FEJA APO KOMBI ?!
Hajrudin S. Muja
Tė thuhet qė feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria, ėshtė narrative, sepse Shqiptaria apo shqiptarizmi nuk ėshtė fe dhe askush nuk ka pretenduar tė jetė e tillė.
Shumė njerėz kanė rezerva tė pa arsyeshme nė ēėshtjen e pėrkufizimit tė fesė dhe tė kombit, dy nocione shoqėrore, jorrallė tė ngatėrruar aq tepėr, sa ti jepen kuptime kundėrshtuese ndėrmjet njėratjetrės, duke krijuar kėshtu njė betejė nė mes dy gjėrave qė nuk ndeshen fare. Nė shumicėn e rasteve, kombėtarėt mbajnė pretendimin e gabueshėm tė pėrvetėsuar nga ideologjia kolonialiste dhe komuniste, se feja na lė tė prapambetur, kur nė fakt, faji nuk ėshtė te feja, por te mėnyra e aplikimit tė saj. Siguria e kombit ėshtė nė fe, me mundėsi tė pėrshtatjes sė ēdo vendi e kohe, ndėrsa siguria e fesė ėshtė tek Zoti...
Feja ėshtė njė program i Krijuesit, qė u mėson krijesave bazat e besimit dhe mėnyrėn e jetėsimit tė atij besimi, duke rregulluar raportet e njeriut me Krijuesin, me veten, me familjen, me shoqėrinė dhe me kombin e tij. Anėtari i Kėshillit tė Lartė nė Universitetin Faith, Z.Mustafa Oscan, shprehet se: Feja ėshtė e drejtuar nga besimi dhe ėshtė ēėshtje individuale mes njeriut dhe Zotit. Nė pėrkufizim, feja ėshtė: Marrėdhėnia e qenieve njerėzore me Zotin, zotat apo ēfarėdo gjėje tjetėr qė ata e konsiderojnė tė shenjtė e hyjnorė ose nė disa raste thjeshtė e mbinatyrshme. Nga njė pėrkufizim i tillė, feja duhet ti pėrgjigjet pyetjeve themelore qė kanė tė bėjnė thellėsisht me gjendjen e njeriut nėpėrmjet marrėdhėnies me tė shenjtėn, me tė mbinatyrshmen apo nėpėrmjet pėrceptimit tė natyrės sė vėrtetė tė realitetit. Nė kuptimin e zakonshėm, feja shfaqet pėrmes besimit, ritualizimit dhe pėrvojės religjioze, qė tė gjitha kėto pėrbėjnė ushqimin e tij shpirtėror, duke mbėshtetė fuqishėm moralitetin dhe drejtėsinė sociale.
Nė fjalorin e sotėm tė gjuhės shqipe, pėr kombin thuhet se ėshtė: Bashkėsi e qėndrueshme njerėzish, e formuar historikisht nė bazė tė bashkėsisė sė gjuhės, tė territorit, tė jetės ekonomike dhe tė formimit psiqik, qė shfaqet nė bashkėsinė e kulturės. Parimi i kombėsive ėshtė njėmendėsi qė nuk mund tė shkelet e tė pėrbuzet, njė pėrfundim i njė tė kaluare tė gjatė pėrpjekjesh, teorish e dashurishė, me lavde tė pėrbashkėta, me tė kaluar tė pėrbashkėt e me tė ardhme tė pėrbashkėt. Kjo ishte teoria e Ernest Renanit pėr kombin. Studjuesi zviceran Urs Altermat e ka vlerėsuar si: pika pėrmbyllėse e njė tė kaluare tė gjatė pėrpjekjesh, mundimesh e terorish. Baron me komb nėnkupton njė grup njerėzish qė jetojnė nė tė njėjtin vend dhe tė cilėt janė tė bashkuar pėr shkak tė organizimeve tė pėrbashkėta politike. Kombi thoshte Vangjel Korēa ėshtė nė njohuri shumė e fortė dhe e ngatrruar, nė formulim duket e qartė dhe e kuptimėshme, por po tė hyjmė nė zanafillen historike tė saj, vėrejm se ngatrrohet si njė lamsh qė nuk i gjendet filli...
