FAZ
Arrestime per mesazhe ne Twitter
Dhjetera mijera vazhdojne protestat e tyre kunder kryeministrit Erdogan ne Stamboll. Per shkak te perhapjes se "informatave te rreme dhe fyese" ne Twitter jane arrestuar te pakten 25 njerez.
Ali Engin, nje perfaqesues lokal i Partise Popullore Republikane, tha se arrestimet u ben me akuza per "nxitje te protestes". Ai llogariste me nje lirim te shpejte te te arrestuarve.
...
Zevendeskryeministri Bulent Arinc pas nje takimi me Presidentin Abdullah Gyl kerkoi falje per dhunen e policise ndaj protestuesve paqesor ne ne parkun Gazi te Stambollit.
...
Ministri i puneve te jashtme Guido Westerwelle sheh ne valen e protestave ne Tuqi nje prove per Erdoganin. "Tani eshte koha ne te cilen qeveria turke mund dhe duhet te provoje, se ajo e ka seriozisht me modernizimin e Turqise" tha Westerwell te marten ne Berlin.
...
http://www.faz.net/aktuell/politik/t...-12209953.html
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 05-06-2013 mė 02:39
B.Z.
Tuqi: Gjithnje e me pak liri
Kryeministri Erdogan perpiqet gjithnje e me energjikisht per islamizim te vendit.
29 Mars 1994: Erdogan zgjedhet kryebashkiak i Stambollit dhe paraljmeron ndalimin e bordeleve dhe te alkoholit, autobuse te shkolles te ndara per vajza dhe per djem.
Shtator 2001: Themelimi i partis se tij per Drejtesi dhe Zhvillim (AKP) -rezervuar i "muslimaneve demokratik".
15 Mars 2003: Erdogan zgjedhet kryeminister. Nje ndryshim kushtetues kishte mundesuar zgjedhjen e tij, pasi nje gjykate kishte ndaluar aktivitetin e tij politik ne vitin 1998.
Janar 2008: AKP dhe ekstremistet e djathte MHP bien dakord per heqjen e ndalimit te shamise ne universitete. Plani deshtoi ne Gjykate Kushtetuese.
7 Shkurt 2008: Gjate nje vizite ne Gjermani turqet qe jetojne ketu Erdogani i paralajmeron per rrezikun e "asimilimit", e quan kete "krim kunder njerezimit" dhe kerkon shkolla turke.
Dhjetor 2011: AKP paralajmeron se aborti ne te ardhmen do te lejohet vetem kater javet e para.
28 Shkurt 2012: Ne konferencen e OKB-se ne Vjene Erdogani e quan sionizmin si "krim kunder njerezimit" dhe e barazon ate me fashizmin, antisemitizmin dhe antiislamizmin.
Dhjetor 20012: Kanali privat CNBC-E eshte denuar te paguaje 23.000 Eur, sepse kishte shfaqur nje episod Helloween-i te "The Simpsons", e cila gjoja paraqiste blasfemi fetare.
Mai 2013: AKP deshiron te ndaloje reklamimin e alkoholit dhe shitjen ne afersi te xhamive, shkollave dhe puthjet ne publik.
29 Mai 2013: Erdogani jep lejen per ndertimin e ures se Javuz Sulltan Selimit - emeruar sipas njeriut qe 500 vjet me pare urdheroi vrasjen e 40.000 aleviteve.
31 Mai 2013: Policia turke nderhyne dite te tera brutalisht kunder protestuesve ne Sheshin Taksim te Stambollit, te cilet kerkojne doreheqjen e Erdoganit.
http://www.bz-berlin.de/aktuell/welt...le1689712.html
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 05-06-2013 mė 02:55
turqia ka patur gjithmone nje "demokraci" te cunguar, keshtu qe shperthimet e fundit jane te natyrshme,..nje vend ku sundon ushtria, nuk mund te quhet "demokratik"
Sesa demokratike eshte, duket nge veprimet e policise, sa te kujton "desaparesidos"-it e dikurshem ne ameriken latine.
Duaje te afermin tend si veten
Ne pergjithesi ke te drejte, edhe pse ka disa faktore te brendshem dhe te jashtem qe nuk ke permendur, por te cilet jane te rendesisishem per te shpjeguar zhvillimet ne Turqi dhe gjendjen aktuale...
P.sh. fakti qe ne Stamboll fiton apo ka fituar AKP ka te bej ne radhe te pare me migracionin e madh te brendshem qe ka ndodhe dhe ndodhe per cdo dite ne Turqi, sidomos ne Stamboll dhe metropole tjera. Fenomene te njejta verehen ne shumicen e vende ve te krahasueshem me Turqine ne bote, ose edhe ne Kosove dhe Shqiperi. Tirana dhe Prishtina e para 10 apo 20 vitesh nuk ishin te njejta me sot dhe nuk do te jene te njejta me p.sh. vitin 2020. Keto ndryshime do te ndikojne domosdoshmerisht edhe ne perberjen e qeverive te ardhshme lokale. Sepse, pavaresisht si zgjedhin shumica e qytetareve te vjeter (autokton), gjithnje e me vendimtare do te jete vota e shumices se migranteve nga viset e ndryshme rurale.
Ne fakt ushtria kane pase te drejte kur e kane ndaluar aktivitetin politik te islamistit Erdogan, pasi qe Turqia e asaj kohe, sipas mendimit tim edhe pjesa me e madhe e Turqise se sotme, nuk ka qene ne gjendje dhe e pergatitur per ndarje te duhur te shtetit nga feja dhe per demokraci. Ne nje situate te tille eshte pothujse e pashmangshme qe cdo zgjedhje "e lire" te fitohet me shumice absolute nga popullista, nacionalista dhe estremista fetar. Shembull tipik jane edhe regjimet qe u instaluan si pasoje e "pranveres arabe".
Suksesi i Erdoganit nuk ka te beje shume me aftesine e tij politike, edhe pse parimisht cdo politikan qe qendron per kohe te gjate ne pushtet mund dhe ndoshta duhet te trajohet si i afte, por ne radhe te pare me interesat ekonomike te shume miliardereve dhe multimilionereve turqe te afert me pushtetin e asaj kohe, te cilet deshironin te perfitonin edhe me shume miliona dhe milarda ne procesin e afrimit dhe integrimit europian. Kjo nuk ka qene e mundur pa permbushjen e standardeve minimale demokratike, sic jane zgjedhjet e lira, funksionimi i duhur i shtetit ligjore, ndarja e duhur e pushteteve etj. Erdogani, me ose pa vullnetin e tij te vertete, siperfaqesisht eshte pajtuar me shumcka qe ishte dhe eshte ne kundershtim me idealet, kerkesat, premtimet dhe agjenden e tij politike, per te mbijetuar sa me gjate qe te jete e mundur ne politik ose ne pushtet. Pragamatizmi i Erdoganit ne kombinacion me interesat e pasanikeve turqe, interesat strategjike te Amerikes dhe te BE-se si dhe konfliktet e njepasnjeshme dhe nderhyrjet ushtarake ne Lindje te mesme e kane mundesuar pushtetin afatgjate te Erdoganit. Ne te kunderten, sipas te gjitha gjasave nuk do ta mbijetonte as nje legjislature te plote dhe do te shkarkohej nga ushtria.
Ne anen tjeter, nese Erdogani do te vazhdonte sic kishte filluar, pa bere disa ndryshime te rendesishme qe kishte kerkuar dhe premtuar, dhe te cilat priteshin dhe priten edhe me tutje nga shume zgjedhes dhe sipmpatizante te tij dhe te partise se tij, atehere vete zgjedhesit e tij heret apo vone do ta ndeshkonin.
Mundesia e vetme (me e parrezikshme) per te mbetur edhe me gjate ne pushtet ne keso rrethansh eshte p.sh. ndryshimet kushtetuese dhe fuqizimi i postit te presidentit me autorizime autoitare (ngjashem si ne Rusi).
Jo vetem Erdogani, por pothuajse cdo politikan tjeter i Turqise me ide, kerkesa, plane dhe prapavi te ngjashme si Erdogani do te ishte praktikisht i pamposhtshem ne zgjedhje fere dhe te lira.
Prandaj, ceshtja kryesore nuk eshte te legjitimiteti ( formal "demokratik") i pushtetit te Erdoganit apo i Erdoganeve qe do ta pasonin, por a ka vend per politikane te tille, per ide dhe agjenda te tilla ne nje Turqi europiane apo qe deshiron te jete pjese e BE-se. Dhe nese Turqia vertete duhet dhe deshiron te jete pjese e Europes dhe e BE-se, cila eshte menyra me e mire dhe me legjitime per te parandaluar dhe penguar qe njerez te tille ta marrin pushtetin.
protestat po perhapen anembane turqise,.... por ne nuk dime nese do te vije "pranvere" apo dimer.
tendencat sulltanore te turqise duken qarte, me kerkesat per te patur domen te vetin Shqiperine kosoven dhe bosnjen, dhe per te krijuar kalifat modern..., per kete i quajne shqiptaret "vellezer te nje gjaku"
Orthodhokset shqiptarre duhet te jene ne krye te luftes kunder ketyre synimeve sulltanore..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 05-06-2013 mė 07:05
Duaje te afermin tend si veten
ligji i alkolit ndalonte shitjen e pijeve alkolike pas ores 10 te darkes. pra ai indirekt me kete ligj, mbyll te gjitha klubet e nates dhe qendrat e argetimit.
plus ndalonte edhe reklamimin e alkolit.
pra sic e shef ai me kete ligj, godet menyren e jeteses duke imponuar menyren islame te jetuarit.
mos harro se para ketij ligji ne turqi alkoli nuk shitej kudo. ishte i kufizuar ne lokale nate (disko apo clube) si dhe ne restorante kryesisht per arsye turistike.
ne fastfood nuk lejohej as birra te tregtohej.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akili-A : 05-06-2013 mė 09:06
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
wow. ai plusi qenka i tmerrshem fare. po c'ne qe e kane edhe mjaft vende perendimore. ndalojne si duhanin ashtu edhe alkoolin.
apo kur e bejne vendet perendimore eshte ok, kur e ben erdogani eshte "imponim i menyres islame te te jetuarit". haha.
sdq une nuk jam pro ndalimit te alkoolit. kush deshiron t'a pije, e shijofte...
Vasudhaiva Kutumbakam
Krijoni Kontakt