Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    drin kete poezine e fundit e kam kuptuar shronje per shkronje . Kam qeshur pelotur.
    me ke cuditur.
    te besova edhe pse eshte nje prilli.
    (o rrote po as une nuk ta kam pas me te keq, e aq me teper nuk e kam diret vetem me ty, e kam me te keqen e te gjitheve bashke qe me duket e pashmangshme po qe nuk i jap ok....! pra ta kam pas edhe une pa te keq. Megjitheate ne nje fare menyre nje e keqe ka sjelle nje te mire, poezine)
    urime dhe ta perkedhel shpirtin e ndjeshem me shpirtin tim rebel se tjeter nuk kam
    miqesisht elinda!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #12
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Smile

    ... ma ke bërë zemrën sa mali mace blu !!!
    Është një e thënë se, poeti ose artisti, krijimin më të mirë të tij ose të sajin e bën nga jetimi i gjëndjes së kaosit dhe e dhimbjes!
    Falmnderit Mace!
    Unë s'ja kam për keqë njeriu, dhe edhe atë që them ose atë kritikë që bëj e bëj për mirë. Në fakt edhe udhëzuesin për të ndryshuar tasjterën (kliko këtu) e bëra vet!
    Përshëndetje Elinda!

    Hey, Zoti dëgjonkërka vërtetë se sapo e postova!
    Nderimet e mija Elinda
    sinqerisht (se është një prilli)
    drini.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Postime
    109
    e mja de mja

    (u late e u lyte, beni pak dash-dash sic e do zakoni tani)


    p.s urime per ate udhezuesin.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Postime
    109
    Drini
    (ty harrofshin te ligat se te harrova emrin me siper)

  5. #15
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Përdhunim
    (2 prill, 10:14)

    Frymarr këtë frym
    që duart m'i bën t'i lëviz
    dhe vjen dhe hikën
    dhe ngurrësohet tek unë
    me këtë zbrapsje të të keqes
    që s'më linte të jetoja gjatë ditës
    ndjej rehatësinë e të qënit i ulur
    në këtë karrike, në këtë çast
    dhe ky mendim që më ka hipnotizuar
    s'hikën ashtu siç erdhi
    ndjej rritmin, ndjej jetën
    ndjej rizgjimin e agmit të sotçëm
    të rizgjohet prap në pafundësi
    gjeri sa unë jam akoma në këtë butësi
    ah, ndjej vallzimin e një kënge të ëmbël
    megjithëse jam në qetësinë e klasës
    në të cilën fshehuari hedh kto fjalë
    por që frymëzohen nga përdhunimi
    i botës brënda meje
    i të një të vërtete të pafund
    që dashje padashje do t'jetoj tek unë
    veçse më ngelet të pajtohem me të
    sepse kto fjalë s'do t'më vinin dot
    dhe unë do t'kisha humbur tek unë

    I shkatarron të gjitha mendimet tona
    dhe sjell një dashuri të ftohtë
    atë që vjen nga vdekja e një lindjeje
    nga pafundësia i të qënurit i gjallë

    ------------------------------------------------------

    mijra dhe milliona fjalë do t'përdorja,
    por kurrë s'do të harrija t'përshkroja
    këtë gjëndje me fjalë...


    sinqerisht
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 02-04-2003 më 16:37

  6. #16
    In Flames Maska e dimegeni
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Drini!
    Ca kenge do te besh ti?
    Mos me thuaj dhe ti Rap se do me iki respekti qe kom
    Vargjet jane te bukura,urime.


    ps.ca vegle i bie?
    Discover me like emptiness.......

  7. #17
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Dimegeni falemnderit,

    Unë kom qënë baterist që 12 vjeç. Në Tiranë kam pasur edhe grup Death Metal, një Hard Rock, në Romë kam pasur një grup Punk në italisht, para një vit kam pasur një grup rock i lehtë këtu në L.A., por isha më shumë perkusionist. Tani po ja marr dorën kitarrës, dhe "syntheser-ave", dhe me PCnë po bëj ca këngë, nëse mund të quhen Megjithatë ato të paktën katër vegla të ndryshme i kanë, dmth, kitarrë, bateri, bas, dhe tastierë. Është vështirë t'i bëj vetëm, dhe ndaj vijat muzikore janë të thjeshta. Mua këngët më pëlqejnë, megjithëse të thjeshta!

    Kalofsh mirë Dimegeni
    drini.

  8. #18
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Mos Pyet Më
    (6 Prill, 2003, 0:43)

    M'je pranë kokulur
    ëmbëlsinë e buzëve të tua fsheh
    jam në gjuheti të lëshimit tënd
    që do t'më jap gëzimin nga ai ledhatim

    Vëre dorën tënde të butë në dorën time
    ta mbaj këtu fortë në gjoksin tim
    frymën tënde ta dëgjoj këtu pranë
    që ktë përqafim e kthen në ndriçim

    Trupi im kish luftuar tërë jetën
    në përplasje dhe dhimbje
    për një çast rikthimi
    tek trupi yt që është çlirimi

    Më mbërthe më fortë se unë
    dhe veçse mos më pyet më
    shiko, frymo, dhe jeto me mua
    në botën e pafund që vjen prej nesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 06-04-2003 më 06:26

  9. #19
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Lypa një Cigare
    (7 Prill, 2003 00:03)

    I ulur në një karrige të kafenesë
    me librin dhe penën në dorë
    njërëz që vijnë dhe shkojnë
    si mendimet e mija që s'më lëshojnë

    Shumë i pabesueshëm ky çast
    që minuti shkon më shpejt se një sekond
    shof përballë, dhe shof dikë pranë
    por mëndja tek ç'duhet të bëj s'më punon

    Vras veten në kërkim të përgjigjies
    të çfarë s'po më vjen për dreq
    dhe pash dikë tu ndez një cigare
    e thash me ja lyp një s'do bëj keq

    Një cigare për një lëshim
    një cigare për një frymzim
    një cigare për t'më guludisur mëndjen
    që do m'bëj ta nxjerrë ktë brengë si psherëtimë

    E lodh veten më shumë sesa duhet
    e shkoj atje ku s'duhet shkuar
    s'di më as pse bëj kështu
    sonte edhe hyjet më kanë harruar

    Shoh makinat të kalojnë
    me njërëz serioz dhe të qeshur
    si shumë netë të tjerë
    sonte përsëri një cigare kam ndezur.

    -----------------------------------------------
    minuti i tretë pas mesnate... e treta e vërteta
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 07-04-2003 më 04:50

  10. #20
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Për Zotin
    (teks kënge)

    Ishte dhe do t’jetë ky Zot
    Ai që unë dua sot

    S’është n’kishë e n’xhami
    Por në botkuptim e n’njeri

    S’është në luftë apo paqe
    Por në diell, tokë, dhe erë

    (refren)
    Ky Zot do t’vij
    Ky Zot do t’vij
    Kur ne t’kthejmë krahët drejt tij

    Ishte dhe do t’jetë ky Zot
    Ai që unë dua sot

    Është n’pikë e n’rreth
    N’çdo vënd gjithësinë e përmbledh

    (mbyllje)
    Ishte dhe do t’jetë ky Zot.

    shkruar më 14 Shkurt, 2003, 15:34, ditën pas Shën Valentinit.
    SI SOT, UNË DO T'I PËRULEM KSAJ NDJENJE GJERI SA TË VDES.

    sinqerisht
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 07-04-2003 më 20:25

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeni te bindur se kthimi ne Shqiperi eshte zgjidhja e duhur?
    Nga GrifshA_ në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 13:58
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Kthimi i KOASH në kombëtare dhe shenjtërimi i Fan Nolit
    Nga dodoni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 11:30
  4. Kthimi i të zhvendosurve në Kosovë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 05:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •