
Postuar mė parė nga
Albo
Intervista ishte shume interesante dhe duhet ta degjoni pasi ishin fjale te sinqerta. Edhe pse intervista nuk i preku ne detaje te gjitha ceshtjet, ajo nxjerr ne pah shume gjera:
1. Se si popullsia autoktone orthodhokse shqiptare e zones ka ruajtur gjuhen, traditen, fene e zakonet e veta per shekuj me rradhe, edhe pse shpesh e gjenin veten te pushtuar here nga serbet, here nga greket, here nga turqit, here nga bullgaret.
2. Se si shkaku i "asimilimit te popullsise orthodhokse" nuk ishte thjeshte se kjo popullsi zgjodhi me vetedije kete rruge, por se erdhi prej dy shkaqeve: a) realitetit te ri politik dhe ekonomik nen Jugosllavi b) asimilimi i shumicess e popullsise shqiptare ne fene islame dhe kulturen osmane. Brankoja e permbledh bukur me pak fjale kur thote, se pas 5 brezash, nuk ishim me shqiptare, ishim "turq" e "kaure". Dhe kjo nxjerr ne pah qe kjo ndasi e madhe mes shqiptareve erdhi me pushtimin osman dhe shqiptaret e besimeve te ndryshme numeroheshin si turq po te ishin muslimane, e si greke/serbe/bullgare po te ishin orthodhokse te krishtere.
3. Se sa shume te suksesshem e te zgjuar jane treguar shqiptaret e kesaj zone. Personi me lart tregon se si kusheriri i tij i pare, nje shqiptar, ishte kryetar i Maqedonise per 20 vjet. Tregon se si rekasit me zgjuarsine e tyre ishin ata qe drejtonin shtetin e Maqedonise ne kohen e Titos. Se si sot, disa prej akademikeve me te medhenj te Maqedonise, jane me origjine shqiptare dhe orthodhokse ne besim. Kontrast i thelle ky me shumicen muslimane shqiptare ne Maqedoni qe kane ngelur shume prapa ne keto drejtime.
4. Se sa e rendesishme eshte trashegimia e te pareve ne breza. Urtesia e personit ne fjale eshte e admirueshme, pasi te paket jane njerezit qe studiojne rrenjet e familjes se tyre, historine e tyre, dhe pranojne e mbrojne te verteten me cdo cmim dhe per ate qe eshte. Shumica e njerezve nuk dine as emrin e gjyshit te tyre, kurse ky fliste per 25 breza shqiptaresh. Dhe kete e lidhi me nevojen e arsimimit ne gjuhen shqipe. Ai ishte mbrekulluar nga universiteti i Tetoves ku mesohet shqip, ne kohen e tij kjo ishte nje enderr e parealizueshme. Nese arsimimi ne kohen e Titos ndikoi ne asimilimin e popullsise autoktone shqiptare, arsimimi sot ne gjuhen shqipe te popullsise shqiptare do te ndihmojne ne ruajtjen e rizbulimin e tradites shqiptare te gjithe brezit te ri.
Por ajo qe me beri me shume pershtypje, eshte intervista me siper ku thote:
"Shkova ne Korce dhe pashe nje katedrale orthodhokse ne mes te qytetit. Edhe orthodhoks edhe shqiptar?!"
Shumica muslimane ne Maqedoni i ka sulmuar dhe diskriminuar shqiptaret autoktone orthodhokse pasi ishin orthodhokse te krishtere. Dhe keto sulme vinin pasi per aq kohe sa do te kish shqiptare orthodhokse ne Maqedoni, Kosove apo Maqedoni, Sulltani nuk mund te mburrej me gojen e tij se Shqiptaret jane turq dhe procesi i asimilimit te tyre ne turq u krye me sukses! Dhe kjo popullsi muslimane nuk mund te fitonte dot "monopolin e shqiptarizmes". Vetem duke zhdukur cdo rrenje te fese se te pareve tane, orthodhoksise, popullsia e asimiluar osmane mund te ndihej mire me vetveten, pasi nuk do t'i akuzonte dot kush qe kishin hequr dore nga tradita e feja e te pareve te tyre.
Dhe kur sot degjojne qe rekasit e vjeter orthodhokse po deshmojne me plot goje origjinen e traditen e tyre shqiptare, nje pjese e muslimaneve maqedone gezohen, e nje pjese tremben. Tremben pasi del nje e vertete e madhe ne drite. Del e verteta e madhe qe feja e te pareve tane, ate fe qe gjysherit e stergjysherit e tyre braktisen, eshte ende e gjalle dhe ruhet nga nje pjese e shqiptareve autoktone. Dhe askush nuk mund te pretendoje me se "shqiptaret orthodhokse ne Maqedoni u asimiluan" pasi ata jane po aty edhe pas 6 shekuj pushtimesh e asimilimi.
E kam thene shpesh ne kete forum, por vlen te perseritet: Ate qe e nderton dhuna, e shkaterron liria! Lavdi Zotit shqiptaret jane sot te lire te mbrojne me gojen e tyre origjinen e traditen e tyre e te pareve te tyre!
Albo
Krijoni Kontakt