Përkundër kundërshtimeve nga grupet e djathta ekstremiste, qeveria greke miratoi planin për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë.

Sipas faqes se internetit 'oumma', xhamia do të jetë vendi i parë i adhurimit në kryeqytetin grek, ku muslimanët kanë pritur me vite të tëra për të pasur një xhami.

Xhamia do të ndërtohet në pjesën e quajtur Votanikos në kryeqytet, tre kilometra nga qendra e qytetit.

Ajo pritet të kushtojë rreth një milion euro për t’u ndërtuar nga qeveria greke, e cila do të paguaj për këtë.