Lutje - Betim
Zot! me jep jete, me jep shume.
Te betohem jam i mire.
Jam i sinqerte, edhe arrogant, e pranoj.
Mos me ndry ne vete kur nuk kam me cte krenohem.
Mos me ler te vdes kur te kem shteruar.
Ne kulm te ngazellimit me vdis.
Jam i devotshem, edhe kapricoz.
Te betohem jam i mire, e meritoj.
Kafja
Po pres te behet kafja.
Nuk ka ankthin e pritjeve te medha.
Gjera qe ndodhin, gjera qe veshtire se ndodhin.
Kafja eshte e thjeshte, zhezve, uje, sheqer, kafe, filxhan.
Ne qoshe te divanit pres si pleqte.
Te behet kafja, rituali yne i pernatshem.
Ritualet jane te forta, i shpetojne dyshimit.
Krimbit qe bren cdo gje,
moles se keqe, mallkimit tone.
Por une jam i qete.
Ndersa shoh kafen time tek ndodh.
Ritualin tim te dashur..
Krijoni Kontakt