Ėshtė thėnė e stėrthėnė se territori, gjuha, kultura, feja, historia apo raca janė faktorė tė mundshėm, por jo tė domosdoshėm nė krijimin e identitetit kombėtar. Pėr shkollėn e tė menduarit nacionalist, nuk ėshtė feja ajo qė dallon njėrėn qenie nga tjetra, por kėtė dallim e bėn vendlindja, atdheu, gjuha dhe raca. Nga ky vėshtrim, ata qė gjenden mbrenda mureve, u pėrkasin atyre, kurse ata qė janė jashtė kėtyre, janė tė huaj. Kritere tė sė drejtės dhe tė sė padrejtės, tė mirės dhe tė keqes, tė ēdo gjėje si dhe njėsia matėse e vlerėsimit tė individit dhe sjelljes sė tij nė shoqėri, janė vetėm pėrshtatshmėria dhe interesat kombėtare.
Ēdo njeri qė adhuron Krijuesin e Tij, pamvarsisht se cilit drejtim religjioz i takon, ka fe dhe ēdo njeri qė ka gjuhėn, traditėn, atdheun ka komb. Feja ndonėse ka vende tė shenjta, nuk shenjtėron atdheun ku gjenden kėto vende as popujt e ati vendi, ēfarėdo kombėsie qė tė kenė. Si pjesė e identitetit tė njeriut, feja ėshtė shumė mė e hershme se kombi, qė ka si objekt tė saj kultin, adhurimin, Hyjin, botėn tjetėr, shpėtimin e shpirtit, ndėrsa kombi ka atdheun, etninė, gjuhėn, historinė, kulturėn. Feja nuk ėshtė e kufizuar nė hapėsirė dhe nė kohė dhe pėrmban pėrgjithėsisht botėkuptime tė pandryshueshme pėr botėn, jetėn dhe njeriun, ndėrsa kombi ėshtė kufizuar nė hapėsirė madje edhe nė kohė. Pėrkundėr fesė e cila e ka zanafillėn me krijimin e parė tė njeriut, domethėnia e nocionit komb, ekziston pas pėrmbytjes sė madhe, pėrkatėsisht pas pasardhėsve tė Nuhut (a.s), por nocion i njohur shumė vonė nė histori, pas Revolucionit francez, kur dukshėm u shtuan emocionet pėr flamurin dhe atdheun; u glorifikuan dhe u adhuruan heronjtė kombėtarė; u komponua himni kombėtarė; u theksua shenjtėria e racės dhe e gjuhės franceze; u krijuan ceremone dhe festivale tė mėdha kombėtare, tė llojit tė riteve religjioze; erdhi nė shprehje mburrja me historinė franceze dhe besimi nė misionin madhėshtor tė kombit francez, dhe tė gjitha kėto njėra pas tjetrės u shkrinė nė kursin e revolucionit. Kėshtu koncepti i nacionalizmit fitoi popullaritet tė vrullshėm dhe i la pas nocionet e lirisė e tė demokracisė. Por, nė lojėn e Fuqive tė Mėdha, parimi i kombėsive ėshtė pėrdorur si vegėl oportunizmi pėr fitimin e lojės kundrejt njėratjetrės. Thjesht thėnė, kombi ėshtė njė kredo, njė shkollė dhe njė pseudoreligjion, tė cilin Pėrėndimi e krijoi me qėllim qė ta plotėsojė vakumin ideologjik.
Mendoj se garancia e jonė kombėtare nuk gjendet te kombet tjera, por nė fe, sepse feja na mėson se si ta ruajm kombin. Asnjėherė gjatė historisė nuk ka ngjarė qė nė emrin e ndonjė feje, tė grupohet ndonjė bashkėsi e caktuar popullore, qė flet njė gjuhė tė caktuar, nė njė territor tė caktuar. Por ka ngjarė qė nė emrin e njė feje tė caktuar, njerėzit tė kenė emėruar kombin e tyre, siē ėshtė rasi me boshnjakėt ose hebrejėt. Shumė kombe (etni) mund tė kenė njė fe, por edhe brenda njė kombi mund tė ketė pjesėtarė tė feve tė ndryshme. Hans Küng, President i Fondacionit pėr etikė globale, shkruante: Nuk do tė ketė paqe ndėrmjet kombeve pa pasur paqe ndėrmjet religjioneve, as paqe ndėrmjet tyre pa dialog dhe as dialog pa e hulumtuar themelimin e religjioneve.
Tė jeshė i pastėr dhe i vėrtetė nė besim, fetar i drejtė, do tė thotė tė mbashė nė vete tė gjitha virtytet njerėzore, nga tė cilat kanė dobi tė gjithė, edhe kombi. Kjo nuk mund tė thuhet pėr kombin, ngase pjestari i njė kombi ėshtė i ndershmi dhe i pandershmi, intelektuali dhe injoranti, hajni dhe mirėbėrėsi. Aty edhe pjestari mė i ndershėm i tij, mund tė jetė i pandershėm ndaj pjestarit mė tė ndershėm tė njė pėrkatėsie tjetėr kombėtare. Brėnda vetes pėrmban ēdo gjė, tė mirėt edhe tė kėqinjėt, patriotėt e vėrtetė bashkė me tradhtarėt e faqezinjtė. Eshtė shqiptar ai qė lufton e flijohet pėr ēlirimin kombėtarė, por edhe ai qė pėrpiqet e saboton popullin e vet pėr nė robėri. Njė thėnie apo njė vepėr, edhe pse e shkruar me shkronja e fjalė shqipe, duhet tė vlerėsohet nga pėrmbajtja e saj, sepse fjalia, edhe shqip e shkruar, mund tė shprehė njė tė pavėrtetė e mund tė lėndojė njė shpirtė. Cili ėshtė ai qė do tė ndiente kėnaqėsi poqėse do tė fyhej qoftė edhe shqip?
Tė thuhet qė feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria, ėshtė narrative, sepse Shqiptaria apo shqiptarizmi nuk ėshtė fe dhe askush nuk ka pretenduar tė jetė e tillė. Thėnia e shtrembėruar e Vaso Pashė Shkodranit: mos shikoni kisha as xhamia, se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria, nuk ėshtė thėnie objektive, por kishte pėr qėllim, qė tė mos bėhen fetė shkak pėr pėrēarjen e kombit shqiptar. Shqiptaria ėshtė njė tėrėsi kombėtare, tė cilės i takojmė ne si komb, por si etni nuk paraqet ndonjė vizion fetar. Shqiptarėt duhet ta kultivojnė fenė dhe kombin nė mėnyrė paralele. Vetė Vaso Pasha e dinte se shqiptaria, nuk e ngop ndjenjėn fetare as tė atyre qė kanė fe dhe ideologji njerėzore. Njėjtė edhe Fishta kishte kėtė qėllim kur thėrriste: Ca thonė kam fe, ca thonė kam dinė, njani thotė jam turk, e tjetri latin, do thonė jam grekė, shkaj ca tė tjerė,por jena vllazėn more tė mjerė
Sot, pėr kombin flet shtresa politike dhe intelektule, flasin kombėtarėt, qė me mish e me shpirtė veprojnė nė ndėrrimin e mentalitetit shqiptar, qė tė tjetėrsojnė fetarisht kombin. Ata nuk janė kombėtar, janė armiqt e atdheut e tė kombit, qė brėnda celulės kombėtare e nė emrin e kombėtarizimit, veprojnė pėr tė na nxjerrė para botės tė ndarė e tė pėrēarė, jo si njė komb qė meriton jetėn e vet mė vete, por si disa fise, qė nuk kanė pasur kurrė bashkim njėri me tjetrin, duke mbjedhur trazira nė mesin e vetė shqiptarėve. Pėr tė tillėt, Salih Gjuk Dugagjini mė 1911 kėndonte: Ēili kriht e bana hije,memrrmi zojt ushqej me dije,sod shumė korba thonė jem shqype, si duron e kryet sjau shtype".
zeriislam/com
Krijoni Kontakt