Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Dal dhe Bie Prap (më pëlqen)
    (9 Prill, 2003 14:01)

    Prap rash tek ky mendim
    po më bën të qesh pafund
    ky cikël përbërnda meje
    më ktë ankth që më tund

    Mjaft në ktë mundim
    sa i pafuqishëm jam tani
    shpirti jot m'ka përdhunuar mëndjen
    dhe unë tani varem vetëm tek ti

    S'ka gjë më të bukur
    kur e lëshon mëndjen të shkoj
    dhe të dal dhe të bjerë prapë
    tek shpirti jot që zemrën më infektoj

    Edhe rebeli më i fortë
    është vllai im sot
    llafet që mund t'themi
    kanë t'bëjnë veçse për dhunimin tënd

    Kishte apo s'kishte faj rebeli
    është punë tjetër
    por s'ka përdhunim më t'ëmbël
    kur perili i natyrës pushton zemrën time të etur

    Shpirti im hidhet e bën saltro
    vrapon dhe rrëxohet
    më mbërthen e s'më lëshon
    megjithëse i ulur në karrige të mendon

    Një ankth i ëmbël
    një e dalë dhe e rënë
    një sforcim i pavullnetshëm
    dhe në fund një lëshim i rëndë



    ... je ti ...



    ... si një fantazëm
    majtas e djathtas do m'kesh
    kur t'zgjohesh e të flesh
    kur t'vish e t'largohesh
    kur t'jesh mirë e t'lëndohesh
    kur t'flasësh e t'dëgjosh
    kur t'qeshësh e t'qash
    kur t'mërzitesh e t'gëzohesh
    kur t'jetosh e t'vdesësh
    gjerisa bukuria dhe drita jote t'jenë Zot
    s'ishte faji im që ti m'përdhunove sot
    pa leje ndërtove shtëpinë tënde tek kjo zemër
    sikur t'jem mes fantazmave, m'le pa emër
    e që më bëre të flas me veten
    që si i humbur në botë e jashtë saj mbetem...
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    (disa çaste më vonë)
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    ... hey, ku shkoj drini? Po pyes doktorin... çohu mor drin se u bo vonë, merr disa herë frymë thellë... dhe lëvizi muskujt e këmbëve tani që të hikim...

    P.S. qetësia ndodhi vërtetë... e pata shkruar në letër...
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 09-04-2003 më 21:54

  2. #22
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    pse dreqin pse kshu...
    s'kom punë tjetër unë...

  3. #23
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Qeni që qan
    (10 Prill, 2003 20:39)

    Kishte pas një të Zot
    që e kishte lënë të lirë të hikte
    e kish tradhtuar krijesën e tij më besnike
    dhe kish vazhduar jetën e tij për vete

    E shoh këtë qen të qaj
    dhe të vajtoj sot
    s'i kish bërë keq njeriu
    veçse gëzim kish sjell për atë të Zot

    E dëgjoj furishëm të qaj
    dhe s'kam ç'ti bëj
    shpi s'i gjej dot
    se as vetë s'kam ku të shkoj

    Ajo klithëm e pafajshme
    ajo përulje ndaj të Zotit
    ajo mirësi që nuk shpërblehet
    por që i lihet ta vuaj në fat të motit

    A pash këtë qen prap sot
    të endet si i hutuar
    në rrugët plotë me kalimtarë
    që ecin si njerëz të munguar

    E ka ngrohur mirë vëndin e tij
    tek cepi i një muri
    atë vënd që e thërrasin "vëndin e qenit"
    që mbi plehra dhe kartona e zuri

    Mos vallë di njeri çi ka ndodh këtij qeni
    është bërë shumë i paduruar
    shumë i pisët në sytë e njërzve
    që edhe mëshirën e kanë harruar

    Kush mendon për vëndin e qenit
    kur sot ka llukse të panumërta
    nga më të shtrenjtat dhe të shërbyerat
    por që ngrohtësinë e "vëndit të qenit" kurr s'e kanë shijuar

    Qeni qanë për atë Zot
    që e kish kthyer nga ujk në qen
    dhe që më vonë e la në tok
    pa mëshirshëm të tradhtuar...

    ... qeni është kafsha më besnike.

    sinqerisht
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 11-04-2003 më 01:37

  4. #24
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Mishërimi i një Frymarrjeje
    (11 Prill, 2003 2:02)

    Mbyll sytë për një çast
    dhe i lë dhimbjet t'më lëshojnë
    mundimi n'ktë çastë s'jeton
    gjithçka janë veç yjet që m'ndriçojnë

    Është qetësi
    është një mbërthim n'vetvete
    është kjo frymarrje e lehtë
    që vjen në çdo çast që mbet

    Ky çast që më mbet
    oh, po ky çast i harruar
    mijra planete do kishta kaluar
    por një kthesë n'vetvete punët m'i ka mbaruar

    S'dua gjë tjetër n'ktë çast
    çdo gjë ka shkuar
    s'kam nevoj më t'mendoj se ç'them
    kjo ndjenjë botën m'ka mbretëruar

    Ah, vajzë si ty s'ka
    një botë të përjetë
    n'zemrën time e ke mishëruar
    dhe t'harroj, por gjithnjë ktu m'ke përfunduar

    Dhimbja s'më trëmb më
    se edhe çdo cep të trupit tim
    e pat lënduar me kohë
    dhe tani s'ka më vënd ku t'shpoj

    Kjo frymarrje
    kaq e lehtë
    më mbizotron
    sikur t'jem një mbret

    Ah, silli t'gjithë
    me yje, me diell e tokë
    n'mëndjen time janë duke m'rënë të plotë
    aq pafund bien sa kjo frymarrje e pamund

    Ah Fat, m'li të fluturoj gjeri sa t'shoh fundin
    dhe që ta di se pata bërë një fluturim
    gjeri at'herë kur t'i them jetës
    shumë falemnderit që e solle ktë drin!

    P.S. një buzëqeshje e përmbledh të gjithë ktë emocion
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 11-04-2003 më 07:03

  5. #25
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    e ke provuar ta kundrosh veten nga jashte?
    kush i mbyll syte me pare ti apo ti?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #26
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    kata:

    s'kam nevoj më t'mendoj se ç'them
    kjo ndjenjë botën m'ka mbretëruar
    s'ka rëndësi, bota e jashtme janë yjet, unë mbetem vetëm frymarrja...



    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 11-04-2003 më 14:34

  7. #27
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Debulesë për të Paqënën
    (11 Prill, 2003 23:52)

    Duke menduar për çfarë s'kam pranë
    i shqetësuar për mungesën
    për çfarë shumë do të dashuroja
    me gjithë qjef t'i jepja zemrën

    Duke menduar për at'yll aq të largët
    që të cilën s'e prek dot
    për atë qënie aq të shtrenjt
    që pa të s'do t'isha i plotë

    Një trishtim i pafajshëm
    për një fat që kish qënë shkruar
    fati që ujkun e pati bërë
    t'qaj për hënën që e ka verbuar

    E tërë ajo fantazëm e bukur
    veç n'mëndjen time kish jetuar
    por tani po e përmbledh veten
    që t'nis çfarë duhet t'kisha mbaruar

    Një kafe e ngrohtë ktu në duar
    më ndihmon për ta kaluar
    ktë zhgënjim për çfarë humba
    që tani veçse m'ësht mishëruar

    Kjo kohë e humbur
    një formë arkitektonike do t'kishte lindur
    do t'më bënte t'shihja një ndjenjë ktu pranë
    dhe një gëzim që zemra ime ka pritur

    Lodhem për fjalë që s'gjej dot
    që përshkruajn veçse një tjetër botë
    që asnjeri s'do ta kuptonte
    se ky mundim do ishte i kot

    Po t'mos isha munduar me ktë trishtim
    s'do t'harrija dot të ndjeja ktë gëzim
    që m'u fal sot me dhurimin e një tjetër shansi
    për t'mbaruar atë që duhet t'kisha bërë në fillim

    Kto fjalët e mija kaq kot
    janë bosh aq sa një got
    që s'harrijnë të përmbledhin gjë tjetër
    veçse një faqe të lagur me lot

    S'jam njeriu më i ndritur
    por veçse pak mëndje lehtë
    por kjo veti në fund të fundit
    veçse mua më vret

    Thashë po bëj një rritëm
    që t'celebroj kthimin
    që do t'më sjell një çlirim
    nga dhimbja prej një mendimi.

    -------------------------------------------

    jeta... ndjenja... unë... veçse një përdhunim i hapsirës yjnore...
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 12-04-2003 më 04:31

  8. #28
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    I Vetmuar
    (14 Prill, 2003, 00:10)

    I vetmuar
    fjala që s'do t'dëgjoj kush
    është ajo ndjenjë
    ky çast

    Shpresoj që askujt
    t'i bier rruga nej herë ktu
    ulur me kurriz
    tek ky mur i pafund

    Do t'mallkosh
    po kë?
    Atë diell që të dieg
    apo atë natë që t'mbron?

    Ah, e vetmuar
    edhe kjo bimë
    që ka mbirë tek e çara
    e trutuarit me brimë

    O bimë e egër
    më jep pak lëng
    nga kërcelli jot
    nga gjethet që i ke hap të plotë

    T'shuaj kto buzë të tharë
    ta hap ktë kraharor
    dhe t'më freksoj trupin
    që më dieg n'ktë orë

    Kohë, shumë kohë
    re nëpër qiejt e pafund
    diell, hënë, që ndjekin njëra-tjetrën
    dhe unë që to vështroj.

    Me prush në dorë
    po e shtyj ktë çast
    i mbërthyer në zinxhirat
    e një lirie të vetmuar

    Ah, i tkurrur
    kjo zemër
    kto muskuj
    të ndrydhur

    një qeshje
    po, po ta bëja
    si një trishtim
    një hipokrizi.

    Po s'mbaron ktu
    rivjen dhe shkon
    me një dorë në ballë
    mbaj kokën që m'rëndon

    Dua ta mbyll ktë çast
    po ku t'shkoj
    në gjum të bie
    edhe aty s'më lëshon.

    Bukuria a këtij çasti
    është qarja me të madhe
    është një klithmë e ëmbël
    për vjatimin e asaj ëndre


    ... edhe një natë më shumë për të duruar...

    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 14-04-2003 më 03:54

  9. #29
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    I Vetmuar
    në murin drejt Nirvanës...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #30
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Bie Shi
    (14 Prill, 2003, 13:24)

    Shif bie shi
    lotët e qiellit
    më kan strukur në shpi

    Më duket një tingull qetësues
    ajo pikë pikë
    me një t'larë lagështues

    Edhe shpirti im pastrohet
    nga moti i qiellit
    megjithëse në shtëpi ngrohet

    Pak kafe në dorë
    një libër, një film, apo një vizatim
    në ktë çast m'afrohet

    Duhet t'kisha kaluar nga një shoku im
    por, hëhë, me motor s'kam ku t'shkoj
    në freeway, apo rrugë çdo vetëtimë do t'më rrëxoj...

    Shi, dhe bie prap Shi...
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 14-04-2003 më 16:46

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeni te bindur se kthimi ne Shqiperi eshte zgjidhja e duhur?
    Nga GrifshA_ në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 13:58
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Kthimi i KOASH në kombëtare dhe shenjtërimi i Fan Nolit
    Nga dodoni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 11:30
  4. Kthimi i të zhvendosurve në Kosovë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 05:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •