Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Berisha e Basha janë duke bërë një lojë të rrezikshme

    Para ca ditësh, në një takim me banorët e Kamzës, Berisha u është drejtuar këtyre të fundit me fjalët: “Rama ju ka quajtur shpellarë juve, dhe prandaj ai nuk e meriton votën tuaj”. Në fakt, nuk rezulton që Rama ta ketë thënë këtë gjë. Askush nuk ka nxjerrë nga arkivat ndonjë frazë të Ramës që përcjell këtë mesazh. E prandaj, një propagandë e tillë është me natyrë thellësisht përçarëse.

    Por Berisha është i vendosur të ecë në këtë rrugë, me sa duket. Sot ka dalë fajkoi i tij, Lulzim Basha, që këtë herë nuk e ka mendjen tek votat e veriorëve, por te votat e myslimanëve. Ai sot ka synuar ta armiqësojë Ramën me myslimanët. “Rama për 11 vjet zgjodhi të mos e ndërtojë xhaminë dhe [ky fakt] lind nga paragjykimet që ky njeri ka për Komunitetin Mysliman”, është shprehur Basha.

    Kjo propagandë elektorale është shumë e rrezikshme. Zotërinj politikanë, komunikoni me zgjedhësit, e lërini mënjanë gegët, toskët, myslimanët apo të krishterët!

    Respublica

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Berisha e Basha janë duke bërë një lojë të rrezikshme

    Nuk jane aspak genjeshtra !!!

    Berisha dhe Basha vetem se kane thene publikisht dy te verteta qe dihen boterisht si nga "shpellaret", si nga myslimanet besimtare.


    Genjeshtar i vetem ne kete mes eshte Respublica ...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha e Basha janë duke bërë një lojë të rrezikshme

    Basha dhe Berisha genjejne! Edi Rama nuk i ka quajtur te ardhurt ne Tirane "shpellare", i ka quajtur ÇEÇENE! Nuk beni mire qe genjeni popullin ne kete menyre.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Berisha e Basha janë duke bërë një lojë të rrezikshme

    mbas ca kohesh do cohet respublika e mutstafa nanos e do thote..

    psh.. se nuku e kemi thene ne.. tezen.. o qelbesira bashkohuni..rreth edvinit..te rrezojm berishen..

    mirpo e verteta eshte se..pikerisht respublika.. e pikersht mu.tstafa nano e kan then dhe e kan hedhur ne publik tezen.. se cdo qelbesire duhet te bashkohet per te rrezuar berishen..

    dhe e verteta me "shpellar"e "Cecen" eshte se.. eshte pikerisht Edvini qe e hodhi ne treg si teori e si etiketim..
    sikurse eshte e vertet se ishte edvini qe hodhi iden apo tezen..se shqipetaret e jugut jan bastarde dmth kopila te dale nga kocimaret..
    dmth..se dikur jeniceret turq u a ulen brekushet fshatarkave te jugut mes ferrave e kocimareve e nga qy nderzim.. sipas edvinit duallen jugoro-myzeqaret shtrembaluqe e rakitika e korozinj..

    pra edvini qe duan ta mbrojne zaloshjet e mustafet e respublikes.. me tezen.. ti shporrim cecenet fitoj 2 her bashkin e tiranes..

    pra me kte tez i mashtroj banoret e tiranes..

    ne fakt shumica e cecenve votojn edvin ruco doklen..
    dhe qo eshte e vertet..

    ..

    sic eshte e vertet se dhe myzeqaret e jugoret ne pergjithsi ngordhin per edvinin..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-06-2013 më 21:47

  5. #5

    Për: Berisha e Basha janë duke bërë një lojë të rrezikshme

    C'beri shpellare, c'beri çeçene, percaktimi mbetet denigrues...keshtu qe nuk ka cfare te genjehet. Si mund te mendohet qofte edhe larg e larg nga dikush qe pretendon drejtimin e vendit dhe te etiketoj grupe popullsie.
    Eshte akoma i fresket rasti i Romney dhe etiketimi i tij, qe ishte nje nga faktoret qe i kushtoi zgjedhjen.

    Duke mbetur tek deklarata e Rames, e fundit ishte - Tirana eshte krenaria ime (duke iu referuar kohes nen drejtimin e saj si kryebashkiak)... Nese Tirana, ashtu si e la Rama, eshte krenaria e tij, mbetet per votuesit nese duan te shohin "Shqiperine, krenarine e Rames?!"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2013
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    11

    Për: Berisha e Basha janë duke bërë një lojë të rrezikshme

    Kjo respublica e Muc Nanos po kerkon hetime se kur e ka thene Rama kete fraze, nderkohe qe direkt ne paragrafin pasardhes etiketon "fajkua" Lul Bashen. Lul Basha eshte kryebashkiaku i Tiranes sot, nuk eshte fajkua i askujt, eshte vetja e tij. Shkruesit e respublikes bejne gazetarin investigativ dhe me fakte, por etiketojne dhe paragjykojne (per te mos thene ofendojne) nje person tjeter po aq publik e i rendesishem sa ai qe po kerkojne ta mbrojne nga akuzat publike!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •