-
Bashkëjetesa fetare në Shqipëri
Presidenti i Republikës Bujar Nishani e konsideroi bashkëjetesën fetare në vend si një sfidë të shoqërisë sonë, e cila duhet përçuar brez pas brezi.
Nishani ishte i pranishëm në Konferencen Shkencore "Harmonia Ndërfetare, Vlerë e Trashëgimisë Kombëtare Shqiptare".
"Problemi i bashkëjetesës së dallimeve fetare është një sfidë më shumë se kurrë e pranishme në botën tonë bashkëkohore. Në kohët e sotme çështja e bashkëjetesës së kulturave dhe feve është ndoshta një nga sfidat më të rëndësishme që po kapërcen bota, në sajë edhe të procesit të globalizimit", tha Nishani.
Kreu i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça beri apel që kjo vlere e shoqërise sonë të ruhet, duke përçuar paqe e harmoni ndërfetare ndër vite.
"Harmonia ndërfetare nuk është dicka e formuar në kohërat moderne, por një traditë që vjen nga thellësia e shekujve, e cila duhet ruajtur dhe trashëguar", tha Muç.
Perfaqesuesi i besimit katolik ne konference vleresoi rolin e Qeverive shqiptare, per kete harmoni fetare qe e shquan popullin shqiptar nder popujt e vendeve te tjera.
"Nuk ka pasur kurrë liderë politikanë në Shqipëri, të cilët për shkak të pozicioneve të tyre kanë dashur ta përdorin fenë për sulme politike dhe Qeveritë shqiptare, pas rënies së komunizmit kanë qenë mjaft të mencura në këmbënguljen se Shqipëria është një shtet laik dhe e respekton të gjitha fetë me dinjitet të barabartë", tha sekretari i Konferencës Ipeshkvnore,Gjergj Frendo.
Mitropoliti i Korçës hiresia e tij Joani beri thrije qe besimet fetare te forcojnë dialogun ndermjet tyre me qellim qe te mos mund te peroren nga politika per te nxitur konflikte.
"është e rëndësishme që besimet fetare të artikulohen gjithnjë qartë kundër dhunës dhe intolerancës dhe të forcojnë dialogun dhe bashkëveprimin, duke i mbyllur të gjitha shtigjet nga mund të kalojnë propaganda dhe rryma që nxisin urrejtjen dhe ndasitë", tha Mitropolit Joani.
Konferenca shkencore u zhvillua nga Qendra e Studimeve Albanologjike me qellim promovimin e metejshem te kesaj vlere te popullit shqiptar. / Top Channel
-
-
Për: Bashkëjetesa fetare në Shqipëri
President i nderuar,
Takime te tilla sa per te kaluar rradhen jane te mira por nuk nxjerrin gje ne drite. Nese vertet deshironi te jepni kontribut ne ruajtjen e trashegimin e harmonise nder-fetare mes shqiptareve, veproni me vepra jo me fjale. Eshte e lehte me fjale ti thurrni lavde harmonise nderfetare e popullit shqiptare. Por kur nje nga kreret e politikes shqiptare zgjedh te sulmoje minoritetet e vendit verbalisht e fizikisht per me shume se nje vit, cfare jeni duke bere ju si president i vendit? Kur ai sulmon nje prej krereve te komuniteteve fetare ne vend personalisht dhe me jete, cfare bere ti si president i vendit? E thirre ne presidence qe ti shkulesh veshin qe ta mos beje me kete gje? Mbajte nje fjalim ne televizor qe ti beje thirrje politikes shqiptare qe te mos perdori fene per propagande politike? E thirre kryeprokurorin e vendit qe ti kerkoje qe te hetoje mbi keto akuza publike qe minojne sigurine shoqerore te vendit e shume kollaj mund te shperthejne ne konflikt te dhunshem mes qytetareve te atij vendi? E thirre kreun e komunitetit ne presidence ne nje takim per ti shprehur mbeshtetjen ligjore te institucionit tuaj ne punen e tij ne Shqiperi?
Po per forcimin e komuniteteve fetare ne vend a ke punuar, ne menyre qe keto komunitete te arrijne pavaresine e tyre ekonomike dhe politike, ne menyre qe te mos ndikohen nga askush? A ke punuar me keto komunitetet per t'iu dhene zgjidhje problemeve te tyre ligjore, sic eshte ceshtja e prones se tyre sekuestruar pa te drejte nga shteti shqiptar?
Albo
-
-
Për: Bashkëjetesa fetare në Shqipëri
Ne shqipetaret e sotem e kemi te ngulitur ne zemrat tona POROSIT E RILINDASVE TAN TE LAVDISHEM se qashtja Kombetare dhe atdhedashuria eshte Bibla dhe Kurani i te gjithave,ne pa keto parime nuk mundemi te jetojme!!! sa Peshku pa uje...
Fet duhet ti mbajme sepse e kemi obligim ndaj Perendis,kurse Atdheune dhe dashurin Kombetare e kemi obligime edhe ndaj Perendis pore edhe ndaj Prinderve dhe Stergjysherve qe na kan lane AMANET!!...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt