Lirohen nga detyra 3 gjeneralë të FA-vë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të tre gjeneralëve të lartë në rradhët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Tre dekretet që mbajnë datën 21 maj, lirijnë nga detyra, Gjeneral Brigade Sander Lleshit, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Abaz Lleshi Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale si dhe Komandantit të Forcës Ajrore dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari.
“Në mbështetje të neneve përkatëse të Kushtetutës “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti dekretoi: Lirimin nga detyra të Gjeneral Brigade Sander Lleshit, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Abaz Lleshi Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale si dhe Komandantit të Forcës Ajrore dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari.”
Panorama
Krijoni Kontakt