nga vendet afro-aziatike shumė osman-kongė tė tjerė, nji pjesė e tė cilve la mbrapa nji numer osman-kongėsh alban.

Nji degė tjeter pasardhesish tė kongut Xhin Xhis Khan themeloi nė vitin 1917 nė Rusi perandorinė e Komist-Kongve, tė cilet e shtrine perandorinė e vet nga Berlini deri nė Lindjen e Largėt nė Vladivostok. Perandoria e Komist-Kongve zgjati deri nė vitin 1989. Gjatė kėsaj periudhe kėto Komist-Kongėt u shtrine edhe nė vendin e albanve nepermjet njenit prej Osman-Kongve alban, vampirit tė quejtun Enver-Komist-Kong. Nė kėte menyrė Komist-Kongėt lidhen miqėsģ me Osman-Kongėt alban.

Me daten 29 nandor 1944 Enver-Komist-Kongut i lindi nji djal, tė cilin e quejti Alban-Komist-Kong. Ky lindi shėndet-lig, prandej mjekėt e fisit tė Komist-Kongėve e keshilluen kėte vampir ta ushqente tė birin me gjak albansh. Tue pģ per shumė vite rresht gjak albansh e mori vedin vampiri i vogel Alban-Komist-Kongu, por ky gjak mbas nji farė kohe iu neverit dhe djali filloi prep tė dobsohej.

Nderkaq i erdhne per vizitė Enver-Komist-Kongut disa kushrij tė larget nga Hong-Kongu, tė cilėt per tė ia rritė oreksin djalit simbas eksperiences sė tyne e keshilluen, qė ti shtryllshin disa komist-kongė qė kishin shumė vitamina “C” dhe mandej langun e tyne tė ia jepshin me e pģ tė birit Alban-Komist-Kongut. Persėri e mori vedin i biri, por edhe kjo kurė nuk pati efekt tė gjatė.

Atėher e ama mendoi se i duhej ndryshue ushqimi djalit tashma tė rritun, qė ishte ushque per vite tė tana vetem me langje. Si nikoqire e mirė ajo kishte ruejt nja tre komist-kongė tė majm per tė ia ba ferlik djalit. Mbasi e kishin djalė deshiri Enver-Komist-Kongu i bani ferlik keto tre komist-kongė. Erdh e tu mājė Alban-Komist-Kongu i ri aqė shume sa qė edhe sot e kėsaj dite, edhe pse ka mbetė jetim pa babė, po ban nji jetė kingash sa mos tė ia ketė lakmģ askujt. Nderkaq vampirit tė ri Alban-Komist-Kongut i linden shumė bijė e bija dhe me kėte familje tė madhe sundon si MBRET nė vendin e albanve. Prandej albanėt sot e quejne “King-Kong” .

Paul Tedeschini, 21.02.2010