Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    I Pafuqishëm
    (19 Maj, 2003 15:20)

    Po kuptoj pse jam i pafuqishëm
    pse mëndja më shkon gjetiu
    pse trupi s'më shplodhet
    dhe i ngatarruar në merimangë ndodhet

    I endur në mendim
    i ngecur në një këndvështrim
    i ndalur në kokfortësí
    i mblyllur në kutí

    Një shpirt që s'ka nënë
    në melankolí lëndon
    duke u munduar që të hapet
    në mes të rrugës ndalet

    Si një zog i vogël
    që mundohet të fluturoj
    trupi që në lindje e ka bërë
    që me gjysmën e zemrës të funksionoj

    Sado të mundohet
    zogu duhet të gjej gjysmën tjetër
    që mbyll vrimën që ka në zemër
    pa të cilën s'bën dot gjë tjetër.


    "All You Need is Love" John Lennon.
    drini.

  2. #42
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Desha që gjithçka të ngrihnte
    (21 Maj, 2003 12:04)

    Ky çast
    desha që të ngrihnte
    kjo ndjenjë
    kto njerëz

    Për një çast
    asgjë t'mos harroja
    dhe ktë siguri në vetvete
    të ngrirë ta mbroja

    T'mos lija të keqen
    t'më përpinte
    t'mos e endja veten
    në asnjë grindje

    Kujtova se çdogjë s'do ndryshonte
    por harrova se
    pas çdo mendimi
    një varg më ngrohnte

    Desha t'mos harroja
    t'mos e lëshoja
    gjën e shkuar
    dhe të ngelesha i verbuar

    Zjarri që djeg çastin
    më cënon jetesën
    më bën të frymarrë
    ndjenjën e largesës

    Më hedh të endur në fat
    më trajton si një pik paemër
    në një vorrbull të thatë më lag
    që të ardhmen ta shoh në sytë e fjetur.

    drini n.

  3. #43
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Fjalët që s'kam thënë
    (30 maj, 2003)

    të tregova për fëmijërinë time
    të fola për shoqërinë që kam
    të thash sesi ndihem
    përmënda se çfarë kam pranë
    të thash se të dua
    ti mbive si një trëndafil në zemrën time
    më ushqeve çdo ëndërr
    gjallërinë time e çove në fluturime

    vajzë, je prekja që më bëri botën
    ti e le kërcellin të kputesh në dorën e një tjetri
    më bën të pafuqishëm kur s'të kam pranë
    shko, rrënjët e tua do t'i mbroj që t'mos vdesin

    thash shumçka por jo gjithçka
    unë jam ai që s'kam thënë
    ai që s'ka folur
    se nga zero në një numrat s'kanë të sosur
    ti s'do më kuptosh, askush s'do më kuptoj
    unë thjesht të desha
    unë jam trupi që s'flet
    që ndrydhet kur ti je mungesa

    kam frikë të them se çfarë dua
    unë s'di të flas si ai aq bukur
    unë jam thjeshtë ai që të mendon
    kur pranë meje fle symbyllur

    unë jam ai që të lë të hikësh
    se ti s'do mua
    unë do jem ai
    që vujten ka për të përjetuar

    është më e ëmbël çfarë zemra bën
    çasti kur të pash
    shikimi në sytë e tua
    sesa fjalët që unë s'thash

    çdo ndjenjë do shkërrmoqi malet
    me diellin që viziton pas çdo nate
    por të lutem mos harro
    se ti do jesh në gjithçka që s'kam thënë

    vetëm qeni im më kupton
    ajo qënie që s'di të flasi
    i rri besnik të zotit
    që të dy si të mërrzitur ngjasin

    nëna më bëri mua
    që nga vajza ngela i pushtuar
    është ajo që më bën të ndjej botën
    që veç fjalët që s'kam thënë mund ta përshkruajnë.

  4. #44
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    po katalina?

    thuaj ti c'fare ske thene se un s'kam cfare te them me!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  5. #45
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    s'ti kam thënë kto fjalë
    (31 maj, 2003)

    se të gjitha malet s'do të kishin vënd
    dhe lumenjtë s'do të rridhnin në ktë tokë
    dielli s'do të buzqeshte çdo mëngjes
    nëse ti ktu s'do kishe qënë

    unë s'do t'kisha lindur
    mbreti i njëzve s'do t'ishte rritur
    hëna e natës s'do t'kishte ndritur
    se që në fillim për ato fjalë s'kishin pritur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 31-05-2003 më 23:38

  6. #46
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Symbyllur
    (5 qershor, 2003)

    I mbyll sytë për të përpirë
    botën që më rrethon
    dhe ndjej të vetmen dritë t'më thy
    kur me sytë e mbyllura shoh kokulur
    dhe s'di pse mendoj për ty

    I bashkuar dhe i ngjitem më shumë
    dhe dal dhe përpij me kafshim
    dhe kputet dhe s'lëshohet më
    pse kështu jam unë
    kaq shumë i përkryer në sytë e tu

    I goditur përbrëndshmi nga tingullthesit
    po po, dhe një qiri që mban aromë
    më thuaj se kjo s'është e vërtetë
    që kur bota ekziston tek sytë
    s'e dija se do ishte më bukur symbyllur

    Në mes të natës
    i shtriqur e i rrutulluar
    më duket sikur zhgarravis më mirë
    sesa t'ishte në mes të ditës
    sapo pronsova diellin personal të natës

    Dhe është në shikim
    dhe të shoh ty, dhe shoh vetveten
    dhe të kërkoj të falur
    për çdogjë që s'jam gjatë ditës
    se çdogjë ndriçon më bukur nën diellin e botës symbyllur.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Jeni te bindur se kthimi ne Shqiperi eshte zgjidhja e duhur?
    Nga GrifshA_ në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 13:58
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Kthimi i KOASH në kombëtare dhe shenjtërimi i Fan Nolit
    Nga dodoni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 11:30
  4. Kthimi i të zhvendosurve në Kosovë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 05:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •