Erdogan, njė demokrat apo njė sulltan?
13 Qershor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
Recep Tayyip Erdogan duhet t’i drejtojė protestat e rrugės nė Turqi, jo t’i luftojė ato. Ai duhet tė mendojė pėr njė pasardhės dhe jo pėr pushtet tė pėrjetshėm, argumenton “The Economist”
Telashet e Turqisė
Turqia e Erdoganit (1)
Turqia e Erdoganit (2)
Turqia e Erdoganit (3)
Turqia e Erdoganit (4)
“Kokė tė thyera, gaz lotsjellės, ujė me presion” mund tė jetė Kajro, Tripoli apo ndonjė kryeqytet tjetėr i ndonjė diktature brutale. Megjithatė nuk bėhet fjalė pėr sheshin “Tahrir”, por pėr atė “Taksim”, nė Stamboll, qyteti mė i madh nė Europė dhe kryeqyteti i biznesit nė Turqinė demokratike. Protestat janė shenjė e pakėnaqėsive nė rritje ndaj Recep Tayyip Erdogan, udhėheqėsit mė tė rėndėsishėm tė Turqisė qė nga koha e Ataturk. Pėrleshjet u pėrhapėn si zjarr nė tė gjithė vendin. Mbi 4 mijė njerėz janė plagosur dhe mbi 900 janė arrestuar; 3 kanė vdekur.
Nisja e protestės ishte plani pėr tė ndėrtuar nė parkun “Gezi”, njė nga vendet e fundit tė gjelbra tė mbetura nė qendėr tė Stambollit. Zemėrimi ishte akumuluar kundėr projekteve tė mėdha ndėrtimore tė qeverisė, duke filluar nga njė urė e tretė mbi Bosfor te njė kanal i ēmendur nga Deti i Zi. Por vetėm pasi kjo protestė e parė u pėrball me njė polici tmerruese tė egėr, zemėrimi shpėrtheu, pėrmes “Twitter” dhe mediave tė tjera sociale. Njė mosmarrėveshje vendore u kthye nė kombėtare pėr shkak tė elementėve tė saj tė sjelljes brutale tė policisė dhe megaprojekteve tė hartuara me njė sjellje mohuese e jokonsultuese. Ato shėrbejnė si njė shembull ekstrem i mėnyrės autoritare me tė cilėn Erdogan drejton vendin.
Pėr disa vėzhgues, pėrplasjet nė Turqi tregojnė prova tė reja se demokracia dhe Islami nuk mund tė bashkėjetojnė. Por fetaria e Erdoganit nuk ka lidhje me kėtė. Leksioni i vėrtetė i kėtyre ngjarjeve ėshtė mbi autoritarizmin: Turqia nuk do tė pajtohet me njė demokrat tė shtresės sė mesme qė sillet si njė sulltan otoman.
Devijim nga treni i demokracisė
Nė disa mėnyra, Erdogani ka ecur gjithsesi mirė. Rritja e Prodhimit tė Brendshėm Bruto ka qenė mesatarisht 5 pėr qind nė vit qė kur Partia e tij pėr Drejtėsi dhe Zhvillim, (AK) mori pushtetin vonė mė 2002. Qeveria kreu gjithashtu reforma pėr tė fituar fillimin e bisedimeve tė anėtarėsimit me Bashkimin Europian nė vitin 2005, njė arritje qė nuk pati qenė e mundur pėr Turqinė pėr mė shumė se 40 vjet. Erdogan ka bėrė mė shumė se ēdokush nga paraardhėsit e tij pėr tė ndarė llogaritė me 15 milionė kurdėt e shtypur dhe rebelė tė kėtij vendi. Turqia ka qenė edhe modeli pėr kombet qė dolėn nga “Pranvera arabe”.
Kjo e shkuar shpjegon se pse AK fitoi tre zgjedhje me rezultat komandues, mė e fundit nė qershor tė 2011-s. Erdogan mbetet popullor, veēanėrisht mes pronarėve tė biznesit tė vegjėl dhe fshatarėve konservatorė tė Anadollit, tė cilėt pėrbėjnė shumicėn e miliona emigrantėve tė rinj nėpėr qytete. Pėrballė njė opozite tė panevojshme, AK mund tė fitojė sėrish.
Megjithatė ka pasur vazhdimisht shqetėsime mbi Erdoganin. Ai njė herė e quajti demokracinė njė tren nga i cili mund tė zbresėsh sapo tė arrish nė destinacion. Ai ėshtė pėrbuzės ndaj borgjezisė kozmopolitane tė Stambollit dhe Izmirit. Rrėnjėt fetare tė partisė sė tij kanė shtyrė shumė njerėz t’i frikėsohen islamizimit tė shtetit krenarisht laik tė Ataturkut: njė ligj i ri qė kufizon shitjen e alkoolit, rrit besueshmėrinė e kėtyre shqetėsimeve. Disa nxitojnė tė thonė se, larg tė qenėt njė model i demokracisė islamike, AK mund tė ekspozojė konceptin si njė kontradiktė.
Megjithatė ka shumė te partia e Erdogan tė cilėt, njėsoj si bashkėthemeluesi i tyre, presidenti Abdullah Gul, nuk janė dakord me autoritarizmin e kryeministrit dhe gjejnė interpretimet e tij pėr demokracinė si shumė tė ngushta; dhe ka shumė udhėheqės jomyslimanė, tė tillė si Vladimir Putin i Rusisė apo Viktor Orban i Hungarisė, sillen rėndė. Problemi nuk ėshtė Islami por Erdogani. Ai ka njė mision mazhoritar mbi politikėn: nėse ai fiton zgjedhjet, ai beson se ka tė drejtė tė bėjė ēfarė tė dojė deri nė zgjedhjet e ardhshme. Nė disa raste, si ai i shkuljes sė dhėmbėve tė ushtrisė sė prirė nga grushtet e shtetit, ai ka pėrdorur pushtetin mirė. Por me kalimin e kohės, kontrolli mbi tė ėshtė zhdukur. Tė emėruarit nga AK mbushin drejtėsinė, njerėzit e AK drejtojnė provincat; miqtė e tyre fitojnė kontratat e mėdha. Erdogan ka frikėsuar median drejt vetėcensurės: ndėrsa protestuesit u bombarduan me gaz lotsjellės, televizionet transmetonin programe mbi gatimet dhe pinguinėt.
Mė shumė gazetarė janė nė burg nė Turqi sė sa nė Kinė. Erdogan ka mbyllur tė gjithė stafin e gjeneralėve. Brenda partisė sė tij, njerėzit kanė frikė t’i dalin pėrballė. Vetėbesimi i tij shumė kohė mė parė ka kaluar nė gradėn e mostolerancės. Konservatorizmi i tij shoqėror ėshtė kthyer nė inxhinieri shoqėrore.
Rreziku ėshtė qė ai do tė mbajė pushtetin tani e tutje edhe mė fort. Sipas rregullave tė AK-sė qė kufizojnė deputetėt nė tre mandate parlamentare, ai duhet tė mos jetė mė kryeministėr nė zgjedhjet e ardhshme mė 2015. Ai mund tė jetė i joshur nga ideja pėr ndryshimin e Kushtetutės nė mėnyrė qė ai tė bėhet njė president i fuqishėm ekzekutiv, ose ta drejtojė partinė e tij nga pallati presidencial apo thjesht tė ndryshojė rregullat e partisė qė tė qėndrojė mė gjatė.
Janė dy arsye se pse Erdogan duhet t’i braktisė kėto ide dhe tė pėrgatitet pėr tė lėshuar udhėheqėsinė e AK dhe pushtetin ekzekutiv te dikush me mė shumė prirje shtetari si Gul nė zgjedhjet e ardhshme. Njė arsye ėshtė qė shumė turq janė lodhur nga ai njėsoj si protestat mbi taksat fikse nė vitin 1990 sinjalizuan se britanikėt qenė lodhur nga Margaret Thatcher, apo se si francezėt refuzuan Charles de Gaulle pas vitit 1968. Nėse Erdogan qėndron, ai mund ta bėjė vendin e tij gjithnjė e mė tė paqeverisshėm.
Ai ka gjithashtu nevojė tė ruajė arritjet e veta, tė cilat janė sakaq tė dobėta dhe rrezikojnė tė pėrmbysen. Ekonomia ėshtė ngadalėsuar me shpejtėsi, pjesėrisht pėr shkak tė recesionit nė Eurozonė, tregu mė i madh i Turqisė. Bisedimet me BE-nė kanė ndaluar dhe Erdogan duket se ka humbur interesin pėr to. Bisedimet me kurdėt, veēanėrisht me udhėheqėsin e burgosur Abdullah Ocalan, janė gjithnjė tė rrezikuara tė dėshtojnė.
Erdogan mund tė pėrdorė premtimin pėr njė transferim tė rregullt pėr ta vendosur Turqinė nė rrugėn e drejtė. Vendi ka nevojė pėr njė Kushtetutė tė re pėr tė zėvendėsuar atė tė vitit 1982 qė u hartua nga ushtria; por ajo duhet tė bėhet me konsensus mes tė gjitha partive dhe duhet tė decentralizojė nė vend qė tė centralizojė pushtetin. Nė rast se Erdogan do t’ia pėrkushtojė kohėn e mbetur reformės kushtetuese, zgjidhjes sė problemeve me kurdėt dhe rigjallėrimit tė bisedimeve me BE-nė pėr tė mbajtur demokracinė dhe ekonominė nė rrugė tė drejtė, vendi i tij nė historinė e Turqisė do tė sigurohet.
Protestat e kėsaj jave nuk kanė qenė gjithēka gaz lotsjellės dhe sy tė pėrlotur. Njerėzit e zakonshėm nė lagjet e zakonshme kanė tringėlluar tenxhere dhe tiganė dhe kanė varur flamuj pėr tė bėrė qė zėri i tyre tė dėgjohet. Shumė turq kanė zbuluar njė ndjenjė tė re uniteti qė me kalimin e kohės mund tė fuqizojė njė demokraci tė pastėr pluraliste – vetėm nėse sulltani do tė pranojė tė dėgjojė. Shumė gjėra varen nga mėnyra se si ai do t’i trajtojė protestuesit nė sheshin Taksim.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...o-nje-sulltan/
Krijoni Kontakt