Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11

    Për: “The Daily Caller” zbardh detajet e fotografisë së Ramës me Obamën

    Eshte per te ardhur keq qe akoma politikanet e Shqiperise enderrojne per nje foto me Obamen apo kedo njeri te njohur te politikes boterore. Publikojne dhe foto sikur eshte arritje e pamase, dhe se per cfare ja ka shtrenguar doren e ca eshte folur pak rendesi ka. Po ashtu per te ardhur keq jane dhe reagimet me xhelozi ndaj fotove nga kundershtaret se u duket sikur fotoja eshte ndonje supersukses qe duhet njollosur patjeter.

  2. #12

    Për: “The Daily Caller” zbardh detajet e fotografisë së Ramës me Obamën

    Nuk ka asgje te keqe te besh takime, po si ia ka shpjeguar kete reagim ndaj ambasadorit nga kanditati i shtuar ne liste per deputeti i PS-se?!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: “The Daily Caller” zbardh detajet e fotografisë së Ramës me Obamën

    Me Ramën Kryeministër pas 23 qershorit do rivëmë bustin e Enverit’

    Aktualitet, Flashe Dielë, 2 Qershor, 2013 | 09:35 am


    Marko Dajti e Ilir Hoxha/ Edi Rama

    Kryetari i Partisë së Punës e Riorganizuar, Marko Dajti, u përgjigjet akuzave të Kryeministrit Berisha bërë dy ditë më parë, dhe shprehet se me Edi Ramën Kryeministër do të rivlerësohet figura e Enver Hoxhës dhe do të rivendoset busti i tij në Tiranë, i cili është tashmë gati. Sipas Dajtit, busti me uniformën e gjeneralit do të vendoset më 16 tetor në Tiranë.

    Në një miting elektoral në qytetin e Burrelit, Kryeministri Berisha është shprehur se Edi Rama dhe Ilir Hoxha, i cili në fakt personifikohet me partinë që drejtoni ju, duan të rikthejnë në piedestal etërit e tyre dhe jo rilindësit, dhe rikthejnë gjykatat popullore. Si e vlerësoni këtë deklaratë?

    Ikja e Enver Hoxhës po e tremb Sali Berishën edhe gati 30 vjet pas vdekjes. Në mitingun e Bulqizës e pamë të përjetojë makthin e së kaluarës teksa përmendi emrin e Ilir Hoxhës. Sali Berisha ia rrëzoi bustin Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, e denigroi dhe e zhvarrosi, por Enveri po e tremb edhe nga varri. Frika ndaj Enver Hoxhës është frika ndaj së vërtetës, është frika ndaj popullit. Është frika e mëkatit që Sali Berisha ka bërë ndaj të vetmit udhëheqës të madh të Shqipërisë moderne. Por ne e sigurojmë Kryeministrin se Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar nuk do të përdorë metodat e Koçi Xoxes dhe të Mehmet Shehut për të eliminuar kundërshtarët e saj politikë, madje as tradhtarët. Ne jemi partia e Enverit, shoku Berisha, ju që keni punuar në Bllok dhe e dini mirë se kush ishte Enver Hoxha. Por mos ki frikë, edhe pse humbjen në zgjedhje e ke të sigurt. Askush nuk do të hakmerret ndaj teje.

    Po në lidhje me gjykatat popullore?

    Sa për gjykatat popullore, ky është një bumerang për Berishën, sepse gjykatat e sotme, të krimbura në korrupsion, as që mund të krahasohen me gjykatat popullore të asaj kohe, qoftë për nivelin e lartë të profesionalizmit, qoftë për mbrojtjen me të gjitha mënyrat të qytetarëve të ndershëm, të shtetit ligjor, të tërësisë territoriale të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Shembullin më të fundit të gjykatave që idealizon Berisha na e dha vendimi i Gjykatës së Apelit të Korçës që legjitimoi dhunimin e varreve të shqiptarëve të Boboshticës nga grekët e OMONIA-s. E imagjinoni dot një gjykatë shqiptare të jepte një vendim të tillë në kohën e Enverit?

    Lidhet kjo dhe me disa pika të programit të Partisë së Punës së Riorganizuar, ku synohet rivendosja e bustit të Enver Hoxhës në Tiranë?

