Ne qender te stambollit njerzit qendruan zgjuar deri vone ,sulmet e policise kane zgjatur gjithe naten dhe eshte nata e rradhes e protestave qe tashme eshte perhapur edhe ne qytete te tjera te turqise ,shkaku ishte shkulja e disa pemeve ne parkun e sheshit Taksim
Kjo gje beri qe te shpertheje dhuna ,tashme prej dy vjetesh nje levizje e qytetareve midis te cileve arkitekte,urbaniste,etj,po kerkon me cdo menyre qe te terheqi vemendjen e opinionit publik dhe te bindi qeverine turke qe te mos vazhdoje me projektin e vet qe ka si synim ndertimin e disa nyjeve dhe pengesave qe bejne te pamundur hyrjen ne sheshin historik te kembesoreve,dhe si pasoje kjo ben edhe te pamundur protestat masive ( kujtoni berishen dhe Lul Bashen ketu me sheshin skenderbej )
Kete vit qeveria turke ka ndaluar protestat me rastin e 1 majit,dhe kjo solli si pasoje protesta te permasave te medha , policia ka mbytur qytetet me gaz lotesjelles kjo beteje ka zgjatur me shume se nje dite ,dhe punimet per ndertimin e projektit kane vazhduar duke injoruar protestat
Pjesa dyte e projektit perfshin trasformimin e parkut te sheshit Taksim ne nje qender tregtare qe do marri formen e nje kazerme ushtarake otomane te shekullit te 19 te ndertuar aty me pare - por qe u shemb nga republikanet e Ataturkut me vone ne vitet e republikes, me projektin merret Personalisht Erdogan (mik i berishes) i cili eshte i vendosur ta coje projektin deri ne fund
Deri me sot cmimi i projektit jane disa te vdekur dhe qindra te plagosur dhe mijera te arrestuar ,pjesa me e madhe e qytetit e mbuluar me gaz lotesjelles ,por ajo qe eshte ne loje tashme nuk jane vetem disa peme te cilat jane te rrethuara nga persona te te gjitha ngjyrave politike (edhe islamiste) qe jane aty per ti mbrojtur nga shkulja - ceshtja ketu eshte cilesia e jetes ne nje qytet ku oksigjeni dhe ajri behet gjithmone dhe me i ndotur dhe cdo pjese hapesire drite dhe park i gjelber po zhduket
Ceshtja ne loje ketu eshte nje model zhvillimi i perqendruar vetem mbi perfitim, ku injorohet njeriu dhe ku krijohen mostra rezidenciale ne te cilat jetojne rezidente ku mundet vetem te jene te trishtuar dhe te shkeputur nga cdo aktivitet urban qytetar, ceshtja ne loje ketu eshte demokratizimi i nje vendi i cili eshte i ndare shume thelle politikisht,ku qeveria duke patur mbeshtetjen e gjysmes se qytetareve mendon se mund te beje cfare te doje,dhuna dhe perleshjet vazhdojne dhe njerzit jane akoma me te vendosur, dhe metodat brutale te policise bejne qe te rritet akoma me shume zemerimi i njerzve ne protesta
Keto protesta jane te ngjashme me me protestat e bera ne greqi ne sheshin Syntagma dhe ne sheshe te tjera te greqise, apo protestat e popullit ne itali me ceshtjen e lugines Suza
mesazhi i ketyre protestave eshte vetem nje ( mesazh ky edhe per politikanet e shqiperise) qe mos nenvlersoni kurre popullin; se ai mund ti rezistoje varferise por nuk duron kurre nese anashkalohet dhe injorohet ne vendim marrje
Krijoni Kontakt