Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Serbët e Kosovës martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!

    Emri:  largea_403x30282876serbet1370620602.jpg

Shikime: 2761

Madhësia:  33.3 KB
    Të rinjtë nga komuna e Rahovecit kanë pasur probleme me martesa, në veçanti pas vitit 1999. Vajzat kanë ikur në Serbi, ndërsa meshkujt nuk janë martuar madje deri në moshën 50 vjeç. Duket se është gjetur një zgjidhje, shkruan DeutscheWelle.
    “Quhem Trëndafile Kishi, nga rrethi i Krujës, në Shqipërinë Qendrore. Në Hoçë të Madhe jam martuar me Sllavisha Pavllovicin dhe para gjashtë muajsh na ka lindur djali Nebojsha. Jam shumë e kënaqur me jetën time këtu. Vjehrra më ka pritur shumë mirë, ndërsa me burrin kuptohem mirë edhe pse ai nuk di shumë shqip e unë di pak serbisht."
    Kështu flet kjo grua e re e cila ka ardhur nga Shqipëria në Kosovë dhe është martuar me një serb. Martesat me femra nga Shqipëria nuk janë të rralla, sepse ajo është vetëm një nga dhjetë shqiptaret e Shqipërisë, të cilat së fundi janë martuar këtu me serbë të komunës së Rahovecit. Djalin e saj të vogël në krah, përpiqet ta qetësojë duke i folur në gjuhën serbe.
    Vjehrra e saj Zhivana nuk e fsheh kënaqësinë me martesën e djalit të saj, sepse ai këto ditë i ka mbushur 40 vjet. Për të renë 26 vjeçare thotë: "Zoti më ka uruar me këtë të re(nuse). Ajo më respekton, më pyet nëse jam mirë dhe nëse më duhet diçka. Vajzat tona me siguri që nuk do t'më pyesnin. Një herë kam qenë edhe në Shqipëri dhe ata njerëz më kanë lënë përshtypjen e njerëzve shumë të mirë. Nuk mund ta marrësh me mend sa të mirë janë. Jam shumë e kënaqur. Më ka lindur edhe një nip, të cilit ia kam vënë emrin e djalit, Nebojsha, të vrarë në vitin 1999. Këtu ka mjaft gra shqiptare të ardhura nga Shqipëria, por kjo e jona është më e mira“, thotë Zhivana.
    Të gjitha gratë nga Hoqa e Madhe, pra edhe ato që kanë ardhur këtu nga Shqipëria, shkojnë për ti lindur fëmijët në Serbi. Por Trëndafilja ma lindi këtu në spitalin e Rahovecit. "Më kanë pritur shumë mirë. Ne nuk i paguajmë kontrollet për fëmijë dhe shpresojmë se do të jetojnë mirë.“
    Sllavisha Pavllovic shpjegon se si e ka njohur gruan e tij në Shqipëri: “Sa i përket njohjes, mua më ka njoftuar me të ndrikulla jonë, po ashtu nga Shqipëria. E kemi pëlqyer njëri-tjetrin dhe kemi rënë dakord. Kam pritur një javë dhe më pas i kam blerë një unazë, një orë... por nuk kam paguar asgjë për martesë, si disa të tjerë të cilët përmes agjencive kanë paguar nga 500 apo 1000 euro. Unë s'kam dhënë asnjë cent."
    Sllavisha thotë se është tepër i lumtur. Ka pritur gjatë për martesë por tani është shumë i lumtur. "Tani për tani gjendja është super. Sinqerisht, këto gra janë shumë të vyeshme dhe të ndershme. Ato t'i respektojnë edhe prindërit, fëmijët, janë të pastërta. S'ka shansa që ajo të shkojë diku pa të pyetur. Janë shumë të ndershme“, pohon Sllavisha per DetscheWelle.
    Burrat e martuar me shqiptare nga Shqipëria në këtë fshat janë shumë të kënaqur. Hoça ka 500 banorë, shumë prej tyre të pamartuar. Vajzat zakonisht martohen me ndonjë jashtë Rahovecit, ndërsa burrat gjenden para një problemi të pazgjidhshëm. Ndaj Sllavisha sugjeron: "Ata duhet të martohen me femra nga Shqipëria. Çka na mungon neve? Djali po më rritet. Ndryshe me siguri që ende do të isha i pamartuar."

    http://botasot.info/lajme/226621/ser...zoti-na-bekoi/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Serbët e Kosovës martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!

    Po te ishte shqiptar, kete ndershmerine do t'ia merrte for granted, po ashtu te gjitha perkujdesjet e sjelljet e saj ndaj tij dhe njerezve te burrit; kurse ky burri do te ishte i bezdisur, se kaq nuk eshte mjaft e do t'a kalonte kohen duke pare grate e te tjereve apo dhe te kishte dashnore e gruan do t'a trajtonte si objekt qe ka nje funksion te caktuar. E verteta dhemb, po eshte e vertete.....(Sigurisht qe nuk fus te gjithe shqiptaret ne kete stereotip, ka njerez te mire gjithandej)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Serbët e Kosovës martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!

    mall e kame nje here te ndegjoje nje lajme te mire,veq zi e ma zi ,qka eshte kah behet me ket popull a din ndokushe me me tregu!!?,gjithqka kontra realitetit objektiv te mendjes se shendoshe te njeriut,po me duket si ne enderr gjithqka,spo mundem me besu qka eshte kah behet keshtu,o zot o zot qfar katandisje eshte kah behet me ne!!!!,hogjallar duke fyer rende ,femrat shqipetare duke u martuar me armiqet e perbetuar te kombit*,fanatiket duke urrejtur figurat heroike kombetare,fundamentalistet duke injoruar qashtjen kombetare,shqipetaret duke luftuar ne siri duke u flijuar per qashtje siriane,orthodhoksit duke i quajture vllezer serbet dhe greket per nga feja,veq katoliket me duket jane pa hile dhe shume atdhetar,lakmi mi pas ata,kurr nuk nihen me fol najsen keq per qashtje kombetare disi ata me japin shpres se ndoshta edhe ne do ti kopjojm nje dite,boll ke me veteme gjera te errta ,qdo e keqe e ka fundin e vet,pastaj fillon e mira nje shpres per nje jet te lumtur per te gjithe shqipetaret pa dallime kuptohet fetare,ku fetaret munden te mirren me fe kurse shkencetaret munden mu marr me shkence,bujqit me bujqesi e keshtu me radhe,kombi shqipetare nuk duhet te perzihet me kombet tjera,por edhe kombet tjera nuk duhet te perzihen me kombin shqipetare,pra secili komb le ta zgjedhe fatine e vet dhe menyren e jeteses se vet, kurse bashkpunimi dhe bashkjetesa nderkombe duhet te zhvillohet sepse jemi pjestare te familjes se madhe iliro-thrake ku ata kane lene histori

    *SERBET KY POPULL I KA SHKAKTUAR DHEMBJET DHE VUAJTJET ME TE MEDHAJA KOMBIT SHQIPETARE PLOT 100VITE ,DUKE MASKRUAR ,DEBUAR, DHUNUAR DJEGUR,SHKATRRUAR DHE SHFAROSUR ELEMENTIN E LASHTE AUTOKTON SHQIPETARE DUKE I SHKAKTUAR VUAJTJE SISTEMATIKE DHE PASOJA TE PAPARA,DHUNIME ,VRASJE GJYMTIME DUKE MOS KURSYER FOSHNJA,GRA ,PLEQ DHE TE PAAFTE PER JETE,KY ESHTE MEKAT QE NUK FALET RUANA ZOTE!!!,PLEQET GJITHMON E TREGONIN VUAJTJET DHE MIZORIT BARBARE TE TYRE,POR KETO I KEMI PERJETUAR EDHE NE DHE ESHTE HARAM QE FEMRA SHQIPETARE TE MARTOHET ME KET RACE BARBARE DHE MIZORE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 07-06-2013 më 14:33
    VENI,VIDI,VICI

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Serbët e Kosovës martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!

    CITIM--Jam shumë e kënaqur. Më ka lindur edhe një nip, të cilit ia kam vënë emrin e djalit, Nebojsha, të vrarë në vitin 1999.

    ---dmth Djali i saj paska bërë krime në Luftën e '98/99 në Rahovec ,tani nusja do ta gëzon prap shkinen edhe më nipa tjerë ,duhet shtuarë racen barbare të flliqtë në Tokën tonë: TURP Trendafile

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Serbët e Kosovës martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!

    Te trashegohen e me jete te lumtur. Ku eshte problemi ketu?

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Serbët e Kosovës martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!

    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    Emri:  largea_403x30282876serbet1370620602.jpg

Shikime: 2761

Madhësia:  33.3 KB
    Të rinjtë nga komuna e Rahovecit kanë pasur probleme me martesa, në veçanti pas vitit 1999. Vajzat kanë ikur në Serbi, ndërsa meshkujt nuk janë martuar madje deri në moshën 50 vjeç. Duket se është gjetur një zgjidhje, shkruan DeutscheWelle.
    “Quhem Trëndafile Kishi, nga rrethi i Krujës, në Shqipërinë Qendrore. Në Hoçë të Madhe jam martuar me Sllavisha Pavllovicin dhe para gjashtë muajsh na ka lindur djali Nebojsha. Jam shumë e kënaqur me jetën time këtu. Vjehrra më ka pritur shumë mirë, ndërsa me burrin kuptohem mirë edhe pse ai nuk di shumë shqip e unë di pak serbisht."
    Kështu flet kjo grua e re e cila ka ardhur nga Shqipëria në Kosovë dhe është martuar me një serb. Martesat me femra nga Shqipëria nuk janë të rralla, sepse ajo është vetëm një nga dhjetë shqiptaret e Shqipërisë, të cilat së fundi janë martuar këtu me serbë të komunës së Rahovecit. Djalin e saj të vogël në krah, përpiqet ta qetësojë duke i folur në gjuhën serbe.
    Vjehrra e saj Zhivana nuk e fsheh kënaqësinë me martesën e djalit të saj, sepse ai këto ditë i ka mbushur 40 vjet. Për të renë 26 vjeçare thotë: "Zoti më ka uruar me këtë të re(nuse). Ajo më respekton, më pyet nëse jam mirë dhe nëse më duhet diçka. Vajzat tona me siguri që nuk do t'më pyesnin. Një herë kam qenë edhe në Shqipëri dhe ata njerëz më kanë lënë përshtypjen e njerëzve shumë të mirë. Nuk mund ta marrësh me mend sa të mirë janë. Jam shumë e kënaqur. Më ka lindur edhe një nip, të cilit ia kam vënë emrin e djalit, Nebojsha, të vrarë në vitin 1999. Këtu ka mjaft gra shqiptare të ardhura nga Shqipëria, por kjo e jona është më e mira“, thotë Zhivana.
    Të gjitha gratë nga Hoqa e Madhe, pra edhe ato që kanë ardhur këtu nga Shqipëria, shkojnë për ti lindur fëmijët në Serbi. Por Trëndafilja ma lindi këtu në spitalin e Rahovecit. "Më kanë pritur shumë mirë. Ne nuk i paguajmë kontrollet për fëmijë dhe shpresojmë se do të jetojnë mirë.“
    Sllavisha Pavllovic shpjegon se si e ka njohur gruan e tij në Shqipëri: “Sa i përket njohjes, mua më ka njoftuar me të ndrikulla jonë, po ashtu nga Shqipëria. E kemi pëlqyer njëri-tjetrin dhe kemi rënë dakord. Kam pritur një javë dhe më pas i kam blerë një unazë, një orë... por nuk kam paguar asgjë për martesë, si disa të tjerë të cilët përmes agjencive kanë paguar nga 500 apo 1000 euro. Unë s'kam dhënë asnjë cent."
    Sllavisha thotë se është tepër i lumtur. Ka pritur gjatë për martesë por tani është shumë i lumtur. "Tani për tani gjendja është super. Sinqerisht, këto gra janë shumë të vyeshme dhe të ndershme. Ato t'i respektojnë edhe prindërit, fëmijët, janë të pastërta. S'ka shansa që ajo të shkojë diku pa të pyetur. Janë shumë të ndershme“, pohon Sllavisha per DetscheWelle.
    Burrat e martuar me shqiptare nga Shqipëria në këtë fshat janë shumë të kënaqur. Hoça ka 500 banorë, shumë prej tyre të pamartuar. Vajzat zakonisht martohen me ndonjë jashtë Rahovecit, ndërsa burrat gjenden para një problemi të pazgjidhshëm. Ndaj Sllavisha sugjeron: "Ata duhet të martohen me femra nga Shqipëria. Çka na mungon neve? Djali po më rritet. Ndryshe me siguri që ende do të isha i pamartuar."

    http://botasot.info/lajme/226621/ser...zoti-na-bekoi/
    Burri te lyeje ato muret e qelbura ngjyre myshku.Si jetojne keto rob ashtu me femije te vogel si ne mesjete.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Për: Serbët e Kosovës martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Te trashegohen e me jete te lumtur. Ku eshte problemi ketu?
    Sinqerisht e ke xfiles??

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Serbët e Kosovës martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!

    1) E kam shume sinqerisht, nuk me takon mua te gjykoj zgjedhjet personale te dikujt ne lidhje me çeshtje kaq private dhe shume personale siç eshte martesa.
    2) Pastaj nese duam te jemi koherent me gjykimet atehere duhet te gjykojme çdo femer qe martohet me te huaj pa dallim rrace.
    3) Dhe ne fund fare, nuk do jemi armiq te perjetshem me serbet, ashtu si jemi tani miq me turqit edhe pse na vrane e na prene per 500 vjet, apo ka ndonje ndryshim?

  9. #9
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Për: Serbët e Kosovës martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    1) E kam shume sinqerisht, nuk me takon mua te gjykoj zgjedhjet personale te dikujt ne lidhje me çeshtje kaq private dhe shume personale siç eshte martesa.
    2) Pastaj nese duam te jemi koherent me gjykimet atehere duhet te gjykojme çdo femer qe martohet me te huaj pa dallim rrace.
    3) Dhe ne fund fare, nuk do jemi armiq te perjetshem me serbet, ashtu si jemi tani miq me turqit edhe pse na vrane e na prene per 500 vjet, apo ka ndonje ndryshim?
    1)Nuk te takon ty personalisht , por na takon si popull kolektivisht te gjykojme se kujt ti japin nuse , armikut apo mikut .
    2) Nuk eshte e njejta gje si te martohet me serb , grek njelloj si me gjerman ose anglez a amerikan .
    3) Nuk do te jemi ne te ardhmen , por ne te tashmen jemi qe sjemi , nuk mund te jemi te miqesuar me serb , kur se pari nuk kan kerku falje per 12,500 te vrare vetem ne luften e fundit , duke mos i njeh te vraret e te dhunuarit gjate 100 viteve , nuk i kan paguar demet e luftes etj , kur ti bejne keto ateher mund te themi se kemi fillu miqesine serbo-shqiptare perndryshe JO.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Serbët e Kosovës martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!

    Na takon ne si popull???????????????????????????????????????????? ????????????????????????????????????????????????
    ca spo na meson ky Forum
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •