Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46
  1. #31
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Sytë e Fshehur të Mëndjes
    (15 Prill, 2003_3:56)

    S'di pse, por kam menduar rreth fjalëve që më tundojnë. Disa fjalë që s'më lënë rehatë mëndjen. Është vet ajo pyetje, "Duhet apo Dua të flas?" Ah, e mbyll një çast çdo herë, e fsheh rreth kujtimeve që më ëmbëlsojnë kujtesën, që them "ah, ato ishin kohëra..." Ah, por shkon më tej, rreth një bote, që s'di se ku ndodhet, nëse është në rrugë përgjatë ecjes, nëse është tek Mali i Dajtit në kujtimin tim, apo mos është një errësirë e zakonshme e mëndjes time. Kto fjalë më tundojnë, sepse s'di kë të zgjedh më parë. S'di vërtetë nëse po i shpreh edhe këto fjali në mynyrën e duhur për të kapur ktë çast. Di disa fragmente të ksaj ndjenje, është edhe kjo që më dha shkash që ta vazhdoj ktë ndjenjë në pafundsi. Mbase s'do t'harrij ta shpjegoj ndonjë herë, por nejse, do t'më bier rruga po prap aty.
    Po flisja për Ervin Hatibin sonte. Ai më frymzoj, kujtimi im i asaj kohe, kur kaloja nga shpia e tij tek rruga e Elbasanit në atë Tironë që jeton vetëm në mëndjen time tani. Mbaj mënd sa gëzueshëm i bia baterisë tek shpia e Ervinit. Kur u mblidhshim tek rruga përballë shpisë së tij. S'është historia që po mundoj të përshkuaj, por disa fragmente të endura tani veçse në mëndjen time. Si të thuash, ke një jubox me 1000 këngë, ngaku 30 prej tyre janë sagllom. Janë të endura si aty këtu. Një memorje, por megjithatë s'janë pamja e memorieve, është diçka shumë e thellë, ashtu si një siguri në të cilën e di se çfarë ka përbrënda një mali. Sikur ta dish se tek mali më i afërt, në mes, mu tek ai cep ndodhet një thesar. Ti nga e di? Nuk e di, por është veçse atje, hajd shkojme e kërkojmë...
    Fragmente, ah, po një tjetër mbiemër përshkrues, por që prap nuk i bie në shinjestër. Janë fragmente të endura të qënies time në tokë që të gjitha si ndjenjë janë të përbashkta. Janë çdo gjë, çfarëdolloj pamje që kam parë, si kuklla në televizion që kam parë, si horizonti në dritare, por edhe ajo shgarravinë tek muri pranë plehrave. Një e ecur tek xhiroja, një kalim te rruga e Elbasanit, ose një e luajtur poshtë pemës kur isha 5 vjeç. Të gjitha këto çaste i përmbledh veçse diçka: janë kalime, shikime të diçkaje pa e patur vërtetë mëndjen tek ajo, por në të njëjtën kohë duke e parë shumë vërtetësisht. Janë çaste tepër mondane, shumë të zakonta, si një këngë intrumentale e Led Zeppelin, Bron-Yr-Aur. Kjo këngë, bashkë me të tjera të Zepelinave, gjithashtu edhe shumë këngë të Ritolkëve më çojnë aty.
    Jam drini ai që po shkruan, mbase edhe ju ndiheni kështu. Ka raste kur disa çaste të jetës tuaj përshkruajnë të njëjtën gjë, atë ndjenjë që s'po di sesi ta emërtoj, sesi ta përshkruaj. Them se po e emëroj "Sytë e fshehur të mëndjes", megjithatë shumë emra mund të ketë, vet për faktin se ne kemi sy për secilën kokë, plus mëndja sa sy ka? Për cilën mëndje e kam fjalën edhe unë. Vetë besoj se është ajo mëndje që është ekzistenca jonë. Është "Ne" ose mbase bëj gabim që flas për të gjithë, është ajo ndjenjë "Unë". Çudi është sepse kjo ndjenjë më del e njëjtë sa herë bie në këtë gjëndje, dhe veçse më kujton shumë çaste të jetës që jam ndjerë ashtu. Është gati plotësishtë si një ëndërr telepatike, kur sheh diçka që pas shumë kohe të del në jetë, dhe mendon "hey, e kam parë diku këtë rrethanë, ktë makine të bardhë, ktë kalimtar me xhaketë dhe ktë femër me fustan."
    Mbase janë fjalë të bardha ato që po kërkoj. Fjalë me shkronja me të njëjtën ngjyrë me sfondin. Dmth në ktë rastë të bardha sepse letra është e bardhë. Kto fjalë do të ishin të errta nëse do të isha duke kaluar në rrugë me duar në xhepa gjatë natës, ose mbase të errët e kaltër nëse flas për atë ditë kur isha një fëmij me gjyshin andej nga kodra e liqenit. Por do të ndryshonte shumë ngjyra këto shkronja kaq të shkreta se bojën s'po ja gjej dot. Do të ishin duke ndryshuar nga e gjelbër e errët në ngjyrën e errët të qiellit duke perënduar. Me devijime fjalish aq të shpeshta sa edhe lëkundjet e dorës time nga përdorja me gjyshin tim. Jo, mbase më thjeshtë, nga përdredhja e asaj rruge që s'më kujtohet nga liqeni i Tiranës. Më kujtohen veçse disa fragmente pamjesh, të kisha mijra duar do t'i kisha pikturuar të gjitha.
    Ku po shkoj edhe unë? Nuk e di, është në fat të ksaj ndjenje, është sa herë mbyll sytë, sa herë vështroj shoqërinë, sa herë jam duke kthyer kokën, sa herë puth vajzën që dashuroj, por e vetmja gjë: nuk ndodh kur dua unë! Tani m'erdhi të flas kështu megjithëse tani e di se këngë si Bron-Yr-Aur më çojën tek ajo ndjenjë. Në ktë çast ndihem kështu, dhe unë pi i jap dorën, dhe e ftoj të vallëzoj me mua. Është e fortë, një fallxhore më tha se në 13 Prill, gjeri në 8 qershor yjet dhe planetet janë në favorin tim. Në janar ajo më shpjegoj gjëra të tilla si, rrutullimi i planeteve, vëndlindja ime, dhe ditëlindja ime, të gjitha këto cilke rrutullmime që bëjnë edhe natë/ditën e fatit tim. Ja boj hallall asaj se po ma kap fatin. Shpresoj unë ta mbaj fortë dhe ti besohem një të endure të rrezikshme si kjo. Çdo njeri ka një yll që i përket, mbase është më i madh se ç'mund të besojm...
    ... kur isha i vogël, rreth 4-5 vjeç mendoja se Gjithësia dhe Yjet janë thjeshtë një glob i vogël, si një nga ato që hasim nganjëherë, por që ndodhej tek shtëpia e Zotit, dhe ky i fundit i ulur në një kolltuk lëkure, me librarinë e tij pas kurrizit të tij e pasuruar plot më libra, dhe ky që sheh globin e Gjithësisë aty pranë kolltukut në një tavolinë të vogël dhe që e rrutullon duke e soditur. Qesh me ne që qajmë, që mallkojmë, me ne që gëzohemi, ose me ata që vetvriten me mendimin se shkojnë në parajsë... dhe ky Zoti që qesh me të madhe: "He është veçse një Zoti që ju kontrollon juve, Djalli nuk ekziston, ai është veçse maska ime ndonjë herë kur them t'a ndryshoj pak humorin e ditës. Ju fëmijët e mij, laboratori im, bëni çfarë duhet të bëni se Zoti po i shkruan të gjitha tek libraria ime ktu në kurriz timin..."
    Thuaj më pas nëse s'besoj në Zot apo jo. Hëhëh, vetëm ta dija se ku është kjo shpia e atij, por s'ka rëndësi, intuita është kjo ndjenjë që po mundohem të përshkroj. Është si një nga ato këngët e Enigmave një rikthim në fëmijëri, ose një "Ne erdhëm nga thellësia..." Janë veçse ndjenja që më kujtojnë kur isha në furgon me kushuririn tim, dhe unë që shihja kodrën në të djathtë. Kot meqë e kisha parë atë në të majtë. Janë si atë ditët kur shkonim në plazh me shoqërinë, por edhe vetëm. Kur je duke notuar në det dhe mendon se çfarë ka në thellësinë e detit, sidomos kur kam qënë në Durrës, nganjëherë mendoja se vërtetë ka një anije Ilirie aty në thellësi, poshtë këmbëve të mija. Dhe më duket vetje se jam në kohën e Ilirëve, kur ndërgjegjshëm e di se është veçse mendimi im, por megjithatë, ata po aty kanë qënë, në të njëjtin vënd.
    Është e çuditshme, kjo ndjenjë më vjenë gati vetëm nga njërzit Arjanë, sidomos nga një këngë Çiftelie e çfarëdolloji mali por edhe ndonjë këngë për Detin nga Polofonia e zërave. Të gjitha ato e bashkojnë një zë, që i lidh bashkë ajri, por ndjenja është tek unë. Është tek ai çast tepër i veçant por edhe aq i zakoshëm. Është si tek ajo ditë që ndjeva shqipen të shqiptohej nga Pema e Dushkut në Dodonë. A thu se i kam dëgjuar vërtetë ato fjalë, nuk e di, por është kjo ndjenjë shumë e fortë tek unë. Pse më erdhi kështu? Pse duhet të kisha kuptuar një gjë kaq që moçme për një tokë nga ana tjetër e rruzullit ndaj asaj toke.
    Sa herë mendoj për ku jetoj, dhe sesi gjithçka është për "imazh" shumë të rrallë janë ata që të kuptojnë se kush je. Shumë më dinë emrim, por jo drinin. Jetoj në një nga qyetet më të rinj në botë, dhe më të famshëm sot por përbrënda meje ndjell ndjenjat e një lufte me shpata Kelte. Ato ndjenjat e një thirrjeje Taulante, dhe ato të historive arjane si borë-bardha dhe xhuxhat e saj. Si shtatë mëkatet e purgatorit, dhe si unë që vërtitem rreth përmbarmit të tyre, megjithëse nganjëherë përfundoj në Parajsë dhe nganjëherë në Ferr. Dantja e kishte shkruar për jetën toksore, dhe s'do ta kishte bërë këtë mundim pa dashuruar të dashurën e tij që s'më kujtohet emri. S'ka shumë rëndësi, është ajo vajzë që ka rëndësi.
    Është pranverë, dhe gjethet po mbijnë prap, shiu që bie e bën tokën të frymarrë një aromë jete. Të paktën kështu më duket. S'di më ç'them për këto fragmente, për këto çaste, ah po, Londra më kujton ktë ndjenjë, s'di pse. Megjithatë ato s'mbrajnë kurrë, të paktën sa të jemë gjallë.

    Janë këto fragmente të mbledhura bashkë, por nga pafundësia e tyre, nuk harrijnë kurrë ta plotësojnë atë mozaik, atë "puzzle", por thjeshtë secila e prej tyre më ëmbëlson, më gëzon, më jep frymë, më jep gjënë më të thjeshtë të çastit...
    Gëzim i pavetëdijshëm mbase kjo është fjala që e përshkron çiltërsinë...
    megjithatë s'ka rëndësi...

    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 15-04-2003 më 07:28

  2. #32
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Bari jeshil i L.A.-it
    (19 Prill, 2003 3:03)

    Vajta tek Starbucks-i
    po pastaj...
    takova shoqen time
    po pastaj...
    vajtëm tek ai vëndi
    po pastaj...
    shoku foli për shokun e shokut
    po pastaj...
    birra kishte plotë
    po pastaj...
    e dredhmja më shijoj shumë tek makina
    po pastaj...
    bonte pak ftohtë
    po pastaj...
    shumë goca të bukura kishte
    po pastaj...
    u knaqa t'u i ra kapakut të kazanit
    po pastaj...
    kënova kongën time
    po pastaj...
    robt po na shikonin
    po pastaj
    policat e dreqit na prishën party-in
    po pastaj...
    ja hypa motorit i bomë
    po pastaj...
    m'u duk se i dhashë më mirë se esull
    po pastaj...
    në shpi s'hiqja dot alarmin
    po pastaj...
    i zgjova të gjithë
    po pastaj...
    i bomë jom t'u ju shkrujt tani

    drini.

    p.s. sorry but i don't mean to mean anything, m'u desh veçse të shkoja pak në banjo...
    çlirim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 19-04-2003 më 06:30

  3. #33
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    1 e dhime sa 10 te *ime.

    keshille kjo, thua?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #34
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    varet se për çfarë lloji të dhime e ke fjalën...
    në tironçe "e dhime = e fortë = gjë interesante
    gjithësesi, ëhmm, prit të shof edhe një herë banjon të të përgjigjem...

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Postime
    112

    Thumbs up

    Sinqerisht me ke kenaqur Drini
    Ekzemplar kjo poezia e fundit,e di qe kur qenke"i bome" ti jo vetem shkruake bukur, por je dhe shume origjinal???
    Me shkrive me ato kenget nen ritmin e kapakeve te koshave....
    Po kapak tenxheresh a ke provu ndonjhere hahahaha
    Vetem aman fshih motorrin para se te kesh nderment te "Bohesh" se na tmerrove..

    Pershendetje nga Heret a vone

  6. #36
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Herët a Vonë!!!

    Herët a vonë më vijnë edhe mua disa fjalë të ëmbla si mjalti. Shumë falemnderit që ke marrë mundimin të lexosh shkrimet e mija në rradhë të parë, dhe gjithashtu të falelmnderoj për pëlqimin që ke dhënë. Ajo ndodhi vërtetë, , po bëja perkusionin dhe shoku i im i binte kitarrës, dhe unë morra një kapak koshi prej plastike... lol doli bukur. Më pas i rashë edhe unë kitarrës, dhe këndova në shqip midis amerikanëve... i pëlqeu megjithatë, falemnderit për shqetësimin ndaj meje,

    shpresoj të jesh edhe ti mirë me të gjitha në jetë

    sinqerisht
    drini.

  7. #37
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Pajtimi për Mirësi - I Vetmi Shpëtim
    (24 Prill, 2003 1:00)

    Po i lëshoj mendimet të shkojnë siç vinë
    ato s'jetojnë për mua që t'varem tek to
    sot kam takuar Kohën e bukur si ylli,
    me të cilën në shikim të parë e dashurova sot,

    E kisha ndjerë pranë qëkurri,
    por s'e kisha lejuar t'më përdhunoj gjer'tani
    dashuria që na bashkoj është vullneti për veprim
    dhe për të dy, pajtimi për mirësi si i vetmi shpëtim.

    Ajo më kish dashuruar që në lindje
    por unë s'e kisha kuptuar gjer'tani
    e mësova sot kur e vështrova rastësisht
    dhe e ndjeva dashurinë e lidhur nga unaza e mirësisë.

    Kjo rastësi është përdhunimi jonë hyjnor
    sepse për një çast unë i harrova emrat e yjeve
    por njerzimi pat përdhunuar më vete
    kur i ngjyrosi me emra yjet e palyer.

    E shkuara s'ka më rëndësi se Koha sot më fali
    ndaj edhe unë e dua shumë atë
    sepse ajo më ka thënë poprap sot
    se kur të prehem, edhe ajo do të vdes me sytë në lotë.

    Tani e di se mendimet s'kanë rëndësi
    ato i fryn vetëm frymarrja e Kohës,
    e vetmja gjë që ngelet tek unë është lëvizja
    është puna që do më mbaj të dashuruar me Kohën.

    U përdhunova prej saj sepse e TradhtovaKeqen
    ndaj pa e tradhtuar keqbërsinë
    fjala Përdhunim tingëllon veçse djallzim
    sepse në syrin e të keqes është papajtueshmëri.

    E Keqja është njeriu i zakonshëm
    që mendon më shumë sesa duhet
    por ai e tradhëton të Keqen
    kur mendon për Kohën që shumë i duhet

    Mendimet e duhur dhe Koha
    i përkasin njëra-tjetrës,
    të parat janë frymarrja e puthjes tonë
    ndërsa të dytat janë vrapimi im për tek Koha

    Tani nuk po mendoj
    por po punoj
    dhe po ndjej,
    më pranë Kohën e ëmbëlsuar...

    sinqerisht
    drini.

    post script: Mirësia është Tradhëtimi i të Keqes që harriet vetëm kur pranohet përdhunimi nga Koha...
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 24-04-2003 më 04:47

  8. #38
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    5 Maj 2003

    Në dHomën tIme
    (5 maj, 2003 10:19)

    në dhomën time
    ngrysem në mendime
    i lëshuar në dyzim
    në çfarë është jeta ime

    i rrethuar nga katër mure
    vetvrasjes mendimore i përulem
    e lë veten të shkoj
    për frymarrjen që do më gjallëroj

    i besoj besimit
    i besoj ëndërrimit
    i besoj shpresës
    që sjell plotësimin

    shoh gëzimin të manifestohet
    kur mbyll sytë dhe ndjej zemrën t'jetohet
    flaka përbrënda meje më ngrohn
    dhe nga kto mure më çliron

    po mësoj se ku është kufiri
    prej nga dëshira për ta kaluar
    të kthen në njeri të hipokrizuar

    tash po filloj të ndjej të gjithë qytetin
    në natë dhe ditë duke fluturuar
    prej katër mureve të rrethuar

    frymarr sot
    për frymarrjen që do marr nesër
    gëzohem sot
    se mbase s'do të mund ta bëj nesër.

    post script: çfarë do të quaja: fjalë përdhunuese!
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 05-05-2003 më 14:30

  9. #39
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Duke Pritur
    (11 maj, 2003 16:47)

    Duke pritur
    që arsyetimi i tepërt t'më lërë
    dhe që bota që shoh
    nga ndjesia ime t'jetë bërë.

    Duke pritur
    që fjalë prej saj të dëgjoj
    dhe që të shoh lëvizjet e saj në çdo veprim
    për të cilat shumë ëndërroj.

    Duke pritur
    që kjo cigare të mbaroj
    dhe që ky meditim
    çdo konfuzion të përshkroj

    Duke pritur
    që zemra ime të bëhet tokë
    ngaku shiu veç lule do të lulëzoj
    me gëzim ku për t'menduar s'është nevoj.

    Duke pritur
    që muskujt e mi të shplodhen
    ta çlirojnë nga çdo ndrydhje
    trupin që s'do njoh më lodhjen.

    Duke pritur
    ndjenjën që përgjithmonë do më drejtoj
    dhe që tashmë e di
    se unë vetëm për një jetë jetoj.

    Lejo ndjenjat të të tregojnë botën
    dhe që të të dëftojnë portën
    ku mund të gjesh veç gjallërí
    dhe ku t'menduarit e kthen në mbretërí.

  10. #40
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    lermi nazet mike,
    mos me bej djallezi.
    Nuk e ke kuptuar?
    Veç une jam per ty.

    Grricjet lozonjare
    tekat, trillet, qejfet
    nuk t'i shtyn gjithkush
    vec une, pa te tjeret

    Trupin fergellime
    dhe floket e gjate,
    permbi, pa ankesa
    t'i mbaj une i ngrati.

    Shpirtin bredharak
    te bardhe a larosh,
    vec nje nate ma ler
    më s'do e kerkosh.

    Hidhu pra, cfare pret?
    Pa buje e orgji,
    Jam i yti mike,
    siç me je dhe ti.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeni te bindur se kthimi ne Shqiperi eshte zgjidhja e duhur?
    Nga GrifshA_ në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 13:58
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Kthimi i KOASH në kombëtare dhe shenjtërimi i Fan Nolit
    Nga dodoni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 11:30
  4. Kthimi i të zhvendosurve në Kosovë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 05:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •