Njė xhaxhaj i sime shoqe, arratisur mė pesėdhjetenjėnė, kish humbur dėpėr Amerikė, si gjilpėra nė kashtė.
- Kėtu duhet tė jetė , - ngulte kėmbė Rezi. - Ama e gjetmė, ia hodhmė fukarallėkut, se ay ėshtė i krimbur nė para. Nuk ėshtė martuar kurrė! E na takon: pak vojtmė ne pe arratisjes sė tij?!
Vazhdova ta kėrkoj po aha, gjėndej Xhipja!
Po duhet tė vijė dita, ore! Erdhi, e gjeta. Mė telefonuanė nga kompania teme, Ist River Taksi end Limuzins:
- Bėj gati taksinė - mė thanė, - dhe nesėr do rrish tėrė ditėn andej nga Pensilvenia. Tė caktuam ty, me qė je shqiptar.
Zoti Bexhet, qė desh taksinė, na kryesokej dhe ai njė parti fringo tė re, nė Tiranė.
Amerikėn e shkelte pėr herė tė parė dhe desh para, ce financat i kish trokė. Vite tė shkuara, mysafiri paskej qėnė mėsues marksizmi nė njė shkollė tė mesme. Rrugės ay mė thosh se kjo e kish bėrė qė tė ishte antikomunist i prerė, ce komunizmėn kish patur rast ta njihte qė brėnda.
Vizitėn e parė e bėri te njė nga antikomunistėt mė tė thekur tė kėtejshmė, qė banonte nė Filadelfia, qė kur qe arratisur nga mėmėdheu mė 44. Qė atė kohė Emin Brahimllari pat formuarė kėtu nė mėrgim, njė qeveri hije, si i thonė dhe e pat pritur rėnien e Hoxhės, siē pret fukaraj beharė.
Plaku banonte nė njė shtėpi tė bukur, me dy kate, nė majė tė sė cilės valonte flamuri shqiptar, qė mezi i dallohej shqiponja, ngaqė e kuqja kish marrė njė tė nxirė tė pėrgjithėshme..
Portėn na e hapi gruaja e Eminit, njė turkeshė, shumė mė e re se i shoqi. Dukej si donjė yll Hollivudi, veēse i kish korrur vetullat mė tė dy anėt e i kish lėnė ato vetėm sa dy vazhda tė hequra me stillolaps. Gruaja na shpuri drejt e nė dhomė tė madhe, ku priste plaku, qė siē ia desh sėra njė kryetari qeverie, paēka nė mėrgim, nuku na e dha dorėn hiē, por na shėkonte tė dyve me mosbesim, qė prapa gjyslykėve. Tėmėn, po unė bre, ēdua kėtu? pyeta veten kur erdhi rradha e gjyslykėt e plakut u vėrtitnė mbi mua.
Shikimnė e plakut e kisha akoma mbi vete, kur u hap dera e njė burrė tjatėr, hyri brėnda. Edhe ky, pa na dhėnė dorėn, vajt e ul pranė zotit Emin.
- Prapė autobuzi! Na u prish. Pritmė sa na dėrguanė njė tjatėr. - i pėshpėshi plakut i porsaerdhuri, para se ky ta prezantonte
Kisha thirrur edhe ministra tė tjerė, - na tha i zoti i shtėpisė, - po janė dėpėr punėra e nuku muarė dot lejė. Zotėria kėtu me mua ėshtė Nexhip Sekseri, nga Gollokamja e Korēės.
Xheē kėrceva pėrpjetė. Ky na ish Xhipja, xhaxhai i Rezit. Sa e kisha kėrkuarė kėtė njeri! Xhipja, larg pe fotografive, vinte i dobėt, sėkur vuante nga stomaku e leshkat i kishnė lėnė shėndenė.
Bexheti nisi tė bėnte njohjet e mua mė paraqiti si kryetar tė degės sė partisė sė tij nė Nju Jork, qė gjoja nėmėronte gjer tashi katėrqind antarė. Po unė mėndjen e kisha gjetkė dhe po dridhsha i tėri.
Jam, - iu drejtova mė shumė Xhipes se tė zot tė shtėpisė, - i shoqi i Rezartės, mbesės sė zotėrisė suaj. Dhe po bėsha gati tė ngrisha mė kėmbė qė tė hidhshim me Xhipen nė krah tė njėrit tjetrit. Xhipes nuk i lėvizi qimja.
A kini njė vėlla nė Gollokamje? e pyeta mėdysh.
Po, - i a bėri Xhipja si i hutuarė pėr kėtė tė papritur.
- Tė bijėn e tij, e kam unė grua!
E gjene i bėra kėmbėt susta, qė ti vėrsulsha nė gjoks e tė qamim njė copė herė.
Ėhė, - ia bėri Xhipja dhe e hodhi njėrėn kėmbė mbi tjetrėn.
Edhe tė tjerėt aty, mbetnė ca si ngushtė, nga qė Xhipja dukej sėkur nuku do tė lėvizte as po ti qe ngjallur e jėma. Bexheti i Tiranės e prishi heshtjen dhe i pyeti zotėrinjtė, ashtu kot, nė kishnė dėrmend tė dilnin njė vizitė asaj Shqipėrie.
Tė ēlirohet nga zgjedha komuniste njėherė! ia bėnė me njė gojė Emini me Xhipen.
Njė tjatėr nė vend tė Bexhetit do tu thosh qė tashi antikomunistėt e shquarė, hynin e dilnin nė mėmėdhe. Por mysafiri pe Tirane nuku desh ta linte shtegnė qė i dolli pėrpara e hyri drejt e nė thela.
Mbase, - tha, - kur tė vijė nė pushtet partia ime, qė me komunistėt i ndan njė oqean! Pėr pushtetnė po lėftojmė, po pėr kėtė na lipset ndihma juaj e ēdo lloji qoftė ajo, qė nga ajo mė e madhja, moralja, gjer te ajo mė e vogla, financiarja!
Unė shėkonja Xhipen dhe me gojė tė hidhur, habitsha si dėgjonte me aq kujdes fjalėt e mysafirit dhe si nuku po i hidhte sytė asnjėherė kėtejza, nga burri i mbesės.
Bexheti ia la llafnė Eminit.
Ta nisim nga ndihma qė kėrkoni, - tha ky, - nga ajo mė e parėndėsishmja, siē the zotrote: paratė. Mos prisni asnjė kacidhe! Ne jemi tė shkundur. Gazeta jonė ka 32 vjet qė nuku del mė. Ministrave tė mij, tėrė atdhetarė tė orės sė parė, u bje bretku. Tė moshuarė, tė gjorėt, punojnė akoma nė ndėrtime e pastrime. Koha vajti e gjatė e na kėputi. Nuku gjen asnjė qeveri hije, qė tė ketė duruarė kaqe gjatė. Shtatė ministra hije mė kanė vdekur gjer tashi. Edhe ky hija qė kam kėtu, - e tregovi Xhipen.- punėt ministrore, kur i jep lejė njė ēunak menaxher, i bėn me autobus.
Atėēas turkesha hyri kokunjur e nė njė tabaka i solli tė shoqt njė qelq me ujė dhe njė kokėr hapje, qė ta pinte, ce, si dukej, plaku kish orarė.
Viagra! mė pėshtyu nė vesh zėunjur Bexheti. Ėshtė nga ato qė pi unė, tė shtunave tė fundit tė muajit. Kushtojnė shumė tė bekuarat Ky e pi nė syt tonė, qė tė na dėftejė se ėshtė akoma gjallė.
Kėshtu qė na mbetet tju japėm, - vazhdovi plaku, - vetėm pėshtetje morale. U
bėn punė?
Si drita e diellit! - ia kthevi Bexheti dhe unė ndjeva si iu tha, tė gjorit, gjuha nė gojė, ce me siguri kuotat e tėrė partisė, nuk i dilnin as pėr paratė e taksisė.
Atė do tju a japėm! vendosi plaku dhe pa nga Xhipja im, i cili vetėm tundi kokėn, siē bėjnė ministrat kur miratojnė buxhetet. Thashė se mikut pe Tirane do ti binte tė fikėt, po nuk i ra. Po mė parė, - tha kryetari i qeverisė, - kemi ca pyetka Ini lidhur me kėto partitė e tjera shqiptare kėtu, nė Amerikė?
Jo, - u mbllaēit Bexheti e gėnjente si derri.
Se duhet ta dini qė me to, qeverinė time, e ndan thika! Ti kemi tė qėrruara hesapet! Po vetė juve, kini qėnė gjė nė partinė e Enverit?
Jooooo! Ēne! ia pritmė me njė gojė Bexheti qė gėnjente e unė qė sgėnjenja.
Bile, ky Peēua, ka bėrė edhe burg, - vazhdovi Bexheti dhe mu afrua mua, qė pa pritur i dolla mė i vlefshmė si i burgosur, se shofer. Unė fryva gjoksnė me krenari, dyke vėshtuarė xhaxhanė e zonjės time drejt e nė ninėz tė syrit.
Dy burrat lanė Bexhetnė dhe mu kthyenė mua.
Ti pėrse e hėngre burgun? Ēarrite tu bėsh komunistave? mė pyeti hija mė e lartė dhe u gėlltit pėr ta shtyrė mė tatėpjetė tabletkėn qė pivi.
Asgjė! i thashė me krenari.
Donjė sabotim-a, donjė atentat-a? pyeti xhaxhai i Rezit me shpresė.
Ncė, ncė, ncė! ia kėtheva akoma krenar. Asgjė! Mė burgosnė kot!
