Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Shenjat pse ky 2013 rrezikon të jetë pa stinë vere!

    Më 21 qershor nis zyrtarisht stina e verës, por këtë 2013 mund të mos vijë kurrë. Të paktën ky është mendimi i një meteorologu të njohur francez, Laurent Cabrol, i cili paralajmëron se shumë shenja kanë ndodhur që çojnë drejt këtij parashikimi. Fundja, një vit pa stinë vere është regjistruar një herë: ishte 1816-a. Por a ekziston vërtet rreziku edhe në këtë rast?

    "Kur ka pasur dimër dhe pranverë shumë me shi, në 70%-80% të rasteve nuk ka pasur një verë të vërtetë. Ka një probabilitet prej vetëm 30% që vera të jetë normale", ka parashtruar Laurent Cabrol. Kështu, ky 2013 ka shikuar një muaj maj siç nuk verifikohej prej dekadash nga këndvështrimi i temperaturave. Dhe sipas studiuesit, ky është një sinjal negativ nisjeje. E nuk duket se është i vetmi.

    Faktikisht edhe temperatura e ujit të detit nuk sjell shpresa për asgjë të mirë. Cabrol pohon se duke qenë shumë e ftohtë, përbën një të dhënë për ftohje të atmosferës. Sikur të mos mjaftonte kaq është shumë i lartë edhe niveli i lagështisë në ajër, gjë që tregon se me shumë mundësi, shirat do të jenë shumë konstantë. Sapo të vijë një periudhë të nxehti do të ketë më pas re dhe përmbysje të menjëhershme moti.

    Pa verë do të thotë një mot tepër të pastabilizuar. Nuk do të ketë stinë vere, në sensin që nuk do të ketë një periudhë të gjatë të të nxehtit, me të cilin shumica e njerëzve është mësuar, edhe sepse nxit për të shkuar drejt vendeve bregdetare. Mirëpo, ky parashikim tingëllon shumë shqetësues, edhe sepse mund të sjellë jo pak dëme ekonomike për sektorin bujqësor. Gjithsesi duhet thënë se shumë meteorologë të tjerë e kanë kundërshtuar pozicionin e mbajtur nga Cabrol, duke thënë të kundërtën, me një rritje të temperaturave që do të rriten gjatë fundit të kësaj jave. Për të larguar çdo dyshim, do të jetë muaji qershor që do të shërbejë si një "parathënie" e motit, që do të na presë në dy muajt e ardhshëm të verës.

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Shenjat pse ky 2013 rrezikon të jetë pa stinë vere!

    Laurent Cabroli duhet te prese nje bilete avjoni dhe shkoje ne Cuba,Florida Ekuador,
    zonen e karaibeve dhe ta shohi veren aty.
    Florida ska stine ,as vjeshte as dimer as pranvere.
    Aty eshte gjithmone vere, vetem nje stine kane ato vere dhe diell.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •