TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka protestuar pėrballė Ambasadės Greke pėr kthimin e shqiptarėve nė kufi. nė lidhje me problemin e toponimeve. Sipas njė deklarate tė sekretarit pėr arsimin nė AK, Alban Daci Greqia nuk duhet tė ndalojė nė kufi pasaportėn Kuq Zi.
"Jemi dėshmitar se si autoritetet kufitare dhe doganore greke kthejnė nė pikat kufitare qindra e mijėra shtetas shqiptar pa asnjė lloj motivimi juridik. Autoritetet greke jo vetėm i kthejnė padrejtėsisht shtetasit shqiptarė, porthuajse nė tė gjitha rastet dhunojnė nė mėnyrė arbitrare dhe tė turpshmepasaportėn shqiptare, e cila ėshtė simbol shtetėror e kombėtar.
Me kėto akte pala greke jo vetėm qė shkel nė mėnyrė flagrante tė gjithakonventat ndėrkombėtare pėr emigrantėt, por dhe parimin e lėvizjes sė lirė tėbazuar nė Traktatin Schengen.
U bėjmė thirrje autoriteteve greke tė mos guxojnė tė dhunojnė pasaportėnshqiptare, sepse ajo pėrfaqėson simbolet tona kombėtare dhe do tė marrim pėrgjigjene merituar nga 10 milion shqiptar.
Ne jemi mire sot kėtu para Ambasadės Greke pėr tė mbrojtur tė drejtat e mijėraemigrantėve shqiptarė qė nė kėto 22 vite kanė dhėnė kontribut tė rėndėsishėm nėzhvillimin ekonomik tė Greqisė. Ne nuk do I lejojmė autoritet greke ti trajtojmė emigrantėt shqiptarėsikur tė ishin skllevėr.
Gjithashtu denoncojmė hapur refuzimin e pasaportave shqiptare pėr shkak setoponimet janė shkruar nė shqip dhe jo nė greqisht.
Argumentimi i palės greke ėshtė I padrejtė e nė kundėrshtim me vetė faktinse sipas BE, diversiteti ėshtė vlerė e shtuar dhe garanton zhvillim.
Gjithashtu, me ardhjen e Qeverisė Kuq e ZI I garantojmė grekėt se do Itrajtojmė ashtu siē na kanė trajtuar ata nė kėto 22 vite.
Do vendosim nė zbatim parimin themelor e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, atė tėreciprocitetit", perfundon deklarata./BalkanWeb
Krijoni Kontakt