    Përsa i përket bustit të Enver Hoxhës, ai do të vendoset sërish në Tiranë, do apo nuk do Sali Berisha. Ky është një vendim i Partisë së Punës së Shqipërisë së Riorganizuar dhe Berisha, si ish-komunist, e di mirë se me të tilla vendime nuk bëhet shaka. Madje ju themi dhe një “sekret”: Bustin e Enver Hoxhës e kemi gati, madje me uniformën e gjeneralit, dhe do ta vendosim më 16 tetor. Atë e kërkon populli. Enver Hoxha do të mbetet heroi kombëtar i Shqipërisë dhe komunistët e PPSHR do t’i japin tonin edhe qeverisë së re të majtë që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Me fitoren tonë përkrah Kryeministrit të ri Edi Rama, do të rivendosen në vend shumë padrejtësi që u janë bërë komunistëve të Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës.

    Një tjetër pikë e programit tuaj që ka krijuar konfuzion është dhe ajo e rigjykimit të ish të burgosurve politikë…

    Çështja e rigjykimit të ish-të burgosurve politikë nuk është ngritur për të ridënuar ata njerëz, por për disa arsye. Së pari, duhet ndarë gruri nga egjra. Ne duam të shohim se cilët kanë qenë realisht të burgosurit e ndërgjegjes dhe cilët janë të dënuarit ordinerë që ndonjë gjyqtar “i zellshëm” i ka shtuar edhe ndonjë dënim politik. Kjo kategori njerëzish nuk mund të konsiderohen realisht të burgosur politikë dhe as të përfi- Flet kryetari i PPSHR, Marko Dajti Dajti: Me Ramën Kryeministër do vëmë bustin e Enverit “Me ne në Parlament, fermerët do ta kultivojnë të licencuar kanabisin për të nxjerrë fitime” Kryetari i Partisë së Punës e Riorganizuar, Marko Dajti, u përgjigjet akuzave të Kryeministrit Berisha bërë dy ditë më parë, dhe shprehet se me Edi Ramën Kryeministër do të rivlerësohet figura e Enver Hoxhës dhe do të rivendoset busti i tij në Tiranë, i cili është tashmë gati. Sipas Dajtit, busti me uniformën e gjeneralit do të vendoset më 16 tetor në Tiranë. tojnë dëmshpërblime. Ne nuk do të pranojmë kurrë të dëmshpërblehen njerëz që nuk e meritojnë. Kështu që me rigjykimin e tyre ne kemi hapur dhe dosjet për fajtorët që kanë dhënë ose kanë shkaktuar dhënien e vendimeve të padrejta. Së dyti, të evidentohen ato raste kur dënimet politike u janë dhënë veglave të agjenturave të huaja, diçka e zakonshme kjo në periudhën e Luftës së Ftohtë. As kjo kategori nuk mund të përfitojë dëmshpërblim. Në asnjë vend të botës, në çfarëdo lloj regjimi, kjo kategori nuk ka përfituar as status dhe as dëmshpërblim, sikurse edhe bashkëpunëtorët e pushtuesit nazifashist. Duke realizuar këtë proces, gjithë shqiptarët do të njohin me emër e mbiemër ata që kanë abuzuar me ligjin, dhe jo t’ia veshin gjithë fajin Enver Hoxhës. Pas kësaj shoshitjeje, ne do t’u kërkojmë ndjesë atyre pak të burgosurve realisht politikë dhe të pafajshëm. Në këtë mënyrë edhe ata do ta kuptojnë se nuk i dënoi Enveri, por agjenturat e huaja të infiltruara brenda radhëve tona apo ndonjë servil i paskrupullt që ka abuzuar me pushtetin.

    Ju thoni se busti i Enver Hoxhës është gati. Ku gjendet ai, kush e ka punuar?

    Këtë do ta bëjmë të ditur ditën që do të vendoset busti.

    Si do të arrihet rivendosja e bustit dhe keni marrë një aprovim nga PS për t’ju mbështetur në këtë përpjekje?

    Partia Socialiste nuk mund të anashkalojë dëshirën e popullit. Për më tepër, PPSHR është rreshtuar në koalicionin e majtë dhe ju siguroj se pas fitores së 23 qershorit, ne do t’i japim tonin qeverisjes së ardhshme për të siguruar realizimin e pikave të programit tonë.

    Si është pritur nga kryetari i Partisë Socialiste programi juaj, i cili përmban dhe disa objektiva tabu për shoqërinë shqiptare, siç është legalizimi i kultivimit të Cannabis sativa- s?

    Ne falënderojmë kryetarin e Partisë Socialiste që e theu i pari këtë tabu, teksa u shfaq në ekrane i mallëngjyer me nënë Feridenë në krah, një nënë 75-vjeçare e dënuar për kultivimin e hashashit. Ne e kemi çuar më tej këtë iniciativë, duke e programuar këtë çështje për t’i dhënë një zgjidhje ligjore. Është një problem që sot prek mijëra “nënë Feride”, të dënuar padrejtësisht për kultivim hashashi dhe që duhet të kthehen në gjirin e familjeve të tyre. Të mos harrojmë se hashashi është një bimë mjekësore, kultivimi i së cilës është i ligjshëm në shumë vende të zhvilluara të botës, përfshirë disa shtete të SHBA-ve.

    (Intervisten e plote marre nga Aristir Lumezi e lexoni sot ne Panorama)
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “The Daily Caller” zbardh detajet e fotografisë së Ramës me Obamën

    Letra, kongresmeni i SHBA: Hetim pagesës 80 mijë USD për foton e Ramës me Obamën

    Zbulohet letra e Rohrabacher për prokurorin e Përgjithshëm të SHBA.

    “E dyshimtë pagesa 80 mijë USD, krim nëse erdhën nga jashtë”

    Kongresmeni amerikan, republikani Da-na Rohrabacher, i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA të nisë hetimet për foton e Edi Ramës me Presidentin amerikan, Obama. Gazeta ka zbuluar letrën, e cila është publikuar dhe në website-n e kongresmenit në adresën: http://rohrabacher.house.gov/press-r...ian-politician. Sipas kongresmenit, objekt i hetimit duhet të jetë “një komplot i mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet e financimit të fushatës amerikane”. Anëtari i Kongresit të SHBA hedh dyshime për burimin e financimit të dy biletave të blera nga një shqiptar që punon në SHBA si shofer limuzine. “Çështja përfshin blerjet e dy biletave 40000 dollarëshe nga një mbledhje fondesh në San Francisko për Presidentin Barak Obama, të mbajtur më 12 tetor 2012. Këto bileta janë blerë nga Bilal Shehu, një shofer limuzine shqiptar, dhe gruaja e tij. Megjithatë, gruaja e tij nuk mori pjesë në këtë ngjarje. Në vend të saj, bileta është përdorur nga Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste shqiptare. Në këtë rast, Rama pozoi me Presidentin Obama për një foto, të cilën ai tani është duke e përdorur me mashtrim gjatë fushatës së tij zgjedhore, për Kryeministër të Shqipërisë”, thuhet në letër. Ai hedh dyshime mbi burimet e këtij donacioni. “Është e dyshimtë nëse familja Shehu mund të ketë ofruar të paguajnë 80.000 dollarë për të marrë pjesë në një ngjarje të fushatës, apo për të fluturuar nga shtëpia e tyre në Nju Xhersej, për në Kaliforni. Nga erdhën këto para?”, shkruan Rohrabacher. Fotografia ku kreu i PS-së pozon me Presidentin amerikan, po përdoret sipas kongresmenit në fushatë elektorale, ndërsa sipas tij Rama si një shtetas i huaj nuk duhet të ishte donator i fushatës për mbledhjen e fondeve të Barak Obamës. “Shtetasve të huaj si Rama nuk u lejohet të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane dhe kontributet e pastruara të fushatës nëpërmjet dikujt tjetër janë gjithashtu krim. Këto kontribute të dyshimta mund të jenë gjithashtu pjesë e një skeme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, një aleat i NATO-s”, shkruan kongresmeni. Rohrabacher vijon në letrën e tij, duke thënë se me foton e Ramës me Presidentin Obama kemi të bëjmë me një mashtrim. “Nënkuptimi i një marrëdhënie me Presidentin Obama është mashtrim. Nëse është marrë një burim të hollash nga jashtë, për të kryer foton, kjo do të thotë se ligjet në SHBA janë shkelur. Nëse fotografia rezulton se është duke u përdorur për të sugjeruar një marrëdhënie të vazhdueshme, po bëhet një mashtrim mbi popullin e Shqipërisë”, shkruan Rohrabacher.
    Kongresmeni Rohrabacher është kryetar i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit për Europën, Euroazinë dhe kërcënimet e reja.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •