S’paguan kredinë, Spartak Ngjelës i bllokohen 20 mijë euro nga banka
Elton Qyno
takuAvokati nuk mundi të shlyente kredinë prej 50 mijë eurosh. Zbardhet vendimi i dytë i gjykatës
Nuk kanë të sosur problemet me bankat për politikanin Spartak Ngjela. Pas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Manjola Bejleri për sekuestrimin e rreth 5 milionë lekëve në llogaritë bankare të Spartak Ngjelës, sërish ka ardhur një vendim i dytë, ku këtë herë sasia e lekëve është edhe më e madhe. Gjyqtarja Anila Kristani ka pranuar kërkesën e bankës për ngrirjen e një shumë prej rreth 20 mijë euro, pasi sipas kërkesës kjo shumë financiare nuk është arritur të shlyhet nga kredimarrësi Spartak Ngjela. Vendimi për bllokimin e lekëve është marrë në datën 22 maj të këtij viti. Ka qenë banka ku avokati Ngjela ka marrë kredinë prej 50 mijë euro ajo që ka kërkuar urdhrin e ekzekutimit me qëllim vënien në lëvizje të studios private të përmbarimit. Më datë 30.4.2008 midis kërkuesit dhe kredimarrësit Spartak Ngjela është lidhur kontrata për dhënie kredie afatmesme në shumën prej 50.000 euro (pesëdhjetë mijë). Kushtet përkatëse të marrëdhënies kontraktore janë të përshkruara hollësisht në kontratë. Kërkuesi me kërkesën drejtuar gjykatës ka pretenduar se kredimarrësi nga data e disbursimit të kredisë e deri në momentin e shqyrtimit të kërkesës, nuk e ka paguar plotësisht detyrimin dhe është në vonesë në pagimin e detyrimeve sipas afateve të parashikuara në kontratë. Nisur nga kjo situatë, banka i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për bllokimin e shumës së lekëve që Spartak Ngjela nuk ka mundur të paguajë.
Gjobitja me 2 mijë e 800 euro
Si pasojë e mospagimit të kredisë, avokati është gjobitur nga banka me shumën prej 2 mijë e 800 euro. Ndërsa shumë për të paguar realisht ka qenë 17 mijë euro. Sipas vendimit të gjykatës së kryeqytetit, më datën 30 prill 2008 midis kërkuesit dhe kredimarrësit Spartak Ngjela është lidhur kontrata për dhënie kredie afatmesme në shumën prej 50.000 euro. Kushtet përkatëse të marrëdhënies kontraktore janë të përshkruara hollësisht në kontratë. Kërkuesi me kërkesën drejtuar gjykatës ka pretenduar se kredimarrësi nga data e disbursimit të kredisë e deri në momentin e shqyrtimit të kërkesës, nuk e ka paguar plotësisht detyrimin dhe është në vonesë në pagimin e detyrimeve sipas afateve të parashikuara në kontratë. Sipas vërtetimit të datës 22 maj 2012 me nr. 12613 prot., të lëshuar nga kërkuesi, rezulton se nga përllogaritja e detyrimit të klientit për efekt të kontratës së datës 30 prill 2008 ka detyrimin total të papaguar në masën 19 81,774 euro, nga të cilat 17 809,29 euro detyrimi kryesor dhe interesa e gjoba në shumën prej 2 008,45 euro. Në rrethanat e mësipërme është kërkuar lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për ekzekutimin e detyrueshëm të detyrimit kontraktor. Gjykata pasi çmoi provat e administruara në gjykim në analizë të dispozitave procedurale mbi ekzekutimin e detyrueshëm të titujve ekzekutivë çmon se kërkesa është e bazuar në ligj dhe në prova. Gjykata çmon se lëshimi i urdhrit të ekzekutimit konform kërkesave të neneve 510,511 të K.Pr.C. realizohet në rastet kur objekt ekzekutimi është një akt që përbën titull ekzekutiv. Cilësinë e titullit ekzekutiv, e kanë aktet e parashikuara në nenin 510 të K.Pr.C., që sipas pikës “d” të kësaj dispozite janë tituj ekzekutiv dhe “aktet për dhënien e kredisë bankare“. Për sa më sipër kontrata e paraqitur nga kërkuesi është titull ekzekutiv, dhe vetë palët në përmbajtjen e kontratës, kanë parashikuar faktin se kërkuesit i lind e drejta të kërkojë përmbushjen e plotë të detyrimit, në rast të mospërmbushjes të kushteve kontraktore siç është dhe mospagimi i kësteve nga ana e huamarrësit sipas afateve të rëna dakord në kontratë. Sipas akteve të paraqitura nga kërkuesi rezultoi se kredimarrësi nuk i ka përmbushur detyrimet kontraktore duke qenë në vonesë. Në këto rrethana meqenëse jemi para një akti për dhënien e kredisë bankare që përbën titull ekzekutiv e që nuk është ekzekutuar në mënyrë vullnetare gjykata çmon se duhet të vendosë pranimin e kërkesës, për të bërë të mundur ekzekutimin e detyrueshëm të detyrimit.
Vendimi i dytë
Ky është vendimi i dytë që Gjykata e Tiranës jep kundër kryetarit dhe kandidatit për deputet të Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela. Në 14 maj ka qenë gjyqtarja Manjola Bejleri ajo që ka vendosur të pranojë kërkesën e bankës, duke kryer ngrirjen e rreth 5 milionë lekëve në llogaritë e Spartak Ngjelës. “Me këtë kontratë është përcaktuar që kredidhënësi i jep kredimarrësit Spartak Ngjela si kredi një shumë prej 2.000.000 lekë, me interes sipas kushteve të përcaktuara në këtë kontratë. Sipas deklarimeve të përfaqësueses të palës kërkuese dhe vërtetimit nr. 11813 prot., dt. 13 maj 2013 të bankës rezulton se kredimarrësi Spartak Ngjela i detyrohet në total bankës në shumën prej 470.890,23 lekë deri në dt. 13 maj 2013”, – thuhet në vendimin e gjyqtares Manjola Bejleri.
5 milionë
Kjo është shuma financiare që dy javë më parë Gjykata e Tiranës vendosi t’i bllokonte kandidatit për deputet Spartak Ngjela. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Manjola Bejleri, ndërkohë që disa ditë më vonë një tjetër vendim, ka bërë bllokimin e lekëve të Ngjelës.
http://www.standard.al/spaguan-kredi...uro-nga-banka/
Krijoni Kontakt