Instat-i vazhdon tė pėrdorė dhe tė promovojė qetėsisht shifrat krejtėsisht tė pabesueshme

Reagim, nga Kryeredaktori i gazetės “Ngjallja”, organ i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė


Ditėt e fundit, problemet skandaloze tė lidhura me Censusin, kanė dalė pėrsėri nė pah. Ai ėshtė trajtuar nė dy dokumeta te rėndėsishėm nga burime ndėrkombėtare, njė letėr e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit Botėror tė Kishave (WCC) Rev. Dr. Olav Fykse Tveit dhe Raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr liritė fetare. Gjithashtu, nė njė veprimtari tė INSTAT-it, ku u paraqitėn sėrish pa asnjė reflektim dhe kritikė rezultatet e Censusit pėr ēdo qark, u reagua nga pėrfaqėsuesit e pranishėm tė Kishės sonė.

Sekretari i pėrgjithshėm i Kėshillit Botėror tė Kishave (WCC) Rev. Dr. Olav Fykse Tveit ka shprehur me forcė, shqetėsim mbi metodologjinė dhe rezultatet e Censusit tė 2011-tės nė Shqipėri. Ai ka ngritur pyetje nė lidhje me besueshmėrinė e procesit i cili, sipas tij, ka implikime pėr tė drejtat e pakicave fetare dhe lirive fetare tė garantuara nė kushtetutėn e vendit. Tveit shprehu kėtė shqetėsim nė letrat e dėrguara nė fillim tė muajit maj (2013), drejtuar Prof. Dr. Bielefeldt Heiner, Raportues Special mbi Lirinė Fetare apo Besimin nė Kombet e Bashkuara, Qeverisė Shqiptare dhe pėr dijeni Presidentit tė WCC, Primatit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė Kryepiskopit Anastas.

Nė 5-20 maj, u publikua nė media edhe Raporti i pėrvitshėm pėr liritė fetare i Departamentit tė Shtetit tė SHBA, i cili ndėr tė tjera do tė vinte nė dukje faktin se “Sipas regjistrimit tė popullsisė tė vitit 2011, popullsia pėrbėhet nga 2.8 milionė banorė. Ėshtė e vėshtirė tė vlerėsohen pėrmasat e grupeve fetare, sepse afro 20 % e tė intervistuarve refuzuan t’i pėrgjigjeshin pyetjeve opsionale tė regjistrimit mbi pėrkatėsinė fetare.”
Nė raport vihet nė dukje edhe kundėrshtimi i rezultateve nga disa komunitete fetare dhe mundėsia qė nė kėto rezultate tė kanė ndikuar frika nga presionet e bėra ndaj grupeve tė caktuara fetare dhe etnike. Nė tė thuhet: “Njė numėr udhėheqėsish fetarė sfiduan rezultatet e regjistrimit tė popullsisė tė vitit 2011, duke pretenduar qė zyrtarėt e regjistrimit nuk kishin vizituar kurrė njė numėr tė madh tė besimtarėve tė tyre. Gjithashtu, ēoroditja lidhur me pasojat e vetėidentifikimit etnik dhe fetar mund tė ketė bėrė qė shumė tė intervistuar tė mos e identifikonin pėrkatėsinė e tyre fetare.

Njė veprimtari ku do prekej pėrsėri kjo ēėshtje, por nga ku do dilnin edhe disa pyetje shqetėsuese mė shumė, ishte njė “celebrim” i pėrvjetorit tė INSTAT-it, me prezantimin e tė dhėnave tė Censusit nė nivel qarku. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė u pėrfaqėsua nė kėtė takim nga Episkopi i Krujės Andoni. Para mbylljes, nė hapėsirėn e lėnė pėr pyetje, do tė deklarohej se: Kisha e ka shprehur qėndrimin edhe nė muajin dhjetor. Numri i orthodhoksėve nė Shqipėri i paraqitur nė kėtė Census nuk ėshtė real. E tėrė metodologjia qė u ndoq pėr regjistrimin e pėrkatėsisė fetare nuk iu pėrgjigj aspak metodės elementare objektive qė ndiqet nė vendet evropiane. Nga anketimi i bėrė nė kisha del se afro 15 mijė vetė deklarojnė, me emėr dhe me firmė, se nuk janė vizituar nga regjistruesit apo se nuk janė pyetur pėr fenė.

Gjithashtu, u ngrit pyetja, se si mund tė verifikohet vėrtetėsia e atyre qė kanė shkruar regjistruesit, kur formularėt nuk kanė firmat e deklaruesve. Argumenti i pėrdorur, i privatėsisė dhe i modeleve tė vendeve tė tjera, nė kėtė rast nuk qėndron, pėrderisa kushdo teorikisht ka tė drejtė tė kėrkojė nė Arkivin e Shtetin verifikimin e formularit tė tij. Kjo bėhet edhe mė skandaloze, kur mėson se nė shumė raste regjistruesit i kanė plotėsuar formularėt sipas regjistrave tė gjendjes civile, duke iu pėrgjigjur pyetjeve me vetdeklarim si t’u shkrepej dhe sipas paragjykimeve te tyre.

Botimi i tė dhėnave sipas qarqeve ngriti edhe pyetje tė reja dhe hodhi edhe mė shumė hije dyshimi mbi Censusin. Nė ēdo tabelė pėr deklarimet pėr pėrkatėsinė fetare, ka tre zėra: Besimtare te pacilėsuar, Preferojnė tė mos pėrgjigjen, E pavlefshme (e papėrcaktuar).
Po tė shikosh shifrat e publikuara, tė bie menjėherė nė sy diēka nė kufijtė e skandalozes dhe shumė e dyshimtė pėr objektivitetin dhe qėllimet e Censusit: nė zonat ku nuk ka ose ka shumė pak orthodhoksė, kėto tre zėra bashkė luhaten nė kufijtė 7-12 pėr qind e tė anketuarve. Nė zonat ku ka numėr tė konsiderueshėm besimtarėsh orthodhoksė ajo kalon nė ēdo rast 20 pėrqindėshin, duke arritur nė kufijtė e groteskut nė Fier me 30 pėr qind dhe nė Vlorė, me 35 pėr qind. Pra, vetėm nė zonat ku ka shumė orthodhoksė 1/3 e njerėzve refuzokan tė shprehin besimin, kurse nė gjithė zonat e tjera ata nuk e kanė kėtė problem (vetėm 10 pėr qind)?! Kjo ėshtė krejtėsisht e pabesueshme dhe demaskuese pėr ata qė vazhdojnė t’i pėrdorin kėto shifra sikur Censusi tė ishte zhvilluar normalisht dhe dėshmon se shifra e pėrgjithshme prej 20 pėr qind tė padeklaruar, ka tė bėjė me presionin dhe manipulimet qė u bėnė me deklarimet e besimtarėve orthodhoksė, tė cilat kėmbėngulja e verbėr pėr tė mos pranuar realitetin i dėshmon gjithmonė e mė shumė si tė qėllimshme.

Por, megjithėse u pyetėn pėr kėto rezultate, qė ėshtė pak tė thuhet janė tė ēuditshme, pėrfaqėsuesit e INSTAT dhe madje edhe konsulenti i tyre nga BE, iu shmangėn tė japin pėrgjigje tė qarta, duke u fshehur pas “kėshtu janė pėrgjigjur” tė anketuarit, dhe vazhduan me vetėcelebrimin dhe autolėvdatat pėr punėn e “mirė” qė kishin bėrė.

Nė fund, deklarata e Kėshillit Kleriko-Laik, me tė dhėnat e plota tė anketimit nėpėr kisha dhe letra e sekretarit tė pėrgjithshėm tė KBK (WCC), iu dorėzuan drejtoreshės sė Instat.

Pak histori

Qė nė fillim, kur dolėn rezultatet e para, u pa qartė se Censusi ishte njė dėshtim i vėrtetė, sidomos pėrsa i pėrket regjistrimit fetar. Vetėm Instat-i dhe organet pėrkatėse nuk kishin “syze” qė t’i konstatonin ato.

"…Nuk mund tė konsiderohet tė jetė i besueshėm dhe i saktė”, kėshtu do shprehej Kėshilli i Evropės nė njė raport pėr Censusin e kryer nė Shqipėri, qė nė nėntor 2011. Kjo u pa edhe mė qartė pas botimit nė fund tė vitit 2012 tė tė dhėnave mbi fenė, tė cilat ishin aq skandaloze, sa vunė nė dyshim jo vetėm objektivitetin pėr kėtė pyetje specifike, pėr edhe tė gjithė Censusin nė pėrgjithėsi dhe sollėn reagime tė ashpra.
Orthodhoksėt sipas tij, nga mbi 20 pėr qind qė kanė qenė nė tė gjitha regjistrimet historike dhe mbi 24 pėr qind qė rezulton sipas regjistrave kishtarė tė pagėzimeve, ishin mė pak se 7 pėr qind, ndėrkohė qė gjithė komunitetet e tjera kishin ruajtur numrat qė kishin. Kjo ngjante me njė tallje tė hidhur me Komunitetin e dytė fetar nė vend, dhe dėshmonte strategji tė errėta pėr tė ardhmen.

Ndaj kėtyre tė dhėnave do tė reagonte menjėherė dhe me forcė Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė: “E tėrė metodologjia qė u ndoq pėr regjistrimin e pėrkatėsisė fetare nuk iu pėrgjigj aspak metodės elementare objektive qė ndiqet nė vendet evropiane. Pėr rrjedhojė, njė gjė e tillė, fyen jo vetėm tė krishterėt orthodhoksė, tė cilėt qė nga fillimi i shtetit shqiptar janė komuniteti mė i madh i krishterė nė numėr, por edhe tė gjithė tė krishterėt, tė cilėve iu zvogėlohet nė mėnyrė tė ndjeshme madhėsia nga 31% nė 17%. Si pėrfundim, ky veprim errėson pamjen e pėrgjithshme tė Komuniteteve Fetare nė Shqipėri.”, do tė deklaronte nė dhjetor 2012, Kėshilli Kishtar Kleriko-laik i Kishės sonė.

Mė pas, nga njė anketim shkurtėr i organizuar nga Kisha jonė pėr disa tė diela, me besimtarėt praktikantė nėpėr kishat orthodhokse nė tė gjithė vendin, ndėr 25 mijė vetė qė u deklaruan me emėr dhe me firmė, 2/3 thanė se nuk ishin vizituar fare nga regjistruesit ose nuk ishin pyetur pėr pėrkatėsinė fetare etj. Kjo dėshmoi edhe mė qartė se tė dhėnat janė tė pabesueshme dhe krejtėsisht tė pasakta. Rrjedhimisht, pėrdorimi i tyre zyrtar ėshtė jo vetėm njė cenim i lirisė fetare dhe harmonisė nė vend, por edhe njė akt tendencioz dhe qėllimkeq. Aq mė shumė, kur qė nė fillim u trumbetua se pėrgjigja ndaj kėtyre pyetjeve ishte thjesht fakultative.