Dhe nuku po e kuptonja, hajvani, qė po i bėnja varrė vetes. Qė tė tre tani u kthyenė e po mė shėkonin me pėrbuzje e inat tok. Tėmėn o dė ēkė tė sėmės! I lanė tė tėra e po mė bėnin gjyqnė mua, kėtu dė mes tė Amerikės! Tė mė hipi njė i kuq nga turpi, qė se donja veten. Nga tė tėrė aty, unė kishnja tė kaluarėn mė tė ndohtur: edhe nga Profesori i Marksizmit edhe nga xhaxhai i gruas edhe nga ky kryeministri, qė pe 50 vjetėsh, se lėvizte ****ėn nga Filadelfia.
U betova qė nuku do e zinja mė kurrė nė gojė burgun, faqen mė tė zezė tė historisė time!
Kėtė, - i tha pėr mua kryeministri hije Bexhetit, - nuku dua ta shoh mė kėtu!
Dhe u ngit mė kėmbė pėr tė na pėrcjellė. Nuku ma dha dorėn hiē. Ama, tė them tė drejtėn, unė e kisha kuptuarė qė nuk e meritonja. Ula kokėn dhe dolla jashtė pas Bexhetit.
Te vetura e vura re, qė xhaxhanė e Rezit e kishmė prapa. Ay pėrqafovi Profesorė e Marksizmit, kurse mua mė zgjati si me neveri, qė mos mė takonte gishtrinjtė, njė pecetkė pe letre, ku kish shėnuarė adresėn e tij.
Kjo ėshtė pėr Rezin, - mė tha. Pėr time mbesė. Tė mė kėrkojė nė bodrum tė kėtij billdingu. Po sakėn se vjen tok me ty! Ti, tė mos ma shėkosh derėn!
U nismė. Nga pasqyrka pashė e dhe pėr ca kohė ministrin e asaj qeverisė, qė priste akoma tė ēlirohej Shqipėria. Ay rrinte buzė rrugės pėr donjė autobus, qė ta shpinte nė rezidencėn e tij, nė bodrumnė e atij pallatit qė thosh adresa nė xhep tem. Kurse bri meje, turivaruri Profesor i Marksizmit nuku mė fliste, sėkur tėrė takimnė ia kisha dhjerė unė, me burgun e sidomos qė e kishnja bėrė pa faj!..
* * *
Xha Emini kish vdekur po atė ditė, do njė orė pasi kish pirė viagrėn.Unė e Rezarta pritmė sa e varrosnė dhe ia mbajtmė pėr Filadelfia. Gjetmė adresėn, gjetmė edhe shkallėt qė xbrisnin nė bodrum tė pallatit. Vetė unė, u fsheha dhe lashė time shoqe tė xbriste dhe ca e tė trokiste te dera e xhaxha Xhipes.
Kush ėshtė? u dėgjua zėri i Xhipes qė brėnda.
Jam Rezarta, xhaxha. Mbesa, ēupa e tėt vėllaj, Qazkės.
U bė njė heshtje, pastajza u dėgjua zėri i natosur i Xhipes:
Juve ini tė tėrė komunista! Qėrromu nga porta!
Rezin e zu tė qarėt.
Po ēthua kėshtu o xhaxha?! Hape njė herė tė tė ze pėr qafe e mos mė tako mė, ce nuku dua asgjė pe teje. - Ajo zuri tė fėrkonte derėn e lotėt nisėn ti kullonin ēurkė. - Hape, tė tė ndahemi.
Nuku e kishnja parė time shoqe tė qante ashtu dhe e kuptova qė kjo e qarė ish ndryshe. Nuk ish pėr atė shpresėn, se mos me tė takuarė Xhipen punėt tona kėtu, do na vinin mė mirė. Jo, jo ish tjatėr gjė. Ish njė humbje e tmerrshme bre, qė atėēas nuk e pėrcaktonja dot. Gruaja mu plas para portės tė njė njeriu qė mė parė as i dhimbte hiē dhe tani po e gjente, jo hije, po tė vdekur fare. Me njė kotkė nė fyt, nxitova ta ngrinja ce e kishnė pėrmbytur lotėt.
Qėrrohuni! ulėrinte xhaxhaj qė ish larg nga ne saē ėshtė e trashė dėrrasa e derės. Tėrė komunista jeni! Ti e im vėlla, jot ėmė e gjithė tė tjerėt!.. Tė internuarė, tė burgosur, tė vojtur a tė lumtur: jeni tėrė komunista!
Ata qė e dinė sa mban Filadelfia nga Nju Jorku e kuptojnė mė mirė sa zgjati e qara e Rezartės sime tė gjorė.
Nė shtėpi atė natė u bėra tapė me raki, si kurrė donjėherė nė jetėn teme. Mbaj mėnd qė me gojėn shafran, kėpusnja gjepura.
Ti je grua hije, - i thosha Rezit. Ti je mbesė hije e xhaxhajt hije Kur dielli ėshtė i shėmtuarė si ky, ēpret nga juve, hijet! `
Pellumb Kulla
Marre nga Shekulli
Krijoni Kontakt