-
Rekordi i zgjedhjeve: 8100 vëzhgues vendas dhe të huaj në terren në 23 qershor
Rekordi i 23 qershorit Zgjedhjet, 8100 vëzhgues vendas dhe të huaj në terren
Në çdo qendër votimi ditën e zgjedhjeve do të ketë rreth dy vëzhgues vendas dhe të huaj. Kjo sepse numri i vëzhguesve të akredituar deri dje pranë KQZ-së ka arritur në plot 8 153 persona, nga të cilët, pjesa dërrmuese janë shqiptarë dhe afro 550 të huaj. Pavarësisht numrit të madh të vëzhguesve vendas, ata që marrin një rëndësi të madhe në këtë pjesë janë pikërisht vëzhguesit e huaj, jo vetëm ata të OSBE/ODIHR-it, por edhe të një pjese të mirë të ambasadave në Tiranë. Vetëm dje KQZ ka miratuar listat e propozimeve për vëzhgues nga ambasadat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Greqisë, Rusisë etj, duke përfshirë në pjesën më të madhe të tyre dhe vetë ambasadorët.
Vëzhguesit e huaj
KQZ ka vendosur të pranojë dje si vëzhgues një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish të trupit diplomatik në Tiranë si vëzhgues afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve të 23 qershorit. Kështu ajo ka regjistruar si vëzhgues 68 përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Listën, natyrisht, e kryesojnë ambasadori Aleksandër Arvizu dhe Henry Jardine, shef i misionit. Vëzhguesit e ambasadës së SHBA-së kanë marrë të drejtën që të vëzhgojnë të gjitha zonat zgjedhore ku ata dëshirojnë. Në mbledhjen e djeshme është miratuar edhe një numër prej 6 vëzhguesish së zyrës së BE në Tiranë, duke përfshirë dhe ambasadorin Ettore Sequi. Po ashtu edhe këta vëzhgues kanë të drejtën që të vëzhgojnë të gjitha zonat zgjedhore. Gjithashtu, në terren ditën e zgjedhjeve do të jetë dhe ambasadori holandez, Martin De la Bej, ai norvegjez, Jan Brathu, ambasadorja e Francës, Kristine Moro apo edhe ambasadori britanik, Nicholas Cannon. Me delegacionin e vëzhguesve holandezë është rikthyer në Tiranë edhe ish-ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch. Një përfaqësi të zgjeruar vëzhguesish do të ketë dhe ambasada greke, e cila veç ambasadorit të saj në Tiranë, Leonidas Rokanas, do të ketë dhe Alexios Zannos, ministër fuqiplotë i Greqisë dhe shef i misionit. Zannos ka qenë diplomat i lartë i Greqisë në Shqipëri gjatë kohës së marrëveshjes së ujërave të arritur mes dy vendeve, dhe emri i tij u lakua së tepërmi gjatë publikimit të kabllogrameve të ish-ambasadorit Withers për këtë çështje. Ai përmendej aty si një nga diplomatët e lartë grekë që bënin presion ndaj qeverisë shqiptare që të pranonte marrëveshjen. Një përfaqësi e lartë vëzhguesish ditën e diel do të vijë edhe nga Hungaria, ku dy deputetë të Parlamentit hungarez së bashku me dy diplomatë të ambasadës në Tiranë do jenë në terren për të vëzhguar zgjedhjet. Në total, KQZ raporton për një numër prej 564 vëzhguesish të huaj, nga të cilët, 140 afatgjatë dhe 424 afatshkurtër.
Vëzhguesit vendas
Po gjatë ditës së djeshme KQZ ka miratuar edhe disa kërkesa për akreditim vëzhguesish lokal për zgjedhjet e së dielës. Në total KQZ raporton një numër prej 7 589 vëzhguesish lokalë, nga të cilët 2402 afatgjatë dhe 5187 afatshkurtër. Sipas KQZ-së, ky numër vëzhguesish është regjistruar me kërkesë të 28 organizatave lokale. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme KQZ ka parashikuar të tjera akreditime, duke rritur edhe më prezencën e personave që s’janë palë në zgjedhje në qendrat e votimit. Ky numër përbën ndoshta prezencën më të madhe të vëzhguesve vendas dhe të huaj që ka patur ndonjëherë Shqipëria në një palë zgjedhje, duke i bërë votimet e së dielës më të vëzhguarat. Gjithsesi, një numër kaq i madh vëzhguesish është bërë shqetësim për KQZ-në, pasi ata mund të bëhen pengesë në ditën e zgjedhjeve nëpër qendrat e votimit. Një shqetësim të tillë e ka shprehur dje anëtari i këtij institucioni, Hysen Osmanaj.
